Oha,qeveri!
Kujtimit të Skënder Hodos
nga Cfiri I Mallakstrës.
Sektori i fermës ku banoja unë,kish nevojë për fuqi punëtore.Qe nga sektorët më të mëdhenj të NB”Çlirimit” që edhe kjo qe një nga fermat më të mëdha të vendit.Dhe po sillnin familje nga rrethe të ndryshme.Natyrisht,jo të gjithë të ardhurit i mbaj mend me saktësi se kur erdhën,po një prej tyre po e veçoj.Ky qe Skënder Hodo(me gjithë familjen e madhe prej 4 djemësh e një çupe).Pse po e veçoj atë?Se e tillë qe dhe ardhja e tij.Ne mbledhur të gjithë para sektorit dhe ai ,i dërguari i rethit,prenzatoi dhe të ardhurin.”E shihni këtë?Ky është Skënder Hodo nga Cfiri i Mallakastrës që ka luftuar me bandat e kryeballistit Tefik Cfiri.Ka qenë dënuar me 101 vite burgim,po partia me
zemërgjerësinë e saj,ia ka falur shumicën e burgut dhe po e sjellim këtu.I themi të punojë mirë e të ulë kokën se do jetë nën vëzhgimin e të tërëve juve që do punoni e do jetoni me të.”
Prenzatim më të”bukur” se kaq nuk mund të bëhej.Po,ndërsa për bashkëfshatarët qe i beftë ky lloj prenzatimi,mua nuk m’u duk hiç i tillë.Se e kisha provuar mbi kurrizin tim jo më shumë se tri-katër vjet përpara se këtij të Skënderit apo xha Skëndos siç i thërrisnim të gjithë pas këtij prenzatimi sa cinik aq dhe të zi.Do të thoni ju,po mua si më ndodhi.Pak a shumë kështu.
Riosh,pa vënë brisk në faqe.porsa kisha marrë maturën për mësues,më kishin emëruar në fshatin më të largët që kish Fieri,në veri të tij:në Ndërnënas të Libofshës që nga shtëpia ku banoja,ishte 25 km larg.Shkova me shkresë në dorë,nga seksioni i arsimit,dhe u paraqita tek këshilli.Zyrat qenë tek stallat e kooperativës dhe,si gushr që qe,lëmi tek stallat gumëzhinte nga njerëzit.Kërkova kryetarin e këshillit dhe,pasi egjeta,i zgjata shkresën.kryetari qe i shoqëruar me dikë që,siç e gjykoja nga veshja,qe qytetas.Ky,qytetësi,zgjati dorën nga shkresa dhe sa pa emrin tim,më pyeti:-More,mos je gjë djali i Hazizit,ti?Unë,jo pa kerenari,ia ktheva:-Po,djali i Hazizit jam.Theksoj se duhet të isha krenar për babanë tim,se në zonë(ku përfshihej edhe Libofsha me gjithë fshatra)tim atë e njihnin si kryetar apo sekretar të këshillit të fshatit për vjete me radhë,duke përfshirë edhe vitin 1959,kur dola mësues unë..Por ky”qytetsi”(duket qe njeri i madh për zonën dhe ndaj foli para kryetari të këshillit!)iu drejtua njerëzve që kishin lënë punën(si ne për Skëndon,de!),:-Dëgjoni këtu.Ky djali që po vjen si mësues këtu ka një xhaxha të pushkatuar nga partia,por ka dhe një tjetër komunist.Po i ngjau atij të parit,do ta gjejë vendin.Mua më ranë djersë të ftohta dhe,sado çunak,isha gati t’i hidhesha këtij”qytetsit”në fyt dhe ta shqyeja me dhëmbë.Po përbrenda.ama.Se nga jashtë,gati të më shkonin lotë.Pra,e pësova si Skëndua apo si shumë”armiq” të tjerë që nuk mungonin kurrë.E bëra gjithë këtë digresion të gjatë,për të treguar se sa “zemërgjerë” qe partia me dinjitetin e njerëzve!
* * *
Xha Skëndua jo vetëm u strehua në fshatin tonë,por,ndryshe nga porosia e “çmuar” e të dërguarit të partisë në rreth,ai u miqësua me të gjithë.Se kishte një shpirt të pastër,qelibar dhe,kur fliste,fjala i zinte vend.Punonte me të shoqen dhe me djalin e madh,Safetin(se të tjerët ikishte të vegjël)dhe kurrë-kurrë nuk këmbeu një fjalë të keqe me njeri.Gjithë ajo “urrejtje” që duhet të kishim,sipas porosisë së partisë,u kthye në dashuri.Se rrezatonte dashuri..
