Tetor 2000-2007/2 (poezi)

1.”Trroç?!”
-Sa ,për vete,e them trroç.E them trroç mendimin tim
(ja,kështu,më thotë një gocë;më pëlqeu i saj mendim!)
S’jam si Katja unë,- vazhdoi,- që mendimin nuk e thotë
Por seç kam,e zbraz”bum!”( pse si Katja
të derdhë lotë?!)

Se u tretë posi një qyqe:veç qan e veç qan
Unë i thashë pse ndërliqe,pse s’ia thuaj,moj,tjetrit bam?!
Ja,kështu,më thotë një gocë;dhe ka kohë më mban leksion
Por ,pa dale,më thuaj trroç:-Po ti vallë kë dashuron?

-Ëhë,unë,që thuaj ti(si s’e sheh që po flas trroç)
Apo pret,o i zi,që të hidhem drejt në gjoks?!
17 tetor 2001
2.Prishja
Ikën plaçkat fluturuan mu si shkumë që e merr era
(ato plaçka vënë me djersë,seç i falëm,seç i falëm)
Më së fundi,mbetëm qyq:si të vdekur dolmë nga dera
Unë e Sika morëm rrugët(u përcollëm me të gjallët)

Morëm rrugën për kurbet(larg e larg ku perëndon dielli)
(po të na shihje,ishim hije që lëviznim kot më kot)
Dhe i hipëm ne avionit(tash për ne do lindte dielli)
Jemi sosur ne që kur,mezalla s’ mësohemi dot.
23 tetor 2001
3.Jap e jap
Jap e jap që unë të zë
(epo zihet dreri,vallë?)
Po të flas si nën zë,
Po s’dëgjove,rrënjëdalë!

Se nxiton si e tramaksur
Mos të ndjekë dikush me shkop?
Nuk kam faj,në jam pataksur
Po s’u ndale,më le top!
25 tetor 2001
4.I moshuar jam goxha
I moshuar jam goxha,se s’janë pak 6 dekada
Edhe bëj ndonjë shaka,por shakaja seç më shkuaka
Porse ndryshe është shakaja(thonë si gjysëm e vërtetë)
Edhe pak më zu belaja,porse fajet i paçë vetë.

Se u futa në një lumë,se m’u duk se qe i kthiellët
Edhe s’pyeta unë shumë,por u qetha me shelegët
Dhashë dy groshë hyra në valle,porse vallen mezi ngas
Desh më gjet belaja e madhe,mua që syri t’më pëllcas.
25 tetor 2001
5.Nga ta dija?
Nga ta dija unë,noksani, që ti s’haje hiç bodec
Se m’u dogj keqas xhani,ndaj nuk pyeta katra a pesë
Por qëllove mëze e sertë,mezalla s’pranove fre
Dhe sado unë burrë i “rrept”,hundën ma ule përdhe.
25 tetor 2001
6.Mozaik
Në ekran këndon Bob Marlej nga Xhamajka
Vazhdojnë bombardimet në Afganistan
Dy gurë bashkë në dhomë s’lë Alba (1)
Kjo botë e larmishme,po pak me katran
1.ime mbesë
27 tetor 2001
7.O moj mjaltë pa vënë në zjarr
O moj mjaltë pa vënë në zjarr
Më ke vënë të madh zarar
Se më le tërë natën zgjuar
Mezalla s’e gjej karar

Ishe bletë,moj,e paprerë
Në fillim, me pak zeher
Nga zeheri s’paçë qeder
Hëngra mjaltin protoherë.
29 tetor 2001
8:Tutje-thu
Tutje-thu unë vara viga
I grisa një palë opinga
Se unë pres të dalë mikja
Nga meraku i saj,u pika

Nga meraku i saj u pika
Mbledhur grusht,u bëra çika
Pa kur doli kjo,astritja,
Seç më çlodhi se e “prita”
29 tetor 2001
9.Oh!
Oh,ç’më bëre,moj gushëbardhë
Se m’i ngule sytë e larme
Dhe më ngrite në alarme
Se më ngrite,më vërvite
Tej e tutje në ca vite
Unë astrit,po ti astrite
E ushqyer me tul simite
Marrë nga gruri kite-kite
Kite-kite marrë nga gruri
Ndaj dhe s’mbahesha,unë,gjauri
Për ata sy,s’më trëmb as plumbi.
30 tettor 2001
10.Më dogji loti
Përmbi faqe loti valë
Ra,papritur,dhe më dogji
Opo ç’është kështu,vallë?
Të të djegë si zjarr loti?!

Dhe më dogji,më zhuriti
Faqa ime u bë plagë
Më erdhë mikja si shpirti
Ma shëroj timen plagë

Tak më puthi mu në faqe
Tash dhe plaga zu m’u tha
Ç’ilaç pate,manushaqe,
Që më iku badjava?
7 tettor 2002
11.Një ëndërr
Një ëndërr që nisi gëzueshëm
Më ndezi mua dritën jeshile
U zhduk,sa nisi;trishtueshëm
Tash u mbusha me xhinde.

Se ëndrra vërtet qe e bukur
Dhe shpirtin ma mbushi behar
Po fati i keq,i paskrupull,
Ma prishi ëndrrën si djall.

Mbeta një çast i nemitur
Shakun s’e gjeja dot
Ah,atë çast sa e kam pritur!
Por e kotë qe shpresa;e kotë…
7 tetor 2002
12.Erdhi pleqëria
Erdhi-erdhi pleqëria;më afrohet tinëzisht
Si mos vijë pleqëria,kur kam kohë që jam bërë gjysh?
Po s’më ndahet dashuria;kësaj anën kush ia gjen
Se m’u qep një vajzë si “hija” dhe nga unë kërkon “ujem?!”

