Orizi kinez
Tregim
Kujtimit të Enver Dragotit
-Dola unë,-i foli të shoqes.Dola të bëj ndonjë dorë domino.Në drekë vij unë,-dëgjove?
-Dëgjova,dëgjova,po mos harro kur të kthehesh,merr një kile oriz.Po mos jetë oriz kinez,se orizi i vëndit i bën të shijshme specat.Se speca të mbushura do bëj për darkë.
Moj ti,-iu kthye të shoqes,-si nuk më le njëherë pa samar mbi kurriz.Po edhe sot.Apo nuk qenka si prill,sado që po del korriku.Dhe doli.
Aha,mendoi me vete,pa të heq samarin njëherë e,mandej,jam i lirë.Se shpejt është.9 sahati.Pa në 10 e ca vijnë ata të dominove.Çoj orizin në shtëpi dhe… Hyri në dyqan.Moj shoqe,-foli,- a ke oriz?-Kam xha Enver,kam.-Se mos jetë kinez?
-Vetëm kinez kam.Aha,kinez nuk e dua unë.Dhe doli.Bashkë me të edhe Thanasi.Të dy njiheshin prej kohësh.Kishin punuar në komitet ekzekutiv dhe,mandej,ndërsa Thanasi(balashi,thoshte Enveri në shokë intimë për të!)bënte punën e oficerit civil në degë të mbrendshme,Enveri punonte në një ndërmarrje si shef kuadri.Oh,-tha Thanasi,-të shkojmë edhe në dyqane të tjerë,se laj-thaj 5-6 dyqane ka qyteti.Mirë unë,se e kam nga ajo qene grua,po ti ç’do bësh në dyqan.Po edhe unë do psonis,se kot nuk dola që në sabah,-tha Thanasi.U bënë të dy dhe,THanasi,la Enverin të pyeste:-Dua një kg oriz,-foli Enveri,-po mos jetë kinez.-Më vjen keq,xhaxha,,por vetëm kinez ka.Kemi kohë pa oriz vendi.Tek tjetri… e tjetri.Dhe mu tek dyqani i fundit,pasi i tha ai,së pari,shitses se donte oriz,po mos ishte kinez,kjo qëlloi noprane:-Po ty,mor shok,të prishë barkun orizi kinez apo si?
-Jo,moj e uruar,-iu përgjigj me politesë xha Enveri,-por ime shoqe do të bëj tavë me speca dhe orizi i vendit i bën të shijshme.Dhe doli jo vetëm i mërzitur,por dukej sikur dikush e qëlloi me pëllëmbë.-Të prishë barkun orizi kinez?Epo,hë,të kam rixha.Apo nuk është dhe ky”balashi” me mua që kushedi seç do llomotit.Se këtë zanat ka ky.Të vjelë çfarë lehin mileti.Ky jo vetëm i vjel,por dhe zë vjell.I jargos ato llafe dhe mjerë atij që i shpëton goja.-Na shkoj mundimi kot,-foli sa për t’u gjendur në muhabet, Thanasi.-Epo kur s’ka,s’merr as perëndia,-upërgjigj Enveri.Po ti ,Thanas,nga do të mbash?Se unë ia mbajta andej nga dominotë.
Dhe u ndanë.Edhe në domino,humbi.Dita e bukur iu kthye në farmak.Sa hyri brenda,iu shkarkua gruas:-Mos e ngrënçë atë orizin e vëndit,se jo vetëm që më ranë këmbët copë dhe nuk gjeta,por hëngra dhe një mbështymë nga
një shitëse telendare.Dhe zuri t’i tregonte dhe të shoqes.Po le e le,po m’u ngjit si muti pas këpucës “balashi”.Cili balash?-u habit e shoqja.Ai,moj,Thanasi.E mban mënd?-Si s’e mbaj?Kini punuar tok në komitet.E- e kemi punuar,po ka kohë që bën atë punën e ligë:spiunon të tjerët.Uh,i rëntë një pikë!-mallkoi e shoqja.Për darkë,-foli e shoqja,-një përshesh me kos se nuk kam çfarë bëj tjetër.Opo nuk dua fare,- i dha fund ai.
Të nesërmen qe e hënë dhe tek kish filluar punën mbi ca dosje,ra zilja e telefonit.-Jam,filani,-foli zëri për matan.-Ç’kemi,Enver-be?-shpoi pak me shpoti.-Të faleminderit,aga!-iu përgjigj po me shpoti xha Enveri.-Dëgjo,do vish pak këtu tek zyra ime se kam për të biseduar diçka,- foli “agai”.-Ja,-u nisa.Mbylli zyrën dhe iu drejtua degës që s’ishte as 10 minuta larg.Futi kokën tek sporteli dhe,pasi tha se e kërkonte kryetari,priti përgjigje.Oficeri u lidh me titullarin dhe i tha pritësit:-Xhaxha,në kat të dytë,dera e parë.Ngjiti shkallët dhe sa trokiti në derën e parë,dëgjoi hyrë.Hapi derën dhe duke qeshur,u përqafuan.Kishin luftuar tok dhe ,në se puna i kish ndarë,e ruanin miqësinë.
