Nxehtësi korriku/7 (poezi)

1.Mua
Mua më pëlqejnë gratë e harlisura dhe joshëse
Mbase,i harlisur,pakësa jam edhe vetë!
Rend pas tyre(s’u shpëtoj joshjeve!)
Edhe tani që jam mbi gjashtëdhjetë.

Ndërsa ato m’i shtien sytë me djallëzi
Unë djallëzinë e shkëmbej barabar
se jam mësuar me ata sy tani
Ke parë që më pëlqejnë,sado kokëbardhë.
18 korrik 2003
2.Vegim
Mbi bregun tim të kujtesës,mbuluar me diell
Befas vërshoi një lumë mjergullash
Humbi nga kujtesa diçka që më këndell
Dhe aq bosh u ndjeva sikur jam mes pandehmash.

M’u duk sikur oqeani i gjithë u tha
Në shtegun që u hap,unë nisa shtegëtimin
Sado që po ecja nëpër Sahara
Për në Shqipëri nuk e ndal udhëtimin.
18 korrik 2003
3.Ata sy
Ata sy që shndrisin nga inati
Me frymëmarrjen time di t’i zbusë
Po buzës,buzës s’di ç’t'i bëj,i ngrati,
Për të jam në hall,dhe Zotin zë lusë.

E lusë Zotin që ta bindë pronaren
Që mua të ma japë,qoft dhe për pak.
Se gati-gati e ndala frymëmarrjen
Nga meraku për buzën,gati marrë flakë.

Flakë të marrë dhe të digjem,të digjem
Se sytë e buzët e saj dua të puth
T’i puth e t’i puth deri sa të nginjem
Edhe pse plak,fare nuk kam turp.
18 korrik 2003
4.Kalaja
Një femër më ngjan me një kala
(një kala që unë orvatem ta marrë!)
S’do mënd që kam rënë në bela
Ndonjëherë,jam mundur si djall!

Se kalaja ka dhe bedena
Aq lehtë nuk është për ta marrë
Se edhe Ali Pashë Tepelena
Ka humbur si unë,barabar.

Po prapë,mezalla s’e prapsem
Me pallë orvatem ta pushtoj
Pra,siç duket,nuk mbahem
Që për ta marrë atë kala,ngulmoj.
19 korrik 2003
5.Në këndoj për dashurinë
Në këndoj për dashurinë,
E bëj se s’dua të më lërë
Se s’rroj dot pa dashurinë
Dhe s’dua të dëgjoj:gër-mër

Se s’nginjem unë me dashurinë
S’e di ç’ekam këtë katar
Ajo më shporrë pleqërinë
Ajo mua më mban gjallë.
19 korrik 2003
6.Vitet këtu
Vitet këtu:të gjithë të “vështira”
Se këtu nuk kam as miq dhe as shokë
Nuk më hyjnë në sy gjithë këto të mira
Përjashta:shëndosh!Përbrënda:ulok!…
20 korrik 2003
7.Në më uron
Në më uron buzëqeshje,kur të më zërë trishtimi
S’do mënd,që duhet:të falënderoj!
Se nuk ka më të trishtuar se miku yt,Përparimi,
Kurbetin,them të drejtën,hiç s’e suportoj.

Ti më dërgon buzëqeshje(Ç’e shtrenjtë dhuratë!)
Që unë me të të vras trishtimin që kam
Urimi yt më është si Dhjatë
Dhe kapem pas tij dhe,siç kam qenë,s’jam.
20 korrik 2003
8.E qeshura
“po unë,hej,kur kam me u qesh
Apo ndoshta më parë duhet të vdes?”
Migjeni
E qeshura vërtitet si flutura rreth flakës
Kështu gjatë ditës der afër darkës
Por është pak e shtirur dhe e kërkuar
Se vëndi ku e gjeja,këtu më ka munguar.
21 korrik 2003
9.Perëndimet e diellit
Perëndimet e diellit hiç nuk më ngrohin
Dal,i bëj sehir dhe gati më”lodhin!
Se jam në vënd të huaj dhe ndjej ligështi
Dua perëndimet e diellit atje,në Shqipëri.
21 korrik 2003
10.Unë
Puthjet e nxehta me një femër
Unë nuk i ndërroj me asgjë
Dhe dashuroj unë me zemër
Kot:nuk shkoj me asnjë.
21 korrik 2003
11.Kur nisem për”gjah”
Kur nisem unë për “gjah”,
S’më trëmbin bubullimat
Se jam mbushur me sevda
Sevdaja i ndihmon trimat.

