Rrëfimi i një mjeku
Tregim
Tek shetisja me mjekun X…,kirurgu më i mirë dhe më i vjetër i qytetit tonë,nga trotuari përballë,dikush më përshëndeti.Ia ktheva përshëndetjen dhe doktori me tha:-Pse e njeh atë ti?Po,-ia ktheva.kam gati 50-vjet që e njoh dhe kam edhe një histori për të treguar.Histori…,përsëriti si nëpër gojë miku im,po çfarë historie…se edhe unë kam jo një,po disa histori.Më mirë,-më tha,-futemi atje tek cepi i klubit dhe i hapim kartërat.E thënë,e bërë.
* * *
Fillova unë.Ka qenë aty nga fundvitet ‘50 kur unë fillova punë si mësues në fshatin e Sokratit(se Sokrati më përshëndeti nga trotuari përballë!) dhe,ky(Sokrati)asi kohe punonte si brigadier në kooperativë.Qe burri i zgjuar që nuk ia hante qeni shkopin dhe brigada e donte.Veç kësaj,kishte standarttin më të lartë të jetesës në fshat:kishte dhoma të mobiluara dhe edhe në dhomën e miqëve kish dy krevate me sustë,në një kohë që në gjithë 5-6 fshatrat ekooperativës s’kishte një krevat për be.Gjithmonë flas për një fshat të thellë myzeqar në mesviteve ‘50.Pse kish një standard të tillë,kryesia e kooperativës miqtë e sërës së lartë që duhet të kalonin natën në fshat,i çonte për të bujtur tek Sokrati.Një natë,fshatin e nderoi me praninë e tij,sekretari i parë i rinisë së rrethit,një pusht i madh.Ky,shoqërohej,nga një “komosomalase” ebukur nga fshati,që,pushti,e kish marrë me vete si aktiviste për të folur para rinisë kooperativiste..Elbete,nata e zuri(qëllimisht nuk iku,sado që kishte makinë!)në fshat dhe për të fjetur,e dërguan tek Sokrati..I prita,-më tregonte të nesërmen,-me gjithë të mirat.E shikoja mikun që mezi priste të flinim.Pasi hëngri dhe piu mirë,më tha:-Shoku Sokrat,ti je përfaqësues i denjë i fshatit të ri socialist.Dhe,ja ta marrë vesh dhe Lena(ajo,komsomolja,pra)unë do shkruaj një artikull për ty,se në gjurmët e tua duhet të ecin dhe të tjerët.E kuptova ku ma kishte hesapin dhe thashë me vete:-I ke bërë hesapet pa hanxhinë,sekretar.Ti kujton se Sokrati ha bar.Jo,gavnjehesh,mos kujto se jam kjo,Lena apo ato Lenat e tjera.Se tek molla e kuqe i kish dalë nami atij pushti për pushtëllëqe.Mbaroi edhe darka dhe i them sime shoqeje:-Merre këtë çupëzën dhe flini andej nga dhoma jonë.Miku kur dëgjoj këtë,sikur kish përtypur okllainë,më thotë:-Shoku Sokrat!.Ne jemi komunistë dhe shquhemi për moral.S’ka pse të vejeë të flejë me tët shoqe,Lena.Aha,- ia ktheva,- e kam adet,unë,o shoku sekretar,me mikun fle dhe gëdhihem.Graria me grarinë.Ashtu?!-bëri pushti.Dhe tërë natën as që mbylli sy..Ia lashë”pushkën” ndezur,-përfundoi Sokrati duke qeshur.Më sekretari i parë nuk u pa në fshatin e Sokratit.Se u hap fjala dhe mori gardhin si kungulli.
Doktori,sado që nga natyra është pak nopran,qeshi nën buzë.Unë e mbarova pjesën time,tani e ke ti radhën,-i thashë.
Ëhë,unë,sikur mëdyshes doktori.Dëgjo,- më tha,-këtë që do të tregoj ta mbash për vete dhe jo ta bësh këmborë për fshatin.Pse,-ndërhyra,-ka ndonjë gjë diskrete?Përgjithësisht,jo.Po,megjithatë,-vendosi ai,-bëj si të ta thotë mëndja.
