Në fije të perit
(tregim)
Në kujtim të Yzedin veliut
Mbasi kish “zbuluar” dhe shpartalluar shumë grupe armiqësore,partia(nënkupto Enveri),më së fundi kish “zbuluar”dhe shpartalluar kryeangjentin e shumë angjenturave,dora vetë kryeministrin e vendit,i cili,nga që”s’donte t’i jepte llogari partisë(Enverit),”vrau veten?!”..Ky është veç një fragment nga gjithë ajo orgji haluçinacionesh që,herë pas here,mendja.tashma e vajtur e Enver Hoxhës,sevirte lart e poshtë për konsumim nga masat.Partia,qeveria,organizatat e masave duhet të flinin me syçelë për të zbuluar kudo armiq.Kjo porosi mori përmasat e një virusi dhe gjuetia vazhdonte gjithandej.Virusi s’kishte si mos të mbrrinte dhe në fshatin tonë.Dhe çfarë të mbrrituri se…
* * *
Të gjithë punëtorët kishin lënë punën(porosia qe emenjëhershme nga rrethi)dhe shoku që mbulonte pikërisht atë zë që quhej organizata emasave,kish ardhur urgjent.Kish mbledhur komunistët(këta duhet ta dinin së pari dhe duhet të prinin me fjalën e tyre!),dhe,pse qeshë kryetari i frontit për fshatin,më thirrën dhe mua.
Shoku X…,-na prezantoi sekretarja e organizatës,-ka ardhur me porosi nga rrethi(alarmi është dhënë nga KQ!),që të na bëj një njoftim me rëndësi.Fjalën e ka shoku X…
Shokë komunistë,-filloi si me pompë,i dërguari,-po ju njoftojmë se kemi ardhur që t’i bëjmë gjyqin në popull armikut Yzedin Veliu i cili,seç pi edhe me një tjetër,dhe ky Yzedini vjellë kundër partisë,qeverisë dhe,veçanërisht,komunistëve për të cilët,siç na informon një i besuari ynë,thotë:-Kaq e patën këta.Kur të vijmë ne në pushtet,të gjithë komunistët do t’i therim,se na kanë pirë gjakun.Unë ju bëj apel ju,komunistëve në radhë të parë,që t’i çirrni maskën atje,në popull,dhe ne do t’i vëmë hekurat(ka ardhur dhe operativi i zonës dhe i plotfuqishmi!).Ti shoku që drejtoke frontin në fshat do të hapësh mbledhjen dhe,mandej,do flas unë.Duam demaskim total se ka shqetësim deri lart:armiku i klasës ka filluar e po lëviz.Sidomos,pas zbulimit gjenial të sh.Enver,për kryeagjentin Mehmet Shehu.Dhe dolëm për t’u drejtuar tek këndi i kuq(i zi,më mirë me thënë!).E hapa mbledhjen duke ia dhënë fjalën sh.X…
Ky me shumë pathos lexoj gjithë atë prognozë të zezë dhe,njerëzit,tek dëgjonin këtë ligjëratë kaq patettike,s’do mënd që u shokuan.Duke lakuar disa nga shprehjet e”mirëinformuara”për “armikun Yzedin Veliu,ligjëruesi i zi,bënte apel që nga populli jo vetëm të demaskohej ky”armik”,po bashkë me të,të dilte dhe ai” që vazhdimisht,mbasditeve,pinte tek klubi i vetëm i fshatit me Yzedinin.”.Ndërkaq,u ul dhe tha:-Presim fjalën tuaj.Në sallë ra një heshtje pikëllluese sikur,për një çast, do ndodhte një gjëmë.Yzedini,miku im,patjetër që është ndodhur në një pozicion të sikletshëm,por jo më pak i sikletshëm ishte pozicioni im.Heshtja,mënd po bëhej mbizotëruese dhe,siç e çmoja unë,kishte dy mundësi:o do merrte tatëpjetën dhe mikut tim”me gjithë atë tjetrin që pi me të”do ta mrrte perrupia,ose do ndodhte ekundërta:njerëzit nuk do ta linin bashkëfshatarin e tyre që të shkonte belesh.Por koha nuk priste dhe unë kërkova fjalën.Njerëzit,kur më panë që