1.Si Demon
Si demon që më prish gjumin,ja kështu m’u bëre,djalle!
Ti ke hyrë në jetën time dhe s’më lë të fle hiç fare
Nuk e di se ç’më ka gjetur,edhe vet,moj,s’e shpjegoj
Dhe mundohem për ta gjetur(ç’më ka “humbur”.ta zëvendësoj.)
Në e gjej çfarë më ka humbur,nuk ka vlerë asnjëçikë
Sepse mendja më ka humbur?E ke marrë ti dhe pikë
Vij vërdall e vërdallisem mu si flutura rreth dritës
O Demon bukurie po më djeg ti dita-ditës
3 tetor 2000
2.O moj syri i pagjumë
O moj syri i pagjumë
A dëgjon se çfarë them unë?
Hall kam unë e hall ti ke
Ti s’po fle dhe unë s’po fle
Hajd ta ndajmë”hallin” përgjysëm
Se,për Zotin,u vidhisëm
Vuajmë të dy po nga një hall
Është një hall që quhet mall.
Mall ke ti e mall kam unë
Gjumi iku,e përzumë.
Në më do siç unë të dua
Hajde,moj, ti ç’bën pa mua?!…
9 tetor 2000
3.Se ç’na qenka
Se ç’na qenka ku na qenka
Duro,Zot,se sa s’ u çmënda
Një që s’kishte brekë në bythë
Sa hap sytë,tak një çiflig?!!!
Ka një vilë,pa ka dyqane
Pasuri,ku je,virane?
Se që thoni,tunjatjeta,
Kështu qenka tani jeta?!!!
vate erzi,vate puna
Edhe hënës i thotë luna
I gjezdisur është jeziti
Dy dyqane shpejt i ngriti
Ky rrufjan e ky dështak
Mend ka zënë”Qiellin e shtatë”
Tër ditën rri në hije
Ku je pikë pse nuk i bie?
Erzëliu bamp me punë
Namussëzi rron pa punë
Tranzicion të paça unë
Veç të ndershmit i ngule hunë…
9 tetor 2000
4.Syri yt
Syri yt si shtatë zjarre
Seç ma dogji zemrën fare
Zemra ime mall u mbush
Veç nga syri yt larush
Je e bukur;vallë,ka tjetër
Që më ha me sy,me vetull?
Fët me sy e fët me vetull
Nuk duroj…dhe bie i mekur.
Bie i mekur, iku fuqia
Se më ra mua vilania
Më patakse,mua,të ngratin
Sa të”ngjallem”,nxjerr “inatin”
9 tetor 2000
5.Është një hënëz
Është një hënëz,gjysëm hënëz
Aq e mirë,po si asnjëzës
Dhe e ndoqa këmba këmbës
Siç shkon bufi pas fëllëzës
Ktheu kokën dhe,sa më pa,
Nxitoi këmbët,pas më la
Qe fëllëzë,pa fluturoi
Mbeta unë me gisht në gojë.
10 tetor 2000
6.Syri i vajzës
Syri i vajzës,lëre-lëre
O moj vajzë,se çfarë më bëre!
Hapet-mbyllet syri yt
Njëherë hajde,tjetrën:prit!
Ku pres dot që më rëntë pika
Moj e bukur lëshon çika
Syri yt,moj,më gremisi
Mendja vajti,më lëvizi.
Më lëvizi shkoi e vajti
Përparimi aq e pati!
T’i vijë mendja në gone
Po të pret,o moj,sepse…
10 tetor 2000
7.Më ka hipur një zjarrllëk
Më ka hipur një zjarrllëk si të jem unë prapë i ri
E nuk gjej unë jarrallëk:nuk po mblidhem në shtëpi
Se ky zjarr në moshë të ikur(duket mos është”mallkim” nga Zoti?!)
Që një zogë më është kundisur(më malaks me pikaloti)
Kët’zjarrllëk në moshë të ikur,si rrufe në qiell të kthielltë
Ma bie zoga e”çakërdisur” që me sytë e saj më ndiellë
Syri flaska si me gojë(hap e mbyll dhe më dongëdis)
Ah,ky zjarr,më përvëloi!Zjarr e hi,moj zogëlariskë!
