1.Poetët hermetikë
Poetët hermetikë që kam njohur në kohëra
Ma mbushën kokën me shmë të panjohura
S’lexoj poezi,po sikur bëj algjebër
Pse më duken si”Ufo” që vijnë nga një planet tjetër?!…
1 shkurt 2003
2.E lexoj poezinë…
E lexoj poezinë e një iks poeti
Dhe bëhem pak rrëmujë
Si me punën a tij mullirit:
-Mulliri mirë prej ere,po nga i hyn ujë?!…
1 shkurt 2003
3.Mos kujto
Mos kujto se të besoj më!
Se u dogja prej qullit dhe i fryj kosit
Kush u dogj njëherë,nuk ndizet më
S’u besoj më lajkave të erosit.
1 shkurt 2003
4.Mos më bëj karshillëk!
Më thuaj që di shumë gjuhë.Je poliglot!
Gjasme je shumë i zoti e kokën e ke plot!
Kur ty të pillte kau,mua më ngordhte lopa!
Lufta e kllasave më”vrau”(ti bridhje nga Europa?!)
Ndaj,të lutem,mos më bëj karshillëk!
E ke pak që të të them:jazëk!
4 shkurt 2003
5.Qerrja
E kini vënë re?Qerrja qan e bën krriu-krriu
Qetë e tërheqin,kinse ajo vuan?!!!
Kjo qarje si qerrja ngjet dhe tek njeriu
Jo tek çdo njeri,por ndonjë si pak,veçant
Shikoni ata që,tash,kanë zbritur nga kali
Krriu-krriu si qerrja(s’pushojnë së qari!)
Sado që prapë janë mirë,qajnë edhe qajnë
Qetë veç tërheqin,po”qerret” po vuajnë.
4 shkurt 2003
5.Do mend biznesi?!
Një bashto nga ata që u majmën pa pandyer
Më thotë mua,të humburit,do mend biznesi!!!
Zverkun të trashë mu si dem patredhur
Dhe shtriqet e shtriqet,sa shqyhet së qeshuri.
D.m.th.,sipas tij,unë jam kaqol
Që nuk di asgjë nga bota e biznesit
Dhe s’kam si mos nxehem me këtë palohorr
Që akoma s’e di se ç’është rregulla e treshit.
Po ja që s’më pëlqen kjo punë e pistë:
O burra të hidhemi të marrim gjënë e “tjetrit!”
Dhe ka pak të drejtë:a s’mbeta në bisht?
Se kjo botë e pistë është e mirë për dreqërit.
4 shkurt 2003
6.Jam i lodhur
Jam i lodhur nga jeta.Se si mos jem i lodhur
Për mbi 40-vjet e ca unë dhashë mësim
Edhe qen po të isha,tri herë kisha ngordhur
Ndaj çapit ngadalë ,pak si me përtim.
Kthej kokën prapa dhe kujtoj të shkuarën
Teste-teste nxënësit më vijnë parasysh
Kurrë gjatë punës nuk pata të mbarën
Lufta e kllasave më qëndronte skiç!
Ndërsa unë punoja,dikush veç kollitej:
-Pse e mbani këtë,ende,në arsim?!
E kjo “luftë” e kotë nga unë hiç nuk shqitej
Dhe ma ktheu mua jetën,pothuaj,si pelin.
E,s’do mend,nga “lufta” ca më shpejt u thinja
Në se krejt s’më vrau,por ca më plagosi
Ndaj them jam i lodhur dhe hiç unë nuk shpika
Ajo kohë e keqe: më lodhi,më”sosi…”
4 shkurt 2003
7.Borxhi
Askujt nuk i kam borxh;veç djalit tim!
Dua që dhe atij,borxhin unë t’ia kthejë!
Në vdeksha,pa i kthyer,do e quaja mallkim
Borxhi është i rëndë!Borxh! Të urrej!
4 shkurt 2003
8.Vdekja e astronautëve
7 yje u shkëputën nga qielli
Dhe ranë si diej të bukur,pikëllues!
Dhimbjen e madhe e ndjeu krejt Planeti
Humbja:e papërshkruar;nuk di në ç’masë ta fusë.
5 shkurt 2003
9.Së fundi
Së fundi;më nuk më shkrove
(zotimet u shumëzuan me zero!)
Dhe nga unë,tash,notën e more:
Këtë notë shumëzoje me zero!…
5 shkurt 2003
10.Tani
Tani,e dashur,që jemi në moshë të tretë
Jemi bërë si “Binjakët siamezë!”
Secili çarçafin tërheq nga vetja e vetë
Fajin njëri-tjetrit ia hedhim në mëngjes.
5 shkurt 2003
11.Syri lakmues
Ç’ma hedh kështu atë sylakmues
Që dashuri s’ka,po vetëm neps
E njoh mirë unë epshin tënd tundues
U dogja njëherë;më s’të zë besë.
5 shkurt 2003
12.Një poeti “moderrn?!”
Kur lexoj një poezi,
Unë nuk dua të kërkoj”Fillin e Arjanës”
As në labirinthe a fjalëkryqe të zbërthej
Se tek poezia jote më erdhi mendja anës
Aq sa gjithë poezinë e hodha tej.
Futem në hamendësira a probleme racionale
Ç’është ky aluzion me kaq”kode” të fshehta?!
Pse,i dashur poet,bota s’është kaq”barbare”
Sa vargjet t’i “mbyllësh”,t’i kthesh në teorema?!
6 shkurt 2003
13.Drejt vendit tim
Më thonë:-Mos hajde!(nga andej).Mos shko!nga këtu.
Se atje ka terr,korrupsion dhe varfëri
Asgjë s’më trëmb;miq më prisni ju!