…Ka qenë mesviteve ‘70 me sa më kujtohet.Në sallën e operacionit,në një orë të vonë të natës(apo s’qe natë dimri?!)paraqitet një urgjencë.Dhe çfarë urgjence:ngatërrim zorrësh.Operacion i rëndë.Dhe kur,për vete,po më grinte një gur në veshkë,i cili mend po më përpliste.Megjithatë,detyra më thërriste.E futën dhe fillova opercionin.Kishte ca zorrë të gjata,të zeza që çfarë të them?!Fillova nga pastrimi(se pse të ngatërroj me terma shkencore)dhe,në afërsi të mëngjesit,me shpirt në dhëmb(dhimbjet po e rritnin kurbën)se kirurg tjetër s’kishte,e mbylla..Mund të punoja dhe më mirë,po lodhja më mundi.Aq më tepër që,sa do të gëdhihej,do nisesha në glinë..-Si ta ketë nga Zoti,-mendova për një çast.Bëra aq sa munda.Dhe ika në mëngjes heret.Pas dy javësh,u ktheva dhe pyeta për atë urgjencën e asaj nate.Infermierja më tha:-Shpëtoi.Është shëndosh e mirë dhe nuk të lëshon nga goja.Atij i jam borxhëli,-thoshte.Do t’ia gjej shtëpinë se nga ai e kam dhe jetën..Sa u gëzova për këtë lajm të mirë,aq edhe në ndërgjegje ndjeja një si boshllëk,se nuk duhet ta lija në mëshirë të një tjetri kur specialistë të mirëfilltë në spital nuk kishte.Po jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër..Do të thuash se ç’ndodhi më tutje?Këtu është edhe bukuria!Unë dëgjoja me prudencë.Dhe vërtet erdhi dhe ma gjeti shtëpinë.Qe nata e vitit të ri.Kish sjell dy gjeladeti të therur dhe një kaçile me vezë.-Çfarë bën?-ndërhyra.Mua,- i thashë,-nuk më mungon gjë.Aha,doktor,të m’i hashë gëzuar dhe të të bëjnë mirë.Ti nuk më këkove gjë,po kur mendoj se mund të kisha ikur nga kjo botë,këto nuk janë gjë fare.S’kisha se ç’bëja:i pranova.Mandej,hyra në bisedë me të dhe kur më tha se ishte nga fshati N…ku unë për ditë pushimi shkoja për gjah(se doktori ishte gjahtar amator!),ai më tha:-Të vish kur të duash qoft edhe me shokë.Shtëpia ime është edhe jotja.Dhe iku.Pasi kaloi viti i ri,i hipa motorrit dhe drejt e në N…Pyeta për shtëpinë dhe egjeta.Më hodhi duarët në qafë ai,e shoqja dhe dy fëmijtë çupa dhe djali.Dhe që atëherë,u bëmë miq.Një ditë erdhi më takoi në spital.Ndër të tjera,më thotë:-Dëgjo,unë një djalë kam.Për shkollë s’para ia thotë,po a ke mundësi të ma rregullosh në kurs të shoferave(kurset qenë me miqësi dhe vazhdonin një vit!)..E ç’e kisha unë një regjistrim për në kurs tëshoferave?!Ia bëra mikut këtë”nder”.Gjithmonë,për vit të ri,nuk më ndaheshit peshqeshet:Shto edhe vajtjet e mia të ndëndura për gjah.E mori patentën i biri dhe,kur do shkonte ushtar,i thashë atij të degës që ta dërgonte në batalion transporti që taushtronte zanatin.Kështu dhe u bë.U lirua djali dhe miku erdhi përsëri:-Doktor,se mos ma regullon gjëkundi me ndonjë ndëermarrje shtetërore se ti e sheh vetë se si po vete puna në kooperativë.Ia rregullova..MË tutje:shiko se mos më bën pashaportizimin se atë djalë kam dhe vetë,siç e sheh,po plakem.Edhe pashaportizimin ia rregullova.Po vallë,kush ma prishte mua në këtë qytet ku kam 40 vjet kirurg,pa patur qoft edhe një dështim?.Më vonë qe dhe më e bukura(gjatë kësaj kohe shtoheshin dhe peshqeshet,pse ta ha harram?!),doktor,-më tha,- ti ke bërë aq shumë për mua,po sikur të ndërhyje t’i jepnin çunit një shtëpi se edhe sapo e kam fejuar tani.Sado që kjo puna e të dhënit shtëpi qe pak me spec,unë bëra si bëra,dhe drejtori të cilit i kish bërë një opercion në stomak(është miku im edhe sot)i dha shtëpi.Gëzimi i madh i Sokratit.Aha,- tha,- doktor nuk kam për ta harruar kurrë këto që ke bërë për mua.Dhe,kështu,erdhi familjarisht në qytet.Ka mbi dhjetë vjet që nuk është parë më.Tani e pashë që të përshëndeti ty dhe m’u kujtuan të tëra..U duk sikur u çlirua nga një barrë që e mbante mbi vete.Se ky kirurg i mrekullueshëm,me ca duar të vogla,si duarzonje,njihet në tërë qytetin si një tip,pakëz i ftohtë,që rrallë zë miq,por si kirurg i ka duarët të arta..Tani u ndodha unë në udhëkryq:kishtë të drejtë doktori apo ai pacienti i tij,që më përshëndeti mua.Megjithatë,unë nuk e shtroj këtë si problem për zgjidhje,por po e sjell ashtu siç u rrëfye nga goja e doktorit dhe,sa për vete,nuk e gjykoj aq shtrembër atë fshatarin pragmatist që arriti atje ku synonte dhe,në e preu rrugën për tek miku,me aq sa e njoh unë,jo se ai është bukëshkalë,por se pensioni i tij prej fshati dhe i të shoqes,nuk i dalin jo për dorovi jo dhe jo,por edhe për të shtyrë ditët e prapme..Se tani,miku im,i ka kaluar tetëdhjetat
dhe nuk i mban dot premtitmet.Se po të lanë për prift,bëhesh dhe dhespot.NGa turpi,- them unë,-nuk troket më tek dera e mikut të parë.Megjithatë,ç’hamendësoj unë,nuk është aksiomë por hamendje dhe aq..Dhe së fundi,të më falë kirurgu i nderuar,se me këtë rrëfim asgjë nuk humbet nga reputacioni tij.Dhuratat janë njerëzore dhe aspak fyese që ta rrëxojnë dinjitetin.Sa për vete,unë ndjej një si gëzim kur i dhuroj dikujt diçka;dikujt që i detyrohem.Duke e mbyllur këtë rrëfim timin,them se fukarallëku ta bjerrë disi karakterin dhe,ç’është më e keqja,të bënë që të humbësh edhe miqtë.Apo jo?!…
19 maj 2008.