Mbresa qershori/5 (poezi)

Mbresa qershori/5
(poezi)
1.Ndarja
Ka një humnerë në ata sy
Që na ndanë për gjithmonë
Se s’mund të “kacavjeresha”aty
(Më mirë shpejt se vonë!)

Se rruga jonë s’qe shesh me lule
Që ne ta kalonim me tra-lala!
Një tjetër mora,një tjetër zure
Dhe s’pat,aspak,hata!
27 qershor 2003
2.Atë atmosferë femërore
Atë atmosferë të njohur femërore,
Pa të cilën unë s’rroj dot
Ma hoqi mua kurbeti,prore
Dhe më kurkund s’e gjej dot.

Dhe jam tamam si murg i ngratë
Mbyllur,diku,në një manastir
A s’jam,tani ,si një sakat?
Kurbet!Je i pështirë.
27 qershor 2008
3.Ajo paraqitje aq sensuale
Ajo paraqitje aq sensuale
Më duket se flet ashiqare
Unë që di të”deshifroj”sinjale
Lexoj:”Shkoj me kë dua vetë!”

Pse pak është kaq?NUk ka se si?
Se s’pyet për kënd kjo paraqitje
Po ku mbahesh,moj dashuri?
Dashuria nuk pyet për ligje.
27 qershor 2003
4.Më rreh zëmra?!
Si një mëkat i fshehtë që më mundon
Më rreh mua zëmra dhe ka një shkak,
Ndodh,kështu,veç kur dashuron
Por është pak çudi,se,tash,jam plak…
28 qershor 2003
5.Lëmshi i zi i flokëve
Nën lëmshin e zi të flokëve të tu
seç feks një qafë e hollë dhe e gjatë
Po fytyra e bukur që kini ju,
Pse më lë mua me gojën hapë?

Nuk ke si mos çuditesh nga ky”kaos errrësire”
Apo me vështrimin sensual poshtë qerpikëve
Buza që më qeshë,krejt si rrezedrite
A mund t’u bësh ballë këtyre bukurive?

Jo,nuk u bën.Gati krejt u verbova
Se veç lëmshit të flokëve më verboi syri i kaltër
Ah,ky çast i bukur kur ty të takova
Nuk e di pse më la krejt të shushatur.
28 qershor 2003
6.Dikush që më tha jo
A e di se kur më the:JO!
M’u duk si dikush më nguli një shpatë!
Nuk e di në besoni apo jo
Po ajo ditë,e tëra,m’u kthye-natë.
28 qershor 2003
7.Ndodh,nganjëherë
Ndodh,nganjëherë,sidomos mbrëmjeve
T’i lëshosh dëshirat pa u vënë kapistall
Dhe këto dëshira,shpesh u ngjajnë ëndrrave
Që,sa zbardhë dita,shkojnë mu në djall.

Dhe t’i ka ënda:në ëndrra nanuritesh
Sikur këto ëndra do t’i bësh realitet
Ta pret mëndja,që mbytesh zhgënjimesh
Se ndryshe,krejt ndryshe ndodh me të vërtetë.
28 qershor 2003
7.Kur të zhvesh me sy
Kur të zhvesh me sy,
Dhe hedh vështrimin nga këmbët te koka
se ku përqëndrohem,e di
Mua që s’më ha mortja…
28 qershor 2003
8.Përbindëshi i zilisë
Përbindëshi i hidhur i zilisë
Asnjëherë nuk më ka tunduar.
Zili i kam veç bukurisë
Para saj,jam gjunjëzuar.
29 qershor 2003
9.Dikur
Dikur vërshoja si dallgë
Dhe “mbysja” çdo gjë që gjeja përpara.
S’kishte pengesa për mua;as gardh
S’do mënd që pata dhe andralla.

Po mos kujtoni se jam penduar
Veç vrulli djaloshar më iku
Tani që jam veç kokëbardhë
Kujtimi i dashurisë më piku.
29 qershor 2003
10.Mos…
“Vajzë,mos ki frikë!
Fustanin do ta zhveshë
Më lër me buzët e vjetra
Të puth trupin tënd aromal.”
F.G.LORKA
Mos merr mundimin vajzë e bukur
(Fustani tënd do ta zhveshë vetë!)
Dhe mos e quaj si trill të paskrupull
Si guxon?-mos thuaj.Jam pak sherret.

Kam qejf ta zhveshë tëndin fustan,
Mandej dua të të heqë këmishën
Sado që jam plak,merakun e kam
Që s’më lë të qetë e mëndjen ma prishën.

Dhe,mandej,me buzët e etura
Të puth me afsh dhe pak ngadalë
Buzët e mia,sado janë të”vjetra”
Dinë që të puthin me zjarr si djalë.
30 qershor 2003
11.Demokracia kthyer në hiç
Demokracia është e bukur
Për të s’rreshta duke brohoritur
Mjerisht,e vranë këtë”misse”të bukur
Ca njerëz me mëndje të roitur.

Se njerëzit e ndershëm që e sollën
S’u distancuan nga llumbi,mjerisht!
Llumbi si llumbi:veç prishën e ndotën
Dhe demokracinë e kthyen në hiç.

