1.Ku je?
Rri i strukur në një qoshe dhe mendoj si pak azat
Po ku je,moj bukuroshe,se ma bëri mëndja “fap!”
Kam një vit që s’të kam parë,pse më duket si një shekull?
Kam një vit që digjem zjarr;pak nga pak do bie i vdekur.
Nuk e di se ku ke shkuar;me një tjetër,sigurisht
Po një mall më ka bluar,më ka shkoqur,jam bërë hiç!
Se s’duroj,s’duroj i varfëri;u shkërrmoqa prej zilisë
Më pickoi malli si gjarpëri:do të vdes prej dashurisë.
1 korrik 2005
2.Edhe një…
“Ndaj,papritur,kupa zbraz poeti!”
Esenin
Edhe një,o moj Dafina,edhe një se e kam hak
Se m’u nda shpirti në grima,u shkërrmoqa pak nga pak.
Edhe një,po mbushma plot;edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m’ugris shpirti si rrobë;sepse griset rrobë e vjetër.
RRobë e vjetër s’mban më andrra;nuk bën më:shko flake,tej!
Se nga jeta keq u vrava,por me vdekjen s’e këmbej
Ndaj luftoj me shpirt në dhëmbë,ndaj luftoj e nuk dorëzohem
Dashurisë i bie ndër këmbë veç për të unë do flijohem
Dashuroj unë si një djalë,mezalla s’shteret meraku
Si nga genet të jem djall,sepse valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s’dal në kut,zë e hahem unë me veten
Jetë,moj jetë,sa më ke dukë:dashuroj dhe e mposht vdekjen.
5 korrik 2005
3. * * *
O moj gusha rrath-rrath
A e sheh?Po bëj bërdaf!
U ciflosa,moj,si xhami
Se më dogji për ty xhani.
Xhani më dogji për ty
Mua,plakut sevdalli
Që më plaçin që të dy…
6 korrik 2005
4.Kur
Kur të shoh tani me sy,zënë më kapin njëmijë
dreqë
Se si je ti,tani,vallahi që ndihem keq
Më zënë dreqërit dhe më ngasin,mëndja iku dhe kaptoi
Dhe s’e mbaj dot unë marazin,aq mall kam sa po çartoj.
Se më je tamam si Misse,më ke sharm e më ke nur
Ah,ta dish,ta dish,moj mike!Unë,ashiku,rashë sëmurë.
Rashë sëmurë se s’duroj dot;erdh shkarkoi si shumë rrufeja
Dhe nga syri më ra lot,se më dhëmbi ca mideja
Pa m’u ngritën flokët gjëmb;s’qe rrufe,po qe hata
Edhe zëmra zu t’më dhëmbë:trup e shpirt me plagë sa…
Katandisa si i shkretë,mu si lyps që do mëshirë
Se më vrave me vërtet,o moj Mise aq e mirë.
8 korrik 2005
5.Jam dalldisur
Jam dalldisur me peizazhin e fshatit
Me grurin flori që jep shpirt nga kombajna
Diku vështroi lëminjtë e bostanit
Ah,-them me vete,- atje frymën të mbaja.
Se den-babaden unë jam prej fshati
Peizazhi i fshatit tek unë rron i gjallë
Në më degëdisi larg,përkohësisht,rrotë e fatit
Me mëndje e zëmër unë jam në Mbrostar (1)
Atje dhe kam vajtur tani që po shkruaj
Më përfshin mua i gjithë ai peizazh
Dhe pse ta mohoj:vuaj ca,vuaj
Kur e di që ky peizazh,tani është mirazh…
1.Mbrostar-Ura-fshati im
8 korrik 2005
6.Turbull
Ngarkuar kokaime plot me re të errëta
Turbulluar nga falsiteti dhe zhgënjimi
Këto vite në kurbet,të gjitha të “serta”
Dhe për asnjë çast nuk m’u nda trishtimi.
Fati luajti me mua siç duket cic-mic
Ditët të trishta dhe netët agravuese
Malli për Shqipërinë më grricë,më grricë
Kurbet!Më ke thinjur.Më mblodhe,më krruse.
