Më duhej ajo gavnjeshtër,o çun?!

Më duhej ajo gavnjeshtër,o çun?!
Tregim
Kujtimit të Fehrat Grëmit

Sado që jam larguar nga Shqipëria këtu e tetë vjete të shkuara,them që asnjë ditë nuk jam larguar nga ajo.Se lidhjet i mbaj jo vetëm me të afërmit(po se po!),por edhe me miqtë e shokët e atjeshëm.Sidomos,pyes vazhdimisht për njerëzit në fshat dhe,natyrshëm,që gëzohem kur marrë lajme të mira,siç edhe hidhërohem për ato që janë të këqia.Mes tjerash,para ca kohe,mora vesh që ka ndërruar jetë,xha Fehrati apo Fehrat Grëmi,për të cilin po e shkruaj këtë tregim.Ia vlen të shkruash për të për shumë arsye,por në se nuk arrij që ta japë të plotë portetin e tij fizik dhe sidomos moral,do t’ju lutem të më falni se kjo ka ardhur nga pazotësia ime dhe kaq.Sidoqoftë,unë do mundohem me aq sa mundem që edhe ju të kini një perfomancë të përafërt të tij.
Xha Fehrati ka qenë një burrë gati dy metrosh,me shpatullat si lis dhe,mbi tëgjitha:shumë punëtor.Aq punëtor qe,sa rrallë sa qe në punë,në fermë,që mos bënte tri norma e ca në ditë.Njerëzit që e njihnin thoshin:-S’e ka Fehrat Grëmi,po Fehrat Puna!Dhe nuk e tepronin kur ia ndërronin mbiemrin.Shok veten kishte.Thoshte:-Shiko,mre babam,gojës jepi se do të hajë ama dhe krahët ndaj i ke:për të punuar.Se krahë ka dhe zogu,po i ka për të fluturuar,kurse ty si rop(rob)t’i dha Zoti për të punuar.Jo po ti nuk punon,se gjasme nuk punoke dot.Epo të rrofshin krahët që m’i ke kot dhe unë të quaj krahëthatë.!”Dhe qeshte.Po sa altruist qe!Mbaronte ato normat e tij dhe tak dhe ndihmonte ndonjë nga ata”krahëthatët?!”.Do ndihmuar tjetri se një rrazhgë nuk janë mileti,jo.Më shiko mua ti:dy metro po,shpatullan goxha,po i jap asaj të shkrete gojë unë.Se digjo xhixhanë ti,rrobës i vë andra unë dhe nuk më qesh njeri,po stomaqit aha!E dua dingas që thuaj.Se po i vure andra stomaqit,s’e ke të gjatë.Ama dhe punën e ha me dhëmbë unë.Dhe përsëri qeshte.Një shoku i tij i brigadës,më tregonte:-Fehrati?Po ai është eskllavator dhe shkuar eskllavatorit.Kur doli në pension xha Fehrati,e qava.Ai shyqyr që doli,po më thau koromanen mua.Kurrë nuk e bëj dot normën.E di atë këngën ti:”Sa qava behar/nuk qava babanë/”Edhe unë prandaj e qava.Po dhe,kur doli në pension,ai shkonte punonte duke ndihmuar(pa shpërblim se nuk lejohej në qeveri kjo gjë!).Ç’e pyet?!Në fermë”Çlirimi”,një nga më të mëdhatë në vend,s’kish që i dilte njeri përballë për punë,po unë them se zor se mund t’i gjeje të ngjajshmin.
