1.Askush
Askush nuk m’i hedh sytë më,
Se iku nga unë djalëria
Kush sheh më “film pa zë?!”
Mallkuar,-them,-qoftë pleqëria.
Dhe më keq është këtu ,në kurbet,
Që askush s’të njehë për Sulo-be!
Ta dini se sa jam në siklet
Në zëmër sikur kam shëndre!
Të merre malli për një palë sy
S’besoni?PO kjo është krejt e vërtetë
Ma kanë bërë tani tetë me dy
Pleqëri,moj qofsh lanet!
1 korrik 2003
2.Ka ndonjë çast
Ka ndonjë çast kur gjithë gratë duken të bukura
Dhe ti je në hall:nuk di nga t’ia mbash?
Je si një miturake në një dyqan me kukulla
Është si një lojë që do ta humbasësh.
S’ke si mos e humbësh?Është e madhe tufa
Ti në mes tyre?Sikur je mes lulesh!
Në vjen ky çast,ndodh që ke kthyer kupa
Ndaj humbet fillin dhe s’di nga sulesh.
1 korrik 2003
3.Një “anije”
Si një “anije” që kërkon të hyjë në liman,
Ashtu po afrohe drejt meje pak nga pak.
Ky çast më vë në ngasje,në alarm më mban:
Nxito,shpirt,nxito!S’pres dot se jam plak.
1 korrik 2003
4.Kushtrimi i parë
S’ka patur tru në”Kushtrimin e parë!”
Ndaj s’kishte pyetje;natyrisht as përgjigje.
Dhe,sado që kanë kaluar mijëvjeçarë,
Dashuria është dehëse,dhe s’pyet për ligje.
1 korrik 2003
5.Edhe pas banjos
Edhe pas banjës,flokët e mi si krifë luani
Mezalla s’e shtrohen si të nisen për sulm
E dinë që pas banjës,më pret “mejdani”
Se shtrirë është dikush që më pret me ngulm.
2 korrik 2003
6.Nata e parë
Nata e parë?E magjishme dhe plot të panjohura
Natën e dytë,fillon “magjia e besimit”
Dhe,po hodhe të dytën,të tjerat me radhë
Dal e ngadalë formohet një stereotip
Dashuria zë e të mban gjallë
Sa një natë pa të,dukesh je në zgrip.
2 korrik 2003
7.Nga thellësitë e harresës
Që nga thellësitë e harresës
Më bëhet si një zë më thërret
Shkund kokën si një pemë,kujtesës
Dhe më ravijëzohet yti portret.
Tani ngazëllehem dhe s’mbahem
Vijnë çaste aq të përmallshme
Me veten time zë e hahem
Se ç’qe,mbaroi pak përvajshme..
2 korrik 2003
8.Ndonjëherë
Ndonjëherë vetja më duket si i humbur
Aq sa ditë nuk ka,po ka vetëm natë
Nuk di si të dalë nga kjo errësirë ku jam futur
Dhe hidhem e sillem si miu në çarg.
Më duket vetja si i shtrirë në qivur
Nata e zezë më rri përmbi kokë
Dhe bëj të shpëtoj(ta çaj atë “mur”)
Se këtë gjëndje dua ta përzë me shkop.
3 korrik 2003
9.Në se…
Në se lëvizja është jetë,
Unë jam më i fortë se një shkëmb.
A s’kam ndërruar kontinent?
Kurse shkëmbi atje,në vënd…
3 korrik 2003
10.Dashurinë
Dashurinë e dua të pastër
Dhe s’dua të bëhem rob i pasionit
Vulgar nuk jam.As i ashpër.
Dashurinë e ruaj prej “erozionit”
3 korrik 2003
11.E di
E di që kanë çelur jargavanët e verdhë
Shoh flakëzat e florinjta që duken si zjarre
Të shoh,mandej,në mëngjes tek i mbledh
Dhe s’mbahem ngashërimash e malle.
3 korrik 2003
12.Si…
Si një lule që buis mbi një tokë tëdjegur
Ja kështu buisi tek unë,plaku,një lumturi e vockël
Lëshohem si ai udhëtari i shkretirës i etur
Dhe pi gjirin tënd,se jam vërtet i lodhur.
3 korrik 2003
13.”Vizatim”
Një rreze drite hyri nga dritarja
Dhe,befas,pashë gojën të lulëzojë
Dhoma u mbush plot lule të bardha
Tash nxjerrë”lapsin”;mbi ty “vizatoj”
3 korrik 2003
14.Të kisha një shtëpi
Të kisha një shtëpi timen në fshat,
Përballë:një kopsht mbushur gjelbërim!
Një qen,një lopë dhe një kalë at
Ç’do doje tjetër,mor zoti Përparim?!
Në shtëpinë time do prisja miq
Dhe do t’i qerasja me qumësht të freskët
Pa miq e shokë do ishja eksiq
Mushkëritë do mbushnim me ajër të shëndetshëm.
Në kam shtëpi,e kam në pallat
Kjo ma ngushton valvolën e ajërit
Dua shtëpi të madhe,atje,në fshat
Zot,ma jep shansin mua,të varfërit!
3 korrik 2003
15.Fati
Fati- i papërcaktuar
I ngjan,pak a shumë,ujtë që merr formën e enës.
Në sa forma vjen?Kush i ka numëruar?
Por është i bukur,kur vjen, befas…
3 korrik 2003
16.Nuk e di
Nuk e di,po unë gjërat e bukura
I përfytyroj me peizazhe nga fshati
Ndaj shpesh më shfaqen lëndina me lule
Ku hyn lirshëm flladi.
3 korrik 2003
17.Ti
Ti m’u shfaqe si oaz në shkretëtirë
Dhe çlodhje më dhe.S’do mënd dhe gaz.
Sa,kur më the lamtumirë,
Prapë po ecja përmes Saharasë.
3 korrik 2003
18.Kur flemë
Kur flemë,secili barkën e ngetë për hesap të tij
S’dihet në ç’dete lundrojmë a pushojmë në liman
Ndaj them unë që gjumi është”tradhëti”
Këtë që po them,e jap me ferman.
3 korrik 2003
19.Nata
Sa e”bukur” që është nata!
Të ngopë edhe kur është iluzion.
Kam fjetur me një femër(s’e hante as nata?!)
Po ndjeva kënaqësi që rrallë e provon.
3 korrik 2003
20.Një femër
Një femër që kam përbri
Me sy më fshikullon
Më nget,tamam,si kalë dori
Dhe frenë ma shtrëngon.
Nisem unë të marrë revan
se fshikulla mbi kurriz
Frrap-frrup,fshikullën s’ma ndan
Dhe qejfin ma ujdis.
Lodhem unë,s’lodhet ajo
Ndaj dhe ma shtrëngon frenë
Më bie me fshikull,sa obobo
Dhe hyjmë ne në tavernë.
Një kupë ajo,dy kupa unë
Se fytin kam gorricë
E ndreqëm pak atë”djallo punë”
Se fshikulla mbi kurriz…
3 korrik 2003