Çaj përmes bubullimash
As kthehem nga rruga fare
Se kot nuk jam “soj trimash!
Pa më pret mua një sorkadhe.

Të lagem a qullem s’pyes
As në “vritem” a plagosem
Pra,s’pyes për katra a pesë
Me vajzën zë”karfosem”.
21 korrik 2003
12.Kënaqësi
“Kënaqësia për të kujtuar kënaqësitë e mia”
Kazanova
Ja.Katandis që të ngopesh me lugën bosh
Dhe ngopesh kujtimesh me kënaqësitë e tua
Këtë gjëndje më mirë do ta kuptosh
Po të jesh kështu si më sheh mua.

Tek shkruaj,befas rrëshqasin cifla gëzimi
Të cilat,domosdo,janë relikë kënaqësish
Ja,kështu,katandisi tani Përparimi
Të ngopet,të ndëndet edhe prej boshësisë.
21 korrik 2003
13.Nuk skuqem
“Nuk skuqem nga turpi,tek rrëfej”
Kazanova
Nuk skuqem nga turpi tek rrëfej
Dhe nuk jam moralist i rremë
Të vërtetën,pa dorashka,e pëlqej
Për ç’shkruaj,gjëkund s’ka një rrenë.

Në më del fytyra ashiqare,
Dhe ngjaj diku si djall
Nuk më bëhet vonë hiç fare
Të zezës s’i them kurrë:e bardhë.
21 korrik 2003
14.Në se…
“Bukuritë ëngjëllore që kanë lindur në qiell, s’ka vello që t’i fshehë.”
Ariosto
Në se s’më lejon që të puth,
Jam i lirë që t’ju përpij me sy!
Sado që jam qingj i urtë,
Unë tak dhe bëhem pak”sherrxhi”

Ti je për mua më i lartë se çdo univers,
Je si një frut i ndaluar që nga koha e Evës
Po kur dashuroj,unë kapërcej çdo pengesë
Dhe s’u trëmbem as dallgëve,as erës.
21 korrik 2003
15.Po…
Po s’qe dashuria e ndërsielltë,
Unë hiç nuk e quaj dashuri
Kurrë s’kam kërkuar dashuri të “rreptë”
se këtë unë e quaj përdhuni!

Po qe se mikja m’u përgjigj
Me të njëjtin afsh apo gjatësi vale
Këtë dashuri unë e përligj
Dhe e quaj:dashuri e madhe!
21 korrik 2003
16.Pse?
Pse më ngjan me një zambak ujë
Nga ata që rrinë gjithmonë çelur?
Apo pse mua mëndjen ma ke bërë rrëmujë
Dhe,siç e sheh,akoma s’e kam mbledhur.

Se viteve gjatë s’e ke humbur freskinë
E njëjta aromë:si gonxhe e çelur!
Mëndja ime merr arratinë
se aq,moj,aq e ke këndellur.
22 korrik 2003
17.Miturake
Një push i butë mbi lëkurë
Ca sythe të një lulëzimi pa pra!
Më duket mua apo sikur,
Sikur çdo ditë po rritesh nga ca!

Dhe sytë tani sikur kanë tjetër dritë
Dhe sythet pa pra,po lulëzojnë të plotë
Miturake a e di që më je si një shpirt
Dhe në humba pusullën,s’e humba kot.
22 korrik 2003
18. * * *
Një flladë i ëmbël s’di se nga erdhi
Dhe hyri vrullshëm në zëmrën time
Mbi buzët e mia gjithë mjaltin derdhi
U shkoqëm të dy dhe u bëmë thërrime.
22 korrik 2003
19.Vegim
Si hëna që shfaqet papritur
U shfaq supi yt i hijshëm
Unë,befas,mbeta i goditur
Se qe vezullim i magjishëm.

Ky sup tani i zhveshur
Më godet mua si me plumb
E shoh she sa s’bie i dergjur
JO.S’duroj dot më.Nuk mund..
24 korrik 2003
20.Në më mbetën sytë
Në më mbetën sytë tek ti,
Edhe mbeta si guak
Faj s’kam unë,po e ke ti
Që me je krejt si zambak.

Në e humba unë pusullën,
Si Xhaferri,-thonë,-simiten
Se s’duroj kur shoh të bukurën
Domosdo,që do lajthitem.

Dhe tani që kam lajthitur
E kam humbur fillin pak
Por në erdhi syri i ndritur
Unë tak bëhem çunak.

Dhe pastaj të puth dy sytë
T’më mjaftoj mua vetëm kaq?
Tanimë unë nuk lajthit
Se di mirë(më shumë se “aq…”)
25 korrik 2003