1Perëndim mbi oqean
Oqeani duket sikur ka marrë zjarr
Në këtë perëndim krejt të kuq
Por mëndja ime s’di nga ka marrë
Që “vidhet” nga unë,e ka huq!
Ka ikur mëndja,tutje-tutje,larg
Andej përmatan oqeanit
E shoh që ka hipur mbi një”barkë”
Dhe ia njoh mirë intenerarin.
Të soset kërkon në Shqipëri
Për andej i ka ndezur motorat
Shkundem e kthiellem unë tani
Dhe ndjej të lagem nga lotët.
25 korrik 2003
2.Si një zog
Si një zog që po jep shpirt
Troket era në dritare
Unë po sy e veshë i gjithë
Të pres ty,o moj sorkadhe.
25 korrik 2003
3.Unë dhe zogu
Zogu e fillon ditën me një këngë
Unë e filloj ditën me një shpresë
Dhe ngjaj me zogun përnjimënd
Mos çuditi se zogu është shpezë.
Se ka mes nesh gjashmëri
Siç ka,s’do mënd,dallime
Në se unë qëllova njeri
Ja,që i besoj asaj cicërime.
25 korrik 2003
4.Në u “munda”…
“Fishekët e mi të fundit,thëllëza ime,moj
I kam harxhuar duke gjuajtur lauresha
Tani nuk më mbetet veçëse të shikoj
Me zëmrën që më pikon gjak
“se aq shumë desha…”
N.Kazanzaqi
Në u “munda” kësaj here,
Deh,të lutem,t’më kuptosh
Se s’jam më sikur atëhere
Kur s’më shkonte pushka bosh.
Se fishekët i kam harxhuar
Kur e kisha pushkën plot
Sa thëllëza kam rrëzuar
Duke gjuajtur bot e bot.
Por tani?Ëhë,u plaka
Edhe pushka s’bën më bam
Por dëshira nuk u mpaka
Edhe pse i moshuar jam.
26 korrik 2003
5.Ç’është ky vështrim?
Ç’është ky vështrim?Mu në dritën e syve!
A e di që kështu më bën që të dridhem?
Një vështrim i tillë”na bënë dëm të dyve?!”
Dhe nuk di,nuk di tjetër si t’i përgjigjem.
Përgjigja dihet:vështrimi sikur flet vetë
Ai më fton mua drejt një deliri
Bëhem me krahë dhe vë fletë
Dhe i puth dy sytë se nuk jam faqenxiri.
28 korrik 2003
6. * * *
Majat e leshërave të tua më gudulisën
Dhe ndjeva sikur shkela mbi gjëmba
Mbajta një çast frymën,sytë m’u mbyllën
Sa pashë që u largove,gati u shëmba.
28 korrik 2003
7.Ti
Ti je si një dhimbje e ëmbël
Dhimbje që më pushton trupin
Dhimbja s’më ndahet as në ëndërr
Ndaj plagë e kam,tani,trupin
Ke parë që dhimbja më jep kënaqësi
Dhe sillem tërë ditën i gëzuar
S’do mënd që kam rënë në dashuri
E ëmbël dhimbja që më ke shkaktuar.
28 korrik 2003
8.Kam frikë nga dashuria e grave
Po.Kam frikë nga dashuria e grave
Se sa të bën të lumtur,aq të helmon
Megjithëse kam frikë,s’heq dorë sevdave
Se dashuria e tyre më ngjallë e rinon.
28 korrik 2003
9.Je e freskët
Ti je e freskët si mëngjesi
Faqet e trëndafilta skuqin e skuqin
Dhe s’di,sa të shoh,më zë nepsi
Sa hiç,hiç nuk pyes për turpin.
Dhe jam gati që turpin ta ha me bukë
Ndërsa faqet e trëndafilta t’i puth
Të them të drejtën,unë dot nuk
Nuk rri pa puthur buzën,se më ka dukë.
29 korrik 2003
10.Peizazh
Në detin e qiellit po notojnë retë
Dhe duken si një tufë mjelmash
Unë shtrirë në lëndiinë sodis i qetë
Dhe humbas në mes pandehmash.
