Mbresa qershori/6 (poezi)

Mbresa qershori/6
(poezi)
1.Ti
Ti je e ndërgjejgshme që je mjaft e bukur,
Por më e bukur bëhesh,kur hiqesh inoçente!
Tani unë më keq,mëndjen e kam humbur
Dhe dukem,me të vërtetë,si i zënë ndër leqe!

Pusullën kam humbur dhe goja zë më merret
Sikur unë jam vuv apo belbacak?
Se ti me vete i ke të gjitha hyneret
Dhe nuk kam faj,në mbeta me gojëhapë.
5 qershor 2004
2.Penelopa ime
(Për time shoqe,Sikën)
Tek ti shoh pasqyrën ku ravijëzohet Penelopa e lashtë
E bukur,fisnike…deri në pafundësi
Dhe,në se unë,si Odiseu do të merrja një rrugë të gjatë,
E di që do t’më presësh,duke endur në avlëmëndin e zëmrës
Pëlhurën e shpresës të madhe të bardhë,
Mbushur gjithë pritje dhe mall.
6 qershor 2004
3.Një mendim
Një mendim po më ha egërsisht
(po më ha,pa mëshirë,pak nga pak!)
Sado mundohem që t’i bëj bisht
Nuk më lë:më ka zënë si miun në çarg!

Dua s’dua bie “preh” e këtij mendimi
(ndoshta,gjatë “ngrënies”,do zbutet?!)
Por jo.Kaq grykës është mendimi
Sa s’di Përparimi ku të futet?!

Tani më pushtoi,thuajëse,të gjithin
Dhe ja tek jam:rob i tij.
Ç’është ky mendim që po më ha shpirtin?
Me ty jam përherë,moj Shqipëri…
6 qershor 2004
4.Malli
Ashtu si një kalë që shpejton vrapin,
Sa ndjen erën e mirë të tagjisë
Ashtu dhe unë s’e mbaj dot mallin
Sa ndjej erën e Shqipërisë.
6 qershor 2004
5.Çdo regëtimë zëri
Çdo regëtimë zëri që vjen nga Shqipëria,
Më zhdrrohet në një britmë të fortë e të dashur
Se kjo regëtimë amplifikohet nga dashuria
SE,sa jam i malluar,aq jam dhe buzëplasur.

Se shpirti më dhëmb dhe zëmra më regëtin
Sikur trup dhe shpirt i kam me plagë
Plasa unë nga malli për vëndin tim
ndaj regëtimë e zërit si ilaç më ngjan.
7 qershor 2004
6.Mos thoni
Mos thoni që ka ikur egërsia nga Shqipëria
(JO.Kajni s’mund të vrasë Abelin?!)
Për fat të keq,është kthyer egërsia
A s’vramë në ‘97-tën njëri-tjetrin?!

Dhe ca më keq:a s’vazhdojmë të vrasim?
(Vëllai në Shqipëri vret vëllanë?)
Sa kohë që Kanunin prapë po e”ringjallim”
Unë jam me nerva dhe si në alarm.
7 qershor 2004
7.Them ndonjëherë
Them ndonjëherë se sa i “lumtur”
Do kish qenë njeriu,po mos kish mënd?!
Se këtë jetë do ma kish kaluar”bukur”
Dhe jo kështu:hahet me veten vënd e pa vënd!

Se do ta kish kaluar jetën”ku rafsha/mos u vrafsha!”
Dhe jo kështu:tërë kohën si me vetgjyqësi!
Jeta me luftën më shumë më ngjaka
Më i lumtur do kish qenë:s’ka se si?!…
7 qershor 2004
8.Seç kam një gropë
seç kam në gjoks një gropë
Një gropë të thellë-llahtar!
Sa vjen e thellohet kjo gropë
Dhe s’mbushet dot me mall.

Gropa sa vjen e thellohet
Dhe malli sa vjen e rritet
Mëndja ime sa s’fundoset
Askush që lexon,mos habitet.

Çdo ditë e thellohet gropa e mallit
Kurbeti ca më shumë e thellon
Përditë mbush -zbraz kovat e mallit
Ah,kur do mbyllet kjo gropë-zezonë?!…
7 qershor 2004
9.Më duket vetja
Më duket vetja si pemë e vetmuar
Që kam mbirë në një shkretëtirë të pamatë
Se kështu e ndjej veten,qëkur jam larguar
Si pemë të vetmuar që po thahem pak nga pak.

Domosdo,nuk kam se si mos të thahem
Kur në shpirt e trup unë kam shkretëtirë
Ditë për ditë,zë me veten hahem
Nga trungu po thahem;ca më keq:në shpirt.
7 qershor 2004
11.Nuk e di
Nuk e di pse më ka kapur një plogështi
Dua që të kotem e të kotem në të pafund.
Të mbyllë sytë.Të fle a të ikë përgjithnji
Asgjë të dobishme s’bëj dot,nuk mund.

Ka një farë shpjegimi plogështia ime
Nënën e kam keq:ka kohë që po lëngon.
Zëmra po më qan;ra copë e thërrime
Malli më vu poshtë dhe mëndja s’punon.
10 qershor 2004
12.Vdiq nëna.
Vdiq nëna…dhe unë s’jam atje
Që t’i hidhja,së paku,një grusht me dhe!
A ka mallkim më të madh në botë?
Pse më dënove kaq keq,o Zot?!

