Nxehtësi korriku/2 (poezi)
1.”Nuk jam ma sikur atëhere”
Bujar Qamilit
Në Sant Petërsburg gjeta një kasetë të Bujar Qamilit (1)
10 këngë kish kaseta me këtë këngëtar të madh popullor
Kalova ca çaste me Shqipërinë(me zë si të bilibilit)
Mërzitjen dhe pikëllimin ma hoqi si me dorë.
“Nuk jam ma sikur atëherë”,-kështu titullohej kaseta.
Sikur plagën time ta dinte,se sa ndryshoj nga ç’thotë kaseta
Këngët i dëgjova,i etur;pak u përlota,ç’është e vërteta
Bujari Shqipërinë më sillte(ah,sikur të gjej dhe të tjera!)
1.Sant Petërsburg-qytet në Florida.
12 korrik 2001
2.Vaçe Zela
Ke kohë që na mungon,moj e madhja Vaçe Zela
Kemi kohë,shumë kohë,që bosh na duket skena.
Ah,ta dish,moj Vaçe, sa na ka marrë malli!
Dilje ti në skenë dhe tak na ikte “halli”.
Mirë them:halli se me zërin tënd ilaç
Shëroje ti çdo plagë a hall në kishim bashkë.
Sa kohë që ti,moj Vaçe,do qëndrosh në Zvicërr
Skena na ngjan bosh,në zëmra veçëse dimër.
12 korrik 2001
3.Kur të vdes
Kur të vdes,
Më vini një kasetë
Ku të këndojë Eli Fara
Dhe do të shihni,po s’u ngjalla…
13 korrik 2001
4.Fëmijë nuk rritkemi dot
Fëmijë s’rritim dot,tash që jemi gjyshër
E kemi provuar:si unë dhe Sika (1)
Nga dashuria,fëmijët i “prishim!”
Për Albën e vogël,sa s’na bie pika! (2)
E ruajmë si një shënjte a të jetë qelqe
(Qelqen ruaje sa të duash,ajo do të thyhet!)
Unë bëhem plak i keq,ajo plakë e “keqe”
Dhe sherrim ndezim keqas,pak sikur të “vritet”
Ja…se ku u rrëzua a diku u përplas
(Elbete,sa ka zënë të ecë në këmbë!)
Sika mua më hedh thonjtë në gurrmaz
Unë gati e ha Sikën me dhëmbë.
Jo.Nuk kemi faj:tash jemi gjyshër
Fëmija i fëmijës u dashka shumë
Nga malli që kemi,fëmijët i “prishëm”
Inatin ngrehur aty mbi hundë.
1.Sika-ime shoqe
2.Alba-mbesa ime
13 korrik 2001
5.”Vizita” (1)
Mbrëmë,në mesnatë,GJysh”Wollti” më erdhi për vizitë!
Domethënë,shkruake vargje,-më thanë,-mor jezit!
Ke vendosur të bëhesh poet,medemek!
Ja tek ta thotë”GJyshi”:-Do mbetesh pa brekë!
Kaq tha “GJysh Wollti” dhe qeshi mandej hi-hi
S’arrita më ta pyesja;u zgjova unë tani.
1.Wollt Witman-poet i madh amerikan
23 korrik 2001
6.Nuk e di se ç’kanë me mua poetët?
Nuk e di se ç’kanë me mua,poetët?
Ke parë ti që nuk më lënë rehat?!
Sa pa ikur njëri,më sulen të tjerët
Më vjen dhe pak zor,se jam në krevat.
Domethënë që me ta flas në ëndërr
(ku ma mban mua që me ta të flas?!)
Vjen Sharl Bodleri me”një brengëzhgjëndërr”
Paul Valeru seç më vjen më pas.
Ky më vjen”si një muzg i brishtë”
(Më sevir një vdekje të rreme,të re,më të vyer se jeta?!)
Bodleri fap e”Brenga e Parisit”
(Ku përziehet”ferri tokësor me qiellin e ëndjeve”,ç’është e vërteta!)
