Mbresa qershori/4
(poezi)
1.Letër për një mike në Kanada
(M.SH.)
Pranvera vjen vonë andej pari
Pranverë plot lule e gjelbërim
Këtu,në Florida,ka ardhur behari
Pranvera,peng malli për vendin tim
Ti hap dritaren,shpesh,mëngjeseve
Dhe ajëri i freskët të hynë në shpirt
Kumbon në pyll muzika e artë e shpezëve
Si një orkestër ku luhen tërë meloditë.
Humbet për një çast mes kësi mrekullish
Dhe,befas,ngacmohesh nga një trill.
Pranverash tjera ku mes miqësh,
Shijoje pranverën,kurse tash je vetëm fill
Fill se miqtë e shokët janë larg,
Hapur kontinentesh,sikur kanë marrë prrallën
Kujtoj atëherën dhe zemra ma bën “tang”
Jam nostalgjik dhe fare s’e mbaj mallin..
8 qershor 2003
2.Kam dashur një ruse
Kam dashur një ruse dhe s’kam si e mohoj
Dhe vjen e më ngacmon e largëta dashuri
Atë dashuri si mund që ta harroj
Në më kujton ajo,as fare s’e di.
Kam dashur një ruse:me korrespodencë
veç letra shkëmbyem dhe fotografi
Po për dashurinë na duhej “liçencë”
“Liçencën” s’na i dhanë:të vranë,dashuri!
Se “ngrica” qe e madhe,sa ftohej “planeti”
Dhe letrat u prenë se qenë me farmak
Të dërgoje letra?RRezikohej shëndeti:
O në atë botë a ca më pak:në”Gulak?!”
Kam dashur një ruse dhe kam nostalgji
se iskra e dashurisë rri fshehur në zëmër
Ku është ajo sot?E ku mund ta di?
Dhe tek e mbyll,mallkoj kohën e nëmur.
8 qershor 2008
3.Pagjumësi
Më del gjumi tek rri shtrirë,sytë më mbetën mbi tavan!
Zë më shfaqet një dëshirë për ca çaste që s’i kam.
Nis e bredh unë hergjele,futem tinëz në bela
Shkoj me një:taze,të re;shkoj me një që kam sevda.
Zabravit si djalë çapkën,djalë çapkën që nuk njoh fre
Që jam plak,mua aq më bën!Sa vjen dita,bie përdhe.
Bie përdhe si pulë e lagur!Realiteti më është ndryshe
E marrë veshë që jam kokëzbardhur:vij në “fis”,pa si e qyshe.
8 qershor 2003
4.Intimitet
Gjoksi yt si një kopsht me jargavanë
Ku unë,si bletë e etur,vij dhe pi
Se ta dish,moj mike,jam jaran
Sado katandisa:një copë pleqëri.
Pra,si bleta që vjen e pi nektar
Zë e pi,i etur,unë gjirin tënd.
Dhe në u “deha”,bëra pak “zarar”
Ah,ç’plak nopran!Ah,pika më rëntë!
8 qershor 2003
5.Bëhem i “rrezikshëm”
Bëhem i rrezikshëm në shfrimet e mia
Se këto “shfrime” janë të mbushura guxim
Sa nuk mbahem fare:më zë dashuria
Dhe,tash,i “dehur” kapërcej kufinë.
Kufirin e shënjtë made in moral
(më ngjan i paskrupull si Muri I Berlinit!)
Dhe,sado plak,tani bëhem djalë
Mos i dil përpara,mike,Përparimit.
8 qershor 2003
6,.Kur rri vetëm
Jam krejt vetëm edhe rri:zë mendohem gjer e gjatë
Për një mike që tani,që nga unë është larg;shumë larg.
Zë me veten murmuris si ta gjej asaj ane
Pastaj qejfin t’ia ujdis asaj mike me aq sharme.
Dhe e gjej,se si e gjej?Punë për mua,domosdo!
Sado lodhur,e mbërthej;a më qaset vetë ajo?
E se ç’vete,kur jam vetëm?!Kur jam vetëm,bëj çudinë!
Por takoj me të vërtetën;zë mallkoj pleqërinë.
8 qershor 2003
7.Ikja
Ikën vitet si pakuptuar,ne,shpërndarë si zogjtë e korbit
Vallë,kush na ka mallkuar,që kemi zënë viset e Globit?
Kjo ikje e madhe,thuajëse,biblike,s’është asgjë tjtër,veç zhbërje e kombit
Sa për vete,e them troç,moj mike,nga kjo ikje s’i bëj ballë lotit.
“Rrodhi”,thuaj,e tërë Shqipëria(më gjeni një vend që s’ka shqiptarë?!)
Ç’është ky mallkim?KU është qeveria?Malli për vendin më bën për të qarë.
S’i mbaj dot lotët,e them haptas:më griu mua malli për miq e shokë
Dëgjoni,shtetarë,po bërtas ballas:”Kjo”grryerje” e Kombit është vetëm kob…
9 qershor 2003
8.Ajo lojë
Ajo lojë e çmëndur e syve lodrues
Më duket se luhet nga një sorkadhe e egër
Sfidë u bëj ballas,sado befasues
S’kam si e mohoj:jam”stekë e vjetër!”