Se jam këtu,mu në fund të botës
Dhe sa s’po më luan çargu i kokës.
Të vete atje?Nuk kam “liçencë?!”
Nuk ka më turp:ç’është kjo pengesë?

Se vete atje,po këtu nuk shkelë më
RRah kokën me grushte dhe qaj me zë.
16 qershor 2004
13.Mall
Shkallët e pallatit i ngjis unë me vrap
(Dy e nga dy,si të jem djalë!)
Mall më ke kapur mu si peshkun krap
Puth pragun e derës…edhe qaj me mall.

Pesë vjet kam i ikur:pa nam e nishan
Kyçi mu tek dera mu si murg i zi!
Me vrap i gjitë shkallët(vallë,kush më mban?)
Dhe aty,tek pragu,zë qaj me oi…
1 qershor 2005
14.Ditëlindja e Albës
Mbesës sime
5-vjet të Albës,të gjitha si pranverë
Kur e sheh me sy,porsi luleshqerrë
Është si luelshqerrë.është si trëndafil
herë duket si ylle,tjetër herë si yll.

Çfarë t’ju them për Albën,çfarë t’ju them më parë
Kini parë mes lulesh,një lule të rrallë?!
Një lule të rrallë,shquhet përmbi lulet
Sa i shkon buzëqeshja,aq i shkojnë dhe huqet.

Huqet s’i ka pak,po i ka me okë
Faj nuk ka Alba!Unë e Sika tok.
Ne e kemi rritur,mbushur me pekule
Alba-ylli ndritur!Alba-jona lule.
27 qershor 2005
15.Të mora në krahë hopa
Dhe të mora në krahë hopa
Unë jarani që s’u ngopa
Si të mora,unë të shtriva
Dhe më “grive”,dhe të “griva”

sa tek buza,aq tek syri
Dhe më poshtë ku është “çahiri”
Tek “çairi” zu kullota
Hëngra-hëngra sa u ngopa

Sa u ngopa,sa u dënda
Mu tek këmbët e tua u “shëmba”.
1 qershor 2006
16.Ç’është kështu?
Flokët bjond,fytyrë purpur dhe shëndeti i harlisur
Ty të jepë një dritë e nur,mëndja ime merr të krisur.
RRi pozon sikur nuk pyet,sikur je në punën tënde!
Ky qëndrim më ngetë,më ngetë,ndaj dhe ikën imja mëndje.

Ikën-ikën dhe merr brinjën mu si dele e trullosur
Mëndja,pra,më ka lënë “hijen” dhe jam bërë si i xhindosur.
Ndaj dhe zë të ha me sy,sikur jam i babëzitur
Ah,më plaçin që të dy:mëndja ime ka roitur!

Do roisë me domosdo se më je porsi llokum
Obobo dhe obobo:i roituri tash do humbë?!
Do të humb fytyrëpurpure,do të humb,nuk ka se si?
Se më ke aq sharm e nure,sa nuk pyes për pleqëri.
5 qershor 2006
17.Mikja ime
Mikja ime,mikja ime,ku do jesh tani?
Ah,ta dish,o shpirtja ime,u treta për ty.
Kaq vjet kemi pa parë si të jenë vitedrite
Oha sa mall që kam,sa mall!Vdiqa për ty,shpirte

Sepse ika dhe të lashë;aha,m’u bëftë në grykë!
Nuk të lashë prej sevdasë,ta them copë e çikë.
Unë të lashë veç nga halli;halli qe i rëndë
Po për ty më ndahet xhani;hall,të rëntë një gjëmë!
6 qershor 2006
18.Një tufë lule
Një tufë lule qe sebepi
Do tregoj më tej ç’na gjeti
Zgjidh,-the,-lulen që i ngjaj?!
Thonë,mandej,që paskam “faj?!”

Kur shoh ujkun,s’kërkoj gjurmën
Po bëj gati të zbraz pushkën
“Lulen” zgjodha,e vendosa
Pushkën “zbraza”,”punën” sosa.
7 qershor 2006
19.Çfarë t’i them nënos plakë?
Musine Kokalarit
“…çafrë t’i them unë nënos plakë?!”
Musine,o moj zambak!
Diktatori,ky dështak
Ta ktheu jetën në farmak.

Ca farmak e ca pelin
Herë me burg a internim
Dhe s’u ule,s’upërule
Për shqiptarët mbete lule.

Lule që nuk vyshkesh kurrë
Edhe mbete kreaturë
Brez pas brezi gjallë do mbetesh
Si kometat,ndoshta…kthehesh.
8 qershor 2006
20.Më erdhe në gjumë
Erdhe m’u shfaqe në gjumë
Gjumi mori arratinë.
Me ty tani paskam “punë”
Dhe më s’e mbylla synë.

Kur ka dasmë,s’shkoj për shkarpa
Po në krye:dollibash!
Ah të qafsha,moj të qafsha!
Pse më hap tjetër avaz?

Është avaz i rëndë për mua,
Se tani jam goxha plak
Do “kërcej” dua apo s’dua
Nuk dua kush t’më marri “hak?!”

E që thuaj,unë,dollibashi
Zë e ngrita unë dollinë
Në se gjumi im çarti
Unë di mirë ta pi”rakinë”.
9 qershor 2006