Nxehtësi korriku/10 (poezi)

1.Si një psherëtimë
Si një psherëtimë e ndrydhur,gjatë
Shpërthen kjo ndjenja ime
S’e them me fjalë dhe as me kartë
Se ç’ndjej,o shpirtka ime!

Është ndjenjë e thellë dhe krejt e artë
merr veshë,o shpirtja ime
Për masë matet me karat
Se del nga zëmra ime.

Kam zëmër të brishtë porsi pëllumbi
Regëtin kjo zëmra ime
E thellë kjo ndjenjë s’i gjendet fundi
Për ty,o shpirtja ime.
13 korrik 2005
2.Ndesh vështrimin e trisht
Midis gjithë gëzimeve që më kaplojnë
Unë ndesh vështrimin tuaj të trisht
Shoh sytë tuaj sikur perëndojnë
Dhe vet,tani,bëhem i trisht.

Se dua të di se ç’enigma fshehin
Ata sy,moj,që perëndojnë
Në botën tuaj ata më ndjellin
Të fshehtat të zhbiroj.

Dua të di,por s’është e mundur
Kush bëri vallë si do?
Në sytë tuaj humbas i mundur
Rënkoj dhe po bëj “oh”.

Se është betejë shkuar betejës
Po bluhem nga përbrënda
Dhe hiç s’i bëj ballë kurreshtjes
Dorëzohem,se rashë brënda.
13 korrik 2005
3.Ato buzë
Ato buzë të fryra,plot epsh
Gati më rrufitën
Dhe s’ka si i zoti të jesh
Atyre t’u vësh “pritën”

Se buzë të tilla keq të ndjellin
të ndezin,të shtojnë nepsin
Kur mua plakun më këndellin
Të rinjtë s’do mënd i ndezin.

Të ftojnë ato,të vënë në ngasje
Rehat nuk e fle gjumin
Për buzë të tilla,pranoj”përplasje”
Pse mos dhe ca më shumë:turpin.
14 korrik 2005
4.”Parfumi” i buzëve
“Parfumi” i buzëve të tua
Erë bari të njomë larë nga një shi maji
Por këtë “parfum” e dua,moj,e dua
Dhe aq më duhet sa s’e kam kollaj

Qe dehës ai “parfum” dhe më ra në kokë
Siç të bie në kokë vera e vjetër
ja,kështu,e kujtoj(kur u puthëm tok)
Dhe të mos e harroj,po e hedh në letër.
15 korrik 2005
5.Ti dhe ajo
(X… and Y…)
Ti je porsi lule,ajo si zambak
Nga t’ia mbaj i ziu,unë,një gërxho plak?
Ti je tërë nur,ajo më ka sharm
Nga ti rashë sëmurë,për të në alarm.

Jini si dy zjarre që njëlloj të djegin
Njëra më shton mallin,tjetra më shton nepsin
Koha ime iku(s’loz më me dy porta)
Dhe zgjodha vërsniken,se kam turp nga bota.
Shkruar në o2 pas mesnate 18 korrik 2005
6.Analogji
Ky afsh i nxehtë shëndeti
Më kujton afshin e plisave të nxehtë
Ugareve kur i çante plugu.

S’di pse e bëj këtë anologji,i shkreti
A pse tek unë,pakëz,fshihet bujku.

Domosdo,kështu do të jetë
Gjithçka unë do ta lidh me fshatin
Sado që kam punuar mësues mbi 40-vjet
Aspak s’ndahem me fshatin.
18 korrik 2005
7.Shpirti im u tha
U tha shpirti im si galetë ushtari
Iku nga shpirti blerimi
U tha pak nga pak nga malli
“Dollibash”,kuptohet,mërgimi.
18 korrik 2005
8.Më duket
Më duket se kam hipur mbi një kalë të xhindosur
Që ka marrë vrapin lemersihëm s’di për ku
Kështu mendoj kur shoh këtë rrugë të pasosur
Ja,kështu,ka ndodhur dhe s’di se ç’mendoni ju?

