Myslimja (tregim)

Myslimja
Tregim

Fshati ynë ka qenë çiflig i beut.Se,maso kohe,rrallë gjeje toka belike.E tillë qe koha:me bejlerë,agallarë.Kasta-kasta,mor evlat,-filloi të më tregonte xha Murati,një plak i moçëm,që i molloiste historitë si ai dhe askush tjetër..Vërtet çiflig qe fshati ynë,po beu rrallë dukej nga anët tona,sa një sërë prej nesh,as që e njihnin si surrat.E pse do të vinte,xhanëm,se kur ke mashën,pse do të djegësh dorën.Ishte qehajai që thuaj ti,hall më vete.Se kot nuk thonë:çakalli bën më shumë dëm se ujku.Ja,ta thotë xha Murati,ty.Kështu është dhe s’e luan topi.Ky,qehajai,po.Ky dhe na merrte shpirtin.Do pjesën beu,-thoshte.Dhe tak,do ta jepje me domosdo se lajmëronte në hyqymet.Këta të hyqymetit po nuk donin t’ia dinin:ka thënë qehajai,dhe fillonte dajaku që shtatë shopinj t’i numëronon një.Veç shpirtit të zi,ky,qehajai na qe dhe pusht i madh.Domosdo,tërbohej,or t’u bëftë xha Murati kurban,se ngrënie po,pirje po,Dhe qejf,o qerrata.Dilte për gjah.Hingëllinte si ata hamshorët që i ndjellë tagjia dhe,po t’i a vinte synë një femre,o do e bënte për vete,o bjerë e vdis.S’do mend,në ato shtëpi që e digjnin barotin,s’para afrohej.Dëmi…epo dëmi gjithmonë është tek fukaraja.tek ai që s’ka mbështetje.Hë,mos më dalë nga mëndja:aq i dhënë qe ky,Musa(maskara,thuaj më mirë!)qehajai pas femrave,sa nuk kursente as në sojin e tij.Ja,po t’i shohësh, tek Musllaraët ka o eksiqër,o çalamanë.E di pse?Është flliqje gjaku..Dhe zanafilla e kësaj flliqjeje ka qenë ai noksan.Tregojnë,aty moti,që paska zënë një kushërirën e tij,dhe kjo i paskërka thënë:-Musa aga,po jemi tanët.Dhe ai,harbuti:-Tanët,tanët po nuk të lë unë që të të hanë bota!Ke parë abrash të pistë si ky.Por kjo puna me femrat është si puna e asaj qemanes së Nastradinit.Që e kish avazin prapa.Dhe ky ç’kërkoi,e gjeti.Dhe çfarë të gjeturi se….
I shtytur nga kurioziteti,nxorra paqetën “Diamant”dhe ia zgjata.Aha,-më tha,-këto të hekurosurat më japin kollë.Kam këtë të vafrën unë(e kish fjallën për kutinë e duhanit)që e kam mbushur me duhan Radostine,nga ai “Bashiballi” që është edhe i fortë,por dhe i “ëmbël”.E drodhi me terezi dhe,pasi e ndezi,vazhdoi.
Kemi patur një fshatarin tënë ne që e quanin Myslim.Myslim Korrosaku.Qe djalë i vetëm.Korrosaku e kish se qe peshkatar i zoti.Na shkoi ushtar qy andej nga Kolonja e Korçës.Një sene përpara se të shpallej mbretëria.Ushtar po,po dhe djallë në vakt.Qe djalë i bukur,pse t’i vijmë anash.Epo atje në atë vënd,seç has me një çupë.Ç’çupë?Për t’u pirë në kupë!E bukur që të ngrinte mëndjen dhe ta bënte veri.Mpleksur që thuaj ti,ky,Myslimi,me këtë çupëzën dhe ke parë ti,na i quakan atë çupëzën Myslime.Domethënë,Myslimi na gjeti Myslimen.Egjeti dhe,pa e njacur fare(zgjatur),vete e kërkon,siç qe zakon,dhe,kur u liruati,po në atë mot të mbretërisë së parë(e mbaj mend mirë,se kam qenë vërsnik me të!),e sjell këtë Myslimen në shtëpi.E ëma,Kaçja,u gëzuati që i biri u kthyeti me nuse,por dhe pak u cimbos,që pse s’e mori nga anët tona.Epo kush leu,mëndjen e tij pëlqeu.E solli dhe,pas një jave,bëri dasmë.Dasmën aso kohe ta bënin të