Nëntor 2000-2007/3 (poezi)

1.Fiton kush ecën avash
Ti buzëqesh,s’dihet me kë?Dhe unë buzën vesh më vesh
Le ta kesh ti me atë,po dhe unë qiri po ndez
E marrë shtruar dhe nuk nxitohem(kohën kot s’e kam me pashë?!)
Të nxitoj,kam frikë se”lodhem?!”,se fiton kush ecë avash…
9 nëntor 2001
2.Më shkon mëndja
Nëpër vitet e rinisë kur dhe bridhja si çapkën
Më shkon mëndja pleqërisë dhe kujtimi sa s’më çmënd.
Se më erdhi kur s’e prisja;seç më erdhë një guguftu
Dhe më shkoi,sakaq,zalisja?!!!Në s’besoni,punë për ju…
10 nëntor 2001
3.Shkruar për L…
Sa para që vazhdon shkollën;domethënë,shkollën e lartë
Kur,ende,ti bën të” voglën” dhe s’guxon nga yt atë
Ti shkruan vargje dashurie(i bie pragut të dëgjojë dera?!)
Vet po “thahesh”,si në hije(vallë,do vijë për ty pranvera?!)

Mua më dhimbsesh porsi çupë,siç më dhimbet çupa ime
Si s’të iku ai “turp”,ty që turpin “vretë” me
shkrime
Hidhi çapat me guxim!Lër moralin e paskrupull
O krijuese plot frymëzim,kështu bëhesh më e bukur.
10 nëntor 2001
4.Unë
Unë që shkruaj për dashurinë,s’e kam patur shesh me lule
Kështu shkruaj se heq mërzinë(dashuri,mërzinë ma shkule)
Se ka patur plot”beteja”,në s’jam “vrarë”,po jam “plagosur”
Por nga rruga nuk ktheja dhe,paçka,në jam djallosur.
12 nëntor 2001
5.Po më pyetët
Po më pyetët se si jam
A më shumë si ia kaloj
Kini parë vallë mjeran
Që tani nuk ka më gojë?!

S’ligjëroj më si dikur
(se nuk kam “auditor!”)
D.m.th,,jam i sëmurë:
Ditënetët shtyj me zor.
13 nëntor 2001
6.U rrit çupë e gjitonit
U rrit çupë e gjitonit,u rrit
Ditë për ditë edhe më dritë
Rrezellit e rrezellit
Por unë kot nuk jam jezit
Dhe i them:-Pa dale,prit
I puth buzët,i puth sytë
Për të tjera?Ka plot ditë
Se kam” masë”,unë,dhe kam “cipë…”
14 nëntor 2001
7.Edhe…
Edhe pse një thinjë zbardhon,
Edhe pse një sy venitet,
Por një mall,mes nesh,vërshon
Ah,ky mall,mbledhur në vitet!

Nuk është më vrulli i parë
Natyrisht,se dhe u mpakëm
Por nuk fshihet yni mall
Dhe,sado,moj,që u plakëm

Se buzëqeshim si qëmoti
Natyrisht,reciprokisht
Ty nga malli të bie loti
Unë më keq,sigurisht…
14 nëntor 2001
8.Moj e bukur
Moj e bukur siç është drita
A e di,moj,sa të prita?
Sa agoi edhe ra drita
Po ti s’dole,të rëntë pika!

U habita,u mërzita
Ja,ku erdhe:doli drita!
Tash nervoz se u lajthita
Buzë e gji t’I thëthita

Nuk u ngopa…poshtë barita
Pse të dyve na ra pika?!…
16 nëntor 2001
9.Ciu-ciu
Ciu-ciu tërë ditën si një zog dimri
Shoh vajzën si dritën,mënd më iku syri
Dhe i vihem pas,duke cicëritur
Dale se po plas,o mor syri i ndritur

O syri i goditur,o vetulla me cep
Vdiqa i cëitur(medemek,ma jep!)
Ma jep syrin mua dhe buzën patjetër
Se mbërdhij,pothua:kot s’jam burrë i vjetër.
18 nëntor 2001
10.Ajo buza jote
Ajo buza jote,s’di se si m’u duk
Kur e putha sonte;pse prapë m’ ka dukë?
Se si mua m’u duk:seç kishte veçan?!
Dale,prapë,ta puth që t’i vë”doganë”

Dua t’i vë “doganë” dhe,mandej,”të-vë”
S’dua të ha”harram”,se ligja më “zë”
Si të jem në rregull,mos kem gjë me ligjën
Do të marrë në sqetull dhe të”ha” të gjithën.
19 nëntor 2001
11.Dale-dale
Dale-dale,me ngadale
Se s’e hedh dot at’valle
Se jam plak e kam ca halle
Pse nxiton,o moj sylarme?