Kishin kaluar vjete nga “prenzatimi” i famshëm dhe,ndërkaq ekonomia kish marrë tatëpjetën,por morali duhet të qe i lartë:Duhet të çanim bllokadën imperialiste-revizioniste.Dhe,sikur mos mjaftonte:qemë prishur edhe me kinezët.Tani rripin do t’i shtonim dhe ca bira.I thonë xha Skëndos:MBre një lopë nga ato larushet dhe një ka për të pluguar tek parcela x….-More,ia pret,xha Skëndua,kështu do ta çajmë bllokadën ne me lopë çyryke?Lopët janë për qumësht dhe jo për t’u mbryer në plug?-Ke harruar kush je?Po fillon ta nxjerrësh kokën.Xha Skëndua uli kokën dhe shkoi tek pacela.Ndërsa punonte,pa që në drejtim të tij,po afrohej sekretari i partisë dhe përgjejgësi i sektorit.Sa qenë larg dhe nuk i dëgjohej zëri,tek i shponte me hosten lopën dhe kaun,u thoshte:Oha,Besho(emri i përgjejgësit të sektorit)dhe oha,Stefan(për sekretarin e partisë).Aq qe nxehur,sa,kur pa që mund ta dëgjonin,bërtiti:-Oha,qeveri!Ata që të dy,të bërë spec,nga ka emërtim,i thanë:-Si u fole qeve,pa na thuaj?Aha,qeve,-po nuk janë qe jo,po janë një lopë e një ka,dhe u thashë:-Oha,qeveri!
Ti të shashë pushtetin popullor.Do të përgjigjesh deri në një.Nuk e shava ,-umbrojt Skëndua,-por bërtita që të dëgjjojë qeveria se nuk është parë asgjëkundi të mbrehet lopa për plugim apo për qerre.-Lëre punën!-urdhëruan të dy njëgojësh dhe bëj zë brigadierit.Erdhi brigadieri dhe mori urdhër që të lajmëronte brigadat dhe të gjithë me Skëndon përpara drejt e tek sheshi për mbledhje.Aty dhe i bënë gjyqin.Së pari,folën përgjegjësi dhe sekretari dhe propozuan.:T’i merren triskat e frontit këtij armiku që i ka borxhe partisë dhe popullit,dhe të kthehet në fshatin Cfir,nga edhe ka ardhur.Dhe ku mund ta mbronte dot njeri,xha Skëndon e mirë,i cili,megjithëse e dinte mirë se në Cfir do ishte disa herë më keq se në fermë,as që e bënte veten,por tha:-Edhe në Cfir njerëz jetojnë,por kam thënë vetëm një të drejtë:nuk çahet bllokada me lopë të mbryer në vend të kaut.Nuk marrim mësime nga ti,-ia preu sekretari.Dhe e hoqën Skëndon e shkretë dhe kthyen në Cfir.Atje edhe vdiq së bashku me të shoqen.Sa për fëmijtë e tij,sot jetojnë aq mirë,sa është për t’u patur zili.Se qenë punëtorë e të ndershëm si i ati:xha Skëndua.
Tani pse e shkrova këtë histori?Shtysën ma dha ai shkrimi që solli Blendi Salaj për fshatin.Dhe,si fshatar që jam den babaden,më vjen keq që fshati të katandisë”me të mbryer një lopë e një ka” dhe të marrë tatëpjetën siç e dhe e ka marrë.Më duket se ka ardhur koha të bërtasim:-Oha,qeveri!Aq më tepër kur kurba e çmimeve për mallërat ushqimore po ngrihet llahtarshëm…
P.S. Ai “qytetsi” që qe “kuadër i dëgjuar në zonë”si veteran nga ata që mbanin shapkë made in komandant,në vitet e demokracisë,e ktheu pllakën:me gjithë djemtë bënte paradë si”tribun i demokracisë”.Dallandyshe,ktheje ndryshe!Ndaj dhe po bëjmë përpara.E si do bëjmë?Me “Oha,qeveri!…”
30 prill 2008
Oha.qeveri!(tregim)