Mano Maka (tregim)

Mano Maka
Tregim
Legjendash njihet fuqia e Herkulit apo ,po t’u referohemi kreshnikëve,rrëmbente mbi ta Muji që,siç thotë gojëdhëna,dhe kur merrte frymë,shkuleshin lisat nga vendi.Larg këtyre hiperbolave të bukura që s’janë vetëm nga një komb,unë do t’ju tregoj për një burrë sa të fuqishëm,aq edhe zemërdobtë,njëherësh.Dhe kur flas për të,në këtë mes nuk ka hiperbola.Përkundrazi,unë nuk e di a do jem i zoti që ta portretizoj atë ashtu si është.Fuqia e tij bëhej më e bukur se,mbi tëgjitha,rrallë shumë rrallë mund të gjesh njeri të ndershëm sa ai.
Mano Maka,heroi i tregimit tim,me origjinë është nga Bosnja.Nga Bosnja erdhën familjarisht aty nga fundi i Çlirimit të vendit dhe u vendosën në fshatin Petovë të Fierit.Me familjen tij(Manua atëherë qe çunak rreth 20-vjeç!) që qe e madhe gati prej 15 frymësh,ne qemë komshinj,sa një gardh na ndante.Po,për të thënë të vërtetën,sado që ata qenë nga Bosnja dhe ne nga Skrapari,u bëmë gati një shtëpi.Vetëm nata na ndante,familjarisht.Të mëdhenj e të vegjël.Në familjen e këtyre bosnjakëve(qenë bukëdhënës dhe bujarë të mëdhenjë!),vinin nga gjithë Shqipëria vizitorë të ndryshëm(kryesisht bosnjakë apo kosovarë)që era e keqe shoviniste që frynte tej kufirit tonë verior,i kish detyruar të nguleshin në trojet tona.
Dhe shtëpia e Makajve qe e hapur.Të çuditnin se,sado vizitorë,përshtateshin shpejt dhe,tek çlodheshin,burrat dilin ashut si ishin,mbi 10 pothuaj në çdo muaj kjo punë ishte,dhe organizonin o mundje të lirë o hidhnin gurë të mëdhenj në largësi.Mjedisi i tillë ishte.Shtëpia jonë edhe e Makajve qenë ngritur mbi një kodër trigonometrike me të njëjtën lartësi që është ngritur manastiri i Ardenicës,objekt i njohur për këdo që ka bërë rrugën Fier-Lushnjë apo anasjelltas.Manastiri nga shtëpitë tona nuk është më tepër larg se një orë.Para shtëpisë kish një shesh ku zhvillohej mundja.Ne,fëmijtë(ku hyja dhe unë) qemë spektatorët e këtyre garave dhe kënaqeshim pa masë që,në gjithë atë mori burrash,fitimtar do dilte Manua.Ky,Mano Maka,për të cilin edhe shkruaj.Qoft edhe në hedhjen e gurëve,qoft në mundje,Manua do dilte i pari.
Një ditë kur po shihej gruri në lëmë,kur gjithë fshati,punonte duke ndihmuar njëri-tjetrin,ndodhi dhe diçka që dua ta vë në dukje.
Bukatori(ai që hedh duajt për t’u shirë)në pushim të drekës,po tregonte.E kam bërë ushtrinë në Tiranë dhe më mori ekipi i “Partizanit”për mundje.Unë i fuqishëm jam,po atje mësova edhe ca “teknika” që nuk i njihja.Tani,mjafton që një burrë(kushdo që të jetë ai)të më japë një dorë dhe unë,sakaq,e kam për ta hedur në tuç?!Qe një provokim i hapur aty në log të burrave që,sa dëgjuan këtë për t’i dhënë tjetrit një dorë,ulën kokat përdhe,se askush nuk e duronte dot turpin.Aq më tepër në sy të gjithë fshatit(burra,gra,kalamaq).Kur dëgjoj zërin e Manos(po ky ishte heroi ynë dhe ndaj u bëmë sy e veshë!),-A ça je tuj thue,bre,Jashar?Jo me “Partizanin” me kanë po dhe me gjermanin,tash po të lëshoj paluç në dhe.Ndryshe,-shtoi Manua i egërsuar,-tash po e mbyt vedin bash me atë konop(litar) që asht pas makinës.Dhe vrej jashar Partizani,Manua ty po ta jep jo vetëm njanën dorë-këtë po se po-po edhe njanën kambë.Dhe vrrik u çue e doli në tapet.Por Jashar “Partizanit” i ranë pëndët dhe nuk doli në tapet.Ne brohoritëm njëzëri për Manon dhe qemë të sigurt se Manua do fitonte.