Natyrisht,që i bëj bisht,se s’kam nge,tash,për avaze
Por s’më ndahet,qepur liksh(apo s’është e re,krejt taze?!)
Dua s’dua,shkoj pas saj;ndryshe zonja bën hatanë
Dhe,sado që jam “ustaj”(edhe pak dhe gjeçë belanë…)
6 tetor 2002
13.Vjen një zonjë
Vjen një zonjë symëshqerrë,edhe dang mua isharet
Po nuk jam si të tjerë që aq shpejt të bie në rrjetë
Se jam burrë namuzëli;disa herë kam rënë nga fiku
Edhe s’jam “grurëhalëzi” që lezet t’më ketë ashiku.

Mirëpo zonja është aty dhe mbi mua syrin kllap
Më mban mend si qejfëli(qejfi im ka shkuar me vakt?!)
As kështu nuk vete fare(nuk duroj t’më vërë “brirë”)
Dhe u hodha unë në”valle”(këtë”valle” e kërcej mirë)
15 tetor 2002
14.Shqipëri
Shqipëri më ka marrë malli
S’të kam parë,kam tash dy vjet
Dhe po digjem unë nga zjarri
ZJarri i dashurisë më tretë.

Unë po digjem dhe zhuritem
Po thërrmohem çika-çika
Jo,aspak,s’e duroj ikjen
Aq keq jam sa s’më bie pika.
31 tetor 2002
15.Kurthi i mallit
Çudi është me mallin:seç ka ca marifete!
Të ngre një kurth që s’di si t’i shmangesh
Ashtu si merimanga të futë në të sajën rrjetë
Malli të zaptonë dhe zor prej tij të ndahesh.

Ashtu si kujtesa që kapërdin çastet e hidhura
Sa,pak nga pak,gjatë kohës i harron
Kështu dhe malli të lidhë me ca zinxhira
Që janë aq të trashë,sa kurrë nuk shpëton

Kur them kështu, e kam për mallin për Atdhenë
Që ngrihet mbi çdo mall,i lartë si Everesti!
Këtë mall e kupton,kush ka lënë Atdhenë
Nga kurthi i këtij malli,s’shpëton deri sa të vdesi.
4 tetor 2003
16.Gjtihçka tek ti
Gjtihçka tek ti lëshon një fllad freskie
Ky fllad më futet në shpirt dhe më freskon
S’kam si e mohoj:ti ke një aureolë magjie
Se ndryshe-ndryshe nuk ke pse më verbon?

Sytë e tu seç kanë një vështrim të egër
Siç shprehin”llahtar”,shrpehin kërshëri
Dhe sado,sado që jam goxha i vjetër,
më ke magjepsur,moj,me ata sy.

Dhe s’do mend,ngurosem dhe humbas pusullën
(si mos e humb nga ky “peizazh magjie?!)
Kështu,ingurosur,pres nga ti veç urdhër:
Të “shkrij” a të rri “ngrirë” nga ky fllad freskie.
5 tetor 2003
16.Ç’është?
Ç’është ky uragan paniku që më ka pushtuar?
(Këtë gjendje paniku,ka kohë që s’e kam!)
Është pak e pamoralshme:të jesh i dashuruar,
në këtë moshën time,kur kaq plak jam?!

Është një lloj lemeriseje që me moshën s’shkon
Po ja që të kapë dhe s’të lë aspak
Mua më jep të drejtë veç kush dashuron
Në jam i shokuar, e shihni:kam haK!
4 tetor 2003
17.Kur
Kur ngrihet nga deti flladi i parë i agimit
Mua më gjen vara-vigu tek shetis
Dua që sadopak t’ishpëtoj vegimit
vegimit të trishtë të mërzisë.

Që këtu,në kurbet,të bëhet obsesison
Dhe të rri porsi shpatë përmbi kokë
Daua që nga vetja ta heqë këtë obsesioon
Shetis mengjeseve dhe e përzë me shkop.
4 tetor 2003
18.Një dorë
Një dorë me shpejtësi skifteri
Më kapi prej zverku,më vuri poshtë
As mora vesh(”viktimë” qeshë,i mjeri)
Panterën pashë që më hodhi “thonjtë”

Ç’ndodhi më pastaj,kuptohet
(unë qeshë dorëzuar me të tëra!)
Skuqem sa herë më kujtohet:
Kënaqësi që më dha:sa asnjëra.
4 tetor 2003
19.Po t’më japësh
Po t’më japësh veç një grimë
Nga sharmi që shpërndan
Për një grimë,jap timen frymë
Aq mall kam për ty,moj xhan.

Ca thërrime dua nga sharmi
Që blaton ti bujarisht
Copa-copa m’u nda xhani
Më dogj zjarri dashurisht.
4 tetor 2003
20.Tek kjo grua
Tek kjo grua pashë shpërthimin gazmor të vajzërisë
Apo harlisjen e një mëzeje që kërkon hamshor
Kaq i madh qe vrulli i saj i dashurisë
Sa veten e ndjeva si i vënë nën”terrorr”

Se kishte ky vrull kaq ojna e marifete
Sa m’u duk vetja se shkova në Parajsë
Kjo grua e harlisur(e lindur për qejfe)
Edhe pse më”terrorrizoi”,më mbushi me gaz.
4 tetor 2003