1.O moj vetulla bisht gërshërë
O moj vetulla bishtgërshërë
A e di se ç’më ke bërë?
Më patakse,moj,të tërë
Si jam bërë?Si jam bërë?
Porse sot qenkam më ndryshe
Më sajdise,dallandyshe
Jo të kisha,jo më kishe
Sa e mirë që sot më ishe
E çfarë doja tjetër ndryshe?
1 tetor 2001
2.Ti,moj gusha topsheqere
Ti,moj gusha topsheqere
Si ma bëre kësaj here?
Më qëllove me fushnjere
Korrosake,ti më there!
Seç më there korrosake
Dhe po qaj prej asaj plage
Plagë e hapur si plagë thike
Korrosake seç më fike.
Le t’më rrjedhë plaga jote
Moj e mira e kësaj bote.
1.korrosake-peshkatare
1 tetor 2001
3.Në se…
Në se kohën kam me pashë,se jam elektron i lirë
Mendja ime bluan avash edhe nxjerrë miell të mirë.
E ku s’bredh kjo virane,nëpër vende ku kam shkelur
Edhe turret asaj ane,si dikur me mendjehedhur
Si dikur,si dikur,porse mosha bën të sajën
Niset flur,niset flur,por si duket s’kam kollajën
E humbas në labirinthe,nuk gjej “fillin e Arjanës”
Edhe ndaj mbushem xhinde; dhe më vjen mendja anës.
2 tetor 2001
4.Ma gjeni
Ma gjeni mua miken me shpirtin si pëllumb
Se zemrën ma plagosi ajo mua me plumb
Ndaj zemra më dhëmb nga plaga e rëndë
Ma gjeni se ,ndryshe,Përparimi u çmënd.
I thoni e dua;i thoni e pres
Po s’erdhi tek mua,ta dijë do vdes
Ma gjeni,ma sillni atë si pulëbardhë
Dhe,po qeshë i vdekur,ajo do më ngjallë.
2 tetor 2001
5.Pse?
Pse të bëri Zoti krejt me hatër?
Trup e dhe fytyrë me dorë t’i ka bërë!
Nga mos më hip nepsi,bëhem i “uritur”
Të të marrë dreqi,me dorë je selitur.
Pa zë e të lutem,të biem në ujdi
Që t’më japësh buzën apo synë e zi
Ti hiqesh e mbahesh;nuk ha hiç sqepar
Sa më shumë që mbahesh, aq e shton”pazar”
I shtoj unë përpjekjet,edhe pak dredhitë
Se të mbrojnë”meleqet”;pronë të kanë Perënditë!
Dhe të shtie në dorë,sikur zura qiellin
E bëra me dorë:tërbove tërë Fierin…
2 tetor 2001
6.Kur t’më pyesin
Kur t’më pyesin andej larg se nga jam e nga po vij
U përgjigjem shkurt e qartë:nga e shtrenjta,Shqipëri!
Qasin veshin se s’kuptojnë:aliaz Albani
Jo,për Zotin,s’e ndërroj:Shqipëri e Shqipëri.
Në pastaj e duan më shkoqur,jo krahina,jo qyteti
Ju përgjigjem pa u drojtur:jam nga Fieri-qytet mbreti!
S’e ndërroj qytetin tim as me shtatë të tjerë atje
Se ky Fieri,mor zotërinj,është kryeqytet në Myzeqe!
Ja,kështu,do t’u përgjigjem,ballas unë edhe ezber
Nuk më ngopin bukuritë;Fier,o Fier,ti je sheqer.
18 tetor 2000
7.Kur
Kur më erdhi mendja mua,kur më erdhe mu në shteg
S’kishte kohë më pothua;sa më fute njëmijë dreq
Se të shihja si relike dhe s’guxova që të prek
Po s’durove,o moj mike,dhe m’u hodhe në prehër vetë.
