1.A e di?
A e di se je si ajëri?
Kur mungon,unë asfiksohem.
Pa ty më del xhani
Vjen ti… dhe”karikohem”
1 nëntor 2001
2.Kur kryqëzohen sytë
Sytë kryëzohen;një e qeshur,pastaj prapë kryqëzohen prapë
Seç më thotë ajo e qeshur;një mesazh që di ta kap.
Është mesazh dashurie s e më kot ti nuk po skuqesh
Në të qeshur ka pak “hile”;mbetim vetëm: mbi mua sulesh…
1 nëntor 2001
3.Në…
Në më je si lule prilli,borzilok a s’di ç’të them
Paskam hak unë,bandilli, që u bësh tani ujem
Se për lulet unë”vdes”,sidomos ç’çelin prillit
Dhe nuk pyes as katra a pesë se kam huqet e qafirit.
1 nëntor 2001
4.Ndodh
Ndodh.Si nuk ndodh:që nga “sherri” vjen hairi
A s’më the:mundohe kot se ty tërr s’ta bënte syri
Dhe s’e kishe me shaka:po sfidoje “goxha”burrë
Tutje thashë,moj bela, se unë jam,dihet,gjaur
Të më hedhë tjetra dorashkën,të më ftojë në duel
Epo unë kot s’e kam “shpatën”;shpatë,pse shpirtin nuk ia merr?!
Më kërceu delli i syrit dhe”qëlloi” për të “vrarë”
Por nga sherri,erdhë hairi:ti më puthje si e marrë.
1 nëntor 2001
5.Jam nga Rasha ( 1)
Jam nga Rasha,jam nga Rasha!
(ah,të qafsha,moj,të qafsha!)
Ky rrëfim e ky rrëfim
Seç më solli një kujtim.
Një kujtim që vret,më dhëmb
Si qiri më tretë në këmbë
Sa shoh vajzën unë nga Rasha
Në kujtim të vjetër hasa
Në kujtim të vjetër hasa
Kore,kohës,ka vënë plaga
Plagë e vjetër,malli i vjetër
Nuk tregonen dot me letër
Se të dhëmbë përbrënda shpirti
Zu po digjesha unë i gjithi
M’ u kujtua mikja nga Rasha
Që e humba… edhe plasa.
1 nëntor 2001
6.Mos më thuaj
Mos më thuaj,moj,mos më thuaj
Se e dike sa po vuaj
Nga e dike,si e dike?
Apo,vallë,më je profite?
Se kjo punë s’është me të ditur
Por është me të përkitur
Se do zënë plaga me dorë
Se,për ndryshe,nuk vë korë.
Hajde,moj,bëmu doktor
Ke recetë,moj,për amor
Nëma,moj,tëndin ilaç
Ndryshe,ndryshe do pëllcas.
1 nëntor 2001
7.O moj mike
O moj mike kur më ike
Kur më ike,si më ike
A e di,moj,që më pike?
Zemrën keqas ma godite.
O moj mke,o ylldrite
Nga po bredh apo barite
Se të gjithin më lajthite
Opopo,moj,ç’më drobite!
O moj mike,moj astrite
E ç’u bëre,rrezedrite?
Hajde-hajde të pres mike
se më thave,se më pike.
2 nëntor 2001
8. * * *
Fytyra jote-dëborë e bardhë
Syri i madh-si ulli
Po unë mos isha bastard
Që mos e puthja atë sy?
Trupi- i drejtë fidan
Buza- e kuqe,qershi
Duroja dot,moj,aman
Që mos puthja buzën qershi.
Gjiri-kërcyer si bostan
Më ndjellë,më ndjellë me zili
Ta dish,ta dish,moj xhan
Gjirin s’e puth,po e pi.
E pi si të jem i vogël
Duket,me kohë,m’u bë zakon
Mendja më erdhi rrotull
Dhe,pastaj,iks… ypsilon.
2 nëntor 2001
9.Shyqyr…
Kështu dje dhe kështu sot
Ditë për ditë e shkoi një mot
Shkoi një mot dhe hyri tjetri
Po nuk jepeshe:ta hajë dreqi!
Epo më s’mban ujë pilafi
Të mbërtheva nga “inati”
Dhe të putha për mot-mot…
-Shyqyr që vendose sot?!!!
2 nëntor 2001
10.Do marrë”borxhet”
Në të ndoqa pas manar, në s’t'u ngula pas si rrodhe
Kam vendosur për të”vrarë” se më ke një tufë me”borxhe”
S’di më parë kë borxh të marrë;nga t’ia nis,nga t’ia filloj
Më së fundi “rob” të marrë:një nga një do t’i kërkoj.
