Mbresa qershori/2 (poezi)

Mbresa qershori/2
(poezi)
1.Në karrik’ me lule
Në karrik’me lule,më rrije mbështetur
Ah,i ziu unë,se çfarë më ka gjetur?!
Herë ma bën me sy e herë ma bën me vetull
Ç’më more më qafë,o moj trupshigjetull!

Bëj sehir nga larg,se jam matufepsur
Ç’të të them më,o moj turpshigjetull
Dua që ta ha syrin,syrin me gjithë vetull
Se ndryshe unë vajta:as gjallë jam as vdekur.
19 qershor 2001
2.Dikur
Dikur kam veruar në stane
Në një mal,ka hane-hane
Piva dhall të ftohtë stopane
A përshesh me bukëvale.

Më pëlqente qumështi i leshtë
Djathi i njomë dhe i freskët
Dhe nga shakulli hëngra gjizë
Vet stanari është amvisë.

Aq lezet më pati stani
Sa atje të më dalë xhani.
19 qershor 2001
3.Fytyra jote
Sa i vë duarët unë mbi karelë
Fytyra jote,tak-fap më del!
Më shfaqet e plotë mu parasysh
S’e di si do bëj,pa ju unë,qysh?

Se e kujtoj faqen qumështore
E njomë,e njomë si vesë mëngjesore
Si vesa që bie,mëngjeseve në prill
Se ti më ishe e gjitha si një trill.

Ç’të bëj,ç’të bëj që s’kam talent
Të isha piktor t’ju bëja një portret
Ta kisha me vete,gjithmonë,parasysh
Mundohem me vargje,s’arrij:mjerisht…
20 qershor 2001
4.Kurbatka
Arritën kurbatët me kuaj që kanë zile
Mbi një kalë të bradhë,një kurbatkë-xhinde
Të qeshë a s’të qeshë?Të qeshë punë e madhe!
Gojën vesh më vesh mu si xhind përralle.

Sa qeshet ajo,aq po nxin kurbati
Je në mes dy zjarresh:i madh”taksirati!”
Kurbatka të ndjellë me qeshjen e saj
Kurbati bërë vrerë,roje pas asaj.

Sakaq dhe karvani zë dhe po largohet
Kurbati,i fundit, dhe ai largohet.
Po unë “ngrij” në këmbë,sytë i hedh tutje
Veten ha nën dhëmbë se kot nuk kam huqe.
20 qesrhor 2001
5.I “ndryshkuri”
-Është i “ndryshkur”,jua them unë
(thoshje ti për një koleg!)
Por,çudi,një ditë ju zunë
Me të”ndryshkurin”tet a tet?!

Unë e dija si të”ndryshkur”
Po kish qenë djall me brirë.
Se ,që thoni,ky i”ndryshkuri”
Mua më”kallajisi”mirë…
21 qershor 2001
6.Misri i pjekur
Më solle një misër të pjekur
Më the:-Ke dhëmbë?E ha dot?
Shkaqe kërkoje për t’u gjendur
Aluzioni që shprehje,qe i fortë.

Domethënë,që unë jam i moshuar
(Zotrote,dihet,që je taze!)
Dhe dhëmbë s’kam unë për të”kafshuar”
Kështu aluzionin ti e zbraze.

Misrin e pjekur unë e hëngra
Sado,moj,që nuk kam ca dhëmbë.
Dhe “aluzionin” e çbëra
Se,ende,unë jam në këmbë.
21 qershor 2001
7.Ke dalë e më rri
“Ke dalë e më rri mbi një skëndëlli
Të dukej këmisha lëkurëgjarpëri”
Hidhi sytë nga unë,se jemi komshi
Oh,ç’më iku syri,ah,i varfëri!

Se jemi komshi,se jemi gjitonë
Pritëm,moj komshije,në mesnatë-vonë.
Do vij në mesnatë,se gati po jap xhanin
Sado plak që jam,s’e harroj jaranin.
21 qershor 2001
8.Tek çahiri
Atje poshtë,tek çahiri
Pritë më kish zënë bandilli
Se ç’kërkon nga unë qafiri
Më tha troç:po i ik syri?!

Se më je si xhevahiri
Unë u skuqa:prushthëngjilli!
Rrotull seç më vjen çahiri
Thashë se lojta nga fiqiri.

Po nuk priti hiç bandilli
Dhe më vuri poshtë”rrezili”
Pesë para ç’vajti sehiri.
23 qershor 2001
9.Vajta të ha dardha
Vajta të ha dradha;bobo ç’më gjeti
GJeta unë tek dardha një djalë si laneti!
Kish hipur mbi dardhë,fare nuk e pashë?!
Jo po s’u gënjej:për kokë të mamasë!

E që thoni ju,thatë a s’thatë gjë fare
Unë kërkoj nën dadhë,për dradha bishtare!
-Prit të të hedh unë!-më thotë “birbua”mua
Epo dreq-o punë!Ah,ç’më gjeti mua!

Hodha sytë përpjetë;ashtu me të shkarë?!
Nuk ishte”lanet”;dukej goxha djalë!
Po unë “gëk” me gojë;bëj sikur s’dëgjoj
E dini:jam soj!”Sojin” s’e turpëroj.

Mirëpo ky”noksani”,fët dhe zbret nga dardha
Një grusht me kokrra seç m’i zgjat përpara.
Jam në hall,e mjera:t’i marrë a të ikë?!
Keq njëra,keq tjetra:bobo,helm e pikë!