15 tetor 2000
8.Mu në moshë të ikur
Ja,tani,në moshë të ikur,më zu “verë” e poezisë
Dhe,i “dehur” zë shkruaj vargje:i këndoj dashurisë.
Gjithë ata që i lexojnë,nuk besoj që shkruaj tani
-Opo lëre,nuk besojmë:i ke shkruar kur qe i ri?!
Po,për Zotin e vërtetë, tash po shkruaj në vërsë të ikur
Si një peng që më ka mbetur,për një botë që më ka pikur
Dhe “hakmerrem” pak me kohën(gabimisht më ra në qafë!)
50-vjet unë ndenja “vuv”(zor se shkrova ndonjë varg.
Se përgjonte Polifemi me një sy goxha të madh
Vinte lupën përmbi fjalë(fjala dridhej,kishte mardhë)
E,mandej,e dije vet:në Bulqizë a në Burrel
Ku t’i thoshe derrit dajë e me sy mos shihje diell.
Tash që iku kohë e keqe(ajo kohë mos ardhtë më kurrë!)
Unë shkruaj për 7 qejfe dhe ,si dua,vargje thurë
Në se vargjet që unë shkruaj,janë të mbushur dashuri
Mua më bëhet zemra mal edhe mbushem krenari.
15 tetor 2000
9.Qysh do ikësh?
Qysh do ikësh?-më thonë shokët.Po kështu më thonë dhe shoqet
Vallahi,s’e di,për zon;halli gozhdë më shpon në kokët.
Çfarë t’i bëj unë hallit të shkretë,më ka lidhur këmbë e duar
Që tani në moshë të tretë,të lë vend ku kam jetuar.
Në se iki unë nga vendi,mu si mall mbi supe halli
Unë po shkoj në Amerikë se krahhapur më pret djali
4- vjet ka që ka ikur dhe me sy nuk e kam parë
Tash është bërë me nus e çupë,kur u nis më qe beqar
Ndaj po nisem bashkë me Sikën,kokën pas unë po e kthej
Por ta dini Amerikën me Sqhipërinë nuk e këmbej.
15 tetor 2000
10.”Ode” tragji-komike
Xhaferr”gjenerali”, oh,ç’bankier që qe!
Jepnim një para,edhe merrnim tre?!
Pse s’futëm një kupë,të miirnim tri kupa
Po qe piramidë dhe na mbeti luga…
15 tetor 2000
11.Seç…
Seç u mpaka,seç u plaka;sa kam rrojtur,nuk do rroj
Unë,moj xhane,s’e bëj hasha;prapë se prapë unë dashuroj.
Në kam dashur,më kanë dashur,jo më the e jo të thashë
Porse prapë shkoi buzëplasur për një sy a për një vashë
Sa më shumë vërsa ikën,aq më shumë shtohet dëshira
Ma sill t’hu vajzën si pikën,se për të zemra regëtika.
16 tetor 2000
12.Mos më thoni
Mos më thoni s’u prish moti,shkoi e vate dhe dynjaja
Se për Zotin luajti robi,prite kur të vijë “hataja?!”
Luajti bota nga fiqiri dhe nuk ka as si as qysh
se të vretë me bombagjiri,një që çipllak më ish!
Ja të gjitha”shënja” janë:u prish bota,luajti robi
Obobo sytë ç’më panë?Seç po puthen,i “vraftë Zoti!”
Nuk ka nom apo sinore që t’i mbledhë “qafirët” në vathë
Plas,moj zemër,që s’u ngope!Plaça unë që bëj bërdaf!
17 tetor 2000
13.Po lë vend si dallandyshi
Nëpër vend ku kam shkelur,e kam fjalën në Shqipëri
Ca kujtime më kanë ngelur,parasysh më rrinë gjithnji.
Unë jam rritur vet këtu;këtu gjyshi dhe stërgjyshi
Por tani,mor,ububu:po lë vend si dallandyshi
U vërtit rrota keq dhe më shkeli,dhe më vrau
Dhe tani që jemi pleq,po i themi vendit”çiau?!”
Në largohemi ne nga vendi,po e bëjmë veç nga halli
Lamë shtëpi e lamë plëng,se për djalin na griu malli.
