Shkurt 2001- 2008/3 (poezi)

1.Të tepërta
“Të tepërta rrobat në mes tonë!”
G E T E
Dua të të zhvesh të tërën lakuriq
Dhe të shtrihem mbi ty kollopan
Rrobat,të tepërta:profili-eksiq!
Kështu nudo:je si tamam!
14 shkurt 2004
2.Mall
Oqeanin do ta thaj,do ta thaj a do ta pi
Edhe frymën do ta mbaj,mu,aty,në Shqipëri
Se më griu,më griu malli;sa për miq e për shokë
Dhe mëdysh m’u nda xhani;trup e shpirt si ulok.
14 hskurt 2004
3.Amok
Të kap,befas,një pasion
Sa s’mbahesh fare,nuk njeh fre!
Sado që je në moshë të vonë,
Zemra të hidhet si të jetë,e re!

Pasioni i keq të goditë në kokë
Dhe hallakatesh si barkë pa vela
Je i tëri si në amok
Se,me të vërtetë,e fortë po fryn “era…”
23 shkurt 2004
4.Mos më thoni
Mos më thoni s’qe prej zjarri
Kur s’qe zjarr,përse më dogji?
Mos vallë jam mendjeshkari
Që më dogji sa më poqi?

Se,për ndryshe,s’ka se si
Sa më toku,më ndez zjarr
Ah,si ishte!Si,mor,si?
Si një zjarr,e gjitha,valë…
24 shkurt 2004
5.Seç më thoshin ata sy
Seç më thoshin ata sy
Që qenë mbushur kërshëri
Unë e di,moj,mirë e di
Se më kot nuk jam”sojëli”

Jam sojëli dhe kam patent
Për t’i çmuar ata sy
Mos kujto se kot shes mendtë
Ndaj i putha ata sy.

Edhe kur të puttha buzën
më urdhëruan ata sy!
E mandej unë vura gjuhën
Që ta pija tëndin gji

Piva-piva sa u deha
(jam i famshëm si sarhosh?!)
Mu tek këmbët e tua,u shkreha
Epo s’jam,ende,riosh?!…
24 shkurt 2004
6.Kur të zhvesha
T’i hoqa rrobat një nga një
Përpara sysh,m’u bë pafajësia!
Dhe mbeta unë si”film pa zë”
Se ngriva,i tëri,nga bukuria.

Po”bukuria” ja që foli
Tani unë”shkriva”,u bëra me gojë
Do të thoni ju:-Po më tej ç’ndodhi?
Epo jam plak… dhe s’para tregoj…
24 shkurt 2004
7.Ky shi
Ky shi që erdhi papandyer
Më solli parasysh një ditë
Kur befas na zu një shi i rrëmbyer
Cullakë kokë e këmbë u bëmë atë ditë.

Se stuhi e kaluar stuhisë qe ky shi
Që,befas,na zu sot
Por më ndryshe qe shiu në vitin’62
Kur puthje këmbyem tok.

Ndaj dhe unë bëj analogji
Me shiun e furishëm
Nëpër shi ne bëmë dashuri
Sa shi i njerëzishëm!
25 shkurt 2004
8.Sa do më pëlqente
Sa do më pëlqente që të kisha një shtëpi
Aty,mes pyllit,ku cicërojnë zogjtë
Një kopsht dhe një bahçe të kem përbri
Dhe një çahir ku të kullosin lopët.

Më duket se dhe herë tjetër kam shkruar
Shtëpia për mua mbeti obsesion
Ah,të kisha mundësi, kët” ëndërr për ta realizuar
Atje buzë pyllit do ngopesha me ozon.

Pra,në shpirt,unë mbeta fshatar
Se e dua pyllin,korien,çahirin
si mund të bëj shtëpi një si unë,xhepshpuar?
Ah,për një shtëpi, do jepja dhe shpirtin.
25 shkurt 2004
9.Si një panjë
Si një panjë e gjelbër në një masiv të zhveshur
U duke ti dhe,befas,ra dritë.
Fjalët u prenë:mbetëm si të mekur?!
Ç’është kështu?Të trëmbesh nga një dritë?
26 shkurt 2004
10.Panja
Profesore Vjollca Omarit
Mbi panjën e bukur ,gjelbëroshe
Befas,u lëshua një acar!
Një kohë e keqe,kodoshe
Panjën vendosi për ta vrarë.

E shkuli nga vendi ku mbiu
Dhe tutje e flaku:në harrim!
Po panja,për çudi,prapë mbiu
Dhe vendin e mbushi blerim.

Acari këtë herë turfulloi
Mbi panjën gjelbëroshe u lëshua
Trungun zu keqas t’ia kafshojë
Por panja,hiç s’u ligështua.

Trungu iu mbush me plagë
Mbi plagët buisi gjelbërim
Kjo panjë e fortë si një thanë
Për njerëzit që e njohin:frymëzim!