kërkova fjalën,sikur u çliruan nga një barrë që nuk e mbanin dot mbi supe.E kutpoj,thashë, që partia jo më kot nuk porvokon këtë gjyq.Dikush partinë në rreth e ka informuar se në fshatin tonë,qenkësh një armik i madh,që quhet Yzedin Veliu,i cili,siç del edhe nga fjala e të dërguarit,se me kë pi mbasditeve,dhe,Yzedin jo vetëm që pi,po vjellë kundër partisë.Për të hequr një merak të partisë në rreth(se në fshat të gjithë e dinë!),njeriu që pi me Yzedinin,jam unë.Askush tjetër,përveç meje,nuk ka pirë me të.Jam unë dhe deklaroj se asnjëherë nuk e kam dëgjuar që të shajë partinë,komunistët,qeverinë.Ah,një gjë duhet të pohoj:gjatë pijes,Yzedini,bëhet çakërrqejf dhe xhëku i ngacmon ata që ka për rreth.Po pa të keq ama.Ju thoni se është armik.Po çfarë armiku është Yzedini,kur partisë sonë nuk i bëri dot gjë kryeministri,që doli kryeagjent,për 27-vjet nuk i bëri gjë,se partia është në zëmër të popullit,të njerëzve.Ju mendoni se dua ta mbroj,Jo,aspak.E theksova:fakti që kini ardhur me urgjencë,dikush ju ka informuar.Tani ky,dikushi,është në mes tonë.Të ngrihet dhe të deklarohet ku dhe kur e ka dëgjuar,dhe le t’i bëjmë gjyqin në vend.Edhe një gjë tjetër:vendi ku pi unë e Yzedini është klubi i vetëm që kemi në fshat.Ai rri gjithmonë plot me 4 tavolinat që ka dhe njjerëzit për reth në këmbë,ku çdo njeri që futet në të,ka mundësi të dëgjoj se çfarë bisedon.Të ngrihet se partia asnjë nuk dënon kot.Edhe për armiqtë(kastat ushtarake,të naftës,të ekonomisë)ka paraqitur fakte.Edhe për kryeagjentin,veç fakteve,qe dhe prognoza e sh Enver.Jo,-i dhashë fund fjalës sime,-unë s’jam për dënimin e Yzedinit se e njoh mirë.Le të ngrihen me kurajo edhe njerëzit e tjerë.Sh.X…
nuk po i rrinte kapelja mirë.Ndonjë nga komunistët seç lëvizte nga vëndi,po qe në hall.U ngrit dikush nga komunistët dhe foli në përgjithësi që mund ta merrje,që s’ka bërë mirë në ka sharë partinë.Po kjo s’ngrinte peshë dhe nuk e çonte ujët në mullirin e partisë.As tek operattivi që mezi priste për t’i vënë hekurat mikut im(pse mos e dhe mua,se unë qeshë me shkollë!).Kur tak u ngrit nga populli,Faslli Serjani.Ky është nga Belishova e Mallakstrës dhe,të thuash atë që është,asnjë mallakastrioti nuk i erdhi mirë për vrasjen e Mehmetit.Jo vetëm kaq:Faslliu kish një zgjuarësi natyrale;qe farmak nga goja,po zëmrën nuk e kish të keqe.Zor që ta bëje mik.Se,pak,një gjë mos t’i pëlqente,të jepte munxët.Qe punë geni.Unë,të them të drejtën,prisja një dikustim me”bukë” nga ai,sado që gjuhën e kishte të hidhët.E,pra,u ngrit Faslliu.More shokëni,-tha,-të gjithë e dini që unë e kthej nga një godë farmak atje tek klubi.Po krahas meje,çdo ditë pinë edhe Yzedini me Papin.U ka xhepi,pa pinë.Po s’e kam aty muhabetin unë,jo.Njerëzit u bënë sy e veshë dhe,sidomos,i dërguar,sh.X…Me kurajo,shoku Faslli,-e inkurajjoi ai.Me kurajo,pa kurajo këto di të them unë dhe m’i mbani shënim.Bobo,-mendoi dikush,-kur të bëj gjëmën.Dëgjoni,-vazhdoi ai,-unë pi dhe ngjitur siç iu thashë Papi me Yzedinin(kush është Papi,-bërtiti sh,X…).Papi është ai ulur ngjitur me ty,-i tha flakë për flakë,Faslliu.Po unë as Papin e dua dhe ca më shumë nuk dua Yzedinin.Me Yzedinin(le ta dijë kushdo!