Ndodhi që aty nga mbarimi i viteve’70-të u bë një aksion me goditje të përqëndruar me gjithë rrethin.Objektivi ishte “groposje” e një kablli nëntokësor ,me rëndësi të madhe strategjike(siç thuhej,xhanëm!)dhe u sulën”vullnetarisht” aty edhe pensonistë,edhe nxënës shkollash;me një fjalë:të gjithë!Secili i normuar për të hapur me parametrat e duhura,në një të ftohtë brisk.Kablli vinte stafetë nga një rreth në tjetri.Ne merrnim nga Berati dhe fshati ynë;MBrostar-Ura,u pozicionua sa kalon fshatin ZHarrëz(kooperativa”E.HOxha”),ngjitur me fshatin Kuman që i takonte RRoskovecit.Organizimi perfekt,ndarë sipas fshatrave,dhe oburra!Si në atë garën”më i shakthëti,më i shpejti!”Me ne edhe xha Fehrati që kish nja 10-vjet në pension.
-More,-bërtiti,- ku më është ai komunisti që më ka zënë faqen e gazetës ,njëfar Caush Rrahmani apo ku të di unë,që bëka 1000 ditëpune në vit.Ma sillni këtu ju zharranjakë dhe emri i Zotit që është një,po ma kaloi mua tek qy kanali këtu do mbytem!Ju nuk besoni.Ja libreza ime e pensionit.Ma kaloi,Fehrat Grëmi,pensionin e muajit do e bëj darovi për pleqtë e azilit në Fier.Dhe nguli këmbë:-Caushin këtu!Ja sheshi,ja mejdani/Hidhu Caush Kapedani!Ne po prisnim me kurreshtje seç do të ndodhte më tej.U mblodhën kokë më kokë(kokësit,de!) dhe qy yni( ekish fjalën për sekretarin e partisë!)duket u tha:”kështu e kështu…”.Dhe i thanë xha Fehratit se ai Caushi nuk ish atë ditë aty se kish vajtur mik gjëkundi.
-Ma drodhën!-më tha.U pa puna,jepi xha Fehrat dhe bëj postatin tat.E kështu,xhani i xhixhait,është e spërdredhur jallania.Jallania jo,po roptë.Është i keq ropi.
* * *
S’kish shkuar shumë nga kjo meseleja e Caushit,kur tak dhe plasi”bomba?!”.Kishte ardhur shoku i komitetit të partisë së rrethit që mbulonte organizatat e masave.Urgjent!Lajmëruar populli dhe pritej se ç’do zbrazej.
E hapi mbledhjen sekretari dhe ia dha fjalën atij,të ardhurit.Ky,i ardhuri,veshur e ngjeshur sipas sërës,u koll për të marrë veten apo për t’i dhënë më shumë peshë e autoritet vetes,filloi:
-Shokë edhe shoqe!Partia në reth,dhe jo vetëm në rreth,po deri në K.Q.janë të shqetësuar se në fshatin tuaj ka ende elementë që kanë mbeturina mikroborgjeze në kokë.Në vend ta mbushin kokën me mësimet e partisë dhe sh.Enver,kanë bestytni në kokë:Ende besojnë tek Zoti,tek hoxha dhe ca më keq:praktikojnë ritin e ramazanit,pa festojnë bajramin e plot profka të tjera.I tillë është Fehrat Grëmi,bashkëfshatari juaj,dhe ndaj kemi ardhur për ta vënë me shaptulla për muri dhe ta demaskojmë bashkarisht.Se kanë kaluar 10-vjet nga fjala “historike” e 6 shkurtit 1967,dhe ky njeri ka akoma lakra në kokë.Po vigjilenca jonë dhe e popullit nuk ka vdekur… e blla- blla…
Askujt nuk i erdhi mirë që të demskohej ky njeri punëtor dhe baballëk,për të vetmin”faj” se mbante ramazan,festonte bajramin apo gjësend tjetër.Por çështja qe pak e”nxehtë”,dhe nuk qe kollaj ta zije me dorë,se të përvëlonte për hiç mos gjë.Hasull-hasull qe si punë e asaj fjalës popullore që thotë:”Rrumbullake e nxehtë,s’ke nga e zë me dorë:”Së pari,- tha ai,i ardhuri,të flas Fehrati dhe mandej të tjerët.E,- thashë,- ku ta gjetën ,o xha Fehrat,se s’është punë të folurit që t’i japësh dum.Bobo,- përsërita,- apo të ndihmon dot kush?Sidoqoftë,e kisha menduar një variant:Do thosha:-Faji më i madh është yni që nuk kemi punuar si duhet me Xha Fehratin,po që këtej e tutje,zotohemi…E,e gorrica në shëndre!Pritej fjala e Fehratit dhe pikë.U ngrit!(e di,- mendova,- do thotë:-More kush u ka gavnjyer(gënjyer!) se as kam mbajtur dhe as mbaj.Kështu mendoja unë,po i kisha bërë llogaritë pa hanxhinë.E,pra,u ngrit xha Fehrati dhe ne sy e veshë.
