Mbresa qershori/3
(poezi)
1.Vijat e bardha
Kurrë nuk i kam shkelur vijat e bardha
Dhe asnjëherë nuk kam ndjerë pendim
Në mbeta i varfër,me xhepa të zbrazura,
Moralin kam çmuar më shumë se pasurinë.
7 qershor 2002
2.Si bari që harliset
Si bari që harliset livadhit,
(kështu ka harlisur gjiri yt?!)
Dhe më kap një neps mua,të marrit,
Drejt gjirit të hidhem dhe të”mbytë?!”
Sa shoh gjirin tënd të harlisur
Zë nepsi më shtohet për qamet
Mendja,s’do mënd,merr të krisur
Kur thonë që ka faj ai që”vretë?!”…
8 qershor 2002
3.E kam vështirë
E kam vështirë që të bëj portretin tënd
E kam vështirë,se nuk dua të lajthit
Hamendësoj me vete,të ravijëzoj me mënd
Si mos e kem vështirë?A vizatohet një dritë?!
9 qershor 2002
4. O moj shkuma përmbi shkumë
O moj shkuma përmbi shkumë!
Ç’pate që më le pa gjumë?
Pate hedhur aq parfum,
Më bllokove gojë e hundë
Ah,i mjeri,ç’hoqa unë!
Jap e jap të heq,moj shkumë,
Them të drejtën nuk qe punë
Se dhe puthjen ke parfum.
Puthjen hiç s’ta ndava unë
As s’u ndje më erë parfum
Se tash kishim”tjetër punë”
Qe “parfum” mbi “parfum…”
10 qershor 2002
5.Ja që ndodh
Ja që ndodh në Shqipëri:
T’ia thërrasësh me oi!
Për një puthje,dikush vretë
Sikur jemi në Mesjetë.
10 qershor 2002
6.Moj e tëra si një dritë
Moj e tëra si një dritë
Pse një komb më lidh në grykë?
Komb në grykë e nuk flas fare
Çdo gjë duket ashiqare.
Se më dogji jotja flakë
S’më kurseve,sado plak!
Ndonëse plak,po pak qejfli
Ah,u djegshë dhe u bëfsh hi.
11 qershor 2002
7.Nuk më zë gjumi
Nuk më zë më gjumi,
Iku,u largua…
Se më zuri”plumbi”
I mikes që dua.
Syrin e ka “plumb”
Më qëlloi me të
Gjumi shkoi,u humbë
As içikë s’më zë.
11 qershor 2002
8. * * *
Lulen e vadita dhe u freskua
Gruan e “vadita” dhe u gjallërua
Ah,t’më marri dreqi mua!…
12 qershor 2002
9.Kur jam”valencë e lirë”
Kur jam”valencë e lirë”,
E shpie mëndjen në “zullume”
Zë më kap një dëshirë,
Që të shkoj me “firaune”
Domethënë,më vijnë çeççitet
Që i pata djalërisë
Dhe i flak tutje vitet:
Pika-pika,pleqërisë!…
13 qershor 2002
10.keq jam mpleksur
Keq jam i mpleksur,me një tringo fare
Jam ligur,jam tretur:duket ashiqare!
Ajo seç bën tutje,unë pas si ogiç
Ah,seç plak me huqe!Me të lidhur liksh.
15 qershor 2002
11.Pse i perëndon sytë
Pse i perëndon sytë,sikur të vjen gjumi
Se ta dish,moj dritë,vajta,i paudhi!
Vajta,i paudhi,megjithëse jam plak
Për ty,o moj dritë,ca vite i flakë.
Se tash jam 60-të,s’e luan,rrumbullak
Por vitet i flakë dhe bëhem çunak
Nga gjumi të zgjoj,ashtu tak-fap
Digjemi në zjarre,digjemi nëpër flakë.
16 qershor 2002
12.E çuditshme më është jeta
E çuditshme më është jeta?!
Ndonjëherë,të shtie me gurë!
Ka përpjeta,tatëpjeta
Kështu e shkoj jetën që kur.
