1.Dua
Dua si Likurgu t’i ngre përmendore të qeshurës
Jo se jam gaztor dhe nuk bëj dot pa qeshur
Dua që nga Shqipëria të largoj mendësitë e mesjetës
Që kanë në kokë politikanët mendjetredhur.
E qeshura të zgjatë jetën dhe Shqipëria e meriton
Mu në mes të Tiranës t’i ngrihet përmendore
Ah,ç’popull bujar!Politika e përçudnon
Ndaj dua ta sfidoj politikën me këtë përmendore.
2 shtator 2003
2.Ti
Ti ke cipën e lëmuar të një peme të re
Dhe të brishtën e një luleje që po rritet
Ndaj të gjithë i kullojmë sytë atje,
Atje,mbi kurmin tënd,ku janë gjithë hiret!
3 shtator 2003
3.Je venitur
Ti je venitur si bari që thahet
Në sytë ke lot si dre i plagosur
Të shoh të drobitur dhe zemra më çahet
Sikur një thikë më ngul,dikush,i marrosur.
Shkaku,kuptohet,që është madhor
Se ndryshe,jo ndryshe,ç’emër t’i vë?
Kështu vuan një femër nga agu dashuror
Dhe s’kam ç’them tjetër;asnjë fjalë s’shtoj më.
3 shtator 2003
4.Fatalisht
“Fatalisht ka mbetur i ri nga vesi”
Balzak
Kam një ves që,fatalisht,më mban të ri
Ves do të jetë se ç’emër t’i vë tjetër?!
Si djalosh zë bie unë në dashuri
Megjithëse jam goxha gërxho i vjetër.
E ç’them,s’është fare trillim
Thahem e tretem pas një syri
Si nuk ndryshove,more Përparim,
U plake,u thinje,po mendja nuk të hyri?!…
3 shtator 2003
5.Jam i bindur
Jam i bindur që ndjenjat konvertohen në korent
(këtë e them nga përvoja ime!)
A nuk bëmë “masë” në një moment,
Kur,për pak,u dogjëm,moj shpirtja ime?!…
5 shtator 2003
6.Mjafton
Mjafton që të dëgjoj nga ti një psherëtimë
Dhe,sakaq,mua të më bjerë vilani
S’kam si e fsheh unë dobësinë:
Dashuroj dhe jam bërë si fëmij…
5 shtator 2003
7.Ndërsa thonë…
Ndërsa thonë se njerëzit tmerrohen nga dy “mortaja”
(mortaja varfëri dhe mortaja pleqëri!)
Mua s’ka si nuk më bie damllaja
Varfëria s’më është ndarë dhe jam pleqëri.
Pra,s’ka ku të vejë më”mirë” se kaq
(varfërinë e kam pasur pajë tërë jetën!)
Tash pleqëria ka mbrritur sakaq
Po prapë,ke parë që e dua jetën.
8 shtator 2003
8.Të pasurit
Mos kujtoni se të pasurit janë të lumtur
Përkundrazi:asnjë i pasur nuk fle rehat.
Më i lumtur është një i dehur rrumbull
Se një i pasur;i pasuri fle përçart?!
Rrethohet prej pasurisë dhe kthehet në”rob”
(kërkon që ta shtojë:s’ngopet si makut!)
Asnjëherë një i pasur këmbët s’i ka në tokë
Jeta e një të pasuri?Gjithmonë si në luftë!
12 shtator 2003
9. dhe çfarë pashë
Hodha sytë dhe pashë një margaritar
Një rubin,diamant apo thjesht një parajsë
Thashë me veten time:-Mos është përrallë,
Por e peka me duar dhe bëra”masë?!”
Sytë m’u ngopën me aq kënaqësi
Sa nuk kam ndjerë kur dashuroja sefte
Ja,e tillë,më qe,moj bukuri
Se të pashë dhe tash,që shkruaj,s’jam në vete.
12 shtator 2003
10.Jini si një ëndërr
Ju jini e gjitha si një ëndërr
Dhe nuk ka,në këtë mes,fare zbukurim
Përfytyrimi im ju kthen në zhgjëndërr
Se aq i prekshëm jam,o shpirti im.
ju shoh nën një rreze drite hëne
Apo nën dridhjen e valës së një burimi
Ndaj them që kini diçka prej ëndrre
Kaq kapur pas jush më është përfytyrimi.
12 shtator 2003
11.Të kërkosh rrezikun
“Të kërkosh rrezikun,qenka njësoj
Si të mëkatosh kundër Perëndisë”
Anatol Frans
Shpesh herë e kam kërkuar rrezikun
(pa ditur që mëkatoja kundër Perëndisë?!)