tjerët.Miqësia,fqinjët,fshati.Eh,kohë tjetër,or tynjatjeta,jo si sot që të shkon mjekrra tri pashë kur marton evlanë.Siç më shkoi mua,kur martova tim bir.Ti e ke parë vet.E,nejse-nejse.Të kthehemi tek dasma.Tërë fshati qe në dasmë.Kështu qe zakoni.Se një grusht qe fshati.Sa mund ta fusje dhe në xhep.Jo si sot që është bërë i madh sa një kasaba.Dasma,po dasmë.Këngë e valle.Nusja po vetëtinte.Na i pa dhe Musa be mustaqekuqi(qehajai)dhe zuri të “hingëëliinte”.Se s’njihte nome ky sojsës.E kish marrë vesh që nusja qe kolonjare dhe ia thirri këngës.:-Erdhe nga Kolonja/zbrite në Verri/U t’u bëfsha buzës/edhe syrit të zi..Ia mbante Lalushi,ai trimi syvëngër,apo lalush Qorri,siç thuhej heshturazi.se qe trimi i qehaja agait.Kënga ishte ndryshe:”Erdhe nga verria/zbrite në Kolonjë/surratrrumbullake/gjysëm napolon/.Po ku ka erz edepssëzi.Filloi të pijë si mëzat dhe i ngrinte dollitë me radhë,pa lënë vend për ne të tjerët,siç është zakon këtej nga anët tona.Se kush ia prishte dot.Ia prishje,po të merrte zët dhe qysh të nesërmen,do të shpikte ndonjë borxh që i kishje beut,medemek!Kur thonë:kërcen prifti nga belaja.E ç’ta njac?(zgjasë).Mbaroi dhe dasma dhe njerëzia secili fyrmën në kumace të tij.Se s’ka tra-lala tërë kohën.Qehajai,bënte ç’bënte,dhe shpikte ndonjë sebep për andej nga shtëpia e Myslimit.I kish vënë synë,nuses nga Kolonja dhe a e bënte për vete,a bjerë e vdis,Mirëpo nusja siç qe e bukur,qe dhe e ndershme dhe i shmangej,për të mos i hapur telashe të shoqit.E ëma e Myslimit,Kaçja,as i shkonte asaj rruge,bile,si plakë që qe,i vinte mirë që qehajai,i fuqishmi i fshatit,i nderonte me ardhjen e tij.E pa qehajai që nusja qe besnike të shoq,dhe,aty për aty,vendosi që ta heqë qafe Myslimin.Sa të heqë atë,pastaj kjo sorkadhe e egër,ka për t’u bërë imja,-mendoi hamshori.Në ditë u dëgjua berihaj.Myslim Korrosaku ish gjetur i vrarë tek gjoli.I pari që dha lajmin qe qehajai që tek ngushëllonte nënën plakë dhe nusen e re,u tha:-Dërgova Lalushin(qorrin)në hyqymet.Ata do ta gjejnë vrasësësin se s’bën.Harxhet e mortit ekini nga ana ime,se e kam patur si vëlla,Myslimin,që rahmet i pastë shpirti.Dhe u ngrit nga vendi si me shënjë respekti.Ndërsa nënë Kaçja,s’i mbante lotët,nusja që ish mbledhur dhe bërë një dorë,i tha:-Edhe në s’e gjen hyqymeti,do ta gjej vete.Sa të marrë vesh se kush e vrau.do ia marrë hakën,Se jam Myslime Palikuqi unë,e bija,e Syrja Palikuqit që kujtohet gojë më gojë në gjtihë nahijen e Kolonjës.Dhe,sa për harxhet e mortit,Musa Aga,mos u harxho se im shoq i ka patur krahët të njomë,dhe s’ka bredhur si qensallhane derë më derë.Të rënda si gozhdë këto fjalë për Musa aganë.që mënd po i shkulte mustaqet nga e keqja.I sëmbuar keq,nga fjalët e së resë.u ngrit dhe iku se”njimend i vijnë ata të hyqymetit!.”Erdhën dhe ata të”hyqymetit”,po nuk zbuluan dot gjëkafshë.Epo,kur ke davanë me kadinë,nuk ka kush ta bënë davanë.Por fshati,nëpër të,sikur i ra erë kësaj pune.Pa zunë e flisnin.Ashtu pësh-pësh.Për mustaqekuqin dyshonin,po kush e zbrazte se?!Po e zbrazi,që thuaj ti,Myslimja.Kjo paskësh thënë:-Myslimin tim,e vrau Musa Mustaqekuqi,po unë do t’i skuq jo vetëm mustaqet,por edhe faqet.Se kot s’jam e bija e Syrja Palikuqit unë?Turr-vurr,turr-vurr,doli fjala nga dhëmballa dhe mori 27 mëhalla.Na i paskësh shkuar fjala dhe qehaja beut.Ia kish çuar të freskët Lalush Qorri.