1.Si qenka jeta!
Obobo,si qenka jeta!
Ka përpjeta,tatëpjeta:
-Je i ri dhe ke fuqi
Të do gruaja dhe fëmijë.
Më pastaj…më pastaj
Mos pandeh se është kollaj?!
Në u plake dhe s’ke gjëkafshë,
Ik e zhduku!Mbathja,marrsh!
Mos kujtoni se po shtoj
Është kështu.Shumëkush provoi.
E çuditshme më është jeta
Djalë e vajzë:veçëse kuleta?!
Në s’ke gjë ti në kuletë,
Nuk ke vlerë.Je për ibret!
Në mos do që ta pësosh,
Mos e lërë kuletën bosh!
Jeta është veç interes
Është si”farsë”me disa pjesë
Asgjë s’shpika,veç çfarë shoh
Se unë shkruaj veç për çka njoh.
Le ta kesh ti kokën plot
Asnjeri s’të njeh për zot.
Respektohet veç kuleta
Ja,kështu,është e vërteta.
Mblidhe mendjen dhe kurse
Që mos bësh ti,olele!
Sidomos,në pleqëri
Do të duhet,o i zi!
Tash e thashë dhe e mbarova
Jetë,moj jetë,të provova…
1 prill 2003
2.Prilli i “telasheve”
Në “telashe” të futë prilli
Se të vjenë një gocë si ylli
Se të vjenë,po të ikë syri
Si t’mos ikë?Po qe për së miri!
Plakaruq,hiqem bandilli
Sado vajë më s’ka “kandili”
Ah,mor prill,të daltë syri
Nga ti më lojti fiqiri…
3 prill 2003
3.Nën fustan të hollë
Nën fustan të hollë,”lexohen nishanet”
Dhe më zë një kollë,mënd po shurdhoj lagjet?!
Ghë-ghë,me shkumë:më mbyti,më shoi
Ah,i mjeri unë!Ç’nishane pashë,moj?!
Tani që i pashë,mendja mbetë atje
S’ka më the,të thashë:gjumë hiç s’po fle!
Fajin ma ke ti:kaq të hollë fustanin?!
Si t’ia bëj,si ?Dua të “ha” nishanin!
3 prill 2003
4….dhe sot
…dhe sot erdhi,
dhe dje,edhe pardje.
Ditë edhe për ditë
E njëjta “mesele”
Vjen edhe shkon
veç merr kafe
Me kë s’kundon
Ç’mistere,vallë,fsheh?
E bërë është me dorë
Dhe sytë tanë e ndjekin
Si dash me këmborë:
Kafenë ka sebepin.
Sa merr kafenë,
Dhe kthehet nga erdhi
Ne vazhdojmë psenë
Gjegja zbrazët mbeti.
3 prill 2003
5.Dhe në mbetsha këtej pari
Dhe në mbetsha këtej pari,
Për arsye objektive
Asnjëherë s’m'u nda malli
Malli i madh në vite-vite.
Për gjithmonë me mua qëndroi
Dhe s’m'u nda as në gjumë
Nga ky mall dhe më firoi
Se e dua vendin shumë.
Se e dua vëndin shumë
Mall për miq edhe për shokë
Në çdo çap…edhe në gjumë
Unë me ta kam fjetur tok.
Them t’i hidhem oqeanit
O me pashë o me not
Se s’i vë fre dot mallit:
Nga ky mall,jam si ulok.
6 prill 2003
6.Ç’është ky mallkim?
Të gjithë botojnë,po unë vallë,përse?
Ky lajm s’më gëzon dhe e di pse?
Kam shkruar e kam shkruar,sa stiva-mal!
Asgjë s’kam botuar:të ndryme në sirtar?
Dhe pyetjes:përse?Ç’është ky mallkim?
Gjejgen ia di se,sepse,Përparim!
Se jam aq i varfër,një grosh s’kam në xhep
Shikoj buzëplasur(varfëria më ndjek)
6 prill 2003
7.Edhe kur të lë fuqia
E si qenka puna e robit,edhe kur e ka lënë fuqia
Prapë seç del nga “rruga e Zotit”,edhe s’pyet nga pleqëria.
Shpreh dëshira djaloshare,sikur,ende,është i ri
Rend me sy pas një sorkadheje,rend,or rend,pa një,pa dy!
Shih me sy se si e ndjek,e s’ia ndan,mezalla!
I zë “pritën”në një shteg, se”ashik” si ai s’ka.
Hargaliset si dikur,shih si “rihet” bukuroshi!
Për “fuqi”,është mehmur:nga sevdaja,lind djaloshi.
6 prill 2003
8.Bosh e kam shpirtin
Zbrazëtsirë unë kam në shpirt
Asgjësend s’më hyn në sy
Këtu kam gjithë mrekullitë
ja që qahem:vet e di!
