1.Të rrish kot
Të rrish kot në moshën time
Është,pak,si mëkat
Nuk e them me fjalë e shkrime
Jam si një sakat.
Tërë ditë mbyllur brënda
As punë as zanat
Shihni vetë si më është gjëndja:
Si aluçinant
Domosdo kështu do jem
Si do jem ndryshe?
Dhe nga mendja jam ujem
Pa si e pa qyshe?
I mërzitur jam aq sa
Gati ulëras
Trup e shpirt i shihni:ja!
Vallë,si nuk pëllcas?!…
6 tetor 2004
2.Një shpend
Një shpend më tramaksi tek krahët përplasi
Sikur kërkonte rrugë për të dalë në dritë
Ndjeva këtë zhurmë dhe zemra sa s’më ndali
Ç’të ishte kjo zhurmë që befas m’u fanit?!
Hapa unë sytë dhe shoh gjithandej
Por shpendin s’e pashë(vallë,shpend qe?!)
Tani jam kthiellur por gjëkund s’e gjej
Vallë,kush më thotë:Ç’qe ai shpend?Ç’qe?!…
7 tetor 2004
3.Si një bimë
Si një bimë që thahet dhe shkërrmoqet
Se,befas,i mpaket limfa e jetës
Kurse unë(veç trashem e deformohem)
Nga streset dhe brengat e jetës.
Kështu do të ndodhë:Nuk ka se si?
Se dhe tek unë tash po vjen fundi
Halle e brenga jeta ime:gjithnji!
Kuptohet që një ditë vdekja do më mundi.
7 tetor 2004
4. * * *
Flokët i ke të harlisur
Dhe gjoksin të hardallosur
Thonë që qenkam i krisur
Se i pashë dhe jam xhindosur.
Dihet që jam i krisur
A ca më shumë:i xhindosur
Sa shoh një sy të ndritur
Sulmoj unë si i marrosur.
S’ka gjë që më ndjellë sa gjiri
Apo s’e paske të hardallosur
Le t’më dalë mua syri
Le të thonë që jam xhindosur.
7 tetor 2004
5.Thëngjilli nën hi
Të djegë,pa pandehur,thëngjilli në hi
Çfarë po them,e kam provuar unë tani
Ëndrrat më tundën në një djep iluzizonesh
Dhe çudi që nga ëndrrat krejt të përvëlohesh?
7 tetor 2004
6.Më duket
Më duket sikur kam shkelur një xhind
Dhe ky,tanimë,me mua po hakmerret
Tërë kohës rri si t’më jenë mbytur gjemitë
Aq keq jam sa nuk rrëfehet.
Sikur jam mu në zemër të stuhisë
Jap e jap dhe me të kacafytem
Jam aq i dhënë pas dashurisë
Ndaj dhe “gjemitë” m’u mbytën.
7 tetor 2004
7.Pse?
Pse më duket jeta si një rrugë pa krye?
Rrugë që nga çdo anë zë e më mbyllet
Në të tillë gjendje jam,tani,unë,de
Si një lëmsh i shtëllizur që filli s’i gjindet.
Herë-herë sikur jam në një ishull të shkretë
Ku frymorë s’ka;si ai që u zu Spanja me Marokun
Ja,kështu,është jeta ime në kurbet
Dhe mos u çuditni,po patë tek unë,ulokun.
7 tetor 2004
8.Unë
Unë kalova një mbrëmje të gëzuar me ty
(e,si mos jem,tani,i trishtuar?!)
Se tani jam vetëm;sa larg nga ty!
Sikur ta dish se sa jam i mjeruar
Dhe kështu,i mjeruar,përtyp vetminë
(Jetoj me ndjesinë e bukur të asaj nate)
Tani jam si i çakorduar;s’përballoj amullinë
Zemra zë më dhëmb si prej plage.