S’e fshihja dot unë ashikun
Kapur nga flaka e dashurisë.
Nanuris tani veprimet e mia
(sa herë në jetë kam rrezikuar!)
Të më fali,-them,-Perëndia
Kam “mëkatuar”,se kam dashuruar.
12 shtator 2003
12.Ç’qe?
Ç’qe ajo fëshfërimë fustani,
Si fëshfërimë e një gjetheje të venitur?
Thashë se,papritur,ia behu tufani
Se aq u trondita nga një sy i ndritur.
12 shtator 2003
13.Ashtu
Ashtu si mbi një trung të vjetër lisi,
Befas zë e fërfëllit një syth i ri
Ashtu edhe unë,Përparim Hysi,
Sado i moshuar, kam rënë në dashuri.
12 shtator 2003
14.Sikur
Sikur të kisha një kopsht të bukur
Dhe,ngjitur me të,një pyll me drurë
S’do kishte nga unë një tjetër më të lumtur
Që këtë jetë ta shijonte më mirë se kurrë.
Në kopsht do mbillja perime gjithëllojesh
Pemë me shumicë(siç i pranon toka!)
Nga pylli dëgjoja një simfoni zogjësh
Kjo gjë do të ishte për mua,gjithë bota.
Gulçoj që ëndrrën time s’e realizova
Dhe mbeti dëshira si një iluzion
Me nostalgji për këtë në shkrova,
Dua t’i tregoj lexuesit timin obsesion.
13 shtator 2003
15.Ç’?
Ç’të përmend më parë
Rripin e shkarë të këmishës
Apo epshin që çliroje mallit
Nga buzët(pa pikën e”mëshirës”)
Cullufet e flokëve të shprishura
Që vazhdimisht i krihje me gishta
Çuçurimet tona të”krisura”
Apo ç’qe,në ëndërr isha…
13 shtator 2003
16.S’ka gjë më të tmerrshme
S’ka gjë më të tmerrshme se sa të plakesh,
Pa rrojtur kurrë ashtu siç duhet!
Jetën ta kalosh mes mundimesh e vuajtjesh
Je ngrënë me jetën sa s’thuhet.
E ndjen veten gjithmonë të lodhur
Sikur gjatë kohës je në agoni
Kështu-kështu në jetë më ka ndodhur
Dhe kjo duket më shumë,tani,në pleqëri.
14 shtator 2003
17.Nata
Nata shtrihet e shurdhët dhe memece
Në tërë hapësirën e dhomave të mia
Unë me sytëhapur kapem pas një shprese
Gjumë nuk fle:jam pushtuar nga mërzia.
Probleme gjithëfaresh më vërtitten në kokë
(jap e jap:të gjitha dua t’i “zgjidhë!”)
Ah,sa e ngatërruar,je ti,o moj botë!
Kjo natë e mërzitshme më rreh me kamzhik.
14 shtator 2003
18.Vegim i syve
Vegim i syve të tu,të çiltër,
Është ende i gjallë në mendjen time!
Ah,ai vegim,sa më ka tronditur!
Sa s’e mbledh veten,o shpirtja ime!
Më duket për një çast që diçka kam humbur
Diçka që më dhëmb,m’u bë para sysh
Dhe them me vete:Vallë,kur do jetë e mundur
Që atë vegim ta shijoj sërish?!…
14 shtator 2003
19.Mos u mundo
(letër një mikeje)
Mos u mundo t’i fshehësh “rrënojat” e viteve
As me makiazh a tualet të përhershëm
Siç bën një amvisë e shtyrë prej instikteve
Se do të krijojë një mjedis të pëlqyeshëm
Koha bën të sajën:triumfon mbi marifetet
Shpikur prej mjeshtrash që duan të fshehin rrudhat
Sado e moshuar,s’heq dorë prej tualeteve
Është mundim i kot:duken-duken gjurmat.
15 shtator 2003
20.Nënqeshja dhe hareja
Nënqeshja dhe hareja të vetëtijnë në sy e buzë
Dhe mua më ndërsejnë aq keq
Sa të sulmoj mbi sy e buzë
Se,ndryshe,unë shkova në dreq.
Në sytë e tu shihet një lumturi e madhe
Shkaku kuptohet:veç nga dashuria!
Unë që di mirë ta”kërcej këtë valle”
Sulmoj dhe bie”theror” nga vilania.
17 shtator 2003