Mos u bjerë qenëve!
Tregim
Jani Dumit nga Matkëza e Fierit
Jani Dumi ka punuar bojaxhi në parkun e Patosit
dhe këndonte boja në duarët e tij.Se nuk qe bojaxhi edhe aq.Por piktor.Piktor me një shpirt prej artisti të vertetë.Të bënte si të gjallë,kur të viazatonte dhe kjo qe veç dhunti.Jo se kish bërë ndonjë shkollë.Se,sado që donte dhe qe arsimdashës,ku do ta gjente shkollën ai në atë fshat mu në skaj(sot nuk ekziston fare,xhanëm!po ne,të vjetërit,ku hyj edhe vetë,e mbajmë mënd.).Matkëza ka qenë fshat i vogël dhe për ata që,sadopak,kanë njohuri për gjeografinë e Fierit,u them se ndodhej ballë për ballë me Shën Kozmanë nga i cili i ndan lumi.Veç bojaxhi, dhe piktor,Janin,e kujtoj si një njeri me shpirt prej pëllumbi nga ata që nuk i bën keq edhe lulkuqes.Se,po pyete për gjallesa,për ato Jani ka një resspekt të veçantë.Tamam si një shënjt.
Më kish zënë nata me Jani Dumin dhe,ndërsa u futëm në fshat,na u sulën ca qenë.Unë u ula që,ndoshta edhe në errësirë mund të gjeja ndonjë gur a ndonjë shkop për t’u mbrojtur.-Çfarë bën?-m’u sul Jani.Ja,-u përgjigja,-të gjej ndonjë gjë që të mbrohemi nga qentë.-Mos u bjerë qenëve!-foli Jani.U re qenëve,- vazhdoi,- prishesh me mua për tërë jetën.Se qentë për këtë punë janë.Atë kanë zanat.Dhe nata e qenëve është.Fajin s’e kanë qentë,por ne.Ç’kërkojmë natën?Dhe,sikur të frymëzohej nga gjithë kjo ligjëratë,më tha:-Nuk të dhëmb kafshimi i qenit,jo!Se shumë-shumë do bësh ca gjëlpëra apo dhe hiç:me pak jodio e dil tej matan..Kafshimi i njeriut nuk shërohet,- më dëgjon?.Ai dhëmb për tërë jetën..Pse kafshon njeriu?- provokova unë ,po trashë hesapi.Kafshon?Të helmonë,or,të helmonë.Digjo xha Janin ti.E vërtetta se Jani apo xha Jani qe gati babai im nga mosha.Pyetja ime,sikur e futi në ngasje,dhe zuri të më tregojë:
KIshin qenë ca besimtarë në qishë(kishë) dhe veç tjerash,prifti,u paska thënë:-Edhe kafshët gjallesa janë,prandaj edhe ato duhet t’i doni.E,mirë xhanëm,dolën nga qisha e drejt për në shtëpi.Njëri,tek afrohej afër shtëpisë,sheh një qen në një gropë që mënd po ngordhte.Ou,- mendoi fshatari,-po prifti na tha që duhen t’i duam kafshët.Dhe e thënë,e bërë.E merr këtë qenin,e çon në shtëpi.E lan,e pastron dhe pak nga pak i jep të hajë.Po me masë,këtë ngrënien,se,që ta dishë ti,mor evlat,në je i uritur shumë,siç qe dhe ky qeni i gjetur, duhet të hashë nga pak,se ndryshe,po u lëshove si i babëzitur,të zë buka dhe nuk ka ulërimë më të madhe që lëshon.E,de,ia jep ushqimin pak nga pak.E mori qeni veten.Turr-turr(avash-avash) çdo ditë e po i vinte fuqia qenit.Ama,edhe i zoti,s’a ndante kujdeset.Erdh dhe t’u bë si sheleg.Dhe s’ka më besnik nga qeni.Mezalla,s’e i ndahej më të zotit.Pas tij.Po kishe qejf që ta shikoje,ama..Një ditë prej ditësh,(kishin kaluar nja dy vjet a më shumë)po lozte me qenin e tij tek ballkoni..Dhe tek e përkëshelte,ky,qeni,e kafshoi..Ou,- u zëmërua fshatari,-more rrezil po unë të mora nga gropa tek po ngordhje dhe të bëra kështu si sheleg dhe ti më kafshon?!-Zotni,-i tha qeni,-unë nuk e harroj të mirën që më bëre,po ne,qentë,për të kafshuar jemi.Po ruhu nga njerëzit,sidomos nga ndonjë që të hiqet si mik,se kafshimi i tyre është i hidhët..Unë,mezi po mbaja të qeshurit nga ky rrëfim i Janit,por,në fund të fundit i dhashë të drejtë.Rrëfenja e kishte të dukshëm moralin”Ruhu se ka njerëz që kafshojnë!”
