1.Pse mbeta idealist?
Në mbeta idealist i pandreqshëm,
Në këtë botë të kredhur në alishverish
Them se në botë ka plot njerëz të ndershëm
Sharalatanët numërohen me gisht…
19 nëntor 2003
2.Futa dorën nën fustan
Futa dorën nën fustan
Çfarë kërkoj,mor aman?
Nën fustan dhe nën këmishë
“Lepurushen” dua,ta dish!
“Lepurushja” në fole
Është e qetë dhe po “fle”
Ajo fle,po unë e zgjoj
Dhe nxjerrë “pushkën” e qëlloj
Se e vë unë në nishan
A s’kam thënë që jam nopran
Ja i bie dhe e “vras”
Po i “vrarë” pse vet rashë?!…
21 nëntor 2003
3.Jemi “ftohur”
Njerëzit janë “ftohur”;janë bërë Evropë?!
Kështu ka ndodhur,s’flas kot,o shokë!
Se,ndryshe,ishim;pa ardhur tranzicioni
Si një trup ishim,në rast” agresioni”
Kur kishim një hall,kur kishim një gjëmë
S’donim sinjal(të gjiithë në këmbë)
Tani a s’e shihni:a kini sy në ballë?
Këmbë njeriu s’shihni,sado kini hall.
Ndaj them jemi”ftohur”;jemi bërë Evropë
Kështu ka ndodhur:u çbëmë,more shokë…
22 nëntor 2003
4.”Arusha”
Kini parë vallë “arushën” kur i prek asaj këlyshin
Ja,kështu,m’u hodh guguçja dhe mezi e shmanga”bishën”
Se m’u hodh si një bishë e s’më la të merrja frymë
E,ç’t'u desh,mor babagjysh,sikur shkele përmbi minë.
23 nëntor 2003
5. dhe tani në moshë të tretë
Dhe,sado në moshë të tretë,ende lë vend për ngasje
E provova tani vet,kur të preka si padashje
Kur të preka unë padashje,po ku viheshe më nën fre?
Më kafshove,moj adashe,sa dhe,tash,bëj olele.
23 nëntor 2003
6.Moj indiane
Nga të njoha,moj indane?
Tash fle gjumin me alarme
Fle a s’fle,gjumin me copa
Sa m’u thinj,tani,dhe koka.
Ah,ta dish,o moj indiane
Se sa nur ke dhe sharme!
Shënja jote mu në ballë
Si për mua të jetë sinjal
Faqa jote si mëndafsh
Ah,seç buzë që ke,më qafsh!
Puth e puth,dorën tek gjiri
Pesë para vajti sehiri
Dhe u deha unë së piri
Dihet se çfarë bën,i piri?!…
25 nëntor 2003
7.Kam një mall e kam një etë
Kam një mall e kam një etë
Etë më shumë;buza m’u tha
Ah,ta dini,ç’po heq vetë
Nga kjo e shkretë sevda
Kam sevda në moshë të tretë
Sikur prapë të jem i ri
Kjo sevdaja po më tretë
Eja,eja,dashuri!
25 nëntor 2003
8.”SherrI” mes nesh
Në majë të hundës e kemi sherrin
Për hiç mos gjë,e gjejmë dhe sebepin
“Kështu ke qenë!”,”kështu kam qenë”
Njëri-tjetrin sa s’hamë me dhëmbë!
Kështu s’kemi qenë;sherr kot së koti
Siç duket”sherrin”,kurbeti na i ngopi
E ta gëzojmë!Të na bëjë mirë!
A s’meritojmë një palë brirë?
Një palë brirë,të mëdhenj,në ballë
Jemi tamam;dy pleq të shkarë…
25 nëntor 2003
10.Dhe…
Dhe u derdha me yrysht
(mos më thoni si a qysh?)
Si një kohë,pra,djalërisht
Por “biçaku i fildisht”
Seç dremiti pleqërisht
Mbeti si qeni në bisht
Elbete:made in gjysh…
27 nëntor 2003
11.Puthja e parë
Shkrepje rrufeje mes malesh
Dridhje e tokës si tërmet
E tillë je moj mbresë që s’më ndahesh
Sado që tani jam në moshë të tretë
Më e ëmbël qe se mjalti
Sheqeri:asgjë para saj
Në mbresa erdhi më kapi,
Ta harroj atë,s’e kam kollaj.
