1.Ç’është?!…
Ç’është kjo llërë e butë si atllas?
Përse,sa e preka,më ndezi zjarr?
Ndaçë Perëndinë!Ç’ e ke atë gaz
Që të shpërthen buzësh si t’më tallë?!
Pse mbeta shtangur si një statujë
Nga një guxim i veçantë femëror?
Thuamë,të lutem, se jam pak rrëmujë
Si mund t’i bëj ballë atij vrulli dashuror?
2 maj 2004
2.Ashtu…
Ashtu si rrezllin dielli në pranverë,
Ashtu siç cicërojnë gëzueshëm zogjtë në kopshtie
Ashtu siç rritet bari në fusha a gjerdhe
Ashtu m’ u shfaqe ti si nur bukurie.
Nuk di spe këto çaste këtu më erdhën
Më erdhën dhe më pushtuan të tërin
Plot malle dhe “ahe!” m’u derdhën
Dhe ja tek u ngashëreva,i tërë.
2 maj 2004
3.Të gjithë e rrahin gjoksin
Të gjithë e rrahin gjoksin si moralistë të kulluar
Tek secili gjej paradoksin:gati për t’u tunduar.
Bërtasin për moralin,por ja që tundohen
Secili ka djallin,për shënjtin betohen.
3 maj 2004
4.Atë…
Atë që s’bën vitet,e bëri një çast
Në dëm shkuan vitet,se qemë të”ngathtë?!”
Të ngathtë qemë vërtet(apo “faj”pat morali?!)
“Dëm”shkuan aq vjet…dhe na piku malli.
3 maj 2004
5.Ti më the
Ti më the:-A je i lumtur
Që më puth,i pari,mua?
Jo,-të thashë,-o moj e bukur
Se të”tjera” nga ti dua.
Pse,- më thoshe,-s’ të mjafton
S’të mjafton ty buza ime?
-JO,moj jo,në besë zë Zo’në
Buza është veçëse thërrime.!!!
Me thërrime unë nuk ngopem
Dua “diçka” që e mban”fshehur”
Nëm ta” ha” e,mandej,ngopem
Mëndja keqas më ka shkrehur.
Deshe s’deshe u “dorëzove”
Dhe ma dhe”diçkanë e fshehur”
Tani vetë ti më lejove
Unë e “ha” dhe bie i mekur.
3 maj 2004
6.Trillim
Jam i lumtur dhe mbushem me gaz
Se ty po të puth me qindra herë?!
Mbushem me helm e gati sa s’pëllcas
Se,për fat të keq,po trilloj këtë herë.
31 maj 2004
7.Përkëdheljet
Përkëdheljet e lidhin vajzën me veriga
(Vëre vëth në vesh::-Femrat i pëlqejnë përkëdheljet!)
Ç’shkruaj e kam veç nga “praktika”
Dhe i shkruaj për ata që fillojnë”nxemjet”.
Provojini dhe s’do dilni të zhgënjyer
Nga ky “goxha leksioni im?!”
Kurrë mos e merrni me të”rrëmbyer”
Dëgjoni ju plakun, Përparim.
31 maj 2004
8.Në është e vërtetë
Në është e vërtetë se”kush ka një grua të mirë,
Do të rrojë dy herë më shumë?!” (1)
Unë e them me plot gojën që jam i tillë
Deri sa gruan se ka kush si unë!
Mirëpo ashtu si dardha që ka bishtin prapa
Tek kjo thënie e Gëtes,unë pak dhe qëndroj,
Se,pa Sikën,unë nuk hedh dot as dy hapa
Ndaj dua të rroj aq sa ajo të rrojë.
1.Fjalët në thonjëza janë të Gëtes tek “Gëci I Berlingenit”
31 maj 2004
9.Ka dy rrugë
Ka dy rrugë: o do më vij mendja a duhet të”marrosem?!”
Ja e tillë,tani,më është gjendja:dhe hamëndjet nuk më sosen
Nga t’ia mbaj?As vet s’e di:ka dy rrugë e kë të zgjedhësh?
Por një gjë unë mirë e di:në dy rrugë nuk mund të ecësh.
Epo ç’pret?Hë merr e zgjidh:o mbaj mëndjen o marrosu?!
Syri i saj më lidh,më lidh: o me të?O pa të:sosu!