Për asgjë nuk pyes,sa për ty,Shqipëri!
S’më trëmb mua terri,varfëria,korrupsioni
(e di që një ditë,këto do të marrin fund!)
Në u zgjat,o miq,kaq shumë tranzicioni
Faj ka politika që polli këtë llumb.
Por le të bëhemi ne ,nismëtarë të progresit
Këto blana nga vendi,ne le t’i mjekojmë
Në udhën time të shpresës,feks dielli i mëngjesit
Që s’e bien të huajtë,por duart tona blatojnë.
6 shkurt 2003
14.Kronika e zezë
E kur do të sosesh,moj kronikë e zezë?
E zezë si vdekja!Ma shpall,ma shpif!
Kur një kronikë si ti,ta fut në varrezë,
Do ngopem me gaz,me jetë,me dritë.
6 shkurt 2003
15.Vitet e ikjes
Plagët që m’u hapën nga vitet e ikjes
I mjekoj me metaforat e Ali Podrimjes.
7 shkurt 2003
16.Politikanët i kemi të zgjuar
Janë të zgjuar politikanët tanë
Dhe nuk ke si të mos u kesh atyre zilinë
A nuk qenë këta që desh bënë një kasaphanë
Kur Jugu,për pak,desh u “ndesh” me Verinë?!
S’do mend që kështu ndodhi.Këtë s’e harrojmë
Ata në kulisa qenë,po ja që ne i pamë!
Në krye prapë i kemi.Po dhe vet për ta votojmë
Dhe,pse t’u hamë hakën?Të zgjuar ata janë!
I paçim sa malet!Më në fund,unë them!
Bënë si deshën: bënë edhe gjëmë!
Po,në është krejt kështu, si unë po them
Si është e mundur që një gjëmb s’u hyri në këmbë?!…
7 shkurt 2003
18.Alternativat e ngjyrës së kuqe
I kuq është gjaku-gjeneratori i jetës
I kuq është faji që skuq faqen time
I kuq flamuri ku bëj besa-besën
Në ndokush,papritur,sulmon tokën time.
I kuq është dhe trëndafili i madh i dashurisë
E kuqe lulëkuqja që mbinë nëpër ara
Por si e kuqja që më vë përballë fajësisë,nuk ka;
dhe këtë alternativë vë përpara.
7 shkurt 2003
19.Çeku i bardhë
Kur shpirtin e kishim të vrarë,
Na u zgjat “Çeku i bardhë!”
Dhe qe si oaz ku do pinin buzët tona të etura..
Por,sa zgjatëm buzët tek ky”oaz?!”
Befas,”oazi”,u kthye në mirazh…
11 shkurt 2003
20.S’qenkam i zoti
S’qenkam i zoti që të marrë kthesat
Makinën e tranzicionit dot nuk e ngas
Varda mbi mua,s’më ndahen ankesat
Sa duket,sikur unë,jam i humburi i dynjasë.
Pse?-më thonë nuk bëre si të tjerë
Se qe në pushtet e të nxirje fitime!
Se bëra,-u them,- se kam erz e nder
Të rroftë nderi ty!-ma pret mikja ime.
E,pra,në këtë kohë të keqe,s’qenkam i zoti
Dhe mbeta për ibret: me gisht në gojë!
Më thonë të tërë:-Je njerikoti!
S’më kursen askush:më skuqën me bojë.
Por s’e çaj kokën për iks a ypsilonin
Dhe ja tek jam,ashtu si kam qenë
S’jam i zoti që të bëj kameleonin
sa për xhambazët,të gjithë i nëmë.
11 shkurt 2003
21.Në se dashuria
Në se dashuria është lumë ndjenjash,
Unë nuk rri në breg,por zhytem në të
Në se dashuria iu ngjanë luleve të prnaverës
që nga puhiza çelin një nga një,
Unë s’bredh lule më lule,e të dalë ku të dalë
Po zgjedh lulen time:të kuqe a të bardhë.
14 shkurt 2003
22.ZHgënjim
Në jetë s’jam zhgënjyer pak herë
(se pjesë e jetës është dhe zhgënjimi!)
Po,kur një”mik” më kafshoi pa pandyer,
Atëherë e kutpova se sa i madh është zhgënjimi.
14 shkurt 2003
23.Pesh a e fajit
Pesha e fajit është në përpjestim me moshën
E kalon gjithmonë peshën e trupit:
Sa më i madh të jesh,aq më i madh është pesha e turpit.
15 shkurt 2003
24.Vdekja e Kozetës
“…15-vjeçare,për 10 orë u mbart mbi vig dhe
vdiq nga apadesiti;ndërsa kryeminsitri dhe ministri iç(shendetësisë) dekorohen”
nga shtypi
Hiqe dekoratën,zoti kryeministër!
Se vdiq Kozeta 15-vjeçare në Vermosh:
Flake dhe shkele me këmbë,o ministër,
Të vdesësh nga apadesiti a s’është paradoks?
Ku është shteti,ky gjumash i neveritshëm?
Për shtetasit s’kujdeset,po fle e bën pallë!!!
Flakini dekoratët se jini të pështirshëm
Përversiteti juaj vërtet që ma shpall.
Bukuria në malësi prapë po vret
Si në kohën tënde,i pavdekshmi Migjen!
Përmendore e turpshme,për ty,shtet!
Kjo 15-vjeçare si një anatemë.
Se emër tjetër hiç nuk meritoni
(t’i lësh shtetasit veç në dorë të fatit?!)
Pushettin që kini,ju e turpëroni
Kamabanë i bëj vargjet:i tund prej inatit.
6 mars 2003