“Borxhi” i parë do jetë syri:ai nisi,më ndërseu
Pastaj buza më lëbyri,do ta puth se më pëlqeu
Numëroj” borxhet” e tjera( do t’i marrë unë pa doganë)
Në s’të “vrava”,në s’të “thera”(seç i mora unë toptan)
2 nëntor 2001
11.Më trego
Më trego ç’terzi ty ta preu fustanin
Se mbi njërin gji,seç ka bërë rrufjanin
E ka dredhur dorën si të prerë me shpatë
Një gji si dëborën ma tregon adhap.
Njërin e ka fshehur si e tërë graria
Tjetri mend është derdhur(ikën mendtë e mia)
Paska qenë artist:një prerje e artë
Mua më lidhi “pisk”,se jam”delikat”
4 nëntor 2001
12.Në se mosha
Në se mosha po më ikn,në se koka po më zbardhet
Po kujtimi nuk më ikën,po me mua vjen e çmallet
Më sjell moshën e të riut;ngisja kalin hergjele
Kisha vrapin e doriut;qeshë dori që s’njihja fre.
Tash s’vrapoj më si atëhere,se ka zënë të thahet kashta
Hapat hedh unë si kotele;pleqëri,moj dreq,të qafsha!
Po m’i merr të tëra qejfet,një nga një dhe me avash
Veç kujtimi të më mbetet;atë s’dua kurrë t’ma marrësh.
4 nëntor 2001
13.Dialog
-Të të puth?-Jo.Mos u mundo!
-Veç njëherë,të lutem-o!
-Jo aspak;s’të lë,s’të lë
(S’më dëgjon,unë fët të zë)
Dhe të puth,si pak,me zor
Të kam thënë:nuk jam shënjtor.
4 nëntor 2001
14.Marrëveshje
-Të të falë një byzyzlyk
A ma jep buzën një çik?
-Nuk ta jap dhe nuk e dua
Hiqu,plak!Hiqu nga mua!
Një gjerdan ta varësh në qafë
Me diamante plot smeraldë
-Jo gjerdanin nuk e dua!
-Je në vete,çfarë po thua?
Epo më s’duroj dhe fap
Të puth bamp e të puth bamp
Por ç’dëgjoj,veshi ç’më kap?
-Puthëm prapë,o dreq-o plak…
4 nëntor 2001
15.Pashë një vajzë që kish dy zëmra
Pashë një vajzë që kish dy zëmra
Pashë dhe pak më iku mëndja
Pyeta vajzën:pse dy zëmra?
Një përjashta,tjetrën brënda?
Papo qeshi kjo ashëmja
Me lajthitjen që unë bëra
Vizatim,- më tha,- e bëra
Mu mbi tjetrëm që është brënda.
Pse?-i thashë.-S’të dilte njëra?
Se e shoh dhe më ik mëndja.
Mos e zgjat:pse kish dy zëmra
Hëngra njërën,mbeti njëra
Barazim jemi,tash,me zëmra.
6 nëntor 2001
16.Në…
Në çaptiem me ngadalë,në përsiatem pak me vete
Më mundon,i shkreti mall,se jam plak me terbiete
Se jam plak me terbiete,që po mat me kut të vjetër
Edhe shpik njëmijë sebepe;gjasme unë nuk jam i vjetër.
Kur çapitem me ngadalë,kur përsiatem unë me vete
Kujtoj mallin që më çmall:një qepallë të gjatë me cepe
Një qepallë të gjatë me cepe,e dy sy të mbushur qiell
Dreqo plaku s’jam në vete;se shoh ëndrra ditë me diell.
7 nëntor 2001
17.Vdekja
Ja po iki kur s’e prisnit,do të iki të “fle” gjumë
Vargje më nga unë mos prisni,se si Krishti s’ngjallem unë!
Do të iki,të mënoj;atje larg,në tjetrën botë
Vetëm Sika mund t’më ngjallë:të më lagi i saj lot… (1)
1.Sika-ime shoqe
7 nëntor 2001
18.Thonë
Thonë që gjirin po e kape,po e kape,thonë,me dorë
Një më një e shkoi e vate:gjiri,thonë,rritet me orë?!
Dal ta kap e t’i vë shënjë;dhe të nesërmet zë ta mat
Kur unë matën t’i kem vënë,do besoj në është fakt.
Po u binda që është “rritur”,se s’besoj në thashë e them
Do zë gjirin e”parritur”:barabar dua që të jenë!
Pastaj zë dhe e rrit “kuotën”(zë me ty e mollois)
E pastaj të vë”notën”( vij,përhera,dhe “psonis”)
7 nëntor 2001
19.Një të ngulur syrin
Një të ngulur syrin unë
U gozhdove:top në vend!
“Magjistar” qenkam unë
Se më kot s’jam plak sherret
Me që ngrive prej “magjisë”
Edhe mbete në vend top
Të malaksa dashurisë
Dhe të putha bot e bot.
7 nëntor 2001
20.Ndjemë!
O mik,të lutem,ti ndjemë
Në vetëm të lashë,të braktisa
Pas mikes u bëra ujem
Dhe”sosa” një punë që nisa.
8 nëntor 2001