Ke plotësisht të drejtë,usta Jani,-i thashë dhe i tregova një ngjarje të jetuar.
* * *
Aty nga viti 1948,kur armët e luftës apo edhe ato që mbanim në hatullat e shtëpisë,i kishim dorëzuar.Urdhëri qe i prerë:-Po t’u gjetën armë,drejt e në hapsanë.,ndodhi ngjarja që do tregojë.Ne i kishim arat ngjitur me arat e kosovarit Dan Patoku.Dani kish qenë komit andej nga Kosova dhe ndaj edhe mbiemrin e kish Patoku.Patok në Kosovë i thonë përroit.Se në përrua e pyjeve e kish kaluar jetën.Gardhi që shërbente me arat e Danit ishte i gjatë mbi tri km se ne kishim 150 dylym tokë(të gjitha nga reforma agrare)..Po s’ishim vetëm ne.Në këtë fshat të ri,të gjithë kishin tokë shumë.Me Danin gardhi fillonte me korien(gati 5 dylym)dhe zbriste tek çahiri i vogël nja tri dyllym,mandej ngjitej tek çahiri i madh prej 30 dylymësh dhe mbaronte me një parcelë 10 dylymshe që ne quanim “Bregu”,se,ndryshe,nga çahiret ishte si një rrafshnaltë.Pse i theksoj këto detaje që duken të panevojshme.Ja,pse.
Kishin dalë për gjah punonjësit e pushtetit lokal të asaj kohe.Kur erdhën tek çahiri ynë,gardhi përbëhej nga një blacë(ferrë e madhe,e dëndur) dhe pikërisht tek kjo ,blaca,zagarët zunë e kuisnin se diçka ndjenin.Me siguri,- menduan gjuetarët,- duhet të jetë ndonjë ujk dhe ndërruan fishekët.I mbushën armët me saçma të rënda.Zagarët kusinin dhe nuk luanin nga blaca.Afrohen gjuetarët dhe me grykat e armëve mundoheshin të çanin për të parë se ç’fshihej në të.Pas shumë përpjekjesh,kur ç’të shohin?DIsa pushkë.
Blaca po qe jona( e jona dhe e Danit!).Në atë çast aty pari kalon një komshiu ynë,kosovar edhe ky,Nuri Zyberi të cilin im atë e kish ndihmuar disa herë për hallet që kish.Se babai im qe kryetar i këshillit të fshatit.Veç tjerash,këtë Nuri Zyberin e kish ndihmuar me ato ndihmat që në atë kohë dërgonte”UNRA”.E ndihmonte se Nuri Zyberit gjatë luftës i kish vdekur i ati,duke i lënë në ngarkim të jëmën.Zybën,dhe tre vëllezër që atë kohë,përjashto Nuriun,qenë të vegjël..Epo e ndihmoi,mirë bëri tek e fundit.Po të mos e zgjat.Kalonte Nuriu aty pari dhe ata gjuetarët që qenë të pushtetit lokal,e pyesin:-More di gjë ti se kush i ka fshehur ato armë aty.Dhe Nuriu:-Po kush tjetër për veç Hazizit(se Haziz ma kanë quajtur tim atë!),se jo vetëm blaca është në arën e tij,por ju e dini,- shtoi ai,- se këtë e ka bërë se i pushkatuan dhe të vëllanë ka ca muaj.!!!.Dhe kryetari i thotë:-
Mirë,do shkosh t’i thuash Hazizit që nesër qysh në mëngjes të jetë në zyrat tona.