8 korrik 2005
7.Mos doje…
Mos doje t’më “pije” të tërin?
Se aq shumë më thithe me buzë
Më thoshe se sa unë s’doje asnjërin
Dhe puthja e gjatë…dhe shpuzë.
Ja,kështu,më vjen ky moment
Dhe mbresa e freskët,e gjallë
Them:Pse s’vjen këtu,vërtet
T’më ngopësh me puthjen e rrallë?
Se aq shumë,moj,ma ka ënda
Sa dhe tani ha imja buzë
Ta dish,moj,ma kënda,ma kënda
Atë puthje të gjatë…dhe shpuzë.
8 korrik 2005
8.Jam
Jam si një kaçubëz mbuluar nën dëborë
Gjtihësia rreth e qark ka ngrirë
Edhe frymë këtu marr me zor
I mërguar jam,ndaj dhe jam aq”mirë”
8 korrik 2005
9.Unë
Unë s’i shpëtoj tundimit tuaj
Sikur më ke zënë në lak
E ndjej mungesën(sa shumë vuaj)
Dhe zëmra më bën “tak!”
Çuditem vet me këtë tundim
M’u kthye në obsesison
Ku je,ku je,o shpirti im?
Se malli keq më blon.
Pranoj një çast nga ju të ndahem,
Por fare s’është e mundur
Me vetn time,hahem-hahem
Dhe shtrihem krejt i mundur
Përse kështu?Kuptohet lehtë
Se malli keq më bloi
S’e dua fare timen jetë
Pa ty unë dot nuk rroj.
9 korrik 2005
10.Ç’më sjell ai pikëllim sysh
Ç’më sjell ai pikëllim sysh
Ç’më sjell,ç’më sjell tani?
Dhe mua pikëllimi më bën të trisht
Mërzitur jam nga ti.
Po ngjyra,ajo ngjyrë e syve
E florinjtë-lajthi e pjekur
Mahnitur unë nga ngjyra e syve
Mahnitur…rri i mekur.
Ç’më sjell,ç’më sjell ai pikëllim
Po ngjyra ç’më thotë,vallë?
Ta dish,ta dish,o shpirti im
Ta dish,sa jam në hall.
Po hë,do flasësh apo jo?
Ma hiq mua këtë merak
Pikëllimi thotë”ajo të do”
Apo qejfin vetes i bëj pak.
Por ja tak dhe ti u qeshe
Sakaq iku pikëllimi
E marr vesh se çfarë deshe
Dhe qeshi Përparimi.
9 korrik 2005
11.Statuco
Jam pa plangë e pa shtëpi,jam pa miq, pa shokë
Ka më “mirë” nga unë tani;ka vallë më “ulok?!”
Si anije jam,pa vela:në një det me dallgë
S’di anijen nga shtyn era(ka më të bukur fat?!)
Do të zhytem apo mbytem(ku i dihet,vallë?)
Dhe me fati zihem,grindem(mëndja m’u bë dhall)
Fat qe apo qe “proçkë”,që ma bëri koka
Pse s’të theva,o moj kokë!Të të bëja copa!
Të të bëja copa-copa,do të qe më mirë
Se nga vëndi unë u”vodha”(unë,djalli me brirë)
Edhe”korra” çfarë dhe”mbolla”;ç’do fitoja tjetër?
Në nga vëndi unë u “vodha”,atje vdes pa tjetër.
12 korrik 2005
12.Ajo buzëqeshje
Ajo buzëqeshje jote aq e përmbajtur
Sikur diçka mban të fshehur
Por mëndja ime,sado e hallakatur
Rëmon,diçka aty ka gjendur.
Se zë gërmon me shumë kujdes
Të “fshehurën” të zbulojë
Ajo buzëqeshje më jep “liçencë”
Që unë t’ju dashuroj.
Nuk është hamëndje a supozim
Se vjen thellë,nga brënda
Në tek ju zbulova dashurinë
E gjeta,fshehur, brënda.