Pra,unë ika,u marrosa dhe zgjodha rrugën time
Mu tek mikja ime sosa:mu në dreq kjo mëndja ime!
31 maj 2004
10.Kur Kupidin
Kur Kupidin ata gjinj e shtinë në lak
E ,si mos bie,unë,plaku,në çarg?
Se ti i ndenë cullake,kastile
Unë,dodmosdo,që bie në lakun e tyre.
Më ndjeftë Zoti,as që i bëj hasha
Sado që mosha shkoi,sado që u plaka
Gjinjtë tundokan një hyjnor si Kupidi
Kutpohet që as ka faj më,tokësor Përparimi.
31 maj 2004
11.Mos
Mos më ndill me isharete
Se jam plak me terbiete
Sepse “tak” më shfaqet huqi
Se s’duroj dikë t’më”skuqi”
Ke parë ti,më kap inati
Se,ende,s’më la takati
Dhe e ndjek unë isharetin
Se kam shkakun dhe sebepin.
Dhe,pastaj,moj isharete
Moj shejtane,moj lanete
Më lë mëndja,s’jam në vete
Mua,ashikun,mbi 6 teste.
30 maj 2006
12.Pse më tërbove?
Pse më tërbove,o moj e tërbuar
Gati më helmove kur më ke kafshuar.
Ç’veshje më kishe(veshur allafrënga)
Pale si më ishe,sa s’më plasi zëmra!
Doja apo nuk doja, me ty zura “vallen”
Djersë gati lëshoja,(hall me të”tërbuarën?!”)
Taksa qe e rëndë,ç’pret nga e”tërbuara”
Po m’u bë si pëndë,aty nga”mbaruara…”
31 maj 2006
13.Në shetitje
Për çdo mbrëmje dal shetije,nuk lë mangut qoft një natë
Porse hasa një “flladitje” që ma mbushi shpirtin fllad
Fllad ma mbushi dhe më dehu,sikur ja piva opium
Si një lule dalë nga dheu!Qe e gjitha si llokum!
Faqa e saj seç vetëtinte;pale syu?Seç sy me bisht!
Ah,ç’më bëre,moj shetitje!Më sjell kohën djalërisht!
Dhe më foli:më shtie çikë!Seç më tha në gjuhë të saj
Unë po jua them açik:porsi vuv!Si budallaj!
Veçëse qesha dhe nuk fola:çfarë t’i thosha,mor aman?!
Them që veshë me të u mora,sepse syrin hiç s’ma ndan.
Sot u ndamë veç më një”haj!”:nesër,ndoshta,ca më shumë
Në se s’flas me aq kollaj,unë jam mjeshtër për “atë punë”
10 maj 2007
14.Pasha Aliu dhe gruaja
I shkoi pasha Aliu një gruaje për”darkë”
I shkoi se keqas e kish zënë”gripi?!”
Gruaja qe e mënçme!Nga nderi-e artë
Shikoni se si gruaja e ” gostiti?!”
Një gjellë të vetme ajo i gatoi
Ia nxorri në enë të ndryshme
Pasha Aliu “rrengën” e kuptoi
Ku gruaja desh të dilte?
I thotë Pashai:-Të gjitha njëlloj?!
Njëlloj,pasha,mos KI dyshim!
Veç ena,-tha zonja,- ndryshon
E humbi pashai “dyluftim.”.
Sado që hidhur,zu po qeshte
Se mori goxha ,mësim.
Tek zonjën e mënçme përshëndeste:
-E munde,-i tha,-pasha Alinë.
11 maj 2007
15.M’i ngul sytë
M’ i ngul sytë thellë sikur diç kërkon
Bëhem lylyver:jam në moshë të vonë
Jam në moshë të vonë kur falet”kandili”
Por e di ç’kërkon,se kot s’jam qafiri!
Ty të mbetën sytë,mëndja ime iku
Më luajtën burgjitë,vajta kokëshiniku.
Mëndja më kaptoi,tutje-djalësrisë
Syri yt më shpoi:e gjeçë prej Perëndisë!
Se ç’tjetër të theM,vallahi s’e di
Aq jam bërë ujem!Mëndja mbetë tek ti.
Tek ti,moj e bukur,që më shtire çik
E mbyll duke u lutur:lëre…edhe pikë.
16 maj 2007
.