Ky burrë i fuqishëm,thuajse Herkul,qe zëmërdobtë sa nuk therte një pulë..Kurrë nuk trazonte njeri,por,po të bënte vaki,që dikush ta fyente apo dhe ta provokonte,atëherë,mjerë ai!
Tek kish marrë rrugën për t’u kthyer në shtëpi pas punës në arat e kooperativës,gjeti kryetarin të pirë karroqe që,pothuaj,e kish zënë gjumi në rrugë.Bah,-mendoi Manua,-po ky rrezikzi këtu ka me dekë.E tak e kapi sikur kapte një thes dhe e hodhi në kurriz.Mos kujtoni se e bëri se qe kryetari.Kështu nuk donte t’ia dinte,po të gjithë njerëzit i donte dhe kështu do të kish bërë për çdo fatkeq tjetër.E hodhi në kurriz për ta çuar në shtëpi.Mirëpo pijaneci na kish një huq të keq.Shante dhe stërshante me nënë e baba.Manua u sëmbua keq dhe i foli të pirit:-More a e din ti që mua nëna më ka dekë dhe,pasha një atë Zot,me ba me ma sha dhe nji herë,po të mbysi.I piri kish qemanen e tij.Atë melodi luante dhe Manua,siç e pati në kurriz,e hodhi në një ferrrë të madhe.Ngjarja mori dhenë dhe sa u shtua konsiderata për Manon,aq u shtua edhe mëria për kryetarin..Në kooperativë Manua punonte si roje nëpër ato blloqe ku priteshin të dëmtoheshin më shumë.Piqej bostani dhe aty nën një ksollë në mes të bllokut do të gjeje Manon.Askush nuk guxonte të merrte qoft edhe një kokërr pa lejen e tij.Po të shihte që futej ndonjë fëmijë,e mbyllte njërin sy,vetëm që mos merrte me vete.Marrjen me vete,e quante si turp.Turp për hajnin(hajdutin),po dhe turp për mue.Se kot që jam roj,mandej,bre burrë.Po t’i kërkoje,kurrë nuk të kthente bosh.Dikur sheh tre ushtarë(ku kish fshat pa pikë ushtarake?!)që u futën në bostan.Pa e pyetur fare Manon.Ani,-mendoi,-dashtë se ushtarë janë.Pare s’kanë me ble.Të unshëm janë.E hallall ç’ka po bajnë!Por ç’ndodh?Ushtarët pasi hëngrën sa u zhdëpën,na kishin pasur thasë me vete dhe,pasi i mbushën siç deshën,po mateshin të iknin.-Ndaltë,ka bërtitur Manua,ku doni me ata thasë?Ushtarët,tak kanë hequr rrypat dhe me takat e tyre po e kërcënonin.Ky qe përdhunim për Manon.I hipën xhindet dhe,pa e bërë të gjatë,ia ka dhënë të parit me një grusht(mund të rrëzonte dhe një ka po të qëllonte),të dytit,të tretit dhe,pasi i pa të shtrirë për tokë,ua mori thasët,i zbrazi aty,priti,sa të mbusheshin me frymë,dhe u tha:-Pasha të madhin Zot,çfarë me ba se jini ushtarë,se,valla,gjallë s’po ndaheshit me këtë punë..Ikën ushtarët,po lajmi mbrriti në repart dhe,sakaq,tek Manua erdhi komisari me komandantin.I priti duke u “therur” një bostan dhe,pasi hëngrën,u ka thënë:-Përse jini mundar,burra!-Kemi ardhur të bëjmë rixha,-po i thotë komisari,-që mos e bësh çështje andej nga kryesia për punën e atyre ushtarëve që,veç që vunë dorë në pasurinë socialiste,por edhe të sulmuanedhe ty.-Shikoni,more burra,-foli Manua,-unë s’kam punë lart e poshtë.Atë që pata,e bana bash mirë.Veç mos sillen më këtej pari se ,ende,s’më ka lëshuar inati..