9 korrik 2005
13.Vërshon malli
Si lumëvërshon malli,ka ardhur degë më degë
Por mallin e kërcnon morali(morali i”keq”si dreq)
Koha ikën,ikën dhe malli shtohet,shtohet
Morali i ka vënë “pritën” dhe malli”rrezikohet”
Ndaj malli zë e bën “dredha”,se kështu e çan”pritën”
Pataj dhe unë andej u derdha dhe putha Jorgjicën.
12 korrik 2005
14.Zëri i nënës
Përmes oqeanit si një haluçinacion
Më vjen zëri i nënës dhe më thërret
Është mezi i natës,gjumin ma trazon
Ngrihem nga krevati dhe më s’jam i qetë.
Tutje-thu në dhomë tani vej e vij
Apel i bëj vetes:përse më thërret?
Zë e shoh të gjallë:tani ngrij-ngrij
Dhe nga syri,befas,një lot zë më shket.
Pastaj e fshij lotin edhe ngashërehem
Imazhi i gjallë:pak nga pak largohet
Jam aq i brengosur(vallë,kjut t’i rrëfehem?)
Zëri i nënës sime me shkrim nuk tregohet. (1)
1.Nëna më ka vdekur më 16 qershor 2004
12 korrik 2005
15.Pse u skuqe?
Unë t’i hodha sytë me ngulm
Sa,moj,ti u skuqe
Se ma more kejt si “sulm”
Pse moj lulekuqe?
S’ishte sulm,po qe lakmi
Mbi ty,o moj lule
pse të trëmbën sytë e mi
As më thuaj,moj lule?
Depërtuan si në rontgen
Dreq-o sytë e mi
More veshë se çfarë të them
Pa u skuqe ti.
Në u skuqe,nuk prish punë
As më bën t’i heqë
Në mendon siç mendoj unë
Mos më lër të heq.
12 korrik 2005
16.Ti
ti je një bukuroshe në lulëzim
Që veçmas mua më dalldis
Ta dish,ta dish,oshpirti im
pa ty,jam si në krizë.
Se herë më ngjan me një livadh alpin
Ku vonë harliset bari
me ty kolisur shpirti im
Për ty më dogji malli.
Herë-herë më ngjan si pllajë
Ku unë lirshëm zë kullos
Tani më thuaj e kam kollaj
Që mëdja mos më loz?
M’u ndez flaka e rrebelimit
Po digjem pak nga pak
Ç’i bëre,moj, ti Përparimit
E dogje dhe tani,plak.
12 korik 2005
17.Diçka m’u ndez
Përbrënda shpirtit diçka m’u ndez
ZU fill për mua pasioni
Më ndezën mua dy sy të zesë
Më griu mua emocioni
Pse ndodh kështu,kuptohet lehtë
Vu krahë tek unë pasioni
Dy sytë e tu ngulen shigjetë
Dhe rashë nga emocioni.
12 korrik 2005
18.Në atë shikim
Në atëshikim,ka një naivitet femëror
Si një pëshpëritje thënë në errësirë
E kam njohur atë në agun dashuror
Dhe rri e sodit se më vjen mirë.
Ta hajë dreqi,pse m’u përsëdyt
Kur vitet e kahershme nuk kthehen më
Kapem pas këtij shikimi,me qejf e sodit
Dhe sulem pas asaj që s’di ku është më.
12 korrik 2005
19.* * *
Hapur buzët mu si gonxhe
Kështu hapin lulet
Unë e shoh që nga një qoshe
Syri mbi to sulet
Sulet-sulet i hazdisur
I mbushur është-plym
Përmbi buzën e ormisur
syri gjen qetim.
Sepse prehet dhe gjen strehë
Atje gjen rehat
Ato buzë,moj,si i ke
Janë të ëmbla-mjaltë.
Janë si mjaltë pa vënë në zjarr
Ah,sa më kënaqën
Dhe tani për to kam mall
Sado që u plakëm
14 korrik 2005
20.Ashtu
Ashtu si kalin që ndjellë tagjia
Më ndollën sytë e tu
Ç’ka bërë,ç’ka bërë Perëndia?
Gjen tjetër sy kështu?
Dy sy blu mbushur me qiell
Si qiell i pastër-ar
Një shpirt më hyn,një tjetër del
Dhe i puth sytë me mall.
15 korrik 2005