Më rreh zemra mua për vendin
THem:-Pse s’jam në Shqipëri?
Ky merak ma vretë mua shendin
Ndaj s’më hyn mua gjë në sy.
Edhe ndihem fare bosh
Sikur kotem e veç kotem
Dhe nga xhepi po,jam flosh
Dhe pa punë,siç duket,”lodhem”
S’ke si e zgjidh këtë dreq problem
S’është logjik a racional
Mes të mirave,bërë ujem
Vend,o vend,për ty kam mall.
8 prill 2003
9.Kur marrë veten me të mirë
Kur marrë veten me të mirë,domosdo që zë e rihem.
Ha e pi,pak qelepir:dua të tjera që të “nginjem”
Edhe zë e përkëdhelem,jo ashtu apo kështu
“Pi e pi,deria sa “dehem”…edhe derdhem për nga ju?!
Ju kush jini?Aty rri: do ta them pak më shkoqur
Në jam plak,po vallahi,nga kjo botë nuk shkoj pa”ngopur”
Edhe hidhem në sinore,në ato kohëpashkelur
Loz e qesh me një “kaprolle”,se më kot nuk jam i “dehur”
Jam i”dehur”,s’di se ç’bëj:mos kërkoni llogari!
Del e pira,di se ç’bëj:oh,ç’më gjeti,vallahi!
Rri kaplohem mbi karrike;domethënë, unë vij në “fis”
Kohë e mirë që më ike;plase-plase,zoti Hys!…
8 prill 2003
10.M’u bë plagë gjuha
Gjuha m’u bë plagë,ma kafshoi dhëmbi
Kaloi një “pulëbardhë”,më zu azërmëni
Më zu azërmëni,sa gati më çmëndi
Ah,se çfarë më bëri!Ika unë,i lëni.
Ika unë,i lëni,e humba pusullën
Ndaj,pa dashje,dhëmbi më kafshoi gjuhën
Gjuha m’u bë plagë,si do ta shëroj?
Ah,moj pulëbardhë!Doktor më je,moj…
9 prill 2003
11.Derdhem mallit për nga ju
Jam i mbushur det me mall e zë derdhem për nga ju
Se më ngetë si të jem kalë,nuk më ndahet,ububu!
Vjen me vrap,i përmalluar,që të nxjerr mallin një çast
Ah,ky mall,më ka kapluar!Nga ky mall gati sa s’plas!
Zë kullos me mall mbi buzë,edhe shtrihem mu tek gjiri
Kam një mall,zëre hauz:zbraz e mbush”kovat” së piri
Pastaj “dehem” bëhem xurxull:englendisem pak më poshtë
Edhe s’di se jam bërë “rrumbull”:me “biçak” pak të “plagos”…
9 prill 2003
12.Veç dy rripëza
Veç dy “rripëza”mbi kurriz e çdo gjë duket çipllak
M’u bë shprti mua”murriz”dhe sado që jam plak
Kasavetit s’i shpëtoj,se nga sytë unë,ende,shoh
M’u kujtua një kohë që shkoi,është një kohë që mirë e njoh
Se “lëndina” mbi kurriz,ka veç “pllajën”për matan
Nga mos shpohem me murriz,të kam thënë që jam nopran.
Në atë pllajë diur jam shtritur,e jam “dehur” dhe kam “ngrënë”
Por dëshirat s’kanë të nginjur:pleqërisht,tani,të nëmë.
12 prill 2003
13.Teste-teste vijnë kujtimet
Teste-teste vijnë kujtimet dhe më mbysin,më lotojnë
Se nuk mbahen ngashërimet,janë të rënda:më sëmbojnë.
Si thëngjij fshehur nën hi,zënë e ndezin edhe zjarre
Vjen e madhja dashuri dhe vërshon si lumë me malle
Në kët’lumë unë zë notoj apo zhytem mu në të
Si njëherë,unë dashuroj?Në jam plak,s’do të thotë asgjë.
Pastaj dal e mbushem frymë,edhe kthehem në kurriz
Mbushur-mbushur shpirti im:dashuroj…dhe nuk njoh krizë.
Pse çuditi ju me “krizë”?E,pra,s’nginjem dashuri
Ndaj unë vetem nanuris:medemek,po jam i ri?!
Po i ri nuk jam hiç fare,e kam kokën plot me thinja
Mosha ime?Ashiqare:dashuri,me ty s’u nginja!
17 prill 2003
14.Kur jam pa ty
Kur jam pa ty,ndjej një boshllëk
mendimeve që vijnë s’u jap jarallëk
Se s’është aq leht:zbraztësirë e madhe
As gjumë s’fle i qetë:jam si në alarme.