Ky s’më la një çikë fare të mendohem
M’u afrua si “mik”,për ç’t'u betohem?!
Miku do sajdisur a s’u thashë jam”soj”
Dhe unë e “sajdisa…”,ah,si ishte,moj!…
23 qershor 2001
10.Klarita
Një fytyrë të bardhë si borë e Tomorit
Më ka kjo,KLarita,çupa e doktorit.
Pa shiko,shiKo:a nuk është si Miss?
Sa të bukur flokun,sa mirë e ujdis!

Trupi i saj i derdhur mu si bredh alpin
Duket për së largu si një hënë që ndrin.
Moj çupë e doktorit,tëra je yrnek
Sa edhe mua,plakun,gati ti më mek.
25 qesrhor 2001
11.Një nishan
Një nishan që ke në faqe:
E ke vetë apo e ke stisur?
Vallahi,moj manushaqe
Nga nishani,mendjeprishur.

Nëse vetë ti e ke stisur
As më duhet mua hiç!
Po në vetë u ka kondisur
Seç më rri kapelja liksh..
26 qershor 2001
12.Dhe tani
Dhe tani prej pleqërisë
Më zë dertti i dashurisë
Rritur çupa e komshisë
Edhe zë e më rois

Më rois e kërkon zgjua
Të më marri dreqi mua
E puth çupën,se e dua.
27 qershor 2001
13.Po më ikën ylli i syrit
Po më ikën ylli i syrit se jam futur në merak
Se m’u qep mua,qafirit,është një vajzë si zambak
Si zambak më qenka vajza;çfarë pëlqeu ,aman,tek mua?
Ato dhëmbë që ka si rruaza,seç m’i nguli keqas mua.

Mirëpo unë s’e hëngra thatë,se gjëkiundi nuk dua borxh
Në nga goja jam”sakat”,po nga “huqet”jam”djalosh”
Një”djalosh” 60-bukësh;lëre-lëre mos marrësy
Nga kusuret nuk shkëputesh,o mor plaku sevdalli.
27 qershor 2001
14.Violinistja
Harkun e ndeve mbi telat e violinës,
Po sytë pse i ndeve mbi mua?
Unë magjepsur jam prej muzikës
Ama dhe sytë tuaj,i dua…
29 qershor 2001
15.Moj vrapuese
Moj vrapuese,të djegtë vapa!
Ndalu,moj,se mbeta prapa.
Se jam plak e nuk kam çapa
Gjunjët m’i këputi vapa.

vapa gjunjët m’i këputi
M’u djerësit i gjithë trupi
Dhe u ngrita që të kap
Ti yrysht e sulesh vrap!

Edhe unë yrysht u sula
Po vrapuesen dot s’e zura
E ku zihet kollaj dreri
U dorëzova unë,i mjeri!

U dorëzova se s’kam çapa
Moj vrapuese,të djegtë vapa!
Edhe mua vapa t’më djegë
Ç’dua që qethem me “shelegë?!”
30 qershor 2001
16.Ç’u bë tulipani?
Ç’u bë tulipani?Kam kohë që s’e shoh
Sa më dhëmb xhani,nga dhimbja bëj “oh!”
Çfarë syri më kishte?Buzë sa të ëmbla!
Ishte si më ishte:copë më bëhet zëmra!

Ku je tulipan?Me ty çfarë ka ndodhur?
Sa s’po bëj bam:jam tretur,jam lodhur.
Mos je vallë sëmurë?Ndaj dhe s’po të shoh?
Vet po kam që kur,sa po vuaj,oh!…
3 qershor 2002
17.Ai bel i hollë
Ai bel i hollë,sa,moj,nuk këputet
E zë me një dorë,në dorë se ç’më futet!
Më futet në dorë,tjetër botë më duket
Sevdali i gjorë,s’i frenoj unë huqet.

Tjetër botë më duket,edhe ti si tjetër
Apo mua më duket,nga meraku tretur
Beli yt i hollë seç m’i ngre çeçitet
E pushtoj me dorë dhe tutje flak vitet.
3 qershor 2002
18.Lulja e brishtë
Një lule e brishtë seç më rri përbri
Më vështron si ‘liksh”:tak ma bën me sy!
Tak ma bën me sy,edhe më buzëqesh
Domethënë,oi,ku je mor sylesh?!

Ku je,mor sylesh,merr apo nuk mer veshë?
Merr apo nuk merr veshë nga”gjella me preshë?!”
Unë po si “sojli”,prapë qëndroj serbes
Prapë,tak me sy:ku je,gollomesh?!

S’mban më ujë pilafi,keqas më sfidoi
Më zu taksirati,sfidën e pranoj.
U ngrita dhe ika,shkova në një vënd
I dhashë një mësim që ta mbajë mënd…
3 qershor 2002
19.Dale,moj çapkëne!
Dale,moj çapkëne,mos më ik me vrap
Nuk e sheh,moj “qëne”,që tani jam plak?
Kur më je kaq plak,shko e gjej një plakë
Se më pret djaloshi,ndaj bredh që ta kap.

Ndaj bredh që ta kap,se më pret djaloshi
Ah,ta shohësh,plak!Si është bukuroshi
Ta dish si më është,nuk më ndjek aspak
Ke ngrënë bakllava:me arra,me mjaltë?!…
4 qershor 2002
20.Më mbeti filxhani në dorë
Më mbeti filxhani në dorë,
Se syri më mbeti tek ty!
Se qe e bërë si me dorë
E tëra qe si mrekulli.

Kafja u ftoh në filxhan:
S’lë dasmën unë për shkarpa!
Si ishe ti,o moj xhan,
Në djall le të vejë dhe kafja.
5 qershor 2002