Nëntor 2000-2007/4 (poezi)

1.Kush ma largon dimrin?
Një dimër ardhur para kohe
Ma ka mbuluar tërë shpirtin
Nbërdhij,po bëj “bërr”,oh!
Se më ka pushtuar të gjithin.

Në kam ftoht dhe acar,
Dihet që kam dhe shkak
Këtë dimër ma kthen behar
Shqipëria që e kam larg.
11 nëntor 2002
2.Më dridhet zëmra
Më dridhet kjo zemër virane
Më dridhet si zog i trembur
Shpirtin ma ngre në alarme
Ke parë?Sa shoh një femër

Nga ato,”të bëra me dorë?!”,
Prodhuar si jashtë”serie”
Se mbeta sevdalli i gjorë
Magjepsem bukurie.
12 nëntor 2002
3.”Puhiza”
Flokët m’u thinjën se shkuan goxha vjet
Dhe pema vërsnike,ëhë,shkoi u tha
Ja tek fryn një “puhizë e lehtë”
Dhe zë e rinohem se vjete zë flak ca…
13 nëntor 2002
4.Kujdes!
(Paralajmërim për moshën e tretë!)
Dobësinë në “dyluftim” një femër s’ta falë
Mos sulmo me yrysht,o plaku rrënjëdalë!
Do humbasësh”luftën”,do kthehesh i mundur
E sheh “Atë” me sy dhe s’gjen vrimë për t’u futur

Është tjetër punë dëshira;e tjetër është mundësia
Mos bëj ti marrëzira,se të ka lënë fuqia
Se nisesh ti për”luftë”,po arma,ja:s’të ndezë?!
Dhe ndahesh me turp,i dhjerë je gjer në brez.
13 nëntor 2002
5.Malli për nënën
M’u bë një zë që më thirri në dritare
(Kush më bën zë,tani,në mesnatë?)
Është nëna ime,ngarkuar me malle
S’duroi më dot:ka ardhur nga larg.

Ka ardhur që t’më shoh mua harraqin
Se kam plot dy-vjet pa e parë
Shkoj,hapa derën(me të të nxjerrë mallin)
U zgjova,u kthiella:me lot kam qarë.
14 nëntor 2002
6.Ata sy
Ata sytë e qeshur që më shponin si turrjelë
S’kam si i harroj,tani,pleqërisë së thellë
Se vitet ecin,ecin si lumi
Po s’kam si i harroj ata sy prej pëllumbi

M’i ngulje shtizë;Ç’ne shtizë?Turrjelë
Turrjela vrimën ma hapte më thellë
Më hapej një plagë që veç rrjedhë e rrjedhë
Vitet bëjnë tutje,po plaga më rrënqeth.
14 nëntor 2002
7.E di
E di që njerëzit po shkojnë në kozmos
E di që kohët kanë ndryshuar
Po mua pse kjo kohë më bën nervoz?
Mos,diçka,në kohë kam ngatërruar?

Për fat të keq,nuk qenka hiç kështu
Unë kam shkaqe që jam nervoz
Dhe nuk e di se çfarë mendoni ju
Por kjo kohë e keqe mua më cingëros

Se njerëzit vërtet po shkojnë në kozmos
Po ne,shqiptarët,mbi trenin e mesjetës
Mos kujto se ç’ka them,po e nakatos
Kështu është dhe jam brenda të vërtetës

Ende në Shqipëri, po vepron kanuni
Gjakmarrja në Shqipëri sikur luan arushë!
Dhe më duket sikur mua më godet plumbi
Kjo mendësi mesjete me inat më mbush.
15 nëntor 2002
8.Erë kulloshtre gjiri yt
Erë kulloshtre gjiri yt
Ajo erë mua seç më deh
S’e kam thithur ka një vit
Sa s’po qaj me olele!

Se kam ikur unë nga vendi
Se kam ikur në mërgim
Ah,ky mall, që mua më çmëndi
Vdiqa-vdiqa shpirti im.
16 nëntor 2002
9.Lotët
Ndonjëherë,lotët s’janë të tepërt për një burrë
(se dihet që burrat qajnë më rrallë!)
E,si qenkan të tepërt,moj, kur
Ty nuk të kam pranë;Vallë,e mbaj dot mall?!
18 nëntor 2002
10.Heshtja flet
Heshtja flet,ndonjëherë,dhe haptas
Varet nga ti:e kap,s’e kap?
Pse hesht?Kuptohet:pse t’i vijmë anash
Aluzioni shihet:lexohet qartë!