NJë të dalë dimri,ca lumjanë që dimruan në Myzeqe me bagëti,tek ktheheshin për në vendin e tyre se po vinte pranvera,i luten Manos.-Kemi 4 dele që na kanë pjellë kërthinj.Nuk mund t’i marrim me vete.A na i mban ti ca kohë dhe,kur të kthehemi përsëri,t’i gjejmë tek ti.Gjatë kësaj kohe mund t’u hashë qumështin,merru leshin.Mirë,-ra dakord Manua.Kaluan kështu disa muaj.Kur del urdhëresa e qeverisë që asnjë bagëti e gjallë nëpër shtëpi,po të dorëzohen në kooperativë.E thënë,e bërë.Por me Manon ndodhi ndryshe.Erdhi pushteti dhe dikush nga kryesia e kooperativës dhe i thonë Manos:-Dorëzoi në kooperativë ato delet!-Çarë me dorëzue,more Tod(kryetari i këshillit),po ato janë delet elumjanëve,bre,dhe unë u kam dhënë fjalën.se do t’ua ruje deri sa me ardh ata.Çfarë fjale,u lëshuan pushtetast dhe dikush po bënte këmbë nga kasollja.-Ku don,mor ti,u akrrua Manua.Pasha të madhin Zot se me ba nji hap drejt kasollës,tash po u mbyti kështu si jini.Fuqinë dhe inatin e Manos e njihnin dhe s’kish shaka.-Mirë,-tha Todi,-ne do të vëmë gjobë si kundravajtës.-Gjobë po,more,unë paguej,po nuk koritem me burrat e huje se Mano Maka s’e shkel besën.A ndive,Todo?Dhe hiqmuni sysh,a ndietë?U hoq shpura siç erdhi dhe Manua s’i dha delet,derisa erdhë lumjanët.
* * *
Më së fundi,edhe kooperativa jonë u bë me bletë.Bleta është mbarësi.Po ai i shkretë mjaltë ta bënë me sy dhe të futë shejtanët e ngasjes,prandaj do gjetur një njeri i ndershëm dhe sypatrembur,që t’i ruaj.Njëzëri nga njerëzit u propozua Manua.Shiko,-ka thënë Manua,-unë nuk jam marrë me blete.Për t’i ruejt e me u shërbye,po.Do të ndihmoj veterineri,-i thanë.Dashtë,burra:Dhe që atë ditë.Manua e bëri harram shtëpinë.E ngriti një kasolle atje pranë zgjojve të bletëve dhe ditënatë atje e gjeje.U shërbente sipas këshillave që jepte veterineri dhe ca kohë bletët vajtën mbarë.Mirëpo,më pasataj,filluan një nga një të vdsinin(për bletët nuk thuhet ngrodhën!)..Manua u shqetësua dhe e përjetonte me dhimbje.Hë,më tutje,duket që sëmundja qe epidemike dhe bletët faruan të gjitha.Alarm!Humbje e madhe!Në gjyq.Manua tani u çorodit fare.U kish shërbyer me devotshmëri dhe ja tek po e çonin në gjyq si shpërdorues.Shkoi edhe në gjyq.Pasi e pyetën mbarë e prapë,tha:-Unë kam shërbyer ditë e natë,po qesh unë fajtori,le të dënohem,por kam bërë siç më ka thënë veterineri.Sakaq erdhi dhe veterineri.Me shkollë të lartë ky dhe Manua analfabet.Kur dëgjon të thënat e veterinerit(ai po i shtrëmbronte të gjitha ato ç’i kish thënë Manos,për t’ia lënë të keqen këtij),Manua,haron që shtë në gjyq,dhe bërtet:-Ndalni,burra!Trupi gjykuues u befasua nga kjo ndërhyrje pak allçakëshe.-Ç’ke për të thënë,-i tha gjykatësi.Dhe Manua:-Unë edhe të drejtën s’po di me thanë mirë,kurse ky dejusi asht tuj rrejt me të madhe.A po më lini me e rreh njiherë mirë e mirë,e ,mandej,m’i bani mua ngarkim tan damin.
Njerëzit gajasën,por trupi gjykues diti të orientohet nga kjo ndërhyrje dhe vendosi:-Mano Maka-i pafajshsëm dhe të gjithë dëmin veterineriit sharlatan.Të gjithë u gëzuam me këtë vendim të drejtë dhe që atë ditë,veterineri,s’u pa më andej nga fshati ynë.
Ja,ky është Mano Maka nga Petova e Fierit që,sado që i ka kaluar të tetëdhjetat,ende është i fuqishëm.Njëqind u bëfsh,O Mano Maka!
16 maj 2008.