7 tetor 2004
9.Pamja jote
Pamja jote?Ndjesia e diellit të ngrohtë në fytyrën time
Sikur pas një shqote,më duhet kjo ndiesi e ngrohtë
Jetoj me këtë pamje;me këtë ndiesi intime
Dhe them:Kur do ta shoh prapë,O Zot?!
7 tetor 2004
10.Mos më thoni
Mos më thoni:Oqeani është i madh
Më të mëdha janë dhimbjet e mia.
Kam aq dhimbje sa s’bëj bam
Më griu,o miq,dashuria.
Është dashuria për Atdhenë
(a s’është më e madhe se oqeani?)
Veç nga larg ia gjen psenë
Për Atdhenë,sa nuk po më del xhani.
8 tetor 2004
11.Ti
Ti je aq delikate
Sa dhe një pikë ujë të bënë dëm
Unë të shoh dhe kam dhimbje plage
Se je aq delikate,sa më çmënd.
9 tetor 2004
12.Zhgënjim
Për K…
Një zonjë e bukur dhe pak kanakare
Më sillej rrotull dhe s’më ndahej fare
Se isha i ri dhe kisha pushtet
Nëpër këmbë më sillej(roiste si bletë!)
Një ditë prej ditësh pushtetin e lashë
Dhe nga flokëzi që qeshë,tani-balash!
Nga bletë që më qe,u kthye në gërthac
Shyqyr që më s’erdhi dhe sytë më s’i pashë.
Pra zonja spitullaqe pushtetin kish frikë
Ndaj nëpër këmbësh më sillej dhe pikë
I zhgënjyer jam dhe po shkruaj këto rreshta
Dhe në duarët e saj dua që të bjerë vjersha.
Dua ta shoh tek skuqet si e vënë mbi zjarr
Kjo zonjë e bukur,e ligë…e shplarë.
17 tetor 2004
13.Shkrimet e mia
Kthej e stërkthej shkrimet e mia
(as e di fare ç’do bëhet me to?!)
Jam i brengosur;më plasi mëlçia
Fati i tyre më bloi në mokrra-o!
Dua që,patjetër,të dalin në dritë
Të dalin?!Po kjo është veç dëshirë
Se tjetër,tjetërkush,i ka në dorë”tapitë”
Dhe hahem me veten: e “rrah”, e kam grirë.
E griva së”rrahuri” se koka ma ka fajin
Dhe shtrihem i mundur nga kjo vetgjyqësi
E ku është e mundur të parashohësh fatin
Ndaj e mbyll vjershën me qysh dhe si?!…
18 tetor 2004
14.Me hamendje
Me hamendje i zgjat krahët dhe i shtrij andej nga ju
Ta mbërthej kokën prej Diane dhe të puth që ububu?!
Mandej kthiellem;del e “pira”:e vërteta më është ndryshe
Tjetër punë qenka dëshira;tjetër është,moj,dallandyshe!
Se tani,në moshë të tretë,kërkon thana në shëndre
E di mirë,o ishkretë,s’të njeh kush për Sulo-be!
Zë e mblidhesh kutullac dhe me vete mollois
O ti plaku shëmtaraq(vate-vate,zoti Hys…)
18 tetor 2004
15.”Lakuriq” në punë
“Lakuriq” në punë,sikur bën sfilatë
Pastaj kam faj unë që bie në mëkat
Sa të shoh kështu,o moj lakuriqe
Mbushem ububu;mbushem unë me xhinde.
Dhe aq xhindosem,sa e humbas mendjen
Zë e hardallosem ,s’e zotëroj dot gjendjen
E humbas fillin si XHafa simiten
Edhe bëj “rrezlin”,tek puth “lakuriqen”
14 tetor 2006
16. Soditje
Tek bëje shullë,të kish zënë gjumi
Po unë ç’kam,hë,pse mendja më humbi?
Flije për 7 qejfe,siç fle pafajësia
Ta dish,moj lezete,luan dhe pleqëria.
