Nxehtësi korriku/1 (poezi)

Nxehtësi korriku/1 (poezi)
1.Më dogj vapa e korrikut
Më dogj vapa e korrikut
Dhe ma bëri gjakun valë
M’u kthye mosha e ashikut
Unë nga plak,u ktheva djalë.

Jam bërë djalë e dal për”gjah”
Sepse huqin s’e kam lënë
Me një vajzë zë bëj sevda
Apo s’qe tamam si hënë.

Hënë e plotë për marshalla
Mos ma mirrni ju mësysh?
Pse habiti?Bëni ua?!
Nuk jam më unë babagjysh.

Se më nxehu dielli korrikut
Edhe keqas më trallisi
M’u kthye delli i ashikut
Dreq-o plak,Përparim Hysi…
1 korrik 2008
2.Nuk e di se ç’kam
Nuk e di se ç’kam,trishtimi më zë
Mëndja seç më bie fëmijërinë gjithnjë
Dhëntë po kullosin,unë hipur mbi kalë
Vërsnikët e mi seç i ftoj në garë.

Mbi kurriz të kalit,shtritur jam bërë peshk
Kalin seç e “rrah”,varda me purtekë
Turren moshatarët,po dot nuk më zënë
E,moj fëmijëri,pse më bën çapkën?

I heq rrobat fare,veç jam me të mbathura
Zë e bredh me ta rrugëve të përbaltura
Me një zë e rrokem,me një tjetër loz
Buza vesh më vesh si një karagjoz.

Qeshem,domosdo unë me fëmijërinë
Sado qemë të varfër,s’e njihnim mërzinë
I kujtoj ato çaste këtu ku kam ardhur
E qeshem me vete,sado jam kokëzbardhur.
8 korrik 2000
3.Politika
S’paska zanat më të kollajtë
Se kjo:politika?!
Tek ne e ushtrojnë këtë”zanat”
Me duzina?!

Lalushi,karroxhi,më dali
dje,në udhë.
Dëgjo,-më tha,- ai Fatos Nanua
është i “paudhë?!”

Se Sala po.Sala është “hero”
Dëgjo seç të thotë Lalushi
Pse do na nxjerrë ne selamet
Ai,Skënder Gjinushi?!!!

Mua,që më ka patur mësues
Nuk më la të flisja hiç
Lalushi,”goxha politikan”
“Diplomuar në Kembrixh?!”

Si ky në fshatin tonë
I ke me duzina
Lëre se ç’politikanë
Të zë ulërima.
7 korrik 2000
4.Larës
Si Jakovi për Rakelën
Punoi skllav për 7-vjet
Ja,kështu,do bëj për ty
Se të dua me të vërtetë.

Në Jakovi u bë skllav
Se la Lelën për Rakelën
Unë nga malli u bësh skllav
Dua Rakelën,flokëzezën.
3 korrik 2000
5.X…
Sup e gjoks m’i lë zbuluar
Sikur rrobë gjëkundi s’ka
S’e mohoj:më ke tunduar
Turpin unë me bukë po ha.

Se s’duroj kur shoh zbuluar
Më hip nepsi si një djalë
Le të thonë se paskam shkarë
Nderi im të vejë në djall…
3 korrik 2000
6.Balli im rrebel
“Damkën e artë-njeri i pafat
Në ballin tim,ti e sheh…”
ANNA AHMATOVA
Balli im rrebel si i Ahmatovës
Ka për përballuar erëra e stuhi
Është i mbushur damka nga grushtet e kohës
Hape ballin tim!RRebelin gjen ti.

Në se rrebelimi më solli prapësira
Unë s’pyeta fare:kokën në satër
Për mua veç e drejta qe pasqyra
Ku unë shihja veten si isha i tërë.

Natyrisht,kjo”luftë” s’më ka sjell fat
Më shumë prapësira,po unë s’jam penduar
Po të sillesha ndryshe,do të isha”sakat”
Kush e do rrebelin?Tërë jetën “ngatërruar?!”
2 korrik 2000
7.Ktheu në shtator
Ka qenë një melodi ritmike”Ktheu në shtator!”
Emrin e kompozitoirt të huaj s’e mbaj mënd
Po saherë hapet shkolla më 1 shtator
Ti më ravjëzohe si një kujtim që dhëmb.

