Nxehtësi korriku/4 (poezi)

1.Shkrimet e mia
S’kam shkruar pak,po goxha
Ta shikoni stivën:sa e madhe!
Me shkrimet e mia s’bie në sevda
Të them:-Ç’po humb një kokë e madhe?!

Shkrimet të tëra më dhimben
Në to kam vënë shpirtin tim
Në se sirtareve do “krimben”,
Ky do të ishte,për mua,mallkim.
28 korrik 2002
2.Po puthej një çift
Po puthej një çift
Dhe një shok u “rrebelua”:
-More,ç’bëjnë kështu?
U prish bota,thua?!

Pse u rrebelove?
Ia priti Vasili
Është fare njerëzore
Kjo që po bën çifti.

Po tjetri erdhë u bë
Mu si kungull i pjekur
Ky njeri me huqe
“Namuzli” i thekur.

Jo po s’ka moral
E dëngla,e broçkullla
Domethënë,trushplarë
Ka lakra tek koka.
28 korrik 2002
3.Gërshetat e tua
Ato gërshetat e tua si të Pipi Çorapegjatës
S’i harroj dhe i sjell gjithmonë në kujtesë
T’i lidhja,shpesh,ato rreth qafës
Sa herë që takoheshim,lëndinës me vesë.

Vite kaluan dhe gërshetat i ke prerë
Lëndinës me vesë nuk del më me mua
Po ja që të kujtoj unë ndonjëherë
Dhe them me vete:-Mos prapë unë të dua?!
30 korrik 2002
4.Profesore Vjollca Omarit
Sa brymë të ka rënë mbi flokë,
Aq vuajtje ke hequr mbi supe
Se koha të qëllojë me top
Një kohë e keqe,plot turpe.

Dhe e vranë shpirtin e bukur
Siç vranë tek ti pafajësinë
E vrau një regjim i paskrupull
Po s’e vranë dot fisnikërinë.

Dhe shfaqesh madhështore në vite
Mademë që nga koha nuk prishesh
Ti feks ende si ylldrite
Fisnike,e shënjtë,mesvitesh.
31 korrik 2002
5.I freskët gjiri yt
Sa i freskët gjiri yt
Sikur fryn veriu mbi të
Apo mua më bëjnë sytë
U”qorrova” dhe s’shoh më.

Pastaj vura buzët provë
“prova” doli një më një!
Ata gjinj porsi dyftonj
Më freskuan si asgjë më.
31 korrik 2002
6.Ah!-më the
Ah!-më the.Unë jam bërë gjyshe
Dhe ç’më thuaj,nuk ka lezet.
S’dua t’ia di,moj dallandyshe
Le të jesh në moshë të tretë.

Edhe vetë në qenkam gjysh,
Vallahi,për moshën s’pyes
S’dua të di as si,as qysh?
Ndaj t’i putha sytë e zesë.

Se veç sytë nuk kanë ndryshuar
Më kanë dritën që më kishin
Sa lezet:Të dashuruar
GJysheja me babagjyshin.
31 korrik 2002
7.Rrëmben përmbi shoqet
Rrëmben përmbi shoqet
Rrëmben:je peri!
Herë je borziloke
Herë më je qershi.

Qershi përmbi tortë
Si ti s’ka të dytë
Unë po bot e bot
Luajta nga burgjitë.

Vallë,ç’ka bërë Zoti?
Bëka dhe ky”hile?!”
Je si një pikëloti
Mos vallë më je,xhinde?
13 korrik 2002
8.Moj qershiza përmbi tortë
Moj qershiza përmbi tortë
A e di,moj,që s’ka si ti?
U godita unë në kokë
Sa të pashë,o moj,me sy.

Ende unë jam i goditur
Të ndjek prapa si ogiç
Në më thonë që kam lajthitur,
As më bëhet vonë,hiç.
13 korrik 2002
9.”Delikatja”
Ti je “delikate”,si petale lulesh
Po me syrin tënd,pse mbi mua sulesh?
Domethënë,që syrin s’e ke delikat
S’e vë në dyshim:sa zëmrën kam plagë.
14 korrik 2002
10.Sheqere
Sheqere të thonë,sheqere më je
Dua të shoh”përbrenda”,në si jashtë je!
Dua të shoh”përbrënda”:atje tutje-thellë
Se më rri mua mëndja,tek jotja”minierë”

Dhe,sa futa”sondën”,zushë qielln e shtatë
Sheqere qe jashtë,”brënda” më qe-mjaltë.
15 korrik 2008
11.Mos më thoni
Mos më thoni:-Kollajllëk telefoni?
Sa,për mua,s’është hiç i kollajtë
Kur më foli “ajo” nga telefoni
Mua m’u duk sikur më zunë djajtë

Dëshira m’u shtua ca më tepër
Një zjarr që po “fikej” u ndez flakë
Të vërtetën po hedh në letër
E,si qenka telefoni i “kollajtë?!”
15 korrik 2002
12.Dhe erdhi ajo
Dhe erdhi ajo tek supermarketi
(Ta shihnit:sikur kish ardhur nga Parajsa?!)
Ne ngrimë tëgjithë:sikur u bë qameti!
Të rinj e pleq:aq e madhe qe “ngasja”