Se ishe ca “lisho”,siç ndodh kur je vetëm
Ishe si më ishe,po them të vërtetën
Një nur përmbi faqe,një qeshje nën buzë
Ç’pashë,moj manushaqe,nuk dua kallauz
Afrohem ngadalë mos të zgjoj nga gjumi
Tani s’jam më gjallë:ika unë,mal-lumi
Tek të bëj sehir sikur të vë “çmimin?!”
Ah,moj xhevahir,çmënde Përparimin
Sado që ngadalë,ecja përmbi gishta
Si mbi det me valë,dukej sikur isha
Medet,ti u zgjove;terezinë s’e prishe
Një të qeshur hodhe si me të t’më grishje
Tash më shumë afrohem,i ndërsyer nga ti
Sado që afrohem,as prish terezi
Ndaj dhe shkoj më”tutje”(kot s’jam firaun?!)
Jam i mbushur huqe(di si prish një gjumë…)
30 shtator-10 tetor 2006
17. Dhe…
Dhe ikën vitet pa kuptuar
Po malli?Jo.Nuk iku.
Sado,sado,tash,i moshuar
Ky mall ende më piku.
Se vjen më bëhet si tani
I freskët më vjen çasti
Ku je,ku je,o dashuri?
Se malli më firapsi.
Zë zgjohet ndjenja krejt e fjetur
Zë zgjohet e merr vrull.
Ky mall,ky mall kaq kohë mbledhur
Më duket prapë sikur…
Sikur prapë jemi të pandarë
(as u zotuam kështu?)
Dhe ja tek të përfshij me mall
Hummbas ëndërrimesh kështu…
1 tetor 2007
18.Të pashë
Të pashë,po më mirë të mos kisha parë
se tani jam veç me stres.
Më kaplon të gjithin një mall
E di:e kam këtë ves.
Ves është se ç’të jetë tjetër?
Shoh një të bukur dhe humb pas saj
Lezet s’më ka,se jam burrë i vjetër
Por ja që të pashë dhe s’e kam kollaj
S’e kam kollaj që të harroj atë bukuri
Atë portret që një çast s’më lë të qetë
Jo.Jo.S’mund të harroj ata sy
Që u ngulën mbi mua si shigjetë.
Si shigjetë qenë:më shpuan,më shpuan
Dhe më hapën në zemër goxha plagë
Oh,janë të mjerë ata që këta sy s’i panë
Dhe unë,i lumtur,se i shijoj nga larg.
13 tetor 2007
19.Upupu!
Upupu!Si je më qafshë!
vetëtin si diell nga jashtë
Sa të pashë dhe mendjen lashë
Moj,mos të kanë bërë gjëkafshë?!
Iku mendja dhe kaptoi
Iku-iku nga unë shkoi
Shkoi pas teje që je nur
Unë,po dihet,rashë sëmurë.
Rashë sëmurë,po vallë do ngrihem
Dhe me veten hahem- grihem
Hahem-grihem s’gjej rehat
Katandisa si sakat.
Sepse mendja shkoi;më la
(Sa s’ma bëjnë,mua,ha-ha?!)
U djallosa veç nga ty
Upupu se ç’bukuri!
15 tetor 2007
20.Veriu të rrehë gjoksin
Veriu të rrehë gjoksin gjysëm të zbuluar
Dhe më krreu syrin fare pa kuptuar.
Në më iku syri,dihet që ka shkak
Me sy ia bën gjiri-pjepër dimarak
Oh,sa neps që kam!Dua të jem Veriu
Ta them trroç,moj xhan,ika unë,i ziu
Ika mora prrallën,më luajti burgjia
S’e mbaj dot mallin,m’u prish terezia
Se qeshë mirë e bukur:mendjen paçë në kokë
Ç’më bëre,e bukur?Luajta,- e them copë.
Tani jam marrosur edhe kot po bredh
Mendjenakatosur:plaga rrjedhë-rrjedhë.
16 tetor 2007