Në është se ti më fton në këtë”lojë të errtë”
Unë rend pas teje;s’ma bën bef syri
Sfidat i pranoi si gjahtar i “sertë”
Për dashurinë unë jam made in trimi,
9 qershor 2003
9.Femra
Në se femra pas martese.rrezëllin si dritë a nur,
Nuk ndodh as far sajese,po ka rënë me goxha burrë.
Që “ushqimin e Edenit”zë ia jep pa kursim
Ndaj ajo shkëlqen prej shendit,për çka shkruaj,e jap me firmë.
11 qershor 2003
10.Ulçer në tru
Paska edhe ulçer në tru?
Atëherë kur urrejtja të errë sytë,
Pa tjetër do çuditi ju:
Përparimi ka luajtur nga burgjitë.
E di që ulçera bren stomakun
po ja që e vendosa në tru
Urrejtja kur nuk ka shkakun
Patjetër ,vendin e ka në tru.
12 qershor 2003
12.Ajo,dekolteja e hapur
Ajo,dekolteja e hapur e fustanit tënd
Më fton që të sulem drejt gjoksit të çelur
Të them të drejtën,gjithçka po më çmënd
E humb arsyen dhe buzët vë,i etur.
Tani,si pi,kuptohet që dhe “dehem”
Se “rakia që piva”,më qe “sarhoshe!”
Sulmoj më tutje,sa velem e shkrehem
Dhe shtrihem,i “mundur” aty,në një qoshe.
14 qershor 2003
13.Më duket
Më duket se në deje më kalon një afsh përvëlues
Dhe ndizem,i tëri,si hambulla në gusht!
Çuditem me vete/Të ndizet një plak?
Po,ja kështu ndodh:merr zjarr druri i thatë.
Dhe shkaku,pra dihet,i madh dhe sfidues
Se reflekse vrasëse më kish një venus
Nga këto reflekse u ndeza si hambull
Ky zjarr po më djeg,sado jam kokëzbardhur.
14 qershor 2003
14.Ato hire
Ato hire:sa fatale!Dhe s’mundohe që t’i fshehësh
Pse kështu,moj rrënjëdale,do me hire t’më rrëmbesh?
Se tenton që t’më tundosh;përkëdhelesh kredhur hire
Larg prej meje,moj,mos qofsh!Se jam plak dhe s’më ka hije.
Të tundohem,nuk kam moshë:sado hiret janë fatale
Në më do,epo falur qofshë!Humb me ty si zhytur vale.
15 qershor 2003
15.Çast
Ti ma vure dorën përmbi dorën time
Po nuk di pse m’u lidh diçka në fyt?
Mu në qiell të kaltër,shkrepje vetëtime
Ah,ky çast i bukur,pse s’u përsëdyt?
Një aromë parfumi seç më gudulisi
Siç më gudulis fresku në pranverë
Humba kënaqësisë;humba unë,i gjithi!
Çast,o çast i bukur,hajde dhe njëherë.
15 qershor 2003
16.Unë
Unë të vështrova në sy
Ashtu si besimtari shënjtorin
Se ç’bëmë,mandej,të dy
Nuk janë për”auditorin…”
16 qershor 2003
!7.Fëshfërin fustani
Fëshfërin fustani yt
Mua zëmrën ma cfilit.
Të luaj zëmra nga fustani,
Ç’është kështu,mor,amani?!
Ja tek dukesh e jep ballë
Mua më bëhet goxha hall
Dua t’ju them,po çfarë t’ju them?
Belbëzoj:mendja-ujem!
Po afrohesh,s’është shaka
Epo mortja që s’më ha!
Goxha burrë e sa s’po mbytem
Nga fustani lebetitem.
23 qershor 2003
18.Dy sy të “lemerishëm”
Dy sy të “lemerishëm” më ndjekin
Më ndjekin,më ndjekin që kur
Janë gati,siç duket,t’më “pjekin”
T’më “pjekin” në të tyren furrë.
Se,ndryshe,nuk kanë tjetër kuptim
Që,kështu,”lemerishëm” t’më ndjekin
Këta sy më shfaqin dashurinë
Dhe kanë dhe shkakun,dhe sebepin.
25 qershor 2003
19.Pas pshertimave
Pas pshertimave,vijnë kujtimet
Janë të mbushura notalgji
Nuk e di pse mua mendimet
më dërguan këtë çast tek ti.
Shkund kujtesën nëpër kohë
Dhe,i freskët,vjen kujtimi
Në më ndjen që po bëj “oh!”
Është i madh,moj,ngashërimi.
Ngashërimi ka lënë plagë
Mezalla s’e zuri korë
Ku nuk brodha nga kjo plagë
Po s’u gjetë për të doktor.
As doktor dhe as spicer
As ilaç gjëkund s’u gjetë
Veçëse ti,o moj sheqer.
Ma shëron se ke “recetë”.
27 qershor 2003
20.Ëndrra
Oh ,se ç’ëndërr pashë! Sa më është intime!
Tërë natën qemë bashkë me ty,mikja ime.
Ti qe nudo fare,domethenë-çipllak
Unë s’kam vdekur fare,sado që jam plak.
Bëmë e çfarë bëmë:ku thuhet me shkrim?
Në ndodhtë ç’pashë mbrëmë,vdis,o Përparim…
27 qershor 2003
.