Një e ngre hopa në qiell
Si në gji të Perëndisë
Tjetri sa mezi sheh diell
Ç’i ka bërë vallë,njerëzisë?
Njëri lind si me këmishë:
Lëmë,O zot,që të jetoj!
Sa ky tjetri si mos ish
Sepse ferr jetën e shkoi.
Sa,për vete:anamezo
Pak i zi e pak i bardhë!
Dhe sado që”shtie me gurë”
E duam jetën barabar.
17 qershor 2002
13.Si mund?
Si mund të punoja,unë,me mëndjembledhur
Kur ti herë pas here vije si me”çapefshehur?”
Më lëvizje fshehur si me çapesute
Për të mbledhur mëndjen,të zura”hajdute!”
Tani që të zura,të vura doganë
Për lëvizjen fshehur,për syri filxhan.
Pak edhe nga pak,e shtova”pazar”
Fillova nga buzët,sosa në “bunar…” (1)
1.bunar-pus
22 qershor 2002
14.Ah,ky vënd
Ah,ky vënd,këtu ku jam,
Ah,ky vënd,po të ketë gojë!
Do të thotë për mua si jam
ka aq shumë që të tregojë.
Të tregojë për mua,të shkretin,
Mes të mirave,zë e qahem!
S’e duroj dot unë kurbetin
Dhe nga malli hiç nuk mbahem.
22 qershor 2002
15.E çoj mëndjen
E çoj mëndjen nga e shkuara,
Edhe mbushem ngashërim
Tutje-tutje,mote të shkuara
Kur të plotë kisha fuqinë.
Ngashërehem,domosdo
Kam nga vitet se ç’kujtoj
Nga regëtimat seç bëj oh!
Ah,kujtime,s’ju harroj.
Se u mpleksa që i ri,
me një vajzë me sy të zesë
Dashuri,pa ç’dashuri
Loti syrin prapë ma veshë.
Më rigon edhe tani
Se s’harrohet”bukë e vjetër”
Dhe më shfaqet si për bri,
Kur e di që kam një tjetër…
22 qershor 2002
16.Tulipani i zi
Tulipani i zi,më hëngri me sy
S’kam si e mohoj:rashë në dashur
Ja tek po vjen,do t’i dal përpara
Sa e shoh me sy,sa s’zë retë e bradha.
Ah se ç’sharm më ka,edhe sa lezet!
Kur e prek me dorë,më është valë-e nxehtë!
Apo s’është e ëmbël: a ke pirë sherbet?
Dhe,po qe i vdekur,të ngjallë në do vetë.
23 qershor 2002
17.Mbledhur janë tek ti
mbledhur janë tek ti:me sharm,me lezet!
Kjo fytyra jote:e endur me”rrjete”
Kush ta ka qëndisur,kush ta ka ujdisur
Kulluan sytë tanë:mbi ty janë kumbisur.
ke një hundë të drejtë,si kalemi i TUshës
Qafën ke të gjatë porsi të drenushës
Ç’të të them për sytë,ç’të të them për gojën?
Si ti s’ka të dytë:tjetrës s’i shoh bojën.
24 qershor 2002
18.Nuslala
Të pashë vije nga livadhe
Lehtë e fshehur,moj nuslale!
ZUra shtegun,ngrita çargje
Të zë gjallë se kam aq malle.
I re hiles dhe m’u shmange
Çave tutje,në livadhe
Ah,ç’më bëre,moj nuslale
A s’e di që vdiqa malle.
24 qershor 2002
19.U hap dera
U hap dera.Po pastaj?
Ah,ta hajë,dreqi ta hajë!
Të tregoj se kam kollaj
Hyn një mike: e përrlaj.
Dhe pastaj,pastaj,pastaj,
Nxjerrë”biçakun prj ustaj”
Pak e”pres” dhe pak e “çaj”
Të më hajë,dreqi,t’më hajë…
27 qershor 2002
20.Dashuria e parë
Dashuria jonë e parë:si një flakë kashte
Unë qeshë miturak,ti qe miturake.
U “dogjëm” të dy si flutura rreth flake…
28 qershor 2002