Unë po natyrisht që mbeta me gojëhapur
Tamam si “Liza në botën e çudirave”
E ku kam çap unë me ta për t’u matur
Të keqen e ëndrrës(shpëtova prej “mysafirëve”)
Nuk e di se ç’kanë me mua,poetët…
23 korrik 2001
7.Një zonjë
Një zonjë që shërben në klub
Më ndez si zjarr me sytë e saj
Po unë nuk e di nga humb?
Kërkoj rininë që s’e gjej kollaj.
Kjo zonjë fine që ka plot hire
Më ndez si prush me sytë si dritë
Po unë nuk “korr” në ato”çahire”
Se më s’kam dhëmbë dhe rri si i mpitë.
Një zonjë që shërben në klub…
Jo po kush është?Sa kurreshtarë!
Ç’ju duhet juve kur pusllën vet humb
A nuk jam vetë unë për të qarë?!…
24 korrik 2001
8.Diskutim”luajal”për një libër
Qemë mbledhur për një takim
Ku do diskutohej për një libër
Por kryesorin fjalim
Do ta mbante zoti ministër!
E mori fjalën,filloi të flasë
(Ne,të gjithë,sy e veshë!)
Dëgjojmë nga goja se ç’do të zbrazë
Se ,ndryshe,hamë nga një paraveshë.
-Librin,-tha,- s’e kam lexuar!!!!
(Ka qenë i “zënë” zoti ministër?!)
Por,padyshim,është libër i çmuar
Ka vlerë të madh ky libër?!!!
Mandej,-vazhdoi,-të ngremë dolli
E njoh që shpejt autorin!
Dhe një shëndet për zonjën e tij
E “shkriu” auditorin.
24 korrik 2001
9.Më duket
Më duket se i ngjaj qenit
Ky,- thonë,- që shpreson
Që t’i bien kocka nga qielli.
Po mua më duket,gjithmonë më duket
Se do hapet dera dhe do më sjellin
Një copë nga F I E R I…
27 korrik 2001
10.E “vranë”Tolstoin
Kont Tolstoin me shpirtin e bardhë
Tani,pas vdekjes,në Romë e “vranë”
Bollkonskin me Natashën i nxorrën porno
Se kështu nxjerrin fitime ca sharlatanë.
ia qethën mjekrrën të urtit si profet
Të nxjerrësh Andrein me Natashën porno
Jo.Ky s’është art,po tregëti e vërtetë
Pse hahet bakllavaja me kontorno?!…
28 korrik 2001
11.Pas Tolstoit,Shekspiri
“Shih rrushi rrushin dhe piqu”
Populli
Në Londër do jepej një shfaqje nga Shekspiri
Shfaqje nga Shekspiri?Krejt normale
Por nga kjo shfaqje s’ka si të mos luajë fiqiri
Kur merr vesh nje fakt:ky është anormali.
Zhulieta,martirja e madhe e dashurisë,
(Sa zemra dhe sot regëtjnë për të!)
Lezbike do ketë Romeon e dashurisë
Kjo më bën të thërres:art nuk ka më!
E morën në dorë ca sharlatanë të vërtetë
Dhe artin e kthyen në tregëti të paskrupull
“Tani po i kutpoj këta autorë vërtet”,
Na thotë regjisori-skenarist:kungull!
28 korrik 2001
12.Kush e ka radhën?
Po tani kush e ka radhën?
O burrani,hidhuni,artin ta linçojmë!
Mjafton që shikuesi të mbushë sallën
Për art më mos pyet,veç xhepat të ngrohim.
Paraja,siç shihet,dol në plan të parë
(gjeje ku spektatori ka më shumë oreks!)
Sa për artin?Të vejë mu në djall
Mbusheni skenën me orgji dhe seks!
Jam i sigurt që edhe Karatajevin e urtë (1)
Do ta shoh nudo tek plugon në arë
Pastaj Karatajevës do t’i lëshohet si ujk
Dhe seks do bëjnë nudo,siç duan ca bastardë.
1.Persosnazh i Tolstoit
28 korrik 2001
13.Vdis pa të dua
Enveri,siç tregon vetë,me Nexhmien u dashuran që në luftë
Pra,kjo dashuri,me Delikaten filloi kur qenë ilegalë
Po Ramize Gjebrea që dashuroi një shokun e saj në luftë
Pse a mund të më thoni?Pse asaj i dhanë plumbin në ballë?