Qe si qe?!Më mirë mos qe?!Se ti ike diku larg
Unë mbërdhij si në Shëndre,kur kujtoj çastin e paktë
Pse nuk zgjati e dhe ca(do na dilnin dhe ca muaj)
Porse çasti seç na la:ah,ta dish,se sa po vuaj!
2 tetor 2001
8.Ëndrra
Mbrëmë,në ëndërr më hëngri një qën
E mbyta me duar,e shkela me këmbë
Thonë që qëni qenka armik?!
Der këtu më ndoqi,në Amerikë?!
Tani që e vrava,po fle rehat
A një tjetër vjen e më”ha”prapë
Por,sidoqoftë,mjafton që ta “vrasë”
E di:”armiku” më ndjek nga pas.
4 tetor 2001
9.Mos më thoni
Mos më thoni:Qenke mirë!
(Je ku je,mor babaxhan?!)
E si qenkam vërtet mirë
Kur i vetëm këtu jam?
Sa para që bëjnë të tëra
Jo bollëku,jo qetësia
Po s’i dua këtë të tëra
Mua më duhet Shqipëria.
6 tetor 2001
10.Ftoht
Të ftohtë e kam trupin dhe shprtin të ftohtë
S’e vë dot ladutin pranë zjarrit të ngrohtë
S’ka zjarr që ma ngroh,jam bërë kallkan
Veç mikja që njoh,ma ngroh,more xhan
Ajo ka zjarrin,kallkanin ma shkrinë
Më griu mua malli,ndaj zemra më ngrinë
Në erdhi ajo,ta dini që shkriva
Si është ajo:si zjarr që shkrinë dimra.
6 tetor 2001
11.Po çan pjacës
Mu si dashi me këmborë që prin tufës në kullotë
Ti,moj vajzë,e bërë me dorë,po çan pjacës bot e bot
Kokën lart si bijë Perëndie;vetëm syrin rrotullon
Ne,të gjithë,si zënë magjie:një nga një në gur na zhdrron.
Si Circeja e Odisesë na godit me tëndin sy
Tani je si Perëndeshë,si e veshur me magji.
Nuk ke shkop si Circeja që t’na prekësh,t’na zhdërrosh
Edhe vet të qe Odiseja,kot që prisje,Penelopë.
6 tetor 2001
12.Me kujtimet
Me kujtimet djaloshare,nëpër vitet e rinisë
Mendja im si bravare zë kullot në Paradis
Dhe më vijnë ato çaste:hergjele kam kullotur
Edhe prekem nga këto çaste,mendjen time duke kotur.
Se,sa kthiellem dhe shikoj,se si jam në këtë moshë
Nostalgji kam që shkoi,ajo kohë që vjen me josh
Më bien pendët,bëhem bishë:edhe shfryj,edhe shfryj
Për një kohë,si ish;si ish?E kujtoj dhe pak mbërdhij.
7 tetor 2001
13.Vate
Vate qejfi dhe fuqia,porse nepsi nuk më la
Se s’më ndahet dashuria(hije pas dhe mos e nga!)
Ke parë ti të matufepsesh dhe tani në moshë të ikur
Apo jam i kripur vesesh:unikal dhe i goditur?!
Them kështu se shoh tek vetja,një shejtan e një yrnek
Se,sa shoh që vjen “lanetka”,ke parë ti që jam qeshqek!
Turrem-sulem me yrysht sikur s’njoh gjëkundi fre
O mor qyq,o babagjysh!TI s’ke dhëmbë për zogë të re.
7 tetor 2001
14.Në…
Në u dergjësha unë në shtrat,po një ditë do vijë fundi
Do të shihni ,çohem “fap”,në ardhtë mikja gushëpëllumbi
E kam dashur që i ri,po s’desh fati;nuk desh fati
Dhe e qava ne oi:sa kam hequr,unë,i ngratI!
Se s’harrohet malli i vjetër;pas e ke atë si rrodhe
Malli i vjetër,plagë e vjetër;ajo plagë nuk vuri kore
Ndaj do ngrihem unë nga shtrati dhe t’ju them:prisni pak!
