Shtator 2000-2007/1 (poezi)

1.Vetes punë i kam prishur
“Kush gjithënjë është i kthiellët,
sipas meje,është njeri i trashë!”
Majakovski
Ja,kështu paska ndodhur me mua,e dasshur
Gjithmonë kam qenë i kthiellët:d.m.th,,i trashë
Se kurrë një gjë të stisur nuk e kam qasur
Apo i kam thënë:-Tutje e stisur!
Dhe vetes,siç e ke parë,punë i kam prishur.

Po më mirë i kthiellët;le të jem”Sokrat i vuajtur”
Se sa siç bëjnë të tjeret që janë derra të kënaqur…
3 shtator 2000
2.Ode militantizmit
Im nip nguli këmbë si mushka:
-Nuk shkoj dhe nuk shkoj ushtar!
Pse?-iu hakrrova sa botën tunda
-Roja i fermës është bërë gjeneral…
3 shtator 2000
3.Deri kur kështu?
A ju kujtohet kur zbrisnim nga treni në Rrogozhinë?
Tatëpjetë ia jepnim vrapit si të na ndiqte dikush me shkop
Shkonim drejt Jugut,donim biletë për makinë
Dhe bridhnim nga halli si manekinë a robot?!

“Birosistët” me kuç e me maç,s’i njihnin këto halle
(Për ta kujdesej partia;kujdesej një shtet!)
Sot s’është më kështu,s’janë më këto halle
Por fëmijtë e të”mëdhenjëve”,trajohen si mbret!
Qofshin në qeveri apo nga opozita
Deri kur kështu?Apo sa të na bjerë pika?!…
3 shtator 2000
3.Kushërinjtë e mi të parë
Kushërinjtë e mi të parë kanë qenë kulakë
Unë kurrë,në kohë të Enverit,s’u shkela në prag.
U vdiq i ati;mandej e ëma,hallua ime e dashur!
Unë,mezalla s’e shkova.S’ma mbante(e them hapur!)

Erdhë demokracia…shpëtuan si shumë të tjerë
Unë prapë nuk vete;ku isha unë atëherë?!
Nuk hodha një grusht dhe tek hallua ime e mirë
Për ta,tani jam i huaj;për vete ndjej pështirë!
3 shtator 2000
4.Moralisti
“Në tempull hyhet me duar të pastra”
Ai erdhë e na mbante leksion për moral
Thoshje se po dëgjoje një shënjt!
Koleges nën tavolinë ia mbante dorën në shalë
Dhe,për çudi,vazhdonte të na jepte mënd…
3 shtator 2000
5.Pushteti
Pushtetin nuk e dua
Është kalë që më hipën
Ndërsa për pushtetin vdesin,pothua,
Se për ta pushteti është kalë që i hipin
Dhe nuk duan që t’i zbresin
Deri sa të vdesin…
3 shtator 2000
6.Ëndrra
Mbrëmë kam parë një ëndërr të shpifur
(s’e mendoja kurrë që ta shihja të tillë!)
Ta them shkoqur:më la një shije të hidhur
Ende më duket si në gojë të kem hidhësirë.

Por e vërteta kështu është e s’lot
Thashë me vete:-Ç’qe kjo ëndërr,gjëmë?!
M’u bë si e vërtetë një ngjarje e kotë
Dhe më mbeti në kujtesë si plagë që dhëmb.

M’u shfaq në ëndërr një vajzë që kam dashur
Dhe bashkë me të një tjetër,tash,sa ka vdekur
Të vdekurën,sa e pashë, dashurinë i kam shfaqur
Ajo më jep një trëndafil dhe më puth e etur?!

Sakaq dhe nga gjumi ngrihem i tramaksur
Nga puthja e nxehtë e vajzës së vdekur
Sy nuk mbylla(vazhdoja i tramaksur!)
Se s’e përcolla në varreza;peng më ka mbetur.
10 shtator 2000
7.Portret
E ç’t'ju them për veten time?Mos kujto të bëj heronë?!
Jam si çdo tokësor tjetër(mbushur huqe jam pëe zon)
Gjaknxehtë e i shpejtuar;kris si dyfeku i jevgut
Po për hall që ka tjetri,më luan çaçkë e tepelekut.

Egoist që çke me të(hundën unë e mbaj përpjetë!)
E urrej konformizmin;jak,t’hu, o e vërtetë!
S’dua të them fjalë të tjera se nuk jam përjashtim
Ka të mira dhe të meta dhe ditëziu,Përparim.
10 shtator 2000
8.Dashuri
Dashuri!Sa pushtet që ke mbi mua!
Megjithëse plak,e humbas pususllën si i ri!
Humbas në një labirinth pa krye e pa fund
Se ti më”qorron” si një përbindshe që më mund.
17 shtator 2000
9.O moj njëzë
(si Lasgushi!)
Omoj Njëzë,o moj njëzë
O moj Njëzë si një fëllëzë
Nëmi,moj,pak syçkëzat
Se më ikën dritëzat

Lëmi ,moj, t’i thithë thithkat
Ato thithkat mu si shtizat
Buzën që po dridhet-o
Nëma mua,të ligut-o
17 shtator 2000
10.Iku muza
Iku muza,iku kënga
Se një krimb më ha përbrënda
Nuk kam sy dhe as gjykim
Ç’të ka gjetur;Përparim?!