Pas Çlirimit,shih se ç’paradoks
Ramizen dhe ATË i shpallën dëshmorë!
Dikur u dhanë plumbin kokës
Dhe lozin pas vdekjes(shih se sa çnjerëzor!)
Kësaj ne në fshat,i themi:vdis,pa të dua
S’ka një moral për ty,ky tjetri për mua.
30 korrik 2001
14.Valle e Osman Takës
E,- ithanë,arnaut!Po të pyet vet sulltani
Çfarë dëshire ke të fundit,gati të pretë litari?
Dua një valle ta kërcej si atje në vëndin tim
(dhe merr vallen Osman Taka;nuk qe valle,po tërbim.)
Tek kërcente,tundej dheu;koka ja:drejt përpjetë!
Prekte tokën si Anteu,me një dorë kapte rrufetë.
Shiko trupin e bën urë,e bën urë dhe hap një shteg
(O sultan pas mos na u vurë,ku s’ka shteg e gjejmë një shteg!)
Me një krah po çan erën sikur ka një jatagan
Para duket ke panterën,ke panterën a një luan!
Kalojnë trimat përmbi”urë”,gjejnë një shteg ku s’kishte shteg
Gjindja ngrirë e tërë sikur(sikur prapa vjen një çetë!)
Po hedh vallen Osman Taka dhe”zbutë” zëmrën e sulltanit
Ja,të gjitha,për sa shkrova,vetëm prej Taip Madanit (1)
Që e solli Osman takën si të gjallë ndër të gjallë
Ah,që s’kam një kasetë,që ta shoh e t’më nxjerrrë mall.
1.Lideri i valles nga Konispoli.
31 korrik 2001
15.Në Jasna Poljana
Tek varri i Tolstoit,në Jasna Poljana
Kam ardhur:bëra goxha rrugë të gjatë!
Dhe Kontin e gjeta,me Kontin s’u çmalla
Mëngjesi ma prishi ëndrrën:ç’mëkat!…
14 korrik 2001
16.Kali i kurbetit
Kalit të kurbetit i kam hipur mbi shpinë
As fre i kam vënë dhe as yzengji
Se sa do t’i qëndroj këtij”kali mbi shpinë”?
Kot që më pyesni:as vet nuk e di.
14 korrik 2001
17.Poshtë fustanit
Poshtë fustanit,është këmisha
Nën këmishë dua të isha
Edhe pak të engledissha
O më kishe o të kisha
Më cfilite,të cfilita
Dreq-o punë,po zbardhi dita
Huq,o huq,të rëntë pika.
15 korrik 2001
18.Unë dhe Maku Pone
Si dy amvisa që shkëmbejnë tepsitë
Unë e Maku Pone shkëmbejmë poezitë
S’Ka në këtë shkëmbim aspak tregëti
Në vargje fshihet një det me dashuri.
Ai është si Budë,unë,dihet:noksan
Mjeshtër është ai,çiraku unë jam.
Kush është i fituar,lexues ty të lus?
Një fshat që duket,nuk do kallauz.
Miqësinë me të:me askënd s’e këmbej
Do një natë dimri që unë të rrëfej.
15 korrik 2001
19.Tani
Tani që më erdhën kasetat nga Sqhipëria
(shtëpinë e kam kthyer në sallë koncertesh!)
Si me magji,nga unë iku mërzia
Dhe jam i çliruar prej”hallesh” e “dertesh”.
16 korrik 2001
20.Xhixhile
Me dhjetra herë të kam dëgjuar në Shqipëri
Buzëqeshja,zbavitesha dhe vetëm kaq.
Këtu,në kurbet,mëndjen ma bën veri
Dhe shpirtin e ftohtë,vjen e ma kënaq.
Ndo je e fushës,ndo je dhe e malit
Nuk e di,nuk e di se sa më josh?!
Ndonjë lot dhe më shketë prej mallit
Duhet të jesh në kurbet,që mallin të kuptosh.
17 korrik 2001