1.Ëndrra
Ëndrra gjumin ma çarti:
-Fundi,- më tha,-sapo erdhi,
Në dhjetor të vjenë “kasapi?!”
(edhe iku,sikur erdhi)
Sa për Sikën,s’më tha gjë
(pashë që u hodh nga ballkoni?!)
Askush s’më ndalon më:
-Ç’ta dua jetën pa të?Thomëni!
Edhe mbeta si i ngrirë
Hodha sytë mbi krevat
Shikoj Sikën aty shtrirë
Ik,moj ëndërr,moj mandat!
Kot ma çarte gjumin mua
Parathënat qenë të zeza
Kur kam Sikën,s’pyes,pothua;
Ëndrrën e përzë me shqelma.
3 nëntor 2003
2.”Pasunari”
Dje nuk kishte brekë në bythë,sot parat i ka me grushta
Se u mor me punë të pistë:sa me drogë,me prostituta.
Elbete,ka ndryshuar lukun e të hiqet si zotëri
Mirëpo,unë e njoh kopukun se si vuri pasuri.
E të fryhet si gjeldeti,sa të thuash,ka vënë krahë
Ortakëri ka me pushetin;unë e shoh dhe sa s’bëj “ah!”
Jo i gjeti ku i gjeti,jo po iks a ypsilon
Për të mbrojtje është pushteti:si furrik në tranzicion.
E ç’të them për milionerët:të pabrekët në mëngjes
Se s’e mbaj dot të vjellët;pulë e tyre bën dy vezë!
Dalëngadalë,synojnë pushtetin se me të s’janë kot ortak
Nëpërkëmbin veç të ndershmin,do t’na hipin mu në qafë.
Po qëndruam me sytë të mbyllur,edhe bëjmë sikur s’i shohim
Po e mbajtëm gojën mbyllur,edhe themi nuk i “njohim?!”
Nesër shtrenjtë do ta paguajmë:me doganë e me të- vë!
Se kjo skortë do të na”hajë:është provuar dorë më një.
3 nëntor 2003
3.Kur të vij aty
Ato shkallë do t’i ngjisë,
Do t’i ngjisë me një frymë
Se nga malli sa s’kuis
Jam bërë flakë e po nxjerr tym
Sa të sos tek dhoma ime
Që s’e pashë kaq kohë
Do të mbushem me gëzime
Do thërras me ah e oh.
4 nëntor 2003
4.Në…
Në po thahesh,në po fishkesh
Natyrisht,e ke nga vitet.
Unë s’do pres që prapë të rihesh
Se i kam në vend çeçitet.
Për mua ke prapë atë sharm
Që më kishe në tëri
Atë mall që kisha,kam
Je e madhja dashuri.
4 nëntor 2003
5.Do…
Do t’i zhvishja një nga një
me fustan e me këmishë
Si në “filmat pa zë”
Do të puthja pleqërisht.
Pleqërisht e dalëngadalë
Zjarr s’ndez dot me yrysht
Por,ende,unë bëj “zarar”
Me”biçkaun e fildisht”
4 nëntor 2003
6.Pengu
Ti je pengu i dashurisë sime
(atëherë nuk ta thashë dot!)
Ta dish,ta dish,o mikja ime
Për ty,dobësi kam edhe sot.
Se s’qeshë i zoti të them atë fjalë
(sa e rëndë,atëherë,m’u duk mua!)
Tani,nga larg,jam trim me pallë
Dhe,ndaj bërtas:Të dua!
4 nëntor 2003
7. Në vitin 1997
A
Qeveria u “marros”
Populli u “xhindos”
Shqipëria u gjakos.
B
Të djathët a të majtët
Centristët a liberalët
Kush qenë,vallë,djajët?
C
Pse u mbyllën dosjet e vitit ‘97-të?
Kush vallë i ruhej ndëshkimit?
Ende s’më kanë ikur djajët:
T’i japësh drejtësi krimit?!…
D
Të gjithë ata që përgatitën vitin ‘97-të
(të gjithë,sot,logorisin në Foltore)
A s’jemi ne popull “bastard”
Që për ta s’ngritëm përmendore?!…
6 nëntor 2003
7.Unë
Dje i freskët si llokum
Sot,i shkrehur,e për lumë
Sa po vuaj,aq po heq
Se kurbeti është i keq
Jam i vetëm,i pashok
Fajin ti ma ke ,moj kokë!
Pse s’të theva,kur vendose
Në kurbet shkove e sose?
Se atje do të qe më mirë
Do të rroje qelepir
Mu si qeni në zinxhir
T’ma gëzosh kapelen mirë!
6 nëntor 2003
8.Po pastaj?
Derën ma hape;po pastaj?
E pashë që Janina kish dava!
Të them të drejtën,s’është kollaj
S’është kollaj të” rrëzosh” një “kala”
7 nëntor 2003
9.Ah!
Ah të kisha krahë të fluturoja
Dhe frymën ta mbaja mu në Shqipëri
Gjë tjetër tanimë unë nuk doja
Veç atje të shkoja;mundësisht që tani!
Po ja që kjo gjë nuk është e mundur,
Për të shkuar atje,më duhet”liçencë?!”
Mbeta-mbeta unë duke u lutur:
Jakë,ku je,o moj shpresë?!
10 nëntor 2003
10.Tri vjet
Tri vjet u mbushën që kam ardhur këtu
Këtu në Amerikë:si shkuan,pa u djerë?