Se tani më erdhi “fati”:që të çmallem,e kam hak.
7 tetor 2001
15.Mos më thoni
Mos më thoni:-Je i mbajtur(gjasme fare s’paskam rënë?!)
E si qenkam unë i mbajtur,kur më duhen një palë dhëmbë?!
Kur më duhen një palë dhëmbë,kur më duhen një palë këmbë
Kur ca zoga kanakare,kakarisin dhe s’më lënë.
Se më shohin që s’kam këmbë,se më shohin që s’kam dhëmbë
Më ngacmojnë e nuk më lënë,s’i ndjek dot se nuk kam këmbë.
E më rroftë”e mbajtura” mua:shih me sy e bëj sehir
Se më gjet si qenin mua:hyr e dil e tund peshqir.
8 tetor 2001
16.Në çdo varg
Në çdo varg që unë shkruaj,zë e vendos një rimë
Sepse vargu që unë shkruaj,ndryshe zë e më mbërdhin.
Në mungesë të rimës unë,zë e vë një asonancë
Vargu,ndryshe,zë ankohet:më thërret në”interpelancë?!”
Pse ti,zoti Përparim,që shkruan vjershë apo bën vargje
Pse atje nuk kishe rimë?Mos u prish brumi në magje?!
Në mos rimë,po asonancë,pa më thuaj:pse s’vendose?
Tjetër herë nga vjersha”marrsh!”;ndryshe vjershën e djallose.
10 tetor 2001
17.E,ç’të gjente?
E,ç’të gjente,po t’ma jepje;po t’ma jepje atë buzë
Më të hëngshin njëmijë dreqe,pse u bëra zjarr e shpuzë?
Zë e dridhesh si nga ethe(nga t’u qepa,më rëntë pika!)
Ti e hollë sikur je gjethe(mos po dridhesh vallë nga frika?!)
Mos ki frikë e mos u dridh,sepse gjurmë në buzë nuk lë
Se nuk jam unë aq i lig;pse ke frikë,më thuaj,hë?!
Buza është si puna e hënës;hëna rihet,bëhet prapë
Në t’u qepa këmba këmbës,veç për buzën kam merak.
10 tetor 2001
18. * * *
Pispillosur,kollarisur se po vija në takim
sa keq zemrën ke plagosur,veçëse ti,o shprti im!
Edhe prita zemërngrirë,pothuaj ngriva unë:kallkan!
Erdhe ti dhe më ke shkrirë,kur më puthe,o moj xhan.
10 tetor 2001
19. * * *
Vetëtiu;a bëri syu?Shih si ngrihet ajo vetull?
Po nga unë pse ra shiu dhe më bëri qull si petull
Një gjëmimë?A regëtiu zemra dhe kërciti si një top
Dhe tani s’më pushon dhëmbja… edhe s’di në ngrihem dot?!…
13 tetor 2001
20.Plak jam
Plak jam dhe fuqi s’kam( e kam thënë dhe tjetër herë)
Po ja që,mor babam,vjen më ngetë një symëshqerrë.
Seç më ngetë e më trazon,ma bën mendjen lesh e li
Apo s’vjen dhe më pozon:nuk duroj të më vërë “bri”
Prandaj,dua apo s’dua(epo fare nuk kam vdekur)
Në pozon ajo për mua,në se mua më është qepur
Do të shihni ç’do t’i bëj;do të shihni si marrë hak
Symëshqerrë,moj,ç’do tëbëj;se kam”frerin” që s’u plak.
13 tetor 2001
20.Sa më sheh
Sa më sheh e zë”kollitesh”
Medemek,më shpall “luftë”
Se kujton se nuk do “vritesh”
Me që jam si qingj i urtë.
Mos e quaj “luftën” të lehtë
Një”fishek” unë e mbaj fshehur
Në se “plumbi” im të “vretë”
Vet dorashkën ma ke hedhur.
13 tetor 2001