Ja,po jep radio”Kthehu në shtator”
Sinjalin e njeh.Hë,pse s’po vjen?
Në shkollë nuk erdhe ti këtë shtator
Se me dikë tjetër këtë foks e kërcen.

Të kujtoj dhe bëhem nostalgjik
Mbresa vjen e gjallë dhe më ligështon
Tek shkruaj këto rreshta,e di është korrik
Por janë ca mbresa që dot s’i harron.
3 korrik 2000
8.Unë jam shpirt i trazuar
Unë jam shpirt i trazuar,e fle gjumin,thuaj,në këmbë
Nuk gjej prehje apo ëndje nga një ngjarje ndodhur mbrëmë.
Më rri mëndja ngulur gozhdë veç tek ngjarja diku ndodhi
Jap e marrë të më zëjë gjumi,por më kot se gjumi “ngordhi”.

Asnjë çikë s’i mbyllë sytë,fët ia bëj nga krevati
Bëhem unë gati për punë sado pesë që është sahati
Pedaloj mbi bicikletë si t’më ndjekë dikush me shkop
Edhe mbrrij unë në qytet ku punohet “non stop?!”

Vete pi kafen tek Komi,kafenë e servir Natasha
(OH,sa shpejt që paske ardhur!Sikur je gëdhirë përjashta?!)
Por s’e dinë si e kam hallin,se jam shpirt i trazuar
Për një ngjarje ndodhur mbrëmë,e gëdhij tërë natën zgjuar.
2 korrik 2000
9.Kam një plagë
Kam një plagë që nuk po mbyllet
Edhe rrjedhë,edhe më dhëmb
E,sado që kalojnë vitet,
Plaga hapur shpon si gjëmb.

E kam parë në çdo doktor
Mezalla s’po shërohet
Plagë e hapur nuk vë korë
Trupi im sa vjen,dobësohet.

Se është plagë dashurie
Dashurinë ka si ilaç
Plaga ime do të mbyllet
Kur të vijë “mikja” që thashë.
2 korrik 2000
10.Këngët popullore
Janë si xehërorë fshehur në miniera
Janë si bute të mbushura me verëra
Sa më thellë të shposh në minierë
Aq më i shtrenjtë minerali që nxjerrë.

Dihet nga të gjithë se më e mira verë
Më e moçmja,më e çmuara verë.
7 korrik 2000
11.Ua?!!!
Ua?!-shfaqe habinë ti
Po ky qenka,Përparimi?
Opo ç’është gjith kjo habi
Sikur u ngjallë Esenini?!

Ne vërtet kemi 7-vjet
7-vjet pa u parë
Më çudit,me të vërtetë:
-Pse kaq shumë kam ndryshuar?

Jo vetëm që ke ndryshuar
Por habitem që të shoh
Tek më jep të përqafuar
Më flet zonja që unë njoh.

Ti në Lushnje mezi shkoje
Mezalla,s’luaje nga vendi
Në Amerikë ti të shkoje
Ndaj habia mua më”çmëndi”

Ke të drejtë,i them asaj
Unë s’lëvizja që nga vendi
Por një hall më pastaj
Seç më vuri mua krahë shpendi.

Ja,kam ardhur unë këtu,
Por kam ardhur përkohësisht
Se si qyqe qaj “ku-ku”
Dua të qaj unë Shqipërisht.

Mu atje ku më ra koka
Dua të kthehem sa më parë
As më duhet se ç’thonë bota
Shqipëri, për ty kam mall.
2 korrik 2001
12.S’kam ditur për veten time
Për veten time,fare nuk kam ditur
Gjithmonë detit i kam hyrë në këmbë
Ndërsa të tjerët pllakën kanë vërtitur
Unë veçse drejt( a s’jam pak i lënë?!)

S’kam ditur fare se si merren”kthesat”
Për kthesat unë kurrë s’kërkova patentë
Se në jetë kurrë s’i kam honepsur rrenat
Por drejt… e gjithmonë drejt

Ja,që për vete,fare nuk kam ditur
Dhe vetëm shkruaj vargje:a s’jam i “lajthitur?!”
4 korrik 2001
13.Kulla e ngujimit
Ti s’je as “Ejfeli” dhe as”Piza”
Që për ty të këndoj.
Ti ma mbush shpirtin murriza
Murriza që shpirtin ma shpojnë.

