Tetor 2000-2007/4 (poezi)

1.Ka dhe kurthe të bukur
Ka dhe kurthe të bukur
(a s’janë të tillë ata të dashurisë?!)
Të tillë kurth më ngriti një flutur
Dhe rashë brenda si prej magjisë.

Magji ka qenë,se ç’tjetër?
(një kurth që në rrjetë më kapi?!)
Më dhëmb,tani,kjo plagë e vjetër
Sado që i bukur qe çasti.

Se dua,sërishmi, të përsëdytet
(kurthi si çarg të më zërë)
Se sado që kanë kaluar vitet
S’e harroj kjo”flutur” ç’më ka bërë.
4 tetor 2001
2.Të adhuroj
Të adhuroj se ti më dhe”leksionin e parë”
Dhe je,si të thuash,për mua “profesore!”
Për atë”leksion” dhe tani kam mall
Sado që kam “nxënë” dhe jap vetë “leksione”
4 tetor 2001
3.”Tërmet”
Një tërmet disa ballësh tundi zemrën time
Iku qetësia dhe vështrimi paqësor
Shkaku,ta dish,je ti,o mikja ime!
Se ke një vështrim që është veç qiellor.
5 tetor 2001
4.Pashë një të bukur
Pashë sot një të bukur
Dhe u çakërdisa nga bukuria!
Pusullën të gjithë e kam humbur
U mpiva,thuaj,nga kënaqësia.

Kishte një bukuri përrallore nga jashtë
Dhe them:-E tillë do jetë përbrenda?
U bëra sikur më zunë djajtë
Iku . . .më la mendja…
5 tetor 2003
5.Këtu
Këtu ka qenë koria dikur
(asnjë gjurmë s’ka mbetur më!)
Po pse më bëhet mua sikur…
Sikur shetis me Atë?!

Se këtu mes drurëve të harlisur
Me Atë shijova dashurinë e parë
Tani i vetëm shetis,flokthinjur
Dhe mbresa më vjen si e gjallë

Mbyll sytë dhe gjithçka kujtoj
(si një relike që shpirti ma do!)
S’e kam Atë;Atë që më dashuroj
Dhe një psherëtimë lëshoj me oh!

Jam gati ta kërkoj në fund të botës
Kaq fort,tani, shprti ma do!
Mos thoni që luajta nga mendtë e kokës
se dashuria e parë dhëmb sa obobo!…
5 tetor 2003
6.Rikthim
Seç shoh një rikthim të një lulëzimi pranveror
Si nje re lumturie varur në qiellin e syve
Kjo mund të ndodhë veç nga një shpërthim dashuror
Ashtu siç vjen,befas,verës një uragan stuhie.
5 tetor 2003
7.Katandisa
Katandisa si zog i trishtuar
Mbyllur dhunshëm në kafaz
Nga koha që jam i mërguar
Ka ikur nga unë çdo gaz

Kujtimet vijnë e më kaplojnë
Humbas mes tyre si zhytur në det
Trishtimin dhe më shumë ma shtojnë
Mallkuar!Mallkuar,kurbet!
5 tetor 2003
8.Këtë tërbim
Këtë tërbim vetëtimash në sy
E kam parë tek një panterë kur sulmon
Ç’do ai tërbim në ata sy,
Që,Përparimi,aq shumë e lakmon?!

S’di si ta zbutë këtë tërbim
Që,gjithësesi,më fut frikën
Po unë kot,në dashuri,s’jam trim!
Di si ta zbutë miken?

S’përdora as mëgojëz apo fre
Po tak dhe mbi të vura buzën time
(Dyshues qeshë dhe thashë mbase…)
E,ç’vajti,mikja ime!…
6 tetor 2003
9.Më dhimbet Shqipëria
Më dhimbet,o miq,Shqipëria
se po ia marrin frymën politikanët faqezinj
Shpirti më ndahet në thërmia
Dhe mbushem kundër tyre më mëri

E mbyti errësira,korrupsioni,papunësia
Dhe politikanët po cylës mbi një vrimë
Katandisi kaq keq Shqipëria
Sa shpirti po më shkon në vidhimë.
6 tetor 2003
10.Unë e ndjej
Unë e ndjej,e ndjej,e ndjej
Çfarë më thonë ato mesazhe
Një fjalëkryq që e zbërthej
Di të deshifroj “shifrazhe”

Se ç’më thonë,unë mirë e di
(se me kohë kam rënë nga fiku!)
Të njoh mirë,moj dashuri
Kam “patentë” unë prej ashiku.
20 tetor 2003
11.Nisem unë
Nisem unë,që thuaj ti,
Se për ku?Vet e di!
Nisem-nisem se s’duroj
Oqeanin e kaptoj.

Edhe sosem ku di vet
Mu tek mikja që më pret
Jam i lodhur?Domosdo,
Po më “çlodh” si di ajo!

Se më fut tek gjiri i saj
Dhe më vë të “pi” pastaj.
Pi e pi…deri sa dehem
Dhe,mbi të,dihet që shkrehem.

