1.”Vullkani”
Shpirti im është bërë vullkan
Është gati të shpërthej
Vetëm Alba vjen e shuan (1)
Se buzëqeshjen do t’ia kthejë
Pastaj seç emarrë da-da
Me karrocë atë shetis
Dhe “vullkani” krejt u shua
Llava e tij u arratis.
1.Alba-ime mbesë
14 shkurt 2001
2.Shën Valentin
Shih sa çifte që po puthen
Nëpër rrugë a trotuar
Për 7-qejfe dhe hiç s’tuten
As për rregull a moral
Sot është Dita e dashurisë
Dhe i thonë Shën Valentin!
Pse shqyen sytë prej habisë
O mor zoti,Përparim?!
Puthen ngeshëm nëpër sheshe
Puthen-puthen nëpër rrugë
Shkëmbjenë puthje e peshqeshe
Pse mos jem i ri dhe unë?!…
14 shkurt 2001
3.O moj vajzë nga Libofsha
O moj vajzë nga Libofsha
S’të haroroj ,o moj,mos qofsha!
S’të harroj vetullën e prerë
Që e putha protoherë.
Më sajdise,të sajdisa
Edhe pak,moj,u mbollisa
Sosa një”punë” që nisa
Se e madhe qe”psonisja”
24 shkurt 2001
3.Çoçërri
Po qan çoçërri i Lasgushit
në një ferrë a në një shkurrë
Por një lot më rrëmbushi
Dhe m’u bë sikur-sikur
Sikur ja :foli Poeti
(Si i gjallë m’u shfaq mbi stap!)
Ik,-më tha,-nga kurbeti
Në Shqipëri nisu me vrap!
24 shkurt 2001
4.”…si e ke plakën?”
-E,plakush,si e ke plakën?
(mirë,moj mirë,të hëngsha darkën!)
Edhe tak vërvit”kërrabën”
Ma vërvisje nëpër këmbë:
Medemek,që nuk ke dhëmbë.
Pra,s’i dal dot”asaj pune”
(më thuaj ti,moj firaune!)
I madh është provokimi
Dhe s’duroi,moj,Përparimi:
Një ditë seç të ndali pak
Të tregojë që nuk është plak!
Tash s’më pyet se si kam plakën
Se ta theva unë”kërrabën”
25 shkurt 2001
5.Bie shi
Bie shi përjashtë dhe mbeta brënda
Mezalla s’e dilet jashtë.
Po ja tek kalon ballargjënda
Dola se shiu “pushoi” në çast.
7 shkurt 2002
6.Mos u mundo
Mos u mundo të më mashtrosh me lajka
Se egjrën për grurë nuk e marë
Nga kali kam rënë;u plaka
Kush u dogj njëherë,më s’merr zjarr.
7 shkurt 2002
7.Miku dhe vëllai
Mikun e zgjedh vetë,vëllanë ma bën nëna!
Në e zgjdh të keq,fajin ma ka mëndja!
Por ç’t'i bëj vëllait?Atë s’e zgjedh dot
Të mirat për vete;turpin e ndajmë tok.
11 shkurt 2002
8.Shiu i butë
“Shiu i butë?
Lag të marrë e të qutë!”
Populli
Si nuse e ngeshme që bën tualet para pasqyrës
Tërë natën e natës pikë-pikë,ra shiu i butë
S’çuditem me këtë fenomen të natyrës
Le të bjerë kështu se dëm nuk bën gjëkund.
Se një shi i tillë s’i bën dëm lulkuqes
( ak vallë gjkundi një lule më të brishtë?)
Në e krahasova me tualetin e nuses
E bëra për të thënë se është i xhevahirtë.
11 shkurt 2002
9.Mosha e tretë
Dhe,tani,në moshë të tretë
Ti seç ruan një zjarr të fshehtë
Këtë zjarr e ke nën sy
Djeg më shumë,prushi nën hi…
11 shkurt 2002
10.Gjinjtë e tu
Gjinjtë e tu,kërcejnë përjashta
Po më futin dreqin brënda
A,të qafsha,moj,të qafsha
Nuk e sheh që më zu cërma?!…
Janë si mollë varur në degë
Janë si dardhë apo si shegë
Janë si janë,po mua ma”shpallën”
Se të vdekurin,ata ngjallin.
11 shkurt 2002
11.Nuk ka faj ai që”vret?”
Nuk ka faj ai që”vret”
Po ka faj ai që”vritet”
Se më je si një rrëmet
Se më vrave,moj,me hiret.
Se më”vrave”,moj, me hiret
Se më ftojnë për një delir
Ja e sheh:faj ka kush”vritet”
Dhe nuk flas si një i pirë.
11 shkurt 2002
12.Cigania
Cigania me sy të zesë si qymyri
Nuk di ,pse kaq shpejt,në zemër më hyri
Në zemër më hyri,nga zemëra s’më del
E shoh me sy dhe gojë unë nuk çelë.
Pra,gojën s’e çelë sikur jam mehit!
Mos di kjo Cigania gjë nga “magjitë?!”
