Nxehtësi korriku/6 (poezi)

1.Ka kohë
Ka kohë që gjumi s’të zë mbi supin tim
Se ndodh që “ftohen” gjakrat!
Ç’shoh,për mua,s’është befasim
Pleqëria i ka hequr “maskat”.

Të shoh tek heq dhëmbët e vënë
Si dëshmi se diçka u çbë?!
Ka kohë që kokën tek supi s’ma ke vënë
Dhe mos çuditet me këtë asnjë.

Kështu do të ndodhë me çifte e çifte
Se vjen një kohë e bëhesh “qingji i urtë”
Jo se ftohet dashuria nëpër vite
Po ja që s’je më i “gatshëm për luftë!”.
3 korrik 2003
2.Kur
Kur ika nga ti si qen i rrahur
E kuptova që qeshë plakur…
4 korrik 2003
3.Vënë flatra dashuritë
Ti erdhe fluturim si zog apo shpend
Dhe unë vrisja mëndjen:nga ç’vise ke ardhur?
Pastaj çdo gjë,natyrshëm,u mbush shend
Ky shend vazhdoi dersa dita ka zbardhur.

Po të mos kishe ardhur,do qaja si qyq
A si një njeri që iu mbytën gjemitë
Dashuri!Ti vë krahë dhe s’pyet për ligj
Vënë flatra dhe nuk pyesin hiç dashuritë.
4 korrik 2003
5.Ajo këmbëka
Ajo këmbëka që varet lakuriq poshtë fustanit
Dhe gjoksi,ah,gjoksi krejt i zbuluar
Më bën mua që t’ia shaloj Pegasit
Dhe në vise të njohura,qëndroj për të pushuar.
4 korrik 2003
6.Mos
Mos m’u hiq si rojtar i rreptë virtutesh
Si një moralist,mos më mbaj leksion!
Se të kam parë kur je zhytur turpesh
Ti je xheloz,por nuk dashuron.

Mos u hiq sikur je i fyer
Se,gjasme,ti je moralist i thekur
Ti je veç një pasion rrëmbyer
I flashkët pasiioni:mu si zjarr i djegur.
4 korrik 2003
7.Kjo kuje
Kjo kuje që ngrihet si baticë deti
Ma çorri zëmrën me jehonën e saj
Kaq të dobët më ka bërë kurbeti
Sa kuja më mund dhe lotët s’i mbaj

Kjo kujë e pështirë si qarje e një qyqe
Ma ligështoi zëmrën dhe ngashërehem
Ç’ka ndodhur s’e di(as pyetje a përgjigje?!)
Jam aq i ligështuar sa dot s’rrëfehem.
4 korrik 2003
8.Kur të”zë” dashuria
E kini vënë re kur të “zë” dashuria?
Të duket nga përbrënda të ndizet një llambë
Ndriçimi i kësaj llambe,ngadalë të zë sytë
Në trup,tani,gjaku të është valë
Dhe je aq i lumtur,sa “noton” në dritë.
4 korrik 2003
9.Kush e qan burrin
“Derëzeza,ime bijë,
Burrë s’ka,po ding fëmijë…”
Popullore
Burrin që vdes,shpesh më shumë e qan
Nje grua,që,vazhdimisht,e ka tradhëtuar
Ajo thërret e bërtet(thuaj e gjeti hatanë?!)
Dhe,po t’i çashë zëmrën, është e gëzuar.
4 korrik 2003
10. * * *
“Ai që i ka të 60-tat mbi kurriz dhe rend pas dashurisë,është një idiot që kërkon të fitojë me zor”
Remark
Të djeshmen s’e kthejnë më
As lotët dhe as përgjërimet
Në mëndja më shkon tek”një”
Unë ngopem me kujtimet.

Se çastet më qenë të shtrenjta
Dhe koha e shtrenjtë më qe
Përlotem,ç’është e vërteta,
Sado që kjo ka ndodhur”dje…”
5 korrik 2003
11.Ç’më çuçurit si zog
Ç’më çuçurit kështu si zog
A e sheh ku e kam unë mëndjen?
Jam,kur të shoh,si ulok
Se gjetkë,gjetkë e kam mëndjen.

