Mbresa qershori/7 (poezi)

Mbresa qershori/7
(poezi)
1.Ajo dhomëz
Ah,ajo dhomëz,në një pallat të madh!
Seç mban brënda,për mua,një thesar
Më bëhej ajo dhomëz e gjitha si parajsë
Kur shpesh kam shkelur atje si”tinëzar!”

Si tinëzar kam shkelur:Haptas po shprehem
Se s’ishte aq lehtë veç unë e rrallëkush?
Po,kur dashuroj,nga asgjë nuk stepem
Ndaj për atë dhomëz vargjet po mbush.
1 qershor 2004
2.Kjo botë
Kjo botë aspak nuk ka ndryshuar
Është,siç duket,e batakçinjëve!
Këta rrojnë mirë:janë pasuruar!
Të ndershmit:vuajnë urie!

Kështu po ndodh dhe mos u çuditni
Batakçinjtë po rrojnë e po bëjnë pallë!
Për të ndershmit?Aspak ylli s’ndriti
Ah,kjo botë e poshtër,po më ha të gjallë.
1 qershor 2004
3.Kur shoh
Kur shoh që të”fortëvet” që bëjnë edhe poshtërsira,
U venë “punët” mbroth;më vriten sytë
Dhe them:-A ka shtet?Ku është drejtësia
Që t’ua “kufizojë” atyre fuqitë?!

“Fuqitë” që përdorin për punë të pista
Dhe si kokoshër majë plehut ngrefosen
Drejtësia të vejë dorë mbi këto”qenie të ndyta”
Se vetëm kështu Atdheu dhe shoqëria shëndoshen.
2 qershor 2004
4..Pikëllimin
Pikëllimin nuk dua që ta kem shok
Po ja që më ngjitet nga pas si rrodhe
Dua që ta dëboj,se më bën si ulok
Po nuk e kam lehtë;pas si një kone

Si një kone më leh ham-ham dhe më streson
Dhe bëhem nga nervat si një bishë!
Po kur je në mërgim,vallë,a shpëton
Nga pikëllimi i zi dhe i pistë?!…
3 qershor 2004
5.Si Kleopatra
Kleopatra ish gati të shpopullonte Egjiptin
Vetëm e vetëm t’i çonte letra Mark Antonit?!
Po unë,i ziu,që kam tërë-tërë vitin
Pa marrë asnjë lajm prej amorit?!

S’do mënd që nuk jam si Kleopatra
Që kish nën sundim një perandori
Po,për dashurinë,unë zë vë flatra
Se kot nuk jam perandor në dashuri.
3 qershor 2004
6.E pranoj
E pranoj që ,për dashurinë,kam zilinë e Ajaksit
(Ky,thonë,vrau veten se armët e Akilit i mor Odiseu?!)
Edhe unë gati plasa prej marazit
Se një e bukur që më mahniti,fare s’ma vërshëlleu
E pranoj,gati jam të plas,
Por si Ajaksi,ama,veten nuk e vras..
4 qershor 2004.
7.Në Kosinë
“Hapen varre dhe shiten skelete,gjasme janë të ushtarëve grekë,të vrarë gjatë Luftës së parë Botërore…”
Nga shtypi
Kur shoh ç’ndodh në Kosinë
Sikur kam shkelur një minë
Shikoj varre që po hapen
Dhe varrmihës që “s’po kapen?!”

Shiten eshtra dhe skelete
Ç’turp,se ç’turp që mbajmë mbi vete?!
Vjen i huaj dhe vë domenin
Qeveri!Pse nuk pi helmin?!

Dhe të vdekurit s’gjejnë rehat
Qevri me handikapatë…
3 qershor 2006
8.Me “qëllim”
Prerë fustani me”qëllim” që të duket açik gjiri
Epo,hë mor Përparim,a s’ke hak që të delë syri?
Të delë syri,domosdo,se s’ka vdekur tek ti nepsi
Opopo,mor opopo!Tash dhe mëndja më firepsi.