S’ka si të jetë ndryshe:më vrau me të parë
Pa pikën e turpit,pas saj bredh manar!
Po ju pse çuditi:-Po bredh pas Ciaganes?!
Pa shiheni me sy!Të vjenë mëmdja anës!
Se syrine zi ta ngulë si shigjetë
Të vdekur të lë;të ngjallë,në do vetë…
14 shkurt 2002
13.Pa shaka
Mirë llërët jashtë,po gjoksin pse zbuluar
Pse më fut mua djallin(sa për t’më ngacmuar!)
Po fundin nga pas dy gërshërë të çarë
Apo ke vendosur,t’më ndjellësh manar?
Pak nga pak i pashë(si moj mos i shihja)
Dhe më zuri etja,më dhe gjinë ta pija
Më hipi fuqia,u bëra me krahë
Pas” pijes”,dua “ngrënie”":e kam pa shaka.
14 shkurt 2002
14.Pse
Pse më fut mua në telashe,
Moj kurrize e barkjashte?
Mos kujton se jam prej guri?
Shkoi e vate nga unë burri
Se të shoh,e më s’duroj
Se s’jam gur,të thashë,moj!
Po edhe guri kështu çahet
S’ka faj burri që nuk mbahet
Se ta dish,o moj barkjashte
Nuk duroj kaq shumë telashe
Edhe hidhem të pushtoj
Se të thashë që nuk duroj.
16 shkurt 2002
15.Dy pishat e zeza
Me dorën e tij i mbolli Tolstoi
Dy pisha të zeza në Jasnaja Poljanë
Që prej atëhere shumë kohë shkoi
Medet!Dy pishat e zeza u thanë.
U ngrit na Moska sivilkulturisti Selman
Dhe erdhi në Shkodër;shkuli dy pisha të zeza!
I çoi dhe i vuri në Jasnaja Poljanë
Që amaneti i Kontit mos humbte në varreza.
Blerojnë dy pishat e zeza në Jasna Poljanë të Rusisë
Po rrënjët,ama,i kanë prej Shqipërisë
Në u thanë ato dy pisha që mbolli Konti
I”njomi” igjinieri i pyjeve:Selman Lameborshi!
16 shkurt 2002
16.Tutje-t’hu
Tutje-t’hu sikur ke punë
Po me sy çfarë ke nga unë?
Tutje-t’hu po dëng me sy
Ah,më plaçin që të dy!
Se s’duroj kur sytë m’i ngul
Një mendim më vjen,më shkul
Vjen më shkul,më ngre nga vëndi
Syri yt,moj,seç më “hëngri”
Seç më”hëngri”,seç më”sosi”
Opopo,moj,ç’më dreqosi!
Dale-dale,syri bukur!
Të kam puthur!Sa kam puthur!
18 shkurt 2002
17.Dekolteja jote,e rëndë
Dekolteja jote e rëndë
më heqë peshën,më bën pëndë
Ndërsa syri im dëng
Shkon e bredh vënd e pa vënd
Gati”nudo” si jetime
Syri copë e bie thërrime
Bie thërrime copa-copa
S’dua kështu të shphë bota!
Se çfarë sheh nën dekolte
Edhe mëndja atje,de!
Dhe mahnitet;s’ka se si?
Ulet shesh “pi” tëndin gji
Pi e pi edhe nuk nginjet
Për diçka tjetër i kihet
Dhe e gjen,bën pak “zarar”
Sado “pirë”,po dol me”qar…”
21 shkurt 2002
18.S’kam qenë nga të parët
Nuk kam qenë nga të parët
Po as nga të fundit.
Dafinën e lavdisë nuk e meritoj
Po kjo s’do të thotë që lavde t’i thurrë llumbit
Që si kancer galopant demokracinë e kafshoi.
Nismëtarët e demokracisë unë i mbështeta
Se natën e gjatë mesjetare e vranë.
Renda me ta se më thërriste shpresa
Por shpresën ma përdhosën ca sharlatanë
13 shkurt 2003
19.S’jam i kënaqur nga jeta
Kjo jetë që po bëj, aspak s’më pëlqen
Sa vij e po trashem,me zverkun si dem!
Tërë ditën e ditës veç kotem e kotem
Sado i papunë,po duket sikur “lodhem?!”
U “lodhke” pa punë dhe dita sa zgjatet
Kështu,siç them unë, s’më duhen llafet
S’di kur do marrë fund,kjo jetë kaq e”bukur?!”
Se dua të marrë fund,dhe mbeta duke u lutur.
29 janar 2003
20.Kaseta
Një miku im ,njohur ka ca kohë,nga Berati
Më solli një kasetë me këngëtarë nga Përmeti
Të them të drejtën,më iku mërzia dhe marazi
Marazi më iku siç m’u largua kurbeti.
M’u mbush shtëpia me këngë shqiptare
Me vëllezërit Curri a Mentor Xhemali
Pas tyre dhe unë këndoja,hidhja valle
Dhe nuk mbahesha se lumë v