Urrejtjen s’e njeh,si shenjtore
Blaton kudo veç dashuri
Ta shihni! Ta shihni:sa njerëzore!
“Gjelbërimin” e ruan dhe tani.

Trungun vërtet e ka me blana
Por zemrën e ka plot blerim
Kjo panjë sikur vjen nga balada
E urtë,fisnike,paharrim.
26 shkurt 2004
11. * * *
Trupin tënd të ngjeshur dhe buzën tërë lëng
Gjëkund s’i kam gjetur; Ç’të them:në askënd
Pakësa vërtet hoqa,djersët më shkuan shkumë
Mirë edhe në hoqa,se qe si llokum!
27 shkurt 2004
12. * * *
Në leshrat e tua bën fole dhe zogu
Nuk e di pse mua,më zuri amoku
Më zuri amoku dhe nuk po më lëshon
Moj zonjë e atij floku,të lutem,shpëtomë!
27 shkurt 2004
13.Sa lezet!
Sa lezet,sa lezet!Ty të ishin sy e buzë!
Nuk e di,o moj lezet,pse më ha e imja buzë?
Që më ha,e ka një shkak:do një tjetër të takojë
sa mbi tënden e vë”fap”,nuk ha më e më pushoj.

Tani “vallen” sa e nisa,do kërcyer gjer në fund
E bitisa,e bitisa me lezeten se nuk mund…
27 shkurt 2004
14.”Vrava” për “vetëmbrojtje”
M’u shfaq,papritur,një bukuri që të”vretë”
Dhe qeshë i detyruar të bëja” vetëmbrojtje”
Ndonjëherë,s’paska faj ai që vret.
Besomëni dhe mos ma merrni si”punëloje”

Nxorra “biçakun” dhe mbi të qëllova
(thashë që e bëra për “vetëmbrojtje!”)
Në atë e “gjakosa” dhe vetë plagë mora
Pse qysh kujtoni do rrija”jashtë loje?!”
28 shkurt 2004
15.Pse?
Pse më rri kokulur,sikur ke bërë faj
Fol,o syri i bukur,se s’e kam kollaj
Dua veç një fjalë,të ma thuash me gojë
Se s’e mbaj dot mall,ditë e natë firoj.

Po firoj e thahem,nga që ty të dua
Mëdysh sa s’po ndahem,nga një fjalë që s’thua
Hape atë gojë,mos më rri kokulur
se të dashuroj, a dëgjon e bukur?
3 shkurt 2006
16.Mbyllur brënda
Myllur brënda nga stuhia
Dhe nuk dalim dot
Duket “zëmëruar” Perëndia
Po hakmerret sot

Se s’është parë shi i tillë
Që të bjerë kështu?
Nuk është shi,po qe mënxyrrë
Të besoni ju!

Mbushur rrugët plot me ujë
Ndalur janë makina
Që nga qielli ranë “kërcunjë!”
Shiu ia bëri prima.
3 shkurt 2006
17.O mendime
“O mendime,o mendime
E kam pisk me ju mendime!”
T.Shevçenko
O mendime!O mendime!Gjithandej me ju!
E kam pisk me ju mendime:Ç’më bëtë,ububu!
Asnjë punë nuk kam mbroth,nuk më lë shëndeti
Dhe kjo gjendje krejt më”lodh”:i hidhur kurbeti!

Edhe gjumë nuk fle reaht;gjumin fle me ëndrra
Gjumi im shkoi,u çartë:gjumë,të hëngri tënja!
Zë e hahem shpesh me veten,për të gjetur shkakun
Dhe s’e fal,s’e fal veten:ç’të falë?Torollakun!

Që i mori drreqi trutë mu në moshë të vonë
Tani mendtë s’ia hanë as qentë:gjeti çfarë kërkon!
RReh e rreh të dalë në kut;s’i rri mirë kapelja
Se i erdhën në vend trutë,po u dogj tenxherja.

Se nuk mban më ujë pilafi,mori rrokullimën
Ndaj dhe gjumi im çarti;pisk me ju,mendime!
8 shkurt 2006
18.Në varrimin e F.RReshpies
Asnjë nga shtetarë tek varri i Poetit
Ajme!Sa turp që është!Sa turp!
Braktisja e Poetëve është marre për shtetin
Shtet!Tash haje turpin me bukë!

Turp për ty,o zoti kryeministër
Që njihesh si i apasionuar pas letërsisë
Këtë turp s’e mban asnjë regjistër
Dhe e mbyll duke thirrur:Turp!Turp!Bizz!…
20 shkurt 2006
19.Në dritare
Në dritare pret behari
Pse çuditi?Pret Sherjari!
Më ka dashur,e kam dashur
Unë i plakur,ajo plakur.

Unë i plakur,ajo plakur
Porse mallin kemi ruajtur
Mu si zjarr gjithmonë të ndezur
Jemi dashur,sado fshehur.

Edhe shkuan disa dekada
Por ja:malli nuk u shuaka
Vitet ikin,malli shtohet
Malli i parë nuk harrohet.
17 shkurt 2008