Mbresa qershori/1 (poezi)
1. Qershori i qershive
Qershori i qershive më mbush me gëzim
Se vinte ky muaj dhe merrja në provim
Kam bërë kështu,jo pak:mbi 40-vjet!
Qershor,o qershor!Ç’do bëj unë sivjet?
Se vërtet ti prapë erdhe,po unë s’ndjej gëzim
Se larg jam nga vëndi(s’ka më provim!)
Qershori i sivjetëm më gjeti si qyq
Këtu ku jam strukur vetes i bëj “gjyq?!”
Kam humbur harenë që më sillte qershori
Tani s’jam mësues,por thjesht:jam”largori”
Qershorin e pres,por jo me gëzim
Ashtu siç më gëzonte,kur qeshë në vendin tim..
1 qershor 2001
2.Miturake
Manat u poqën dhe qershitë u skuqën
Dhe fiqtë e lashtë piqen në qershor
Po faqet e tua,më thuaj pse u skuqën,
Kur pak i preka unë me timen dorë?!
Ti sheh nga unë e skuqesh e skuqesh
Kam frikë se u skuqe sikur ndizesh zjarr
Të shoh që dhe me frymë mezi mbushesh
Ndërsa gjoksi miturak të hidhet si dallgë.
E shoh je në “hall”,po ç’hall të mundonë?
Dukesh tamam si të japësh provim!
E,moj miturake,sapo dashuron
Skuqesh e skuqesh,e gjitha je lajthim…
1 qershor 2001
3.Përse shkruaj?
E pyes veten:përse shkruaj,
Ndërsa trastën kush s’ma varë?
Unë shkruaj dhe vetëm vuaj:
Mbetën vjershat në sirtar!
Kur e shoh që stivat rritet
Dhe sirtari nuk nxë më
Them të drejtën,dhe pak frikem
Halli si t’i bënetë?
Por s’më rrihet,nuk më rrihet
Unë për dita veçëse shkruaj
Stiva rritet dhe veç rritet
Ah,kjo stivë,që do më hajë!…
2 qershor 2001
4.Trupi yt si një fidan
Ai trup,moj,si një fidan
Më rrëmben dhe mua përpjetë
Nuk e di ç’do bëj,.aman,
Të arrij,paskam zahmet.
Pa po syri mbushur qiell
Ajo vetull,ajo vetull
Sa i shoh dhe mbytem vrerë
Nje merak seç më ka qepur.
Shfaqet gjiri porsi shegë
Apo s’është si shegë e bërë
Sa e shoh dhe tak m’u tek
Që ta ha shegën të tërë.
E pastaj të ndehem shtrirë
Se me “shegë” tani u ngopa
Porse shpirti m’u bë fir
Kur të mora në krahë hopa.
2 qershor 2001
5.Me kallëzat e grurit
Me kallëzat e grurit në dorë
Të gjeta:po i lidhej gërshet
Fytyra që fekste si borë
Një rozë mori krejt.
Po ç’pate,ç’pate që u skuqe?
Mos dielli t’i skuqi faqet?
M’u bë se çeli një burbuqe
NJë trëndafil sapo çeli petalet.
Kallëzat everdhë të ngrinë
Gërsheti mbeti pa lidhurr
Po sytë e mi pse ngrinë?
Mbetën të ngrirë,pa nginjur.
T’i hoqa kallëzat nga dora
E buzën miturake ta putha
Tani mbi faqe shkriu bora
E nxehtë,e ngrohtë më qe puthja.
2 qershor 2001
6.”Merakçesha”
Një sy e mban mbyllur,tjetrin e mban çelë
Ka merak,e”shkreta”:vallë,kush hyn a del?
I është bërë “zakon”,nuk ka tjetër punë
Aq merak që vë,sikur e ka punë?!
Mezalla s’e fle,qoft njëherë rehat
Po e pat një mbyllur,tjetrin e mban hapë!
5 qershor 2001
7.Unë
Unë jam si një anije që lundron në det
As vela nuk kam dhe as direk
Fatin tim e ka”furtuna” kurbet
Më nxjerrë në breg a më mbyt krejt…
5 qershor 2001
8.Mall për Atdhe
6-muaj e ca,njëherë nuk u zgjova
Pa parë një ëndërr,me ty,Shqipëri,
Qysh qenka kjo punë,o Zot,tregoma
Më qepi,më qepi,e madhja dashuri.
Gjithmonë më fanepsen gjëra nga atje
E pamundur që të shjpëtoj qoft një herë
Më griu malli për ty,o Atdhe!
Dhe shokët e miqtë me mua janë përherë.
6 qershor 2001
9.Nostalgji
Për time shoqe
U plake,moj grua,u plake
Po rreshkesh nga dita në ditë!
Dhe hiret që kishe i “flake”
Një rrudhëz po rritet nën sytë.
Bukuria që pate,vate e shkoi
Po dritëza,a dritëza.mbetë tek sytë.
Ajo dritëz dikur më verboi
Mua,noksanin,një ditë.
Dhe,sado që po plakesh,
Verbuar prej teje jam si dikur
Se bashkë ia dolëm shtrëngatash
Dua që bashkë të ikim,sikur…
6 qershor 2001
10.Pema ime gjenetike
Pema ime gjenetike degët shtrirë ka gjerë e gjatë
Mu në Pemën gjenetike,unë qëllova i pafat!
Se kurbeti ka shtrirë putrat si ari i uritur
Dhe më griu dhe më copëtoi,ndaj po qaj i lebetitur.
Katandisa si mjeran,i pa plangë,i pashtëpi
Tutje-thu si zhabulan,i pa miq dhe pa shoqëri.
