1.Mos je?
Mos je lule e rritur në mes të pyllit
Ku drita e diellit zë,ashtu,fshehur?
Se këtë bukuri gjetkë s’ma pa syri
Se je aq e bukur sa si zjarr më ke ndezur.
Tani u ndeza dhe po digjem flakë
Veç nga nepsi që kam për ata sy
Turp nuk kam në jam unë plak
Ah,seç më bëre, o moj bukuri!
18 shtator 2003
2.Kush ma mori lumturinë?
Me mendimet e mia u bëra i lumtur
(kapërceva tutje në vite e vite!)
Kam qenë një copë herë me një të bukur
Dhe u kapa pas këtij çasti si i verbëri prej drite.
Por,befas,m’u bë sikur ma vodhën bukurinë
Ashtu siç të rrëmben dikush kafshatën nga dora
Nuk e gjej dot se kush ma mori lumturinë
U kthiella,u ftoha si koha nga dëbora.
20 shtator 2003
3.Dhe mund të ndodh
Dhe mund të ndodh që dikë e ke dashur
Befas,e kupton që nuk e do më.
Rastet janë të shumtë( shfaqur janë;shfaqur)
Është aq e vërtetë sa topi s’e luan më.
Ndjen një si boshllëk se diçka ke humbur
Se humbja është e ndjeshme dhe lë një boshësi
Të kthehesh prapë?Jo.Nuk është e mudnur
Pra,ndodh që ftohesh me një dashuri.
22 shtator 2003
4.Dua
Dua të fle në gjirin tënd
Kokën ta vë aty si mbi jastëk
Kjo dëshirë më kënaq sa rrallkënd
S’pyes në do më thonë:jazëk!
Nuk di pse kjo dëshirë m’u bë obsesion
Obsesion sa nuk më lë të qetë
Ja,kështu,ndodh në se dikë dashuron
Se,siç e shihni,jam pak plak sherret
22 shtator 2003
5.Nuk di
Nuk e di seç kam me kujtesën
Se ajo më çon diku,gjetkë, dhe e mallkoj
Dua që për mike,tash,të kem harresën
Pra,dua për një çast që të harroj.
Se zë më hap letra të vjetra
Dhe nga kjo gjë,edhe brengosem
Se më dhëmbin,më dhëmbin ndodhitë e vjetra
Aq sa nga dhimbjet gati xhindosem.
26 shtator 2003
6.E kam dashur të vërtetën
E kam dashur të vërtetën
Po vallë çfarë kam fituar?
Kur shoh që tërë jetën
Gënjeshtra dhe hipokrizia kanë sunduar
S’do mend që ndjej zhgënjim
Dhe shpirti filloi të më dhëmb
Mos vallë unë jam përjashitm?
Kjo pyetje gati po më çmënd.
26 shtator 2003
7.Jam si një anije
jam si një anije që kam hedhur spirancën
Këtu,në një liman të panjohur.
E di.Të madhe e pata distancën
Ndaj kam qëndruar për t’u “çlodhur?!”
Mirëpo “çlodhja” vajti si shumë gjatë
Dhe kjo më fut në mendim
O shpresë,mos më lër shpresëthatë,
Kthemë në vendin tim.
30 shtator 2003
8.Siç e shihni
Siç e shihni,unë kam heshtur
Dhe s’kam shkruar asnjë varg
Sepse mendjen s’e kam mbledhur
Sepse mendja vjen përqark
Jam në gjendje amullie
Gjysma mi e gjysma cërr
Si do vejë kjo puna ime
As e di…dhe shpirti dërr.
2 shtator 2004
9.M’u ça buza
M’u ça buza dhe m’u tha
Siç çahet toka nga vapa
Sikur ja do më ndodhë”hata?!”
Thuaj nga kjo botë,vajta.
S’do mend që kështu do të ndodhë
Gjersa jam larg vendit tim
O miq,kurrë të mos u ndodhë
Që të ikni si unë në mërgim.
Në e kini pësuar si unë,
Patjetër,do më jepni të drejtë
Mërzitja vërshon si lumë
Je sikur të kanë zënë dreqtë.
14 shtator 2004
10.Ti
Ti erdhe e shqetësuar
Një brengë të mundon
Dhe fare pakuptuar
Ajo brengë më pushton.