Mbasi folën për punët,për familjen,”agai”iu kthye:-Ore beu i Dragotit,po ç’ke me kinezët?Pse i shanë ata?Apo të është mbaruar buka?
-More për ç’kinezë më flet ti dhe kur i paskam sharë.Ou,bërtiti,sikur dikush i nguli një thikë!Aha,prandaj,më erdhi pas ai “larashi” juaj.THanasi,mua?Ore,po të flas seriozisht tani,më tha gruaja që të gjeja oriz vëndi për një tavë me speca të mbushura(që mos ingrëntë!)dhe kështu dhe bëra.-Pse kështu ka qenë puna?-pyeti kryetari.Kështu dhe s’e luan topi.Bile,merri dyqanet radhë dhe në kam thënë qoft dhe një fjalë të tepërt.Dhe do ti,atje tek dyqani fundit,ajo shitësja më dha dhe një shuplakë.Dhe i tregoi ç’i kish ndodhur.Kryetari,ca i çliruar nga një gërç se kishte një mikun e tij në një pozicion të vështirë dhe ca për shitësen(punonte për ta!)që kish dhënë shuplakën,i ra ziles.-Të vij këtu THanas Petrua!-urdhëroi.Pa kaluar minuti,dera trokiti.Hyri”balashi”.-Ore mut!-i bërtiti kryetari,pse kështu e bën detyrën ti?-Pse i tha e shoqja këtij për oriz vëndi dhe ti vjen e më këput brroçkulla.Aq më tepër që ti e njeh.Apo mban mend ato të ‘53?.Hajd,mbathja,dhe tjetër herë,po dizinformove,do të përgjigjesh.Enveri u ndje i çliruar nga ai gërç që e kish kapur dhe,si shkëmbeu një kafe me”aganë”,u kthye në zyrë.
Atje po rikujtonte atë ngjarjen e ‘53-shit që,për çudi,si “agai” ashtu dhe “balashi”,e mbanin mend mirë.Punonin në aparat të komitetit të rrethit.Enveri qe sekretar.-Dëgjo,-i tha kryetari.Sot është e premte,por nuk do punojmë se ka vdekur baba Stalini.Dil zyrë më zyrë,lajmëroj që të gjithë që të lënë punën dhe të mbyllin zyrat.Ti largohu i fundit,mbasi të kontrollosh.Dhe iku kryetari.Enveri e bëri këtë punë dhe,ndërsa të gjithë mbyllën zyrat,dikush nuk po largohej.Hyri Enveri dhe nëpunësin e gjeti duke qarë.-Ç’ke që qan?-pyeti Enveri-Po ka vdekur baba Stalini,-foli zyrtari përmjet lotësh.-Ore,Thanas(qe “balasshi!”)por vdiq-vdiq,po ti xhaxha nuk e kishe,pse duhet të qash?
Doli dhe Thanasi ashtu duke qarë,po avazi qe prapa:si qemania e Nastradinit.Pas një jave,Enverit i dhanë një vërejtje të rëndë dhe nga sekretar komiteti,e kaluan si nëpunës kuadri në ndërmarrje.-Prapë nga THanasi!Larua i qenit!-shau.
Kish kaluar ca kohë nga kjo kohë e”orizit kinez”,mesele që ma kish besur si mik,dhe ja,tek qemë prishur me kinezët.Hajde,- i thashë,se do të japë një kafe për”orizin kinez”.Jo.Jo.Dua një çaj se jam me grip,-më tha.Çaj,çaj!ÇFarë të duash..U futëm në klub dhe ndërsa për vete porosita një expres,xha Enveri,i tha banakieres:Tasha,të lutem një çaj të fortë për xhaxhanë,se jam me një rrufë.Ta bën Tasha,-foli banakierja,por çaji është kinez,s’kemi çaj vendi.XHa Enveri u hodh përpjetë:-Prapë me kinez kjo.Kafe më sill,por shqeto.Zeher se zeheri do zeher.Po nuk m’u ndanë kinezët edhe kur qemë mirë me ta,po edhe tani që jemi prishur.-Po ç’pate?-ndërhyra.Se”balashi” nuk qe aty.S’qe”balashi”,është”larashi”,- m’u përgjigj me të qeshur.Apo ka Abedin tani në degë.Ky që ka ardhur ta bën kurrizin vrimë Apo mbaj burg tani,në pleqëri.Pimë kafen dhe dolëm.Sa herë e takoja,i thosha ashtu me zë të ulët:-Çaj është kinez…edhe orizi…Dhe qeshnim të dy.Ka kohë që nuk rron më.Po Fieri dhe gjithë fierakët që e njihnin e kujtojnë si një Njeri me zemër të madhe,babaxhan nga shpirti dhe,ky njeri kaq i mirë,për fat të keq,nuk la pas asnjë trashgimtar.Sidoqoftë.le të jetë ky tregimth i im si një testament pët të mos e harruar.Paqe mbi varrin e tij! Amen!…
29 shtator 2008
Orizi kinez (tregim)