I lëshoj mendimet të kullosin hergjele
Tutje lëndinave e pyjeve pafund
Tani mbi qiell nuk ka më re
Kaltërsia e qiellit-det më mund.
29 korrik 2003
11.A s’është mëkat?
A s’është mëkat që ata sy të jenë të trishtuar?
Këta sy kaq të bukur dhe kaq të mëdhenj
Sikur mos t’i shihja vet aas që do kisha besuar
Por ja që i pashë dhe më mallëngjejnë.
Se diçka fshihet pas këtij trishtimi
Një shpirt krenar që keqas u shpërblye
Ndaj është i mërzitur,tani,Përparimi
Se jam me shprtin krenar që u fye.
29 korrik 2003
12.Ndodh…
Ndodh,ndonjëherë,që në zëmër
Nuk rrjedh gjak,po derdhet mjaltë.
Dhe vjen të pushton një ndjenjë e ëmbël
sa bëhesh me krahë,edhe po qe plak!
Dhe e ka një shkak një ndodhi e tillë
Që ti po noton në një det kaq të ëmbël
ke rënë në dashuri(kjo duket aq mirë)
Sa në vënd të gjakut,derdhet mjaltë në zëmër.
29 korrik 2003
13.Nëpër shtatin e hollë
Nëpër shtattin tënd të hollë
Derdhet egër bukuria
Sa më dukesh si mënjollë
Dhe më mund mua hijeshia
Tash i mundur,hiqem zvarrë
Se ndjek shtatin tënd të hollë
Ah,sa mall që kam!Sa mall
Ta zë tërin me një dorë.
Se nuk ngopem kur të shoh
(Egër derdhet bukuria!)
Dhe rënkoj e bëj “oh!”
Më ka mundur bukuria.
29 korrik 2003
14.Diçka
Diçka e njohur,e butë prej gruaje
Zu dhe më mbush flegrat e hundës
Mësuar hunda ime me këso majaje
Aq shije më ka,si qahi prej furrës.
Zë mbyll sytë;kaloj në afeksion
Cekja e shtatit më ndaloi frymëmarrjen
Ah,aroma e gruas! E rralla aromë
Aq sa më gëzon,më trishton me ndarjen.
29 korrik 2003
15.Në dashuri
Në dashuri,shprti zgjerohet
Bujarisht darovit dhe s’pyet për nesër
Në se ke gaz,ky dyfishohet
Ke një ndjenjë gëzimi(gjithmonë je qefull!)
Harron urrejtjen;e ke bërë dalje
Zëmra është e dlirë si qiell i pastër
Ndihesh i lumtur,pa hiç kokëçarje
Nuk të bëëhet vonë,edhe në je i varfër.
29 korrik 2003
16.I njoh ata sy
I njoh ata sy që po qajnë
i kam parë ka sa kohë
Në se me të dikurshmit më ngjajnë,
Kjo ndodh se”hallin” e tyre e njoh.
Kështu derdh lot një që dashuron
Lotët e dashurisë janë të trishtë
Kur them kështu,syri im s’gabon
Se e di mirë,qan një që dashuron me shpirt.
29 korrik 2003
17.Vështrimi i gruas që dashuron
Vështrimi i gruas që dashurn,
Jo,nuk arrin që të përshkruhet
Është tamam si një jehonë
Që sa bën”blic” dhe zhduket.
Është si një psherëtimë therëse
Dhe lë pas një gjurmë të rëndë
Oh,e di:sa dehëse është;sa dehëse!
E kam provuar dhe e mbaj mirë mënd.
29 korrik 2003
18.Një fjalë
Një fjalë që s’e thamë dot
Na shkaktoi aq vuajtje
Pendimi?Sa vlerë ka?I kot
Na breu,moj manushaqe!
Po plagën më keq e maisi
Kore nuk vuri dhe rrjedhë
Ç’po heq,i ziu Përparim Hysi
Po dhe ti ama mëndjen s’e mbledhë.
E gjitha ndodhi veç nga një fjalë
Na u bëftë në grykë që s’e thamë dot
Po grryhemi të dy nga një mall
Si zjarr që po digjet më kot.