Dale-dale,me ngadale
Dale,moj,më re havale
Iku koha e mëparme
S’të ndjek dot,o moj sylarme

Dale-dale,me ngadale
Më djersite,o moj djalle,
Se s’kam gjunjë,o rrënjëdale,
Pse nxiton si një sorkadhe?

Në s’kam çap ,unë për revan
Kam të madhe unë sevdanë
Ndaj,të lutem,më ngadale
Se më more frymën,djalle.
20 nëntor 2001
12.Trill dashurie
Kam marrë duarët e dritës
(të bëj portretin e një njeriu punëtor!)
Më doli fytyra e Sikës (1)
Kështu ky portret m’u duk tokësor.

Asnjëherë s’e pashë të pushojë
Si gjithë njerëzit në botë
Zotin,mandej,e falënderoj
Që ma nxorri në rrugë si short…
1.ime shoqe
21 nëntor 2001
13.Janë mbledhur çupat
Qenkan mbledhur sonte çupat
Oh,sa shumë!Janë bërë një tufë!
Që të gjitha janë si lulkat
Ulërijnë… se vjen një “ujk!”

Erdhë një”ujk” e ra në tufë
Do t’i “hajë”,do t’i “shqyejë”
Porse”ujku” është si “buf”
S’ka më dhëmbë që t’i mbërthejë
22 nëntor 2001
14.Brezi i tretë
Brezi i tetë,or tunjatjeta,është brezi i nostalgjisë
Në pikëpyetje të është jeta,por s’heq dorë prej dashurisë
Nostalgjia vjen të mbytë:nduk litarin pak nga pak
Vjen një lot të shketë nga sytë;dashurinë me lot e lag.

Pastaj hiqet në një qoshe dhe fshin lotin fshehurisht
Dhe kujton një bukuroshe që e donte marrëzisht
Psherëtin dhe heq me shpirt,se ka vuajtje të mëdha
Brezi i tretë është nostalgjik:s’ka fuqi,por ka sevda.
22 nëntor 2001
15.Analogji
Tej,nga lindja,doli dielli
Pak nga pak skuqet dynjaja
Nga shtëpia dole ti
Tash u skuqa fukaraja.
23 nëntor 2001
16.”Magjistarja”
Nuk e di si m’u pre goja,mezalla s’e thashë një fjalë
Se nga ti më doli”boja”,se më qe si një përrallë
Të sodis e nuk flas(mos,e humba gojën fare?!)
Gati unë sa nuk po plas :sigurisht,je “magjistare…”
23 nëntor 2001
17.Dua
Dua të dal,të harakopem si njëherë e një vakt
Dua të dal edhe të”ngopem”;i babëzitur qenkam pak!
Nuk e di pse më ka hipur,hipur delli i marëzisë
Se tani,në vërsë të ikur,më zë malli i djalërisë.

Djalërinë ku ma ke;ku ma gjen fuqinë e parë?
Por një mall më shpie,më shpie:mu aty tek malli i parë
Tek rrëmbej çupën në krahë dhe e”shqyej” me dufte djali
Po rënkoj dhe po bëj ah!Pleqëri,të marrtë djalli!
23 nëntro 2001
18.Kur…
Kur ma pret gojën mua me këtë veshjen tënde,
Ç’faj kanë djemuria që ti krejt i çmënde?
Treçereke gjoksi të ka kërcyer jashtë
Të vraftë vetëtima,i more në qafë.
25 nëntor 2001
19.E fala pasurinë
E fala pasurinë si Timoni nga Athina
Dhe mbeta,si ai,me gisht në gojë.
E keqja më erdhi,mua,nga kaptina
Koka ma bëri dhe ajo ta pësojë.

Të mira bëra,sa pata në dorë
Dhe thoshin për mua:sa burrë i mirë?!!!
Tani kam katandisur fakir dhe i gjorë
S’jam më kurkushi:një plak i pështirë.

Të kamur ka plot nga ata që ndihmova
(Por me ta ,tash,ndryshuam portat?!)
Kërkova të më”huanin”(shtrënguar nga nevoja!)
Por bën veç shurdhin siç bën tërë bota.
25 nëntor 2001
20.Ky?!!!
Ky që dje nuk kishte bukë,
Sot ka marrë dhe shërbetore
Se të shoqes s’i ka dukë
Që të merret me punëdore.

E do sëra(pika sërës!)
Që të rrijë si zonjë e ngeshme
Dhe pozon që t’i ngjajë”Njërës”
Kjo majmune kaq perverse.
25 nëntor 2001