Nxehtësi korriku/3 (poezi)

Nxehtësi korriku/3 (poezi)
1.Fidani
Ç’finesë të ka trupi
Sikur është fidan
Pse të mbulon turpi
Kur ballas unë jam?

Fidanin e lidhin
Mos ta këputë era
Pse e humbas fillin
Kur të shoh përhera?

Ç’të them më për ty?
Dil,o shpirt,pse s’del?
Për Zotin s’e di
Je mjaltë a sheqer?

Fine ma ke trupin
Si të jesh fidan
Nxirre me mua turpin
Të lutem,moj xhan!
20 korrik 2001
2.Më gjeti si pulën shqirake
Më gjeti si pulën shqirake
Atë s’e zë gjumi,po s’pa në ëndërr
Sikur ha grurë!

Dhe mua nuk më zë gjumi
Po s’pashë në ëndërr Shqipërinë
Që e kam lënë,ka që kur…
19 korrik 2001
3.Moj e veshura allafrënga
Moj e veshura allafrënga
Ç’pate që s’më erdhe mbrëma
M’u mbush gjiri pyll me gjëmba.
Mëndja iku:gati çmënda.

Pyll me gjëmba m’u mbush gjiri
Dhe u treta si qirri
Tretur si qiri në këmbë
Edhe veten ha me dhëmbë.

A mos qe gjëkafshë sëmurë
Pse s’më bëre një pusullë?
Se s’duroja,vij vërdall
Gjysëm vdekur,gjysëm gjallë.
18 korrik 2001
4.Poeti
Këpucët ia pashë:kishin hapur gojën
Dhe m’u kujtua”Luli i vocërr”
Ecte avash(mos u nxirrte bojën?!
M’ u dhimbs,poeti!Katandisur sa një gogël!

Dhe ballin faustian atij ia pashë,
Dhe flokët me onde si të Pushkinit
Shtet,je mosmirënjohës,- thashë
Që poetët i lë në prehër të mjerimit.
18 korrik 2001
5.Bajronit
Ti,djaloshi “rrebel,seç e le Anglinë
S’e le për snobizëm dhe as për vakancë
Nuk duroje shtypjen dhe as padrejtësinë
Në Mesolonjë mbive si trëndafil i bardhë.

Vaditur trëndafili me gjakun tënd-valë
Dëshmor re për Greqinë,o pëllumb i bardhë.
14 korrik 2001
6.Veç…
veç dy rripëza mbi kurriz
E,mandej,veç shih e shkruaj
Sytë m’i shpon si me shtizë
Zënë më dhëmbin:sa po vuaj!

Se gjithçka është përjashta
Me “lëndinë”,edhe me “pllajë”
Ah,të qafsha,moj,të qafsha!
Hidhem sulm e të përrlaj…
2 korrik 2002
7.60-vjeç rrumbullak
60-vjeç jam rrumbullak
Hajde gjej si unë një plak?
Për nga mosha,jam goxha
Por nga mëndja tra-lala!

Shoh një femër,syri fap
Domethënë,më prit pak!
Ja të priti,po pastaj?
Mos e pandeve kollaj?

Se Janina ka dava
Dhe s’kalohet me “aha!”
Është një lumë që nuk ka va
Është lumë me shtjella shumë
Edhe plaku ra bëlldum
Mirë t’u bë,o firaun!…
2 korrik 2002
8.Vjen një zonjë me karafil
Vjen një zonjë me karafil
Edhe dëng mua me bërryl
Domethënë,more bandill
Në mejdan,hajde më dil!

A durohet t’më vërë “brirë”?
Unë,po dihet,”xhebrail”
I lëshohem si “katil”
Zë e “rrahë”mirë e mirë
Sa të “vdekur” e lë,shtrirë…
2 korrik 2002
9.Një mike më rri përbri
Një mike më rri përbri
Dhe,në rri,mirë bën që rri
Por s’më lë,më “ha” me sy
Vallahi e vallahi
Si t’ia bëj,as vet s’e di
Ja tek është:nuk luan,aty
S’është trillim dhe as çudi
Ia mbërthej unë timn sy
Edhe bëhemi,pothuaj,nji
Pse u bëmë?Kushdo e di…
3 korrik 2002
10.Gjumin fle me ëndrra
Gjumin që unë fle
Seç e bëj me ëndrra
Se s’më lë të fle
Më vjen ballargjënda

Më vjen ballargjënda
Kërkon “punë të rënda”
Sheqer më qe jashtë
Mjaltë më qe nga “brënda”
3 korrik 2002
11.Puth e puth unë miken
Puth e puth unë miken
sa nuk mban kandari?!
Pastaj zë e “gdhënd”
Sa më ha”sqepari”

E “gdhëndë” mirë e mirë
E sjell në “gone”
Unë s’do mënd u “shkreha!
Dhe ajo u “shkrehë”

Nga që shumë jam “lodhur”
Tash me të po fle…
3 korrik 2002
12.Po digjem si hambull
Po digjem si hambull
Si hambulla në gusht
Më dogji një zjarr
Më përvëloi një prush.