29 korrik 2003
19.Ky shteg
Ky shteg që kuqon nga perëndimi i diellit
Më shpie në një vënd dikur-dikur…
Kur për mua u hapën “Portat e Edenit”
Dhe prapë më duket mua sikur…
Sikur me vajzën e dikurshme shetisja
Në këtë shteg që kuqon nga perëndimi
Dhe kaq e madhe më qe zalisja
Sa dhe vetë çuditem nga ky çast vegimi.
30 korrik 2003
20.Erdhi mbrëmja
U fsheh dielli,erdhi mbrëmja
Ç’do të bëjmë tani?
Se ta dish,moj ballargjenda
As vet nuk e di.
Ra dhe nata.Doli Hëna
A po vjen tani?
Hajde,moj,o ballargjënda
Vdiqa unë për ty.
Shpejto këmbët,mos ki frikë
Për asgjë mos pyet
Se ta dish,si unë një mik
Gjëkundi s’do gjesh.
Shkojmë kories apo pyllit
Ku të duash:njësoj!
Se më doli delli i syrit
Se të dashuroj.
30 korrik 2003
21.Ato buzë
Ato buzë të trëndafilta
Që më qeshin pa të keq
Ç’do të bëj po s’i putha
Sa po vuaj dhe sa po heq.
Ato syçka aq të të bukura
Që gjezdisn nga duan vetë
Ah,ç’m'i ka,kjo belkëptura
Lëre-lëre se ç’lezet!
Dhe gërsheti i gjatë nga prapa
Nuk e di se pse më ndjellë
Tash më keq më djegë mua vapa
Rend pas saj se më këndell.
Pak nga pak i thashë të tëra
E nuk lashë unë gjë pa shkruar
Sa të pashë se si u bëra
E merr veshë:jam dashuruar.
31 korrik 2003
22.Pritja
Dielli,i lodhur,po largohet
Dhe po ikën të pushojë
Po pse mikja p vonohet
Që aq shumë e dashuroj?
Ç’do ketë ndodhur vallë me të
Që s’po vjen dhe nuk po vjen?
Vallë,mos i ket ndodhur gjë
Apo ndoshta mëndjen kthen?
Errësirë.Tash u bë natë
Veshët pipëz unë i kam
Mjerisht,s’ndihet asnjë hap
Aq sa zëmra më bën bam!
Uh,po erdhi!Më dol frika
Iku ankthi;mbushem frymë
Se për pak,desh më ra pika
Tash e puth e s’kam më frymë.
31 korrik 2003
23.Kjo”raki” e fortë
Kjo “raki” e fortë
Shkumëzon e harbuar
Seç më ra në kokë
Moj qofsh e bekuar
Tani seç u piva
Këmbët më s’më mbajnë
Mbi ty seç u shtriva
O moj gjeçë belanë
Dhe ashtu i “pirë”
Seç kërkoj “aty”
Zë “ha” qelepir
Der në agoni.
31 korrik 2003
24. * * *
Ata gjinj të bardhë-dëborë
Ato lërë aq të buta
Nuk e di:më ndezin horë
Aq sa më ha dhe buza.
Buza mua vërtet më ha
Do më hajë,s’ka se si?
Gjinj të tillë(gjëkund,vallë ka?)
Ndaj vë buzët dhe zë pi.
31 korrik 2003
25.Impresion
Rrezet e trëndafilta të diellit mëngjesor
U japin syve tuaj një bukuri verbuese
Po ajo fytyrë që është e bardhë borë
Pse më fut mua në mendime tunduese?
Sytë e mrekullueshëm,të mprehtë e të kulluar
Më hedhin një vështrim tërë epsh:të gjallë!
Dhe nuk kam si mos mbesë i shushatur,i hutuar
Jam shkërbyer i tëri dhe ngjaj me një djall.
Mbeta gojëhapur para syve të ndritshëm
(Vallë,a ka kund si kjo mrekulli?!)
Bëj t’hu,o çast!O çast i magjishëm!
Më thuaj a ka më hyjnore se ti,dashuri?!…
31 korrik 2003