Ka marrë ky kalë një vrapim të çmëndur
Vrapo e vrapo dhe s’dihet ku do sosë
Ta dini,o miq,kam qenë krejt i lënur
Kur i hipa këtij kali dhe ja tek firmos…
20 korrik 2005
9.Diçka të fshehtë
Diçka të fshehtë ruajnë ata sy
Diçka të fshetë që më pikëllon
Se ç’të fshehtë ruajnë,unë mirë e di
Ndaj për ju,tash,mallin mua ma shtojnë.

Se edhe gëzimin e ke si të trisht
E ke të trisht,pak si të menduar
Këto hamëndësira mallin shtojnë dyfish
edhe sulem drejt jush për të përqafuar.
21 korrik 2005
10.Kurbeti
Dal edhe ngadalë:u mbushën 5-vjet
Unë plaku i shkarë,erdha në kurbet.
Zura Amerikën!Unë s’luaja nga vëndi
Pika kokëshinikun!Ç’mëndje prej argjëndi?!

Edhe mora brinjën,si dele e trullosur
Edhe gjeta “dimër” këtu ku kam sosur.
Është gjynah të qahem se ka mrekullira
As shtihem as mbahem se në xhep kam dimra.

Dimër kam në xhepa,dimër kam në shpirt
Kështu më është jeta!Jua them acikë!
Jua them açikë!Miq,a më dëgjoni?
Kurbeti-helm e pikë:në kurbet mos shkoni!

Ju flas hapur fare,as që vë unë maska
Do treti nga malle,hapur do rrijë plaga
Është si plagë plumbi,as që do vejë korë
Kush vajti dhe s’humbi(nuk luaj si aktor!)

Po ju flas me zëmër,po ju flas hapur
“JU,mëndjepalënur,në veshë mbajeni varur!”
25 korrik 2005
11.Imazh
Para meje:fleta e bardhë
Pastaj,stilolapsi në dorë
Në mëndje një kumt i bardhë
Si kredhur,i tëri,në dëborë.

Mandej,imazhi i bukur
Dhe sytë,ah ç’sy!Sa qiellorë!
Tek shkruaj,jam turbull-turbull
Tunduar nga një tis nervor.

Se aq imazhin ma ka ënda
sa jam nën trysni e nervoz
Dhe sytë,dhe buzët m’i kënda
Imazhi i bukur më nakatos.

Sikur të kem pirë një ilaç
Të hidhur që më prish midenë
Ah,imazh!I bukuri imazh!
Gjumin ma prishe dhe e di psenë.
28 korrik 2005
12.Çamani zëmrën
Ma çani zëmrën mua,qenit endacak
ma çani dhe do të gjeni veç zeher
Oh,mos u çuditni,në s’ka atje gjak
Jo.Nuk ka:gjaku është bërë helm!

Helm më është bërë.Si pelin
Lodhur nga mërgimi i gjatë
Më zhgënjeve,keqas,o mërgim
Mua,qenin plak-endacak.
31 korrik 2005
13.Statuo quo
As jam tretur as jam ligur,po jam trashur dhe dhjamosur
Veç nga koka unë jam thinjur dhe nga mëndja jam djallosur
Domosdo,kështu do të ndodhë se nga vëndi unë jam larg
Shkon një ditë e mua më”lodh”,shkon një ditë e ca më plak.

Dhe mërztiem s’kam se si,jam pa miq e jam pa shokë
Më mungon,moj Shqipëri,për ty zëmra m’u bë copë
Dhe stresohem,dhe stresohem(tunjatjetës ia kthej plaç!)
Nga mërzitja sa s’tërbohem(helm kam zëmrën,po t’ma çashë)
10 korrik 2006
14.”Përleshje”
Më shpon bot e bot me syrin e zi
Demek,qenkam kot:një copë pleqëri?!
Epo ku duroj që të më vënë “brirë?!”
Ndaj tash sulmoj,të ha “qelepir”

Shkaku më qe syri që më shpalli “luftë”
“Luftës” unë,rrezili,iu gjejga me “pushkë”
Ti më shpalle “luftën”(u zumë dhëmbë për dhëmbë)
Unë po zbraza “pushkën”,edhe bëra “dëm…”
18 korrik 2006
15.Mos…
Mos më hap tefterë të vjetër,omoj vajza kanakare
Se tani jam moshë e vjetër,edhe s’bëj dot “zarare”
Ti më josh edhe më ndjellë(më kërkon në shesh mejdan)
Po s’ha dot më atë”gjellë”,se s’kam moshë unë për jaran.

