Poganiku (tregim)

Poganiku
(tregim)
Kujtimit të Orhan Jaupllarit
Në trevat e Skraparit dhe jo vetëm në to,celebrohet një rit.Është i lashtë dhe riti celebrohet kur lind një djalë.Për çupat as që bëhet fjalë.Lind djalë dhe ditën që i vihet emri,mblidhen zakonisht burrat dhe ritin e bekon babai i teqesë.Në mungesë të babait,këtë punë e bën një dervish.Ose ca më pak një njeri që merr vesh nga këto punët e Zotit.Ceremonia është e thjeshtë.Bëhet enkas një kulaç(ky quhet edhe poganik,pra)dhe serviret për pjesëmarrësit që,kurrë nuk e kalojnë numrin dhjetë;se dasmë nuk është,de.Burrat ulen shesh,këmbëkryq duke formuar dy rreshta përballë njëri-tjetrit,duke mbajtur duarët mbi pëqi.Drejtuesi i ritit(babai,dervishi a një që di dy ylyfe më shumë nga të tjerët),zë vend në krye dhe u drejtohet secilit me nga një pëshpëritje(se çfarë thotë drejtuesi,këtë-thonë-allahu e babaFetahu e di?!),si gjoja është i dërguar nga Zoti dhe duke iu drejtuar me këtë pëshpërimën,kjo duhet kuptuar se drejtuesi po sqaron Zotin lart,për këtë personin poshtë.Ky poshtë,vë duarët mbi pëqi,dëgjon me prudencë
(pra,bëhet sy e veshë duke u drejtuar nga ai!)dhe,sado që nuk di seçfarë i thotë Zotit drejtuesi,ky poshtë duhet të thotë me gojëplotë:-Amin!Domethënë,e ka marrë vesh ç’i ka thënë drejtuesi dhe jo vetëm është dakord me to,por dhe i bekon duke thënë:Amin!Drejtuesi pëshpërit çdo pjesëmarrës duke iu drejtuar me mimikë..Të tjerët:as gëk as mëk.Mirëpo vërtet do bëhej ceremonia po në fshatin ku zhvillohet ngjarja,për fat të keq,nuk kishte as baba dhe as dervish.Hall i madh.Aha,e gjeta,-thirri xha Dikja.Do ta këndoj Orhani bazubenë e poganikut.-Po unë nuk marrë vesh nga ajo punë,-u mbrojt Orhani.-Si,mor nuk dikërke?A nuk bëre ruzhdien në kohë të turkut ti,-sulmoi Dikja,E bëra,po jo për këtë punë.Hajt-hajt se e bën ti.Se ne të tjerët jemi qorra me syhapur.A nuk e di që ai që ka një sy është mbret në ata pa sy.Dhe kush ia priste xha Dikes.U ul Orhani në krye të dhomës,kurse burrat e tjerë formuan rrethin përballë njëri-tjetrit me duarët në pëqi.Orhani(ka qenë shakaxhi i madh!) së pari e filloi me xha Diken dhe sosi me të fundit.Të gjithë,në sinkron:amin!Pa silleni kulaçin)poganikun)këtu urdhëroi Orhani.E sollën dhe siç e donte adeti,e rrokullisi deri tek personi i fundit.Ky e riktheu duke e rrokullisur,përsëri tek drejtuesi.Çfarë emri do t’i vësh djalit,more Kasëm?-pyeti Orhani,duke mbajtur gazin..-Lulëzim!-u përgjegj Kasëmi.Epo ta gëzojë,-i dha fund riti t Orhani.E theu kulaçin në aq copa sa ishin pjesëmarrësit,u dha nga një copë secilit,dhe këta,tek e kafshonin pjesën e tyre,bërtisnin:-Ta gëzojë,Kasëm!Pastaj dolën të shpiheshin,në pritje të drekës që nuk vononte.Tek po pushonin,xha Dikja,iu drejtua Orhanit:-Pale po më thoshje që nuk dije?Ia kalove edhe babait të teqesë,ja për këtë copë kulaç që po ha.Orhani,si u largua pakësa që mos e kapte bastuni i xha Dikes,u rrëfye:-E dini se ç pëshëprisja atje?Të gjithë u bënë sy e veshë.-E filova me xha Diken…-A më ha mutin,o Dike! dhe e mbarova me të fundit.Ndërsa të tjerët nmuk mbanin të qeshurit nga kjo rrengë,xh Dikja turfulloi:-Uh,lanet paçë!Po kë zgjodha unë!Dajllin thuaj Dhe lëshoi kollonekthi bastunin,por Orhani iu shmëng goditjes.Kur erdhi dreka,xha Dikes i kishin rënë xhindet,por kjo pëshpëritja e Orhanit mori prrallën dhe tregohej gojë më gojë.Që nga kjo kohë do gjendesh,patjetër,me kohë një dervish a baba se më,mezalla se thyhej poganik gjëkundi për reth..
E sa për Orhanin që i kam kushtuar tregimin,ky pati fund të keq.Sado që shtëpia e tij në Përrenjas të Skraparit qe strehë për partizanët(aty do hanin bukë se ku gjetkë,në atë fshat),një ditë prej ditësh,në kohën e terrorit 1948,e arrestuan”se ke përkrahur ballin?!)(djali i të vëllait të Orhanit doli partizan,me shtysën e Orhanit),po ku pyeste diktatura?E arrestuan dhe e vranë pa i bërë gjyq fare.E hodhën nga shkallët me duar e këmbë të lidhura,duke lënë jetim 4 vajza e një djalë.Vetëm kur u shpalos e vërteta,komuna e Skraparit ku përfshihet edhe fshati Përrenjas,e shpalli Orhanin”Qytetar nderi”,se me qëndrimin e tij në luftë edhe pas,ishte nderi i zonës.
29 prill 2008