E,kështu,mor tunjatjeta
Mu tek mikja që kam veta
Ia bëj fora si njëheri
Aty mjalti dhe sheqeri.
27 tetor 2003
12.Fundi
Dalëngadalë po shterret lumi
Pak nga pak shkurtohet filli
Sa brengosës që është fundi
Soset vaji tek kandili.

Si ndërtesë që zë e prishet
Herë tavani,herë çatia
Jo:për fundin mjek nuk gjindet!
Paravdekje:pleqëria…
28 tetor 2003
13.Ashtu
Ashtu si një peme që i heqim gjethet
Ashtu të zhvesha të tërën,pothua;
Pastaj,nga që më zunë”ethet”,
Mbi ty u shtrita;se kot nuk të dua.

U bëra për një çast doktor
Që ty të shrëoja nga ethet
Po vet,për pak,u bësh”theror”
se qenë”të rrezikshme” ethet.
28 tetor 2003
14.Mbeta dashurive
Mbeta-mbeta dshurive,si sarhoshi mbi faqore
Se s’u bëra ballë syve që m’i nguli një shaptore
Po një syskë vetullushe me qepallë të gjatë me bisht
S’të harroj,moj gjarpërushe,që më hëngre egërsisht.

E që thoni,mor zotërinj,ndo ju zonja më pastaj
S’e kam kot që ulërij,se të ndahem s’është kollaj
Një me sy e një me vetull,ja,kjo tjetra,po më fton
Epo unë,ende,s’kam vdekur;Përparimi,rron or rron!

Dashuritë janë si luftrat:jo të gjitha i fiton!
Pra,kuptohet,janë për burrat ndërsa cubat i përçmon.
Unë që mbeta dashurive,nuk kam turp që të tregoj
Dhe,në pata disa mike,veçëse Sikën s’e ndërroj.
29 tetor 2003
15.Asgjë e re
Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit (1)
(Fronti i Perëndimit:ky ku rri unë!)
Domethënë,asgjë s’i ka ndodhur Përparimit
Veç prit e prit…dhe asgjë më shumë.

Jam si ai oficeri i “Shkretëtirës tartare” (2)
Ku humbisje tërë jetës atje me shërbim
Erdha për pak dhe po rri “për fare?!”
Se,siç e shihni,.mbeta në mërgim.

Dhe pres përgjigje(kam gati një vit)
Me shpresë shkoj në postë(kthehem shrpesëvrarë!)
A durohet kjo gjendje:vetëm prit e prit
Nga pritja e gjatë,koka m’u zbardhë.
1.vepër e Remarkut
2.vepër e Dino Buxatit
31 tetor 2003
16.Statu quo
Gruan e ke në krevat:
E bën sehir?!
Se s’ke më takat
O djalli me brirë!

“Brirët” të ranë
Fuqia të la
Dikur qe shejtan
Tani?Evliah… (1)
1.i urte(turqisht)
2 tetor 2004
17.Pleqëri
Shih me sy e plas me zemër
Lëre mos e nga!
Pleqëri më je si shemër
Mortja që s’të ha!
Neps ke,po s’ke fuqi
Fuqia të la
Është t’ia marrësh me oi
Më keq?Jo:nuk ka!
Iku koha e florinjtë
Djalëria shkoi
As mos varë a mblidh turinjtë
“Tapitë” shko,dorëzoi!
Vate vapa që me gushtin
More derdimen
Kot me bukë mos e ha turpin
Kot që leh si qen
Leh si qen e bën ham-ham
se dot s’të kafshon
Kot nga jashtë hiqesh azgan
Brenda?Si kufomë…
4 tetor 2004
18.E,moj mike!
E,moj mike,hapma gjinë ku ta vë unë kokën pak!
Mu mbi gji ta mbyll synë,gjumë të fle si një motak.
Se kam bërë rrugë të gjatë,për të ardhur der tek ty
I moshuar dhe goxha plak, sevdallisur jam me ty.

Ndaj u nisa me revan,si një kalë hergjele
Dhe u lodha,o moj xhan,veç për ty,o moj sepse
Sepse malli mua më bloi,sepse zemra veç ofshan
Se pa ty unë dot nuk rroj,se m’u dogj i imi xhan.

DUa ta pi atë gji,sepse buza mua m’u tha
Pastaj,mike,që thuaj ti(e dimë vetë se ç’ bëjmë e sa…)
5 tetor 2004
19.Shpresoj
Unë shpresoj që ty të shoh
Shpresa s’më lë thatë
Dhe,sado që kaloi kohë,
Pres si murg i ngratë

Shpresa,thonë,që vdes e fundit
Ndaj dhe unë shpresoj
Kam një plagë si prej plumbit
Por duroj…shpresoj.
5 tetor 2004
20.Sot
Kishe ndryshuar “luk”, sot ishe si lule
Syri m’u këput kur mbi mua i ngule.
Kur sytë ti m’i ngule,kur unë ty t’i ngula
Ç’të të them,moj lule,mua më humbi”vula!”

Mua më humbi”vula”,më luajtën burgjitë
Dhe mbi ty u sula(gjeta mrekullitë…)
7 tetor 2004