Kur më hap teftereë të vjetër,zë më hap një plagë të re
Porse unë si moshë e vjetër,s’kullos dot më hergjele
Ti më mat me metron tënde,unë dhe metros i them kut
Moj jarane,jak në mëndje!S’Jam i gatshëm unë për “luftë”

Se më fton në dyluftim edhe tak më hedh dorashkën
Porse miku Përparim s’e vazhdon pas gjurmës vazhdën
Dalëngadalë dorëzon “tapitë dhe po kthehet mu në”fis”
S’i përgjigjet tëndes sfidë:iku,shkoi…dhe u vidhis…
24 korrik 2006
16.Soditje
Trupin tënd-lakuriq
Sa e shoh,mëndja-eksiq!
Sepse iku dhe kaptoi
Pa më thuaj:ku qëndroi?!

Domosdo,qëndroi tek ti
Se nuk mbahej në burgji
Se u shfaqën gjithë nishanet
Natyrisht,që zushë alarmet.

Shfaqen supet,shfaqen gjiret
Sërë-sërë të gjitha hiret
Pupu!Si je e tëra!
Gati mua t’më bjerë cërma.

Edhe ika,u xhindosa
Pas nishanesh krejt u sosa
Më la mëndja,shkoi e iku
Lakuriqa keq më fshiku.
13 korrik 2007
17.Më thotë dikush
Nga larg,në telefon,më thotë dikush:
“Zëri ty të vjen si pushkë!”
E marrë këtë thënie si këndellje
se jam plakur e thinjur si dele.

Qesh pak me vete,kur po shkruaj
Ta shihni,t’më shihni si ngjaj?!
Në zëri atje më shkon si pushkë
Zonjë,po u pamë, do shohësh një truk.

Trashur,barkalec dhe i rrëngjuar
Vallë,do ketë nga unë më të shëmtuar?!…
17 korrik 2007
18.Pa ty
(letër të dashurës)
Behari pa ty si dimër
Dimri?Kuptohet:akullnajë
E merr veshë,o syri i ndritur
se pa ty,s’e kam hiç kollaj.

Qesenë dihet e kam bosh
Kacidhe nuk kam në kuletë
Të them që ti të mos shpresosh
Se jetën do ta kesh të lehtë

Po zëmrën e kam qelibar
Të tillë s’do gjesh gjëkund
S’ka nga unë më “pasunar”
Në dashuri askush s’më mund.

Në kushtet s’i kam të mira,
(Ti e di:unë jam dembel!)
Me ty unë përzë aq dimra
Se ti më je behar!Je diell.
19 korrik 2007
19.Poeti
(Alan Gilsberg)
-Pa nxirrmani jashtë këtë paloendacak!
(Bërtiti politikani bërë tym e flakë!!!)

-Zotni,nuk mundemi;se është Poet!
(Më plasi trapi!-më keq ulëret)

Ç’lexoni në vargje nuk është sajesë
Po ka ndodhur diku:Maccausetë.
Jo shumë larg në vitin 1964-tër
E nxorrën përjashta Poetin e varfër.
19 korrik 2007
20.X…
Tri sërë me urupa varur mbi jelek
Dua ta pi me kupa,syrin se m’u tek
Si e piva syrin,unë seç bëj më tutje
Zë edhe pi gjirin,se jam mbushur huqe

Kam huqe të rënda,se jam plak sojli
si të ka bërë nëna,të zhvesha tani.
Edhe mbi dyshek të shtrij gjer e gjatë
I ndehur qeshqek,hëngra hojëzën mjaltë.

Hëngra sa u dënda,se qeshë i uritur
Mu tek këmbët u shëmba,si bar i kositur
31 korrik-11 shtator 2007