Ti je”kulla e dhimbjes”
Ku dëgjohen krisma armësh
Ti je “kullë ulërimash”
Fryt i hidhur gjakmarrjesh.

Nuk është një “kullë” e dy
Mjerisht,janë qindra;qindra?!
Dhe mbyllur rrinë aty
Edhe gra,edhe fëmijë jetima.

Po shteti?Ku është shteti?
I paska mbyllur sytë?!
S’më duhet ky llloj shteti
Atij shteti:i plaçin sytë!
8 korrik 2001
14.Mos thoni që jam i varfër
“Kontinetin do ta bëj një e të pandarë
………………………………………………….
Me dashurinë burrërore të shokëve”
Wolt Witman
S’qenkam fare i varfër:
S’kam pse ankohem më!
Se kam diçka që më bën të pasur
Dhe nuk kam ditur asgjë.

Unë nuk kam as plangë,as punë,as shtëpi
Por kam të madhen dashuri të shokëve
Kjo më mban gjallë.A ka më të madhe pasuri?
10 korrik 2001
15.Zëri I Majkaovskit
Zëri bubullimë i Majkovskit
Më thërret,më grish,më bën apel
Tufanit dhe erës t’i kthej gjoksin
Mos fshihem si lepuri në ferrë.
10 korrik 2001
16.Dritëro Agollit
Bardi i Poezisë Shqiptare
Madhështor sa askush tjetër
Sa ke rrojtur,s’janë hiç fare
Dua të rrosh edhe një shekull.
11 korrik 2001
17.Rakela
Ku është Rakela me fytyrë si qumështi
Që flokët e zinj i mbante lidhur tumb
Qeshë mësuar unë të “pi” këso qumështi
Tash e kujtoj dhe qaj si një murg.

Si një murg po qaj a si gjoshinar
Fytyra e saj më shfaqet dhe në gjumë.
Rakela,si unë,rrugët e botës ka marrë
Dhe zë e kërkoj të gjej të sajat gjurmë.

Thonë që paska ardhur këtu,në Amerikë,
As adresë s’di dhe as telefon
Malli për të,vërtet që më mpik
Ma gjeni sa më shpejt,se nesër do jetë vonë…
11 korrik 2001
18.Poezia ime
Poezinë e kam transparente si xham
Mjafton ta lexosh,çdo gjë e kupton
Në se në vargje,jam pak noksan
Faj nuk kam unë,se jeta ma dikton.

Rrallë i bie pragut që të dëgjojë dera
Shpesh qëndroj ballas:s’trëmbem asnjëçikë.
Në jetë kështu kam bërë përhera
Atë që kam ndjerë,e kam thënë pa frikë.

Asnjëherë nuk shkruaj për gjëra të stisura
Të stisurën s’e honeps;s’di të marrë kthesa
Ndaj gjatë jetës kam marrë plot të goditura
Por në vargje e kam thënë:s’më breu pendesa.
11 korrik 2001
19.Thirrje Laver Bariut
Çaje klarinetën,o Laver Bariu!
Çaje!Të vijë tek unë melodia.
M’u tha shpirti;vdiqa unë,i ziu,
Për melodi nga ato:nga Shqipëria.

Melodia brigjet e VJosës të marrë
Dhe Vjosa ujëshumë ta çojë në det
Mandej atë ta marrë një pulëbardhë
Dhe kjo t’ma sjellë mua në kurbet.

Se shpirti m’u tha për ato melodi
Dhe zëmra bën “ah”dhe veç psherëtin
Çaje klarinetën,O Laver Bari!
Veç klarineta jote mua më heq mërzinë.
12 korrik 2001
20.Dil pak në penxhere
Vëllezërve Curri
Pse s’del pak në penxhere?
Apo po qendis lahurin?
A s’e sheh,moj,a s’e sheh
Që e dogje Vaska Currin?

Ia thotë këngës si bilbil
(Ison vëllai seç ia mban)
Po të lutet:Dil,moj,dil!
Sa të shohin pak,aman!

Oh,sa bukur që këndojnë
Thuaj kanë lindur këngëtarë
Si bilibilat kur dëgjojmë
Ty,moj,dreqi të të marrë!

NJë ia thotë,tjetri ia mban
Ç’na kënaqin!Shih sa bukur!
Dil,moj,që gjeçë belanë
Si guxon që më rri”strukur?”
12 korrik 2001