14 nëntor 2006
12.”Pafajësia”
Sipas nudos të A…
“Pafajësia” lakuriqe seç ka dalë e vështron detin
Unë pa si e pa qyshe,gati të japë selametin
Qe si valë shkundur nga shkuma;qe si valë a më shumë valëz
Ku më çoi,o miq,mua puna?Do më dalë ndonjë avazëz?!
Se më mbetën sytë mbi të,edhe goja keq m’u lidh
I nemitur,mbeçë pa zë;dhe u kokoliza pisk
Pisk,or pisk,u kokoliza:jap e jap e s’zgjidhem dot
Mirë që erdhë,sakaq,batica dhe me të u mbytëm tok.
15 nëntor 2006
13.Vargu im
Pasqyrë ku shikon shpirtin tim
Pushkë që shtie mbi padrejtësitë
Ballonë që fryhet me ajër Shqipërie
Pëllumb i bardhë që gugit vetëm paqësisht
Zemër që mban dhimbjen e botës
Rrebelim prej Prometeu kundër miteve të reme
Oaz ku shuan etjen çdo i malluar për Atdhenë
Uragan urrejtje kundër atyre që lëpijnë jargët e pushtetarëve
Shpresë e mbushur plot me optimizëm
Blerim i vonuar poezie
Oqean pa fund dashurie
Sokrat i vuajtur që e vura poshtë tundimin
26 nëntor 2006
14.Jam tjetërsuar
Jam tjetërsuar,e dashur;jam tjetërsuar
Kam humbur,i tëri dhe sikur jam zvogëluar
S’am më ai, i pari, kur bubulloja me zërin si kambanë
Tani po e kutpoj se sa i vjetër,aq dhe i “vogël”jam
Jam i pavlerë siç është dhe një rrobë e vjetër
Që e flakin tej si të jetë veç një copë letër
Askush nuk më njeh,sikur unë nuk ekzistoj
Dhe sa nuk bëj olele:jam gati dhe gjuhën ta kafshoj.
Ka një tersllëk dhe rrokullimë në këtë jetën time
Çdo gjë sikur vjen sëprapthi;moj kokë,sa vjen e po thinje.
Do thinjesh me domosdo;vallë,ç’mund të bësh tjetër?
Thërrras e bëj obobo:po grisem si rrobë e vjetër.
30 nëntor 2006
15.Jam si zogu i pranverës
Jam si zogu i pranverës(a s’këndon ky për qejf?)
E kini parë që hera-herës,unë jam si djalë levend
Në ndodhë kështu,ka një shkak:se pranverë unë kam në shpirt
Sado që tash jam plak, i ri kam mbetur,i gjithë!
I ri kam mbetur në shpirt,pleqërinë aspak nuk njoh
Se në shpirt kam veç muzikë;muzikë dashurie kjo.
E shihni:kam harruar moshën!Në vargje a s’këndoj si djalosh?
Të gjithë ata që më njohin;më thonë që jam si riosh?!
Më këndellë kjo thënie e tyre,sado që kundërshtoj me politesë
Peng jam i dashurive;dashuroj deri sa të vdes.
S’jam asi pari as i fundit që dashuroj tërë jetës
Kot s’jam prej katundit;i ngjaj,pak,zogut të pranverës.
11 nëntor 2007
16.Ti
Ti je si një trëndafil i çelur,në maj
Që flegrat e hundës m’i mbush me aromë
Dhe thonë për mua që paskam faj
Që mëndja pas teje më kapton
Ndonjëherë,je si lule mos më prek
Që veç për vete e ka lulëzimin
Nuk di,nuk di pse të të puth m’u tek
Aq e ke hutuar Përparimin.
Pas puthjes,tek ti shoh një ndryshim
Sikur trëndafili ka harlisur
E di,e di,o shpirti im
Ç’ndodh me lulen e vaditur?!…
15 nëntor 2007
17.Kam qenë
Ashtu si një kalë i hazdisur
Që frerin këput ngacmuar nga tagjia
Dhe unë kam qenë çapkën i krisur
Më ndizte keqas dashuria.
Këtë kohë e kujtoj me nostalgji
Dhe,ja tek mbytem nga mallëngjimi
Eh,pleqëri!E shkreta pleqëri!
Dhe fryn e shfryn,Përparimi!
S’do mend që fryn e shfryn
Se qe një kohë aq e shtrenjtë
Ma sillni prapë ju dashurinë
Se ika fare:më lanë mendtë!
Se çastet e bukura të vijnë para sysh
Sikur ja tek të bëjnë karshillëk
Kapem vegimesh prej nostalgjisë
Bërtas:Pleqëri,plaç në vënd!
23 nëntor 2007