Dhe zjarrin dhe prushin
M’i kish mike xhani
Ah se si më qe:
Si krater vullkani!
4 korrik 2002
13.Moj e bardha topsheqer!
Moj e bardha topsheqer
Ç’më kalon ashtu,ezber?
Tutje-thu e nëpër Fier
Me atë trup sikur je vgjer (1)

Syri yt si symëshqerrë
“Pret” e “vret”,e “therë”- “therë”
Ah,ç’u bëre djemëve të mjerë!
1.vgjer-pishë
4 korrik 2001
14.E ruan freskinë
E ruan freskinë e vajzërisë
Dhe sharmin që kishe,e ruan
Ka ikur çapkënia e rinisë
Ka ardhur fisnikëria me gruan

Po unë që i njoh që të”dyja”
Njësoj si dikur,moj,të dua
E madhe,mes nesh,dashuria
Ndo vajzë më je apo grua.
4 korrik 2002
15.Pleqëri!
Pleqëri!Të dua të bardhë
Të kem këmbë e të kem duar
Jo të kthehm plak bastard
Mos më keq e i rrëngjuar.

Pa të kem mëndjen në kokë
Edhe sy që të shikoj
Vdekja:drejt dhe në gropë
Se mundimet s’i duroj.
6 korrik 2002
16.Vdekja
Në se vjen me trastën hapur,
Për t’më futur atje mua
Do të presë me krahët hapur
Sherr me ty,të bëj nuk dua.

Veç të lutem për një gjë:
Vdekje,moj,mbaje shënim!
Më merr mua,mandej “Atë”
Sika është meraku im. (1)
1.Sika-imeshoqe
6 korrik 2002
17.Kam shaluar kalin e sevdasë
Kalin e sevdasë kam shaluar
Kalëroj me të dashurive
Se jam aq i përmalluar,
Sa u ktheva,i tëri,në hije.

E kam lënë të”kullosë” hergjele
Mëgojëz a fre s’i kam vënë
Se mallit s’i vë dot fre
Pleqërinë e kam shkelur me këmbë.

Sa vite kam hequr nga supet,
Aq malle kam vënë mbi ta
Dhe s’mbahem,nuk mbahem nga vrullet
Kalëroj, i mbushur,sevda.
6 korrik 2002
18.Vjen një çast
Vjen një çast kur rri mendohem,
(rri mendohem për 7-qejfe!)
Edhe pak po ligështohem
Kur kujtoj seç ndodhi sefte

Se më vjen i freskët,taze
Ai çast që më mallëngjeu
Edhe mbushem aromë vajze
Kjo aromë vërtet më dehu.

Dhe i dehur siç dhe jam
E lëshoj unë kapistallin
Oh,si ishte,mor babam!
Dhe tani t’hu sjell mallin

Mbushem plot me ngashërima
Më regëtin si liksh në zëmër
Edhe mbytem me psherëtima
Për një çast që nuk qe ëndërr.
6 korrik 2002
19.Natyrë e qetë
(për time shoqe)
E hodhe rrobëdeshambrin me thekë mbi supe
Dhe vjen vërdallë,tutje-thu në kuzhinë.
Më duke sikur mban erë të thekur buke
Po prapë,si nikoqire,ti e ruan freskinë.

Dhe sa njerëzore është kjo sjellja jote
Më bën që të dua edhe ca më shumë
Dukem si më i lumturi i kësaj bote
Që fati ty të solli tek unë.

Se dembel jam unë,i pashokë
Po ti kurrë për këtë s’u ankove
Duket se mua fati më ndihmoi me okë
Dhe jetën time ti krejt ma lehtësove.

Kam shirë e kam bërë siç kam dashur
Se “trarin” e halleve e mbaje ti
Do të isha bastard e bukëshkalur
Sikur një çast mos të doja ty.

Ç’shkruaj,çaprazçe,e merr me të qeshur
Se e di,në të vërtet,cili jam
Dashuria jote kurrë,kurrë s’më ka velur
Për mua,si dikur,,je plot sharm.
7 korrik 2002
20.Apel
Ku është matura e vitit ‘59-të,
Matura e pedagogjikes,në Elbasan?
Mundohem që shokët të sjell në mënd
Kujtesës i bëj thirrje të çohet në alarm!

Nuk mbaj mënd se sa kemi qenë atëherë
Sidoqoftë,kjo pak ka rëndësi?!
Dua që të mblidhemi të tërë njëherë
Të çmallemi,të shkëmbejmë”tepsi!”

Të mblidhemi,se tani jemi bërë gjyshër
Ndonjë,mjerisht, është për requem.
Në 2 dhjetor 2009,sado që është dimër
Në Elbasan të takohemi;të gjithëve ju them!
28 korrik 2002