Jam si i shokuar,i vetëm si hu
Dhe mezi pres të kthehem tek vendi ku kam lerë
Se malli më griu,më ligu e më treti
Asgjë s’më ngop synë,sado që ka të mira
Ta dini,o miq,sa halle ka kurbeti
Veç shihni kokën time të mbuluar me thinja.
10 nëntor 2003
11.Kafenë
Kafenë në kurbet e pi pa sheqer
se nuk thonë kot:zeheri del me zeher!…
11 nëntor 2003
12.”Azilanti” politik?!!!
“Sytë nuk dua t’i shoh atij vëndi…”
Një ksenofob
Të urrej”azilant politik!”,se “qyrku” që veshe s’të shkon
Pse e urren Shqipërinë,o”mik?”,për mua je veç demon.
Nuk të kam zili për”statusin e fituar” kur lot krokodili lëshove se ke”vuajtur?!”
Të nëmë që kundër vendit je deklaruar,se ti ke qenë dhe je”derr i kënaqur”
Hiqesh sikur je i persekutuar,kur një gjëmb atje s’të hyri në këmbë
Në se në Amerikë”qorraz” je besuar,unë,për vete,të nëmë!
Ta”gëzosh azilin” dhe të daltë për hundësh
Gënjeshtra rron sa dëbora në fushë
Je më keq se një prostitutë rrugësh
Unë të urrej dhe me inat më mbush.
11 nëntor
13. * * *
“Anis të qajnë qetë,qan qerrja”
Populli
Dje të vrisnin për “atë”
(”Qëllimi të jusitifikojë mjetin!”)
Shesin erzin për hiç gjë:
Komunistët-të”persekutuar nën Enverin?!”
11 nëntor 2003
14.Faji
Fajin s’ma ka vendi,po ma ka njeriu
(Herë ma ka Fatosi,herë e ka Saliu!)
Ca ma ka Saliu,ca e ka Fatosi
Do dalë Shqipëria,njëherë nga kaosi?!…
12 nëntor 2003
15.I dalldisur
I dalldisur jam për femra,kam prapë nepsin që kam patur
S’ka nevojë që t’u vë emra;sa prej tyre unë kam “gjuajtur?!”
I kam “gjuajtur” si gjahtar;ca kam “vrarë”,ca kam “plagosur”
Ndonjëherë gjahu s’shkoi mbarë dhe jam kthyer si i djallosur.
Erë e femrës më trullos;zë më kap një nakati
Ke parë nepsi nuk m’u sos;kam atë neps dhe tani
Hunda nis më fërgëllon,të “veçoj” erën që ka
Femra,për mua,obsesion:që të zgjedh,nuk bëj shaka.
Se secila ka një sharm,që kjo tjetra nuk ma ka
Ç’ka po them,provuar e kam:lëre-lëre mos e nga!
Bota e femrës plot mistere,që të hysh do pak guxim
Ndaj dalldisur pas çdo femre,është ashiku Përparim.
12 nëntor 2003
16.Malli
Malli mbledhur,malli rritur
Më ka tretur dhe kapitur
Dhe s’e kam fare kollaj
Që ta mbaj,mallin,ta mbaj.
Mezi pres e mezi pres
Që t’i puth dy sytë e zesë
Sytë e zesë,buzën e tharë
Do ta njomë me timin mall.
12 nëntor 2003
17.Kam shkaqe të qaj
Unë kam shkaqe që të qaj
Se nuk qan kollaj një burrë
Ta dish mike sa po vuaj
Për mua shtriheshe e sëmurë
O do qaje pak për mua
(kam dy shkaqe të mëdha?!)
Larg me je ti që të dua
Larg është Atdheu sa s’ka.
Mos u duket vallë pak?
Fshehur janë dy dashuri
Pra,e shihni që kam hak
T’ia thërres unë me oi…
12 nëntor 2003
18.Brenga
U bë plot dy muaj që s’po vjen tek klubi
Ta dish sa po vuaj,vdiqa,i paudhi!
Sado që vjen çift,ti ulesh karshi
Syrin tënd me bisht,unë e”ha” gjithnji
Ngrihesh për të ikur,diçka lë si peng
Unë jam i goditur,se më bren një brengë
Brenga më mundon sa të vish ti prapë
Veç kush dashuron,mua më jep hak.
12 nëntor 2003
19.Tani
Tani ngopem dhe me”erë”
se “stomaku” s’më tretë mirë!
Më ngjan vetja si beterr:
Pleqëri!Je djall me brirë…
15 nëntor 2003
20.Nostalgji
Sulmoj unë një tufë si me tërsëllëmë
Sorkadhen e bukur e kam vënë ndër këmbë
E kam vënë ndër këmbë,e bëra fërtele
Kur?Jo tani:ka ndodhur atëhere…
Atëhere-atëhere,shumë kohë më parë
Kur qeshë stuhi ere;pra,kur isha djalë
Tani kam veç dëshira,por mungon fuqia
Nga të gjitha ç’bëra,mbeti nostalgjia.
Fuqi unë nuk kam,por,ama,kam neps
Se shoh një të mirë;ghë-ghë një lemzë
Ghë-ghë një lemzë,mezalla s’pushon
Qejfi ta ka shumë,”zemreku” s’punon.
15 nëntor 2003