Është tjetër punë që ty nuk të pëlqen
Një heshtje “vuvi” dhe kaq e gjatë
Një mëndje e holllë:e gjen;e gjen
Në se e duan apo e kanë lënë në baltë.
19 nëntor 2002
11.Si paskam faj?
Spanja desh bëri luftë me Marokun
Vetëm për një ishull krejt të pabanuar
Si paskam faj unë që zë amokun
Sa shoh syrin tënd,të shkruar?!…
20 nëntor 2002
12.Kot…
E more me yrysht,o Duçekokëmadhi
A s’e pe që qeshë det plot dallgë?
Ti pandehe se qe”palombari?!”
Por,sa re në det, u mbyte në”jargë”

Kujtoje se qe e lehtë që”diku” të arrije
Por s’është aq e lehtë në”detin me dallgë”
Fillove me yrysht,po fundin s’arrive
Dhe mezi dole;por shkrehur dhe me”jargë”

Pra,gjithçka që nisi a ndodhi
Qe një trill a tekë që të çmënd
Se ç’nisi,përfundoi si punëkoti
Dhe këtë”dështim” ke për ta mbajtur mënd.
21 nëntor 2002
13. * * *
Buza ime,e ftohtë si buzë gjyshi
Buza jote-valë e ngrohtë,si prush prej lisi
Dhe u kapluan të dy palët(a s’tërheqin dy të kundërta?!)
Sado që hyj tek flokëbardhët,prapë po më ha buza…
22 nëntor 2002
14.Një mikeje
E mora një copë qiell të kaltër
Dhe ty ta vesha në trup
Se të mbaj si pak me”hatër”
Dhe hiç nuk më vjen turp.

Pastaj u bëra puhizë ere
Copën e kaltër e tunda
Seç ndodhi,seç ndodhi atëhere
S’e mbaj mend,se e humba

E humba pususllën unë fare
Siç humbi Xaferri simiten
Se ti më kishe aq sharme
Sa sytë dhe mendja më ikën.
23 nëntor 2002
15.Thonë
Thonë që aty ka rënë dëbora e parë
(se dimri marshoi si para kohe!)
S’ka gjë që aty s’jam;e kujtoj me mall
Se ra dëborë e parë atëherë kur më njohe.
24 nëntor 2002
16.Tregomë
(kujtim i hershëm)
Tregomë,- më thoshe,- për qytetin
Se unë në qytet nuk kam qenë.
Por ç’më thoshte mendja mua të shkretit
(fshatarkën me sy e kam ngrënë!)

E,sa para më bënte mua qyteti!
(qyteti qe çudi që s’më çudiste më!)
“Rrufitka” fshatarkën siç rrufitet sherbeti
Tash dhe ajo,”harroi” t’më pyeste më…
25 nëntor 2002
17.E kujtoj
E kujtoj atë ditë me shi e suferinë
Kur rrobat na u ngjitën në trup
Atë ditë,për çudi,vulosëm dashurinë
Qemë veç të dy dhe s’patëm aspak turp.

Se,sado që qe si”Dita e qametit”
(Që unë e kam gjetur në një libër!)
Por u kthye në”Ditë të selametit”
Si “behar” kjo ditë suferine në dimër.
25 nëntor 2002
18.Kur
Kur hap tefterë të vjetër
Tak dhe më hapet një plagë e re
Heq guallin nga plaga e vjetër
Ndjej dhimbje që olele.

Se tani kam goxha përvojë
E di sa dhëmb plagë e vjetër
Kjo e reja,më la pa gojë
Sado që jam burrë i vjetër.
26 nëntor 2002
19.Ti që je”pak” e turpshme
Ti që je si “pak” e turpshme
Mua seç më mbush me huqe
Në se ke syrin si “Miss”
Unë qejfin ta ujdis
Heq ca vjete mbi kurriz
Bëhem djalë e zë”rois”
se s’dua borxhe mbi kurriz
E një”punë” me ty bitis
28 nëntor 2002
20.Malli më bloi
Sa herë kotem i ngeshëm
Mendjen unë e çoj tek ti
Më vjen çasti i kahershëm
seç më thotë që vet e di

Vet e di;dhe ti,patjetër,
Di aq shumë për atë çast
Më mundon ky mall i vjetër
Më mundon dhe sa s’pëllcas.

Pse u ndamë ne kaq,papritur?
Ps ne fati na dënoi?
Nga kjo ndarje jam goditur
Malli yt,më bloi… më bloi
29 nëntor 2002