-gënjeu haptas Faslliu!)kam nja tri vjet të mira që nuk flas.Fuqi që ta vë poshtë nuk kam.Ama inatin ia kam.Pi qy me Papin,pi dhe unë ngjitur dhe veshët i mbaj pipëz unë,se fjala bën hatanë.Them me vete,po zbraze,mor Yzedin,një fjalë kundra partisë e pushtetit,që ta tregoj qejfin,Mezalla.Seç llapin me Papin muhabete pa berqet.Epo tri vjet nuk janë pak.Dhe thashë tani që ju dëgjova ju,more kush qenka ky që shpikërka profka(se profka ju ka thënë),se në ju ka thënë,kur pi,jam unë dëshmitari nr.2,se njëshi është Papi.Do të thoni ju se Papi mbron dhe veten.E mbron ai,po s’e lë unë;s’e lë ai tjetri.Se një gjë kemi mësuar ne,o i deleguar,më shumë se partinë dhe sh.Enver nuk duam njeri.Kështu që dhe ai”që paska dëgjuar” të ngrihet siç u ngrita unë,siç u ngrit Papi,Ganiu dhe të thotë.Mbledhja po merrte për mirë.Zgjuarësia dhe mirësia e Faslliut po e çnte ujtë në favor të Yzedinit.kaq duhej.Dhe të tjerët diskutuan me këtë frymë.Sh.X…,ca se ishte i kuq në fytyrë,ca se dhe se”misonii tij ogurzi”,u shfry si një tollombace e fryjtur shumë,u detyrua të rimerrte fjalën.
Ne,-tha ai,-nuk kemi për qëllim që të krijojmë armiq,po kjo mbledhje t’i vlejë Yzedinit,edhe ndonjë tjetri,që të punojnë me kokëulur dhe t’ia dinë për nder zëmërgjërësisë së partisë,e cila.ka dalë edhe më e fortë në luftë kundrë armiqëve imperialisto-revizionsite dhe në shpartallimin e grupeve armiqësore.Mbledhja u mbyll dhe miku im shpëtoi.
Natën vonë më erdhi në shtëpi dhe më tha.-Do ankohem,po më bëj një letër për Sh.Enver.
Ç’letër?-i thashë.-Shpëtove a më mirë shpëtuam në fije të perit.Pi në shtëpi dhe mos dil më tek klubi.Dhe mos harro:ngri një shëndet për Faslli Serjanin.Se,as për fjalën time,s’e vinte njeri në kandar.Se ishja”sekush pi me të”.Sa për vete,më nuk shkoja tek klubi as për kafe.Edhe miku im nuk shkonte.Them nuk shkonte,se,pasi kishin kaluar nja 6-muaj,e pashë që kish pirë.Dy shokë e mbanin për krahësh për ta çuar në shtëpi,dhe prapa shihja hafijen që e ndiqte në largësi.Yezdini duket bërë çakërrqejf seç thoshte dhe,siç bëjnë pijanikët,ngulte këmbë të mos ikte.Ndaloni nedhe dy shokët.Hafija tani u kthente shpinën disi në largësi,dhe qëndronte dhe ai.Unë e shihja gjithçka nga ballkoni im dhe,sa e çuan mikun tim në shtëpi,i çova haber të vëllait,duke ia ribërë skenën që pashë,po pa treguar emrin e hafijes.M’u lut ky dhe m’u stërlut,po nuk ia thashë.E porosita që Yzedini mos i afrohej klubit.
Kur erdhë demokracia,hafija u largua nga fshati ynë dhe një ditë ia tregova Yzedinit.Ah,-më tha,-sikur ta dija!E,thashë.nuk ka qenë i vetëm ai.Gjtihmonë është më i frikshëm se gjithçka njeriu me dy faqe.
Sidoqoftë,e shkrova këtë tregim për ta kujtuar shokun tim,Yzedinin,se,siç kam dëgjuar,para tri vjetësh ka ndërruar jetë.E meritonte që të kujtohej se edhe kur erdhi Hrushovi në Shqipëri,e futën në burg për 24 orë vetëm se kish thënë :-Na i çoj gjakun në fund të këmbëve duke e pritur këtë qerozin e mutit..Qe që i lindur kundër dhe kështu e sosi.Paqe mbi varrin e tij.
23 qershor 2008
Në fije të perit (tregim)