Nuriu,shend e gaz,drejt e në shtëpinë tonë.Sa u përshëndet dhe mbasi u përgjigj për shëndetin e së ëmës,nënë Zybës,ftesës për t’u ulur dhe për të pirë një kafe,iu përgjigj.-S’kam kohë se kam dalë heret nga shtëpia,po më dërguan ata shokët e pushtetit lokal,që nesër në mëngjes të jesh në zyrë.-Mirë,- u përgjigj babai.Iku Nuriu dhe,nga që s’e mbante dot gazin që ndjente se do burgosej im atë,në vend të shkonte në shtëpi,siç tha,drejt e tek komshiu i vet.:tek Dan Patoku.Sa bëri tungjat me Danin,i thotë:- E more veshë?Hazizin e kllaposa brenda unë?Si more e kllapose-pyeti Dani.Dhe filloi të tregonte.-Kishin ardhur ata të pushtetit të gjuanin atje tek çahiri i madh i Hazizit që është ngjitur me arën tënde.Dhe në një blacë i kanë gjetur do pushkë.Më kanë pyet mua(po kaloja për shtëpi) dhe u them:-Hazizi i ka fshehur se edhe vëllain ia pushkatuan…-Si,more rrezikzi,-i është lëshuar Dani.Çfarë Hazizit,mor?PO ato armë i kam fshehur unë atje.Janë të Nuries,a merr veshë.Asaj i ka vdekë burri dhe me ka pas thanë:-E kam një xhephane plot në ksollë.Tash ai që i mbante ka ik në punë të vetë a po vjen me m’i heq sysh?Dhe i mora dhe i hodha atje,në blacë.Nuriu:-I hodhe ti apo kush tjetër,me shëndet i qoftë Hazizit kjo punë.Ta shohi veten atje,se asht anmik,aj,Dan,a ndjeve?-
-Jo,mor burrë i fortë,Dan Patoku s’e shet lëkurën dhe me marrë më qafë atë burrë.-RRi,Dan,se qeveria nuk të fal për armë?A ndjen?Ik,Nuro,se pasha të madhin Zot,jam tuj bërtit nga e keqja dhe shif këtu:-Këtë derë,pas sotit,mos guxo me e shkel,se…Iku Nuro mavria nëpër errësirën e natës.
Im atë unis që me të gëdhirë,duke kujtuar se e thëërrsinin,si zakonisht,për punët e fshatit.
Sa bëri tungjat me kryetarin dhe sekretarin(pa që,ndryshe nga radhët e tjera, nuk e shihnin në sy!),u thotë:-Përse më kini thirrur.Dhe ata:-Pa firmose pak këtë procesverbal.-Dale,-u thotë babai,- ta lexoj.S’ka gjjë për t’u lexuar.Tek blaca e arës tënde gjetëm 4 pushkë të fshehura,dhe do proçedohesh për gjyq.BabaI:-As firmos dhe as nuk di gjë.-S’di ti,po dinë të tjerët më mirë se sa ti?Pastaj ka dhe një dëshmitar dhe ky është edhe komshi me ty.Ç’dëshmitar?-pyeti dyshues babai.Nuriu,Nuri Zyberi.:JO Nuri Zyberi të jetë,por dhe Nuri Qederi,për të firmosur nuk firmos.Se as që di gjë për këto armë.Pastaj unë mblodha armët e tërë fshatit dhe paskam fshehur të miat.Në këto replika të ashpëra në mes pushtetarëve dhe tim eti,trokiti dera dhe hyri Dan Patoku.Sa u matën që t’i thoshin,prit.Ai:-A,e paskani thirrur Hazizin .a?PO ato armë i kam fshehur unë që në kohën kur vdiq i shoqi Nuries.Si,or,si?-Pasha Zotin,mor burra, ato i kam hedh unë në ferrë dhe vetëm mbram kur ka erdh ai Nuro Monafiku e kam merr vesh çargun që i ka ngrit Hazizizit.Atij ia tregova vendin,por tash po ju them edhe juve:-Shloheni,more burrin e huej,se s’ka gisht ky në ato dallaveret e Nur Magypit.Mbas kësaj,tim atë,e lëshuan dhe sa për Danin ai ishte i besueshëm se kishte qenë nga ata burra që e kish djegur barotin qysh në Kosovë.Ja,kështu,qe kjo histori që e solla këtu për t’i vënë kokë muhabetit,kur thonë në Myzeqe..Ka njerëz që të kafshojnë më keq se sa qentë.Duke e mbyllur,më vijnë ndërmënd fjalët e atij njeriu aq të ditur që tha:”Sa më shumë njoha njerëzit,aq më shumë i dua kafshët”.Më duket se qe Orwelli.Por kushdo që ka qenë,setenca qëndron aq mirë,sa dhe thënia lapidar e mikut tim,piktorit me shpirt pëllumbi,Jani Dumit,që ë ravijëzohet edhe këtu,larg:”Mos u bjerë qenëve!”
6 maj 2008