Në alarme ditën,në alarme natën
Më vijnë ca kujtime,s’ua gjej dot vazhdën
Dhe hummbas unë fillin,siç e humbi Arjana!
Dëgjo Përparimin:pa ty.më zu zezana.
18 prill 2008
15.Tek shetisja
Tek shetisja nëpër hije që të shpihem se jam plak
seç m’u shfaq një vajzë si”hije”,sa ma bëri zëmrën kllap
Edhe iku siç dhe erdhi,me mua,duket,nuk kish punë
Po mua pse më zuri “helmi”,sa nga helmi nuk fle gjumë.
Më goditi mu në kokë,si të qe raki sarhoshe
E mirë qe si s’ka në botë,ah,ta shihnit,ç’bukuroshe!
E që thoni,s’thatë gjëkafshë:u turpëruash në pleqëri
E pësova nga një vashë?!E pse qeshni hi-hi?!
19 pril 2003
16.Ç’është kjo veshje?
Këtë më quake veshje?Dy rripëza dhe hiç
Dhe më buzëqeshje,më ndillje ogiç.
Domosdo,do qeshje:se ishje çipllak
Keq e jotja(zh)veshje:të tepërta,si pak?!
Të kërcente gjiri,si të qe bostan
Dhe më iku syri,se unë jam nopran
Të shikoj me neps,se më shumë s’ma mban
Se është punë”me spec”:më nuk jam azgan!
Si njëherë një kohë,kisha goxha vrull
Rënkoj e bëj “oh”, sikur jam sëmurë
Se kjo veshja jote,ka tjetër qëllim
Ah të ngrëntë një mrtje,more Përparim!
Ç’qethesh me shelge,do të zërë gërshëra
S’bën për mua kjo(zh)veshje,se u poq tërshëra.
Edhe zë ngashërehem për rininë që iku
Nga kjo veshje “dehem”:xurxull kokëshiniku.
19 prill 2003
17.Ku do jesh?
Ku do jesh,o zemra ime,
S’të kam parë,o shprti im
Kaq herë kërkoj me shkrime
se kam mall e përgjërim
Vjen një pyetje më sëmbon
Më godet si me çekan
Ah,kjo zemër,nuk harron
Malli yt më bluan,më bluan.
Po më bluan sikur të jem drithë
Më bën miell apo thërrime
Po firohem unë,i gjithë:
Ku do jesh,o shpirtja ime?
20 prill 2003
18.A do bëhet Shqipëria?
A do bëhet Shqipëria?Kam një pyetje që po shtroj
Se si është Shqipëria,as që dua ta shikoj
Jo se s’dua ta shikoj,pyetja është si pak më ndryshe
Dua ta shoh siç dëshiroj,jo ashtu siç është:si qyqe!
Që të bëhet Shqipëria,duhet punë me përkushtim
Do të bëhet Shqipëria,as e vë në diskutim.
Mos të presim nga të huajtë,po të vëmë krahët tanë
Ja,kështu,i mundim”djajtë”: ekthyen vendin-greminëhanë.
28 prill 2003
19.Trupi yt
Trupi yt si në torrno,i gdhëndur,
Bërë do të jetë si me porosi
Po ai nur,vallë ku është gjëndur?
Se s’kam parë gjëkundi të tillë bukuri.
Gjithçka e kurdisur si me dorë
Secili nga”nishanet”ka një si lezet
Edhe pse,tash,jam plak i gjorë
Jam futur pas teje,në siklet.
Sado plak,po syri më shikon
Faj kam pak,po më shumë e ke ti
Se bën ferk me nurin që lëshon
Dhe kapem pas nurit,si të jem i ri.
29 prill 2003
20.Tek vrapon
Tek vrapon që të ruash linjat,
Tek vrapon,më shtie mua çikë
Ndaj s’i mbaj dot unë shkëndijat
Marr një zjarr që hajd më fik!
I dalldisur,tash,nga zjarri
S’di nga mbaj e s’di nga marrë
Ah,vrapuese,të marrtë djalli!
Syri yt më ndezi zjarr.
Më ndez zjarr si qëmoti
Tutje-tutje:eh,sa vite!
E të ndizesh kot së koti?!
Moj vrapuese,pse më pike?!…
29 prill 2003
21.Ç’hijeshi ka çupa
Pa shikoni çupa ka dalë me fustan
Mbushur me urupa,sa lezet i kanë!
Syrin si filxhan për të pirë në kupë
Ika unë,aman,ç’më bëre,moj çupë?
Më tutje ç’t'ju them?Sytë kini në ballë
Vet u bëshë ujem,edhe mora prrall.
Që të gjithë “nishanet”,si me porosi
Kur unë mora prrallet,ç’bëni,djemuri?!…
30 prll 2003