Kjo gjë më vrau drejt në zemër
Unë llumbin s’e shoh dot me sy
Demokracia mbeti veç si emër
Kush të përdhosi,demokraci?!
1 qershor 2004
12.Ç’Padrejtësi
“Ai” s’kishte më se ç’të humbasë
Dhe mallin e tokut e zaptoi?!
S’qe një e dy,po një “masë” qe,një”masë”
Kish vënë zhabulani krahë dragoi.

Se qe goxha pasuri,vënë me djersë e gjak
Goxha pasuri që shkoi për dhjamë qeni
Shkoi e gjitha dëm:pa çak-fap
Shumëkujt si unë,zemra i dhëmbi.

Kjo qe një padrejtësi e madhe
Se llumbit ia la frerët nëpër këmbë
Filloi kështu grabitja e madhe
Çdo njeriu të ndershëm i dhëmbi kjo gjëmë.

Se u nëpërkëmbë ligji;ca më shumë:drejtësia!
I fuqishmi të dobtin e zuri me shqelma!
Ja,kështu,u zhbë dhe demokracia
Fajtorëve me këto vargje,u lëshohem me anatema.
1 qershor 2004
13.Çdo grua
Çdo grua tenton që kokën e burrit
Mundësisht ajo ta vërë në kular
Kështu dhe,në paçë fuqinë e Herkulit,
Mos kujton se nga ky”faj” je i larë.

S’them,se në këtë mes, s’ka përjashtime
Se ka dhe gra që s’kanë dy fije mënd
Ç’ka shkruaj,mos i mirrni si trillime
Po burri me mënd,s’i vesh ato “pëndë”.
1 qershor 2004
14.Kur je krijues
Kur je krijues,duhet të jesh pak zëmërgjerë
Që t’u bësh ballë “sharjeve” apo”lavdërimeve”
Se mos kujton se një botë e tërë
Do të të vlerësoj ty sipas shkrimeve.

As të mos të shkojë mëndja;të parat janë gjëmbat
Që trupin e brishtë keqas do ta shpojnë
A je i Zoti të durosh “dhëmbjet?
Mandej vijnë vlerat :në mund të vlerësojnë.
1 qershor 2004
15.Pse?
Pse m’u errën sytë nga shkëlqimi?
Pse m’u verbuan dhe u shashtisa?
Kaq i madh më qe ngacmimi
Sa ika nga mëndja;bitisa!

M’u lëbyrën sytë,Ç’është e drejta
Se hasa në një bukuri hyjnore!
E parnoj:gojëhapur mbeta
Se qe e gjitha:përrallore.
2 qershor 2004
16.Me fjalët që më the
Me fjalët që shkoqur m’i the
Më zgjove një ndjenjë të përgjumur
Kish kohë që dremiste apo fle
Dhe,befas,e zgove duke e”tundur”

Më tundi fjala jote si një pemë
Që kokrrat e pjekura mban mbi të
Në ankth më qe kthyer kjo ndjenjë.
Përgjumja më iku;tani,hë?!

Se vetë më zgjove nga gjumi
(qe një si dremitje e gjatë!)
Tani unë kam zëmërçuni
Më iku plakja,tak-fap…
2 qershor 2004
17.Më duket vetja
Më duket vetja si ajo bima e fishkur
Që,sa e vaditin.zë e merr jetë
Dhe takim me ju qe aq i ndritur
Sa më përtëriu me të vërtetë.

Zuri sharmi yt dhe më flladiti
Aroma e tij më hyri në shpirt
Iku pleqëria,djalëria mbrriti
Dhe “bimë e fishkur”,doli në dritë.
2 qershor 2004
18.E di
Kur të putha pa pandyer,
E di që bëra gabim.
Tani gjykoj me mëndje të mbledhur
Kur bën gabim,merr dhe dënim.

Se çdo gabim,kushdo vetë duhet ta lajë
Ndaj erdha dhe të putha prapë!
Se,ndryshe,gabimi do kthehej në faj
T’U fala në gjunj;me puthje more”hak…”
2 qershor 2004
19.Të jesh i drejtë
Të jesh i drejtë në jetë?”Luks” i vështirë?!
Këtë e kam provuar vet.
Kush në jetë lozi si arlekin
jetën e pati më të lehtë.

Të jesh i drejtë?Është pak si vetshkatërrim
se pak njerëz,në jetë,janë të drejtë!
A s’i kini parë?Shihni historinë
Të drejtët janë për ibret!

Se s’majfton të duash,po dhe të urresh
Siç bën gjithë njerëzia
Në do që përjashtim të jesh.
Të rroftë ty “drejtësia…”
2 qershor 2004
20.S’mund
S’mund të laj duarët si Ponc Pilati
se faj nuk kam patur në këtë botë!
S’kam si e mohoj?Jam me faj i ngrati
Kur vëndin tim e lashë në këtë moshë?!

Nuk është gabim,po plotësisht faj
60-vjeçari vjen kërkon Edenin?!
Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk i laj
Ju që e lexoni,për dënim:shihni”nenin…”
3 qershor 2004