Dhe për punë nuk flitet fare,sa kam ardhur unë këtu
Miq,o miq,më qani hallin:se si jam?E shihni ju…
7 qershor 2001
11.Mbeta pa fjetur
Opopo ky syri,syri me gjithë vetull
Keq më kanë goditur dhe më lanë pa fjetur.
Bie nga një krah dhe kthehem nga tjetri
A s’të vjen gjynah,moj të hëngërt “dreqi”
Zgjidh e merr ç’të duash:o buzën o syrin
Në këto s’m'i jep,të lutem nëm gjirin
Se e shoh me neps,gati lë fiqirin
Ç’e le të pafjetur,ashik Përparimin.
7 qershor 2001
12.Po tani?
-Po tani që jemi vetëm?
-Epo “zbraze”,mor,të shkretën!
Dhe u ngrita,t’u avita
E me puthje të gostita.
Kaq,-më the,- sa për “fillim?!”
Obobo se ç’provokim?!
Më s’durova dhe të shtriva
Dhe më “grive”,dhe të “griva”
Kur u ngritëm,dale,prit!
Ti me puthje më gostit.
Tani jemi fit e fit
Se qemë “vetëm”…vetë i dytë.
8 qershor 2001
13.Mëndja ime
Mëndja ime si dele bravare
Sinore shkelë e gardhe kapërcen
Për nome e ligje as që pyet fare
Tinëzisht si hajne nga juve vjen.
Tani që të gjeti,bëhet kalë dori
Hingëllin e hingëllin e s’mbahet fare
Siç duket,ka gjetur goxha “tagji”
Eh Ç’bën mëndja!Kot s’është “xanxare”
Thonë që mëndja është sa një kokërr gruri
E vogël,e vogël,gati ta marrë era!
Po unë një gjë s’kuptoj,i paudhi,
Pse atë noksane nga ti e shtyn era!…
10 qershor 2001
14.”Janë ca gra…”
Janë ca gra,- më thoshe ti,- që besnike s’i rrinë burrit
Sa për vete,-vazhdove ti,-më mirë i bie me kokë murit?!
Se sa burrin ta tradhëtojë e të shkoj unë me një tjetër
Unë dëgjoj e veç dëgjoj,sado që jam”stekë e vjetër!”
Pastaj mëndjen e mbledh top dhe përsiatem pak me vete
Pse m’i thotë,pra,pse m’i thotë apo ajo kërkon sebepe?!
Dhe unë nisem,filloj “ngasjen”(si ta vë në provë njëhere?!)
Po shikoj,pranon “përplasjen”:jo,jo murit s’do t’i bjerë?!
E,kështu që thoni ju,gjeta gruan “që s’tradhton burrin?!”
Tani e shihni vetë dhe ju:e “shpëtova” edhe murin…
11 qershor 2001
15.”Hajdutçe”
-Puthëm shpejt e shpejt se vjen “noksani”
Qameti,mandej,bëhet dhe s’ke nga ia mban.
Dhe unë të putha siç puth rrufjani
“Hajdutçe” të putha se fare s’ma mban.
-Hë dhe njëherë se hiç nuk po duket”
(dhe krahët m’i hodhe mbi qafë-kular!)
Hajdutçe u puthka,hajdutçe puthet
Mirëpo ters u ndeza dhe mora zjarr.
Tani që po “digjem”,s’pyes për noksan
Qameti të bëhet,s’më bëhet vonë!
E nisa “hajdutçe”,e sosa tamam
I djeguri,të djegë(kështu thonë…)
13 qershor 2001
16.Mani 60-vjeçar
Ti më shihje mua në sy dhe nga syri të bie lotë
Ja po dridhesh dhe tani:opo,ç’është kështu,O Zot?!
Shih u skuqe porsi zjarr,edhe dridhesh e veç dridhesh
Të vura dorën në ballë:si hardhi rreth meje “lidhesh”
Menjëherë të pushuan dridhjet:ke nevojë që të”mbështetesh”
Si hardhi mbi man lidhesh:man,çfarë mani:60 vjeçësh!
14 qershor 2001
17.Thëngjilli i marinës
Si thëngjill marine ti më dogje fshehura
Se ma ngule synë,moj argjend e derdhura!
Dorën përmbi faqe,vura dhe m’u dogjë
Se lëshove zjarre që nga shpirti i ngrohtë.
Zjarr kishe në faqe,zjarr kishe në gushë
Pa ç’m'u ndezën zjarre edhe mua në trup.
Kështu të zhuritem,fare pa pandehur
Thengjilli i marinës,më dogj tek rrij fshehur.
15 qershor 2001
18.Një e dy
Një e dy,vjen më hap derën
Dhe më shtie mua çika
Sikur vjen e kërkon “sherrin”
“Sherrin” seç kërkon përdita.
S’kam ç’të bëj e do “përleshem”
Sepse sherri del me sherr
U”përleshëm” se u deshëm
Tash shtie çika unë në derë.
17 qershor 2001
19.Faqe e sy t’i dhashë
Faqe e sy t’i dhashë:
Po më tej ç’kërkoje?
Buzën pse ta ruash?
O bandill,më thoje.
Buzën unë ta fala
Ta bëra hallall
Por ti tra-la-la
Nuk ngopeshe si djall.
U lëshove gushës
Mbasandaj nga gjiri
Obobo seç “llupës?!”
Ç’më bëri,qafiri?!…
18 qershor 2001
20.Lëre se ç’sevdalli
Ti m’i ke dhëmbët rruazë
Mua seç më mungojnë cazë
Dy-tri dhëmbë,ca dhëmballë
Pra,nga goja jam i çalë!
Jam i çalë unë nga goja
I moshuar jam nga boja
Porse zëmra,kjo virane
S’i lë huqet si noksane.
Rreh,moj,rreh veç për ty
Lëre-lëre ç’sevdalli…
19 qershor 2001