Rrëfenjë nr.2
“Kur “mbështetnim” Alo Qosen?!
Kujtimit të njeriut të mirë,
Muhamet(Babi) Klosi
Alo Qose ka qenë një fshatar nga Sojniku i Gramshit që,pse punoi mirë si brigadier(e kam fjalën për vitet e kohës së diktaturës së proletariatit?!),u bë kryetar kooperative.I hanin duarët për punë dhe,sado që qe kryetar,bënte afër 100 ditë të normuara në prodhim drejtpërdrejt si punëtor .Dhe kaq nuk ish pak.Partia dhe Enveri e bën këtë shëmbull në gjithë vendin dhe kudo provokohesshin mbledhje,sidomos,në kolektivat e mëdha me qëllim që kjo”nismë” të bëhej mbarëpopullore.
Së pari,nuk kam asnjë qëllim të keq në këtë shkrim ndaj personit Alo Qose,i cili,padyshim,nuk sillet nga unë për ta diskriminuar atë.Jo.Unë e sjell këtë rrëfenjë për të nxjerrë në pah,shpirtin altruist dhe të pastër të një njeriu të mirë,të një babaxhani do të thosha,siç ka qenë ky,Muhamet Klosi aliaz Babi siç njihej nga fierakët.Them siç njihej se,mjerisht,iku shumë i ri nga jeta.Qe punëtor duarartë dhe,kur niste një punë,nuk pyeste për orar,po do ta mbaronte,pa një pa dy.Dhe nxehehj vetëm kur e ndërprisnin nga puna.I dukej sikur e fyenin apo ca më tepër e shanin.Por ja që edhe në Fier,mbrriti nisma”Alo Qose!”.Partia kish vënë pompat me qëllm që kjo nismë të përkrahej nga kushdo.Do methënë,fjala ishte të punohej jashtë orarit të punës dhe,pakufizim,të dielave apo dhe festave.
Në azotik ku dhe punonte si mekanik Babi Klosi për të provokuar këtë mbledhje me rëndësi,kishte ardhur anëtari i Byrosë Politike,Pali Miska,që ishte,në atë kohë,edhe sekretari i parë i KP të rrethit.Prezenca e tij e bënte dhe më të ndjeshme atmosferën dhe pjesëmarrja duhet të ishte 100%.Babi(ndjesë pastë dhe t’i bëhet dritë atje ku ka rënë!)qe duke vënë në punë një makineri me rëndësi.Qe kredhur,i tëri,në graso,kur dikush(qe pak shejtan dhe ia dinte telat Babit)i thotë:-Lëre punën shpejt,me urdhër të drejtorit se ka ardhur shoku Pali dhe po bëhet një mbledhje me rëndësi,se një Alo Qose,punëtor në rafienri(kjo është ngjtur me azotikun në Fier)ka vjedhur nja dy dërrasa dhe po i bëhet gjyqi para kolektivit.Hajde,mos u vono.Dhe iku pa menduar për rrengun që i ngriti enkas.Babi gati turfulloi nga kjo ndërprerje e kotë.Dhe duke pastruar duarët që i kish me graso dhe varvolinë,tërë mllef hyri në sallën e madhe të mbledhjes,hodhi sytë abndej nga presidiumi dhe pa ia bërë syri tërr,tha:-More shokëni,po ç’është kështu?Pse një qenbirqeni,një farë Alo Qose vete vjedh dy dërrasa andej nga rafienria,dhe ne të lëmë punën kur nga partia dhe shteti na kërkohet plani për të çarë bllokadën imperialisto-revizionoste?!Sallën e mbuloi të qeshurit,kurse sh.Pali e harroi pozitën që kishte dhe ia dha dhe ai të qeshurit.Mandej,kur edhe sh.Pali,i doli e “pira”,e pyeti(mbasi u informua se Babi qe jo vetëm nga familje e mirë,por qe punëtor model),
-More kush të tha kështu për Alo Qosen?Babi e dinte mirë kush i tha,po iu përgjigj:-As që e njoha(qeshë poshtë makinerisë unë),por vetëm dëgjova fjalët që thashë dhe që duhet të vija në mbledhje.Sh.Pali,mandej,foli për nismën e Alo Qoses,mbështetjen që po gjente në popull e plot dokrra të tjera,Po mbështetjen më të bukur ia dhanë fjalët e Babit.Ndaj dhe unë e solla tek blogu im,si kujtim për atë shpirt të bardhë,me emrin Muhamet Klosi.Paqe mbi varrin e tij!
28 prill 2008
Rrëfenja