Gjiri duket açik jashtë,zë e varet si bostan
Edhe mua më zënë”djajtë”,se zili të madhe kam
Dua ta thithë fëmijërisht,që të ngopem,që të fahem
Dhe në moshë të pleqërisë,për atë,më dysh po ndahem.
13 qershor 2006
9.Ato
Ato rrudhëza nën sy,ato “brazda” nëpër faqe
Më tregojnë mike për ty,sa po vjen edhe po plake.
Dalëngadalë që ti u plake,dalëngadalë dhe unë u plaka
A nuk ndodh si në verë që,pas gushtit,ikën vapa?

Ikën vapa që me gushtin dhe,pas vjeshtës,zë ka dimër
Por mes nesh si dikur,rri e fshehur veç një iskër
Dhe kjo iskër që rri fshehur,është gati të ndezë zjarr
Malli yt kurrë s’më ka velur dhe,mes nesh,ka veç behar.
13 qershor 2006
10.Kur jam vetëm
Kur jam vetë,bëj qametin:botën unë e vë ndër këmbë!
As që pyes më për miletin?Tash miletin “ha” me dhëmbë?!
Se tani unë kam vënë pupla;jam apo nuk jam”pasha?!”
Se me mua janë ca çupa,po me njërën zë sevda.

Se si ujku që në tufë a nuk zgjedh më të shëndoshën?
Unë po zgjedh akciilën çupë,padyshim:më bukuroshen!
Bukuroshen unë e zgjodha,kush më del tani përpara?!
Ndaj s’më hyn në sy më bota se kam zënë unë retë e bardha.
14 qershor 2006
11.Halli
“Halli?Ma kalli!…”
Populli
Halli?Ma kalli!Fala plaçkë e shtëpi
Nga halli të lashë,o moj Shqipëri!
Halli:Ma kalli!Jam larg nga miq e shokë
Halli?Ma kalli!NGa xhepat jam trokë!

Nga halli po jetoj sikur jam në një ishull
Halli!Ma kalli!Vazhdon t’më rrahë me fshikull!
Halli?Ma kalli!Vazhdon t’më rrahë akoma
Halli?SI varri! Të ngrëntë,o hall,zezona.
18 qershor 2006
12.Lakuriq
Kurrizi çipllak dhe barku përjashta
E,si nuk paskam shkak,o moj që të qafsha!
Dikur kam”kullotur” mbi trup lakuriq
Po ende s’jam ngopur,shpirtin kam eksiq.

Njëherësh kam shkakun,kam edhe sebepin
Ndaj dhe nxjerrë “sojakun” që ta tregoj qejfin
Pret,ende,sojaku,sado pleqërisht
Di si merret “haku”;haku dashurisht…
18 qershor 2006
13.Kaseta
Pashë një kasetë me këngë të vëndlindjes
Dhe më llamburiti trupi si pema e Kirshtlindjes
Ndaj u përtëriva…u bëra i ri
Besomëni që “vdiqa” për pak Shqipëri.

U riha i tëri!KUsh thotë që jam plak?
veç kur pashë kasetën,ndryshoi imi gjak?!
Zu shoqëroja këngët,të gjitha një nga një
Lot lëshoj nga”dhëmbjet”,edhe qaj nën zë.
29 qershor 2006
14.Në..
Në se heshta kaq gjatë,bota nuk u prish
Se jeta vazhdon të rrjedhë si lumë
Arsye të mëdha pata(sikur ta dish?!)
Se jam i plagosur tamam si me plumb.

Më vret mosmirënjohja më keq se sa plumbi
Më bën me tension;s’do mënd dhe me stres
Dallgëzoj nga urrejtja ashtu siç vjen lumi
Nga shirat e rrëmbyeshme që bien në vjeshtë.

Se njerëzit kanë humbur,pothuaj,drejtpeshimin
Mëndja ju ka ikur,gjykojnë kuturu
Të gjitha këto,e lodhin Përparimin
Dhe hesht si një vuv;mos është një copë dru?!