E kam tek buzët e sytë
Ata sy të bukur që më ndjellin
Dhe as dëgjoj se ç’çuçurit
Më verbove,moj,mua të mjerin.
5 korrik 2003
12.S’jam shënjtor
E deklaroj:nuk jam shënjtor
Si çdo njeri mund të bie në mëkat
Të shoh dhe digjem e marrë horë
Sado që tani jam plak i ngratë.
8 korrik 2003
13.Ndrydhja e këmbës
Një zonjë fisnike ndrydhi këmbën
Pse dhëmb kjo këmba ime?
Se kaq të madhe e kam gjëmën
Ta dish,o mikja ime

Se plaga juaj dhe mua më dhëmb
E di:Do thuash çudi!
U bëftë copë e imja këmbë
Ç’të them tjetër,s’di.
9 korrik 2003
14.Ç’më rri ashtu?
Ç’më rri ashtu si perëndeshë e zëmëruar
Që matesh,dikë,të ndëshkosh?
Se qëndrimi yt aq më ka befasuar
Sa pres që vendimin ta “ekzekutosh”

Unë,për vete,jam gati të zgjat qafën
Shpata jote zëmërake qafën time ta presë
Se,ndoshta,kështu e zbutë zëmëraken
Dhe do të jem i lumtur nga kjo”shpatë”të vdes.
10 korrik 2003
15.Ky kraharor
Ky kraharor duket i daltuar
Pra,është si i bërë me daltë!
Se kot nuk mbeta i hutuar
Tamam sikur më sulmuan djajtë.

E humba:s’kam si e mohoj
NGa ky gji i fortë,i derdhur
Zgjas duarët?!Më tej:s’guxoj?!
Mbeta i shushatur…i mekur.
9 korrik 2003
16.Ti
Ti je e freskët si një lule në ujë
Dhe kur qesh,të heqë vite nga supet
Kushdo që të sheh,bëhet pak rrëmujë
Se s’ka se si t’i mbaj dëshirat a vrullet.

Shpesh herë më dukesh si lule që “ecën”
Se një lule si ti,s’rri dot në saksi
S’di pse më kap një mall i menjëhershëm
Që ty të të marrë e të çoj në shtëpi.

Me siguri,ti ke ardhur nga një”planet tjetër”
Këtë e vë re kushdo që të shikon
Aq e bukur je,sa si ti s’ka tjetër
Dhe s’ka faj askush,në pas teje “vrapon”.
10 korrik 2003
17.Mahnitje
A kini parë petale trëndafilash
Nga ato që çelin,papritur,në mars?
E hasa unë një të tillë lëndinash
Kur qeshë miturak dhe bridhja me gaz

Dhe u manita nga gjithë ajo bukuri
Thashë se për një çast çelën trëndafilat
Sado që jam plak,kujtoj atë kohë”mituri”
Kur me të bukurën shetisnim në lëndinat.
10 korrik 2003
18.Ç’janë këta gjinj të fortë?
Këta gjinj të fortë dhe të rëndë
Që me thithtkat e tyre shpojnë këmishën
Ta dish që më lënë pa mëndë
Aq sa nga nepsi ngjaj me bishën.

M’i ndezin ata gjinj sytë mua
Ashtu si dy prushe nën hi
I dua ata gjinj,moj,i dua
Lëshohem i etur dhe pi.
14 korrik 2003
19.Jam siç kam qenë
Jam,më duket,siç kam qenë
Lis që i bëj ballë erës dhe stuhisë
Fëshfëritja e një fustani më bën “dëm”
Se futem në ngasje prej dashurisë.

Ashtu si një flladë i lehtë pranveror
Që tund kreshtat prej luani të një lisi
S’heq dot nga dashuria unë dorë
S’ndryshoka jo,Përparim Hysi.

E kam këtë ves.E kam
Turp nuk më vjen ta pranoj
Më duket se prapë i ri jam
Ke parë: që prapë unë dashuroj?!…
15 korrik 2003
20.Kur…
Kur vura dorë mbi gjoksin tënd
M’u duk sikur pushtova botën!
Vjen tani kujtimi dhe gati më çmënd
Dhe sa s’përplas në mur kokën.

Më dukej se në duar mbaja zjarre
Dhe zjarret ma ngrohnin shpirtin
Lëshohem kujtimesh e mbytem malle
Më dogje,atëhere,të gjithin.
17 korrik 2003