Gojën nuk e hap fare
Po një lot të varet mbi sytë
Tani jam unë në alarme
Për hallin tënd,o shpirt!
Pa folur,unë të putha
Shqetësimi iku sakaq
Tash gazi sytë të mbushka
Dhe brenga u firaps.
20 shtator 2004
11.Ja!
Ja:e hape kraharorin!
Ja:e hape,po tani?
Opopo,po bëj të voglin
Si i vogël,gjirin pi.
Pi e pi e s’kam të nginjur
Mos po dehem si sarhosh?
Dhe tani që jam kokëthnjur
Unë po mbeta “vogëlosh”
20 shtator 2004
12.Ata flokë
Ata flokë që mban lëshuar
Siç i mbaje vajzërisë
Më kujtojnë një kohë të shkuar
Tutje-tutje djalërisë.
Më kujtojnë një kohë të shkuar
Tutje-tutje djalërisë
Në ata flokë jam”strehuar”
Në vaktet e dashurisë.
20 shtator 2004
13.E ç’do të gjente?
E,ç’do të gjente
Po t’ma jepje atë sy?
Jam holluar si një gjethe
Edhe gjumë s’po vë në sy.
Ti më thuaj:-Jam e “zënë?”
Po vallë, a ka rëndësi?
tash mua dreqërit më kanë zënë
E të puth me dashuri.
20 shtator 2004
14.Më munde,Solomone!
U zhveshe e tëra
Dhe unë “kollopan”
Po pse më zuri”cërma”
Dhe ngriva kallkan?
Zure dhe më”fryve”
“Kallkanin” e coptove
Sçdo mend që më “shkrive”
Më munde,Solomone!
20 shtator 2004
15.Ku do vete?
Mirë do vij,po ku do vete?
Shtëpi s’kam e plaçkë nuk kam
E mendoj dhe më zënë ethe
Shpirti im ndizet vullkan.
Që të bredhë unë hu më hu
Nuk kam moshë dhe as takat
Shih dhe shkruani vetë ju
Trup e shpirt i kam sakat.
Se ma pati fajin koka
Kur u nisa për kurbet
Fala plaçka edhe rroba
Edhe mbeta për ibret
Ta filoj unë nga e para
Nuk do mend që s’është e lehtë
Tash u ngjaj pulave të lagura
Jam holluar dhe jam bërë petë.
24 shtator 2004
16.Për një vetull,për një sy
Për një vetull,për një sy
Lëmë rehat se vallahi
As që pyes për pleqëri
Bëhem unë dy herë më i ri
Edhe nisen si veri
Sa gjej miken që thuaj ti
I puth vetulla edhe sy
Bëj si gjej e bëj si di.
20 shtator 2006
17.Në fshat
Në fshat tim më nuk më njohin
Se kanë kohë këtu s’më shohin
Se,kur ika,qeshë flokëzi
Flokë bardhë qenkam tani
6-vjet si vitedrite
Të rëntë pika,o moj ikje!
Qenkam zbardhur,qenkam thinjur
O kurbet krejt më ke finjur
E vendosa… edhe pikë
Më nga vendi nuk do ik
Do të vdes në timin fshat
“ku më njeh dhe guri i thatë” (1)
1,vargu në thonjëza është i Çajupit
20 shtator 2006
18.Zhbërje
Odisetë kanë marrë dhenë
vallë,do kthehen në Itakë?!
Mbenë Penelopat,mbenë
Tretur e ligur në merak.
Atje mes Shillës dhe Karibdës
Japin e marrin të mbijetojnë
Ca s’kanë as kokrrën e kripës
se i nëpërkëmbin,ipërçmojnë
Ca Circetë i kthyen në gurë
Ca u gënjyen prej sirenash
Ca qëlluan vetë zemërgurë
Se humbën pa nishan legjendash
Gjithë për çka shruaj,është zhbërje
Zhbërje që,pak nga pak,ha kombin
O ikje!O ikje çfarë bëre?
Pse vendit tonë i sjell kobin?
Se politikanët,të gjithë,përçmim
As duan që ta shikojnë rrënimin
Nga shpirti jam bërë pelin
Kur dhe kush do ndalë emigrimin?!
2 shtator 2006