Dhe ndodh kështu kur bota kap kozmosin
Ne,po njësoj:mbi trenin e Mesjetës
Ndaj këto qëndrime gati më xhindosin
Tani meret veshë:fund i dhashë dhe vjershës.
4 qershor 2007
15.Ti
Ti je e bukur si një vegim
Fustani mbi trup si dedhur mbi shkumë!
O Zot,a ma tregon dot magjinë
se jam mahnitur dhe më zuri me shkumë?!

Dua që ta shpengoj unë imagjinatën time
se brune,me sy të kaltër,rrallë kam parë
Ah,ta dish!Ta dish,moj mikja ime!
Mbetem me gojëhapur nga kjo”pamje” e rrallë.

E di që jetëshkurtër është bukuria
Siç e di mirë që tani jam flokëbardhë
Por jam aq i marrosur nga bukuria
Sa humba arsyen dhe mora prrallë.

S’kish se si?Ç’mund të bëja tjetër?
Qe një “magji”që na zuri të gjithë
Tek shkruaj,tani që jam burrë i vjetër
Pse dua që përsëri t’më zërë ai”grip?!”

Dua.Po vallë kaq a mjafton?
Rinia më iku dhe kurrë s’kthehet më
Në shkrova për dikë që zëmra ma don
E bëra se s’e di:rron a s’rron më?!…
5 qershor 2007
16.Në rrugët e botës
Në mora unë rrugët e botës
Dhe ika nga vëndi im
Me grushta zë i bie kokës
Ç’m'u desh,ç’m'u desh ky mërgim?

Jo se këtu po rroj keq
Të qahem nga ky vënd,është gjynah!
Po mua më sulmojnë njëmijë “dreqë”
Dhe rroj me oh dhe me ah!

Pse ndodh kështu?-do të thoni
Ç’e kam unë gjithë këtë rënkim?
Kur vet ju ikjen do të provoni
Atëherë do kuptoni hallin tim.

Se jam pa shokë e pa miq
Rroj si kot;fare kot!
Ndaj shpirtin e kam eksiq
Pra,nuk rënkoj më kot.
12 qershor 2007
17.Ti
Ti je si një dremitje e ëmbël
Që e zbutë dhimbjen time
Dhe ç’them nuk është ëndërr
Po e vërtetë,o shpirtja ime.

Je si një ballsam për timen plagë
Zë plaga dhe më dhëmb më pak!
Ç’shkruaj,më duket e mangët
Aq e shtrenjtë je për mua,o zambak.
27 qershor 2007
18.Jam
Jam si një përrua i rrëmbyer
Që derdhem si ujvarë mbi shkëmb
Po ti,ama,më ke pëlqyer
Sa meraku për ty po më çmënd.

Endem si somnabull në gjumë
Sikur diçka,ka kohë,më ka humbur
Dhe hiç qetësi nuk gjej unë
Mahnitur jam me ty,moj e bukur.

Nuk di se si do vejë kjo punë
Mëdyshem e mëdyshem në vetëgjyqësi
A s’kam për ta mbledhur mëndjen unë
Në ti s’i përgjigjesh times dashuri.
27 qershor 2007
19.Në dhomën time
Në dhomën time fryn njëpuhizë joshëse
Kush ma solli papandehur këtë puhizë?
Padyshim që ma solli një bukuroshe
Nga ato që “prodhuar! janë si jashtë serisë

Se ndtyshe,nuk ka si të jetë ndryshe?
Që unë,plakaruqi,zë e këndellem
Është një puhizë dehese,pa si e qyshe
Që tani,pleqërisë,me të zë e “dehem”

“Dehem” se rakia qe e fortë
Siç duket nga ajo ballëkazani
Në se kjo “puhizë” mua më vuri poshtë,
Ndodhi,them unë,se ma deshi xhani,
2 8 qershor 2007