-Aga,- i kish thënë ky,të zotit,-ajo Myslimja ka thënë që e ke vraër zotrote Myslimn,dhe ajo do të marrë hakën.-Do të marrë hakën?!-qesëndisi duke qeshur,hamshori.PO kur,more Lalush,se m’u dogj xhani për të.Se kështu jo vetë do marrë hakën,por do i ha dhe”plaçkën”.Dhe u shkul së qeshuri.-Do më vrasë ajo, me demek,-shtoi.Po unë plumbat e saj do t’i presë me dorë si muti.Dhe prapë qeshi.Të gjitha këto i përcillte në milet Lalushi dhe sehirës në fshat po ka plot,or tunjatjeta.Dhe prisnim se ç’do të ndodhte.Kur përsëri në një dasmë.Mbeldhur burra edhe gra.Edhe Myslimja,sado e ve.Nën një tëndë të gjatë marinash këndonin me radhë.herë gratë dhe herë burrat.ia tha prapë ky,noksani,asaj këngës,me demek”Erdhe nga Kolonja,zbrtie ne Verrri/u t’u bëfsha buzës edhe syrit të zi/Si ters ajo këngë,po ku mbahej ai luvgat.Kur ç’të ndjemë nga graria.Ia thotë këngës,Myslimja.Zakoni e do që të vejat,siç qe
edhe kjo e Myslimit,mos këndojnë.Por ia tha dhe çfarë të thëni:”Ç’faj të pata bërë/qen ,O Musa-be?/Që më vrave burrin/më le kallogre/!”
Kënga.që thuaj,zotrote,këndohej andej pe(prej)Kolonje,për një bej me emrin Dalan që kish vrarë burrin e një nuseje,dhe,kjo nusja,i drejtohej,me këto vargje:”Ç’faj të pata bërë,qen o Dalan-be/që më vrave burrin/më le kallogre/.Mirëpo Myslimja,e bëri ferk,për këtë dhe që do na hajë.Ia tha mu në mes të dasmës dhe bëri që të ikte mustaqekuqi me gjithë Lalushin nga dasma.Epo priti,çfarë hodhi.Ç’të mbjellësh,edhe do korrësh,more evlat.
Hë,ç’do t’i bëj,edepsëzkës,-i thotë Lalushit.Ke për të parë.Do bësh sehir,Lalush.dhe,pastaj,mos lërë shtëpi pa ia treguar.Se këtë që më bëri në mes të fshatit,do ia nxjerrë nga hundët.Myslimja,nga ana tjetër,e vendosi:-Do ta marrë hakën;Myslim!Do ta vrasë qenin mustqekuq mu në mes të pazarit.Atje,ta shohin të gjithë se si do ngrodhë ky qen.
Këndohej:”Martinë e Myslimit/varur është mbi tra/Seç ma hedh Myslimja/martinën mbi krahë/
Të vjerrës i thotë:”Ika në pazar/Hakën e Myslimit/s’do ta lë pa marrë/Ti më mos më prit?dhe në mbeça gjallë/këtu nuk do kthehem.se do dalë firar/
Dhe iku drejt e në pazar.Sa e pa në mes mexhlisit atë që kërkonte,bërtiti:”Prite Musa mustaqekuqi/nga Myslime Palikuqi/E zbrazi dhe e la shakull.Kënga e ndoqi:”Mu në mes pazarit/kërcet një martinë/e zbrazi Myslimja/për ty,o Myslim!/Myslim Korrosaku/seç ta mor hakën/Musa Mustakuqi e kafshoi shkarpën.?/
Pstaj iiku dhe shkoi.S’u pa më se ku qëndroi…
Ja,kështu,mor evlat,zullumi është i keq.Se zullumqar i madh qe ky qehajai ynë.Po shyqyr thuaj që Myslimi s’kish të afërm të tjerë,papo Myslimja u zhduk sikur e piu dheu,se,ndryshe,do fillonin vrasjet në seri,.-i dha fund tregimit të tij xha Murati.Dhe unë e solla,ashtu dhe siç ma tregoi ai.I vogël vërtet fshati ynë,po nga ferrë e vogël,del lepuri i madh.Siç është edhe kjo histori sa e dhimbshme aq edhe trishtuese.
31 maj 2008.