Një trup të tillë s’e gjen as në sfilatë
Bërë kokë e këmbë si me porosi!
Turp hiç s’patëm:ia ngulëm sytë kllap
Pritëm,sa iku dhe “shkrimë” përsëri.
15 korrik 2002
13.Në se…
Në se unë shkruaj për gjëra që kam parë,
A nuk do të thotë që jetën dyfishoj?
Shpesh,për ç’ka shkruaj, ndjej edhe mall
Por ka dhe prej tyre që edhe i”zbukuroj”

Në fund të fundit,për asgjë s’gënjej
Gënjeshtrën s’e njoh dhe kam neveri
Në se ndojëherë unë me vargje shfrej
Ndodh se i përjetoj,si të ndodhin tani.

Diku vargu s’është dhe aq i bukur
Ndoshta,kur lexon,shije të keqe lë
S’dihet në atë çast jeta më ka”shukur”
Dhe urrejtja,befas,vjen e sytë më zë.

Dua s’dua,do ta vjellë unë vrerin
Shpesh gjatë jetës e kam kapërdirë
Se s’e mbaj,s’e mbaj dot më helmin
Që koha dhe regjimi ma dhanë pa dëshirë.
17 korrik 2002
14.Ai vështrim i parë i syve
Ai vështrim i parë i syve që më”hëngri”egërsisht
Më ka mbetur si relike që e ruaj përjetësisht
Se kur kotem,kot së koti,si më”hëngrën” ata sy
Ke parë ti që frrap loti,sikur po më”hanë” tani?!

Se çfarë kishte ai vështrim,dhe tani dot s’e shpjegoj
S’qe vështrim,po drithërimë;drithërimë që më drithërojë.
Drtithërimë që më drithërojë,po e madhe qe davaja
se më ligu dhe më dobësoi:aq e madhe qe sevdaja.
17 korrik 2002
15.Mbijetesa
Një fije bari ka mbirë mbi plasën e një guri
E shoh me gazëllim si ka çarë e rrebeluar
Them se mbijetesa ka forcë centauri
Dhe qenia e brishtë lufton për të mbijetuar.

Shikoj një pemë që hijen ka të madhe
Kurorën gjelbëroshe e ka si krifë luani
Por dhe një puhizë ere që fryn me ngadale
Mund t’i bëjë më shumë dëm se sa tufani.

Këto që shkruaj,s’janë shpikje a trillime
Por një realitet fare i prekshëm
Mos kujtoni se unë merrem me supozime
Pranoj që jam vëzhgues i pandreqshëm.
26 korrik 2002
16.Jam “qejfli” i pandreqshëm
Ja,që qenkam “qejfli” i pandreqshëm
Shikoj unë një femër dhe i gjithi “kulloj”
Nuk di pse m’u qep ky ves i përhershëm
S’tentoj asnjëçikë nga ky ves të shpëtoj.

Domethënë që vetes nuk dua t’i vë “fre”
Freri nuk di pse më kujton skllavërinë?!
Pra,më pëlqen që të “kullos” hergjele
Dhe s’mbahem hiç fare:po bëj “kërdinë”
28 korrik 2002
17.X…
U thave nga koha si druri
Që thahet gjatë dimrit në mal
Nga faqet ka ikur purpuri
E keqe qe “koha” si djall,

Dhe nga sytë ka ikur shkëlqimi
S’e kanë,s’e kanë atë dritë
E tëra je si peizazh dimir
Se jetën e kalove në zgrip.

Nën qeskat e syve fshehur
Ka kohë,shumë kohë,një iskër
Sado që je tharë e rreshkur
Për mua je zjarr që shkrinë çdo dimër.
30 korrik 2002
18.Gjiri yt
Gjiri yt më erdhi era trëndelinë
Nga ajo që mbante e ndjera gjyshe në sepete
Era e trëndelinës ma mbushi plot mushkërinë
Dhe unë u deha si nga rakia zierë sefte.

I dehur,siç qeshë,bëra pak “zarar”
Mbas gjirit,e kapërceva pak “kufinë”
I dehuri a nuk është rebel ushtar?
Ç’më bëre,ç’më bëre,moj gji trëndelinë?!
30 korrik 2002
19.Pagjumësi
Ime shoqe,e lodhur,po fle në krevat
Dhe unë shtrirë jam,po gjumi s’më kap!
Gjumi nuk më kap,mëndja ku nuk vete
se me timen “varkë;,lundroj në aq dete?!

Detesh plot me dallgë edhe me ajzbergë
Herë si pulëbardhë,herë dhe si zgalem
Ku nuk zhytet mëndja,mu si kredharak
Nga do më zërë gjumi,mua:një dreq-o plak?!
30 korrik 2002
20.Lulet
Ngado që shkoj,det me lule
I shikoj dhe shpirtin ta kënaqin
Po pse lulet në kurbet kanë aq erë
Sa në Shqipëri ka një ferrë?!…
30 korrik 2002