-Emëri i Zotit që është një dhe të dytë nuk ka,Fehrat Grëmi,ka mbajtur dhe do mbaj ramazan sa të jetë gjallë.-Siiii?-kërceu i delguari.
-Po!Po!Kam mbajtur dhe do të mbaj.Pse do të pyesni ju?Hoxha më ka thënë,kur shkoja në xhami(se tani s’ka,mor xhanan!)që kurrë mos vidh.Thotë partia kështu?-na u drejtua ne.-Pooo,-ushtuam në kor ne.Hoxha më thoshte:-Mos ji imoral!-Thotë partia kështu?-Pooooo!-jehonim ne.HOxha më thoshte:mos gavnje(gënje),-thotë partia kështu?-Poooo!-e ngrinim kurbën ne.Hoxha më thoshte:-Puna është nder!-THotë partia kështu?-Pooooooo…Më thoshte:-Ndihmoje tjetrin!-Thotë…Dhe për ta mbyllur or ti shoku i partisë,që ta dish ti,hoxha më thoshte:-Enver Hoxha ka uratën e Perëndisë pa është në krye të popullit dhe ta respektosh atë?!!!Të deleguarit i ndryshoi çehreja,qeshi pak nënë buzë(i erdhi mideja në vend,çun!)dhe tha:-Epo Xha Fehrat kur e do sh.Enver,ta dëgjosh,se mësimet e tij janë të shënjta.Xha Fehrati që kish zgjuarësi natyrale,flakë për flakë,ia priti:ah,të falë,Enveri,të falë;ka zemër të madhe ai,po ju”laçot” këndeja poshtë i turbulloni ujërat.Njerëzit ia dhanë të qeshurit.I deleguari u mbush me frymë dhe tha:-Epo edhe Xha Fehrati është”yni”,e kupton pak me vonesë,po në saj të tjerëve dhe ai do hipi në qerren tonë.Mbledhja u mbyll pa diksutime se xha Fehrati diti ta kapë demin nga brirët.Si u shpërndanë njerëzit,i them:-Të lumtë,e hodhe bukur!-Më duhej ajo gavnjeshtër,o çun!Se,ndryshe,e pëson si Maska im( e kish fjalën për të vëllanë që dy herë e dënuan me burg!).Po Zoti që është lart dhe poshtë shikon do më fali që gavnjeva(e kish fjalën për ato fjalët që tha për Enverin.I shpika aty për aty,-më tha.Se ashtu i donte mushka drutë.Por dëgjo këtu,çun,që i thashë ato,po Zoti m’u shfaq dhe m’i tha.E di,e di që ti nuk beson se,si dhaskal që je,ke futur shpirtin në gjynah.PO të falë Zoti kur s’e ke me zëmër,dëgjo xha Fehratin ti.Dhe iku si i çliruar nga një gërç që e mundonte.Në vitet e demokracisë u bë hoxhë vullnetar në fshat.Më erdhi keq kur mora vesh që ka vdekur.Gjtihësesi një njeri punëtor,i ndershëm dhe besimtar e meritonte një shkrim.Paqe mbi varrin e tij!Amin!
Florida,25 korrik 2008