Duket vetja si robot
Jam i tillë se po rroj kot
Do të thoni:Ç’kam kështu?
A s’më shihni vallë,Ju?

Jam i gatshëm unë për “sherr”
Se dhe shpirti m’u bë derr
Dil,o shpirt,e pse nuk del?
Ah,kurbet,më je zeher
30 shtator 2000.
11.Një sutë
Një sutë po afrohet me çapin e lehtë
Pritë unë i kam zënë:gjahtar i vërtetë!
Dhe çiften bëj gati që sutën ta vrasë
Ajo seç më pa dhe këmbëve ua mbath

Ma la çiften ngrehur dhe hiç nuk pyeti
O sutë ç’ma ke hedhur! Bobo se ç’më gjeti?!
Lëre se ç’më bëre(më le shtrirë në pritë)
Më bëre ç’më bëre(do të”vras” një ditë!)
12 shtator 2001
12.Pak nga pak
Pak nga pak e rashë në lak
Nuk qe lak,po ishte çarg
se më hapi goxha plagë
Që më rrjedhë pak nga pak

lakun hodha dhe më zure
S’më lëshon,o moj me nure
Nuk e di se sa kusure
Ah,ç’po heq!Po nga m’u vure?
21 shtator 2001
13.Nuk jam Bajroni
Unë nuk jam Bajroni që u vra në Mesollonjë
Natyrisht që nuk pretendoj që si ai të jem Poet!
Po,për Amerikën,në u dashtë,bëhem mburojë
Në u sulmoftë ajo,jam gati të fal timen jetë.

Se Amerika e do popullin tim
Për popullin tonë ka dhënë kontribut
Unë s’jam njeri,por thjesht biçim
Në s’jam me Amerikën kur ajo shkon në luftë.
25 shtator 2001
14.Më ka marrë malli
Më ka marrë malli të bëj dashuri
Si njëherë e një kohë kur isha i ri
Të dalë e të çmallem me miken që dua
Nga hallet e dertet,të shpëtoj,pothua.

Të shtrihem lëndinave a tutje në livadh
Mes trendelinave të mbushem me fllad
Me flladin e mëngjeseve spërkatur me vesë
Që halleve e derteve mos ua kem për pesë.

Malli më ka marrë,po s’është hiç e mundur
Të bëj,pra si dua;dhe shtrihem i mundur
Ndaj mblidhem e futem si miu në vrimë
Dhe zë e mallkoj,tani pleqërinë.
25 shtator 2001
15.Mall
Një gllënjkë ajëri nga Shqipëria a qoft dhe një pikë vesë
Sakaq dhe më ikën mërzia dhe s’kam më debulesë
Se malli aq më ka marrë,sa s’kam se si ta shpreh
Jam fryrë dhe bërë dangall dhe them:kur do vij atje?!
13 shtator 2002
16.Më zuri gërshëra
Më zuri gërshëra
Se “qetha” një shelege
Ah,se si u bëra,
Se po “qethej” sefte

Që të “qethësh” sefte
Nuk është aq kollaj
Hoqa ca “gazepe”
Pastaj… vajti-vaj…
15 shtator 2002
17.Sa…
Sa agime kam pritur syhapur
Pa mbyllur sy tërë natës
Malli me grep më ka kapur
Dhe mendja më vjen anës

Kjo gjë më shkakton dhimbje
Se moshën s’e kam për dashuri
Mbushem me plagë dhëmbshurie
Sado që jam pleqëri.

Askush mua nuk më qan hallin
(Vallë,kush ka ngenë tim?!)
Po ja që s’e mbaj dot mallin
Ta dish,ta dish,shpirti im.
27 shtator 2002
18.Kur
Kur ma hape gjirin mua,
Thashë se zura qielin e shtatë
Se atë gji,prapë e dua:
Qe sheqer e më qe mjaltë.

Mjaltë më qe,pa vënë në zjarr
Thithë e thithë e s’ndjej të ngopur
Po dhe mjalti bën “zarar?!”
Se më kot nuk rashë i”ngordhur…”
28 shtator 2002
19.Zemrën
Zemrën e kam si kopsht me blerim
Dhe shpirtin me blerim e kam
Ç’ju them,s’është fare trillim
Më shihni!Jam transparent si xham!

Dhe ky blerim nuk do të shterë kurrë
Dersa të jap timen frymë
Kë desha,e dua si dikur
Për ç’them, e jap me firmë.
30 shtator 2002
20.Dale
Dale-dale ,moj lulëkuqe
Se jam plak i mbushur huqe
Sa shoh sy e vetull çupe
Më rreh zemra se s’njoh turpe.

Jap me çap e jap me supe
Herë përdrejt dhe herë hajduçe
Po të zura,unë,moj ruspe
Do nxjerrë mallin tim me dufte.
27 shtator 2002