Nuslala (rrëfenjë)

Nuslala
(rrëfenjë)
Padyshim,që është jo vetëm kafsha e egër më e shkathëta,por dhe më e bukura!Jo më kot populli e ka pagëzuar me këtë emër:nuse!Dhe jo vetëm nuse(kur themi nuse,përfytyrimi ynë mendon vetëm për një bukuri të veçantë!),por ca më shumë edhe se kaq:po nuse për lalin!Lali në traditën tonë popullore i thonë vëllait të madh dhe bash “nuse për Lalin(vëllan e madh!)e kemi zgjedhur atë.Pra,nga nuse për Lalin,në nuslala.Dhe vërtet që ajo është e bukur sa nuk ke se ç’i thua;dhe.veç që është e bukur dhe shkathtë,por,mbi të gjitha,është një kafshë e dobishme.Kur them është e dobishme,kjo nuk është një thënie ime dhe aq.Por është provuar jetësisht kështu dhe duhet hequr nga mendja ndonjë legjendë(të tilla ka plot për nuslalën?!)se gjoja ajo të mbytë…deri edhe buajtë apo qetë.Në gjithë atë mori gojëshënash për të,ka një konstante që duhet marrë parasysh:nuslalën kurrë nuk duhet ta gjuash,qoft edhe me gurë,se ajo egërsohet dhe tenton të hakmerret.Dhe nuk harron:insitkti i saj i hakmarjes është prezent dhe duhet marrë si “rrezik”real dhe jo potencial.Gjahtarët dhe biologët që e njohin mirë këtë specie që është e rrallë,vërejnë se ajo hyn tek kafshët mishngrënëse,por të dobishme.Gjahu i saj i preferuar janë brejtësit(minjtë etj.) dhe gjarpërinjtë.Natyrisht,në është se ti ke”provokuar” duke e gjuajtur atë,mos u çudit se ajo do të sulmojë qymezin tënd të pulave.Ç’them nuk është sajesë e imja,por përvojë gjahtarësh,të cilët,kurrë nuk gjuajnë kundër saj,por,përkundrazi,kur e shohin,kalimthi,i flasin me butësi:nuse e lalës,nuse e lalës…
E bëra gjithë këtë hyrje të gjatë se një gjahtar i vjetër,më tregoi një ngjarje të jetuar,ku ka parë nga afër këtë”nuse të bukur” me gjithë”huqet” e saj.
Po le ta dëgjojmë atë ashtu siç e ka “njohur” ai…
Ishte qershor.Bari në çahire kish shkuar deri në gjutë.E kishim si traditë në fshat:i shkonim në ndihmë njëri-tjatrit për punët e stinës.Kështu bëmë dhe për çahiret.Ai”yrneku” i “komprativës”nuk ish ndjerë masohere.Erdhi më vonë.E,që ta paçë fjalën,bërë tok gati 10-burra dhe do korrnim tek çahiri i Resulit.Goxha çahir,evlat,mbi nja tridhjetë dylymë ky,çahiri.E filluam sa,ra dielli,se me vesë nuk bën mirë të korrësh bar,de.E filluam me postate dhe tek mbaruam postatën e parë,kur në mes barit(për pak,Rrahman ditëziu,desh bëri hatanë?!)një fole nuslale,me tri-katër këlyshë si kotelet e maces.Ou!-bëri Rrahmani.Çebesa qeshë duke i prerë me kosë,or ti!Bosnjak ky,Rrahmëni,që thuaj ti.Po e njihte dhe ky nuslalën.Dhe njëlloj si dhe ne,vëndësit,nuk e trazon nuslalën.Epo popujt,mor evlat,gjuhën e kanë ndryshe,po afrojnë për ca gjëra.-Mos i trazoni dhe mos ia korrni barin për rreth,-bërtiti një plak.Po ku dëgjoi Çerçizi,një djalë qumështor,që kish zënë vendin e të jatit,për kosë.Hoqi pallton e tij të vjetër dhe,mbasi i hodhi në të përbrëdnshmen e palltos,shkoi dhe i fshehu pas një ferre,nën hijen e një lisi të madh.Mos,more piziveng,se do na shtiesh në bela!-paralajmëroi plaku.E,e,Xha Myrte,qeshej i riu.Do t’i marrë në shtëpi dhe do t’i ushqej me qumësht.-More,je në vete,apo jo?-iu akrrua xha Myrtja.Po kur të vijë e ëma e tyre,gjej vrimë dhe futu,se nuk lë ajo pa të marrë hakën.Po mbushte Çeçua,pa!Oi,po rrushi i papjekur!Aguridh hesapi!E,të keqen xha Myrtja,tyja po vazhdonim kositjen.Kur,sakaq,dhe si një grifsh(ç’ne grifsh?Ore as ujkonja nuk lëshohet kështu me kaq vërtik!Se dhe ujkonjën e kam gjuajtur unë!)u dhati tek vendi.Atje ku kishte folenë.Nuk i gjeti dhe klithi.Me dhimbje dhe inat sa gati të na hante të gjallë.Që të gjithë.Pa kursyer asnjërin.Ne po me kosa në dorë,se ku i dihej?Më erdhi në atë çast që t’i thosha:-Mbi Çeçon hidhu,se ne nuk të kemi faj.Epo si t’i thosha,se?!Endej lart e poshtë me rënkime dhe tak u ngjit tek frashëri i vetëm në mes të çahires.Atje në një si biligaçe ne kishim varur kusinë e madhe me dhall për të shuar etjen.U ngjit.Ne po e bënim sehir.Nuk flisnim.Tak u afrua mbi kusi,zgjati buzët dhe nuk piu,po volli mbi të.Bobo!-tha Rrahmëni.E helmoi dhallin.Kaq dhe zbriti.Çeço t’u bëftë në grykë!-i bërtita.Shko dhe bjerja këlyshët.Atje tek lamë atë barin pa prerë.Se e pe se ç’na bëri.Apo pret më keq?Deshi s’deshi,Çerçizi,shkoi ,i mori dhe i shpuri atje,tek foleja,që nuk ia prishëm.Ajo,u lëshua e gëzuar,u hodhi një shikim,medemek,i numëroi(vallë,qenë të tërë?!)dhe,pasi u largua Çerçizi,vrapoi përsëri tek frashëri.I vuri dy këmbëkat e bukura tek kusia dhe e derdhi që të gjithë.Shpëtuam,-bërtita.Se,ndryshe,hakmarrja e saj nuk do na ndahej.Sa kafshë fisnike dhe e zgjuar!-prfundoi tregimin e tij xha Myrtja.Mos e trazo dhe kurrë nuk të shqetëson,ndryshe ta bën siç na i bëri ne me kusinë e dhallës…Dhe qeshi.Dhe unë qesha me këtë rrëfenjë që,sidoqoft,ka vlera për këtë kafshë që,megjithëse e njohim pak,e kemi veshur me një mori legjendash.Ta duam dhe ta mbrojmë këtë kafshë të dobishme,këtë “nuse për Lalin”,nuslalën e bukur dhe të shkathtë.
8 gusht 2008