19 tetor 2000
14.Ky tetor i këtij viti
Ky tetor i këtij viti për mua soll një sihariq?!
Mora vizën për në USA,do le vend e do lë miq
Ky tetor i këtij viti,gjysma gaz e gjysma breng
Po ju them të mos çuditi;zemrën hapmëni këtë gjen.
Ndonjë matet të më thotë:-Ç’është kjo brengë që zë me gojë?
Po ju them:topi s’e lot!Zemra ime keq mëshoi!
Kështu qe e kështu është(mbase vetë do ta provoni?!)
Halli i tjetrit i lehtë është:s’është kështu dhe më dëgjoni.
Ky tetor i këtij viti është i fundit bashkë me ju
Zemra ime keq psherëtiti:në largohem,jam këtu.
19 tetor 2000
15.Bebe e syrit
Bebe e syrit si liqen,një liqen ku unë po “zhytem”
Kam një fjalë që do ta them;fjala s’del se atje “mbytem”
Unë po “mbytem” tek liqeri,tek liqeri i syve të tu
ZHytem-mbytem,unë,i mjeri;kokolizur jam me ju.
Kokolizur jam me ju;kokolizur ,lidhur pisk
Jap e marrë që ububu;nuk po zgjidhem,jam pa “rrisk”
Mbeta zhytur në liqen,në liqenin e dy syve
Mendjehumbur,bërë ujem,se e humba mrekullive.
20 tetor 2000
16.Mendja iku
Mendja iku,se ku vajti;hiç fare nuk më pyeti
Siç e sheh,mendja më luajti;mpleksur me ty i shkreti.
Që u nis e se ku vajti,hajde gjeje,djall-o punë!
S’më kish zënë ky far adhapi;iku mendja që nga unë
Jap e jap ta fut në vathë,nga foelja ku ka dalë
Por si dreqi bën bërdaf,më lë vetëm si një djall
Është goditur keqas mendja,edhe s’vjen në gone
E goditi kjo,çapkënia,luajti mendja ka që dje.
Mendja vete,se ku vete;s’më merr dorën,nuk më pyet
Plaça unë që s’jam, në vete!Mendja vajzën zgjodhi vetë…
21 tetor 2000
17.Ku vajti?
E,ku vajti trëndafilja,që më fali borzilokun
Nuk po duket kjo”qafirja” që të lozja pak me flokun
Që t’ia”ndukja” pak gërshetin,pas e hidhte si konop
Papo gjirin,ah,të”shkretin”, që ma kish jastëk për kokë.
E,ku vajti trëndafilja,që më fali sytë e saj
Se s’harrohet,jo”qafirja”;ta harroj nuk është kollaj.
Se ta shihnit ju me sy,vallahi që do mahniti
Trëndafile,ta dish ti,syri yt,moj,më goditi.
21 tetor 2000
18.Thonë për mua
Thonë për mua”pushkë e ndryshkur”
“OKsiduar” nga kohë e gjatë
Dhe kjo”pushkë” do kallajisur
A “vajisur” ndonjë natë.
Thonë për mua “pushkë e ndryshkur”
Thonë për ty që më je taze
Pushkën ,tash,kam kallajisur
Do të vras ,o moj,sylarme.
22 tetor 2002
19.Syri yt
Syri yt ulli i zi
Mua më ndjell të vij aty
E të puth,moj ty,në faqe
se më je si manushaqe.
Pas dy faqeve,zë puth buzën
Seç më dojge,mua,si shpuzën
Edhe zbres poshtë,tek gjiri
Tash nuk ngopem unë së piri
Pi e pi…gjersa nginjem
Mu tek këmbët e tua shtrihem
Aty shtrihem,kurrë mos ngrihem
Se nuk velem,tash që thinjem.
23 tetor 2000
20.Dolën vajzat në livadh
Dolën vajzat në livadh
Unë i shoh dhe bëj bërdaf
Sepse njëra,një nishane
Më shkel syni si një noksane
ku e ha thatë unë
Jam “usta” për “atë punë”
Dëng me sy ia kthej dhe vetë
Medemek,të pres lanetkë
Dhe kur erdhi tek mullari
Me noksankën nxorëm mallin.
23 tetor 2000