Maji brënda meje(poezi)/7

1.Për vete
Ryshfetin s’e njoh:me kohë e kam përbuzur
Kur plot tentuan se kishin “hall”
Njerëzit drejt në sy i shoh,pa u skuqur
I varfër mbeta,po jam krenar.

Mundësitë i pata që të vija pasuri
Se qeshë në pushtet që,thuaj,babam?!
Por s’kam marrë kurrë,nga asnjeri
Por ndoshta i vetëm,sigurisht që s’jam.
17 maj 2004
2.Kurrë
Kurrë s’e dua miqësinë e pasanikvë pa djersë
Që u pasuruan si me shkopin magjik
Të pushtetarëve që për”vjedhje” kanë “liçencë”
JO vetëm nuk e dua,po më bëjnë dhe nevrik.

Jo se jam ziliqar pse u pasuruan
Por nuk e duroj dot kapërdisjen e tyre
Vodhën e vjedhin(hajdutë janë me famë!)
JO nuk i dua,por dua fundin e tyre.
17 maj 2004
3.Kur më pyesin
Kur më pyesin:Ç’po ndodh në Shqipëri?
Pse në Shqipëri punët venë zezonë?
U përgjigjem atyre siç di,
Për Shqipërinë në këtë tranzicion.

Shqipëria,- u them,-është si një qerre
Që “qetë” e tërheqin sa djathtas aq majtas
Ç’do ndodhë,o miq,me ata që janë mbi qerre?
Zgjedha do thyhet… dhe ata do bien barkas.
17 maj 2004
4.Llamburit
Llamburit si dritë dhe lëshon një nur
Më iknë burgjitë dhe rashë i sëmurë
Qe si vetëtimë mu në mes të territ
Shkova në vidhimë,s’i bëj ballë qederit.
18 maj 2004
5.U lektisa
U lektisa aq pas teje sa s’më hyn në sy një botë
Sa dhe gjaku nëpër deje po më hidhet,më la top!
Shoh fytyrën të bardhë qumësht ashtu siç është dëbora e parë
Dua ta pi të gjithë në kupëz,aq të madh,moj,e kam mall.
17 maj 2004
6.Është me fat
Kush të sheh ty për dita,besë e Zotit është me
fat
Se ti je porsi është drita,të sheh ty e s’ka më natë!
Dritë,moj dritë,që përzë natën dhe ma mbush shpirtin me gaz
Dale,moj,që ta puth çapëzën se jam gati të pëllcas.

Të pëllcas si një ballonë se jam mbushur përmallim
A më sheh?Vallë më shikon që s’të ndahem asnjë grimë?
Në kam fatin që të pashë, në ma mbushe shpirtin dritë
Ndalu pak,o gurelmaz, se pa ty nuk rroj një ditë.
18 maj 2004
7.Mos e ndiz dritën!
Mos e ndiz dritën!Drita e trëmb djallin
Se s’e dua dritën kur vij pjek mallin?!
Mall kam shumë për ty;mallin dua ta nxjerrë
Shuaje dritën ti!Malli dashka terr.
17 maj 2004
8.Kur plakesh
Kur plakesh,mos kërko qiqra në hell
As ëndrra në diell mos shiko
E kupton që më s’i ha dot ato “gjellë”
Dhe zoga të reja,më mos kërko.

Se dihet që tani më s’ke fuqi
Ç’kërkon thana në shënndre?
Të rinjtë lëri të bëjnë dashuri
Dhe mbaj fort plakën(edhe atë,në e ke?!)
18 maj 2004
9.Dhe vjen një kohë
Dhe vjen një kohë që zihen etërit me bijtë
Zihen,s’merren veshë:sa s’kacafyten?!
Sikur për jetën më shumë dinë të rinjtë
Sikur,sa plaken,pleqtë lajthiten.

Dhe kjo kontradiktë sa vjen e rritet
Ashtu si lumi që fryhet nga shirat.
Do të thoni ju:-A mund të zgjidhet?
Jo.Kështu vazhdojnë zënkat dhe mërirat.

Se me kut tjetër pret dhe mat pleqëria
Të rinjtë kapin çapin e kohës me tjetër matë
Sa vjen e në mes tyre:dëborë-dashuria!
Dhe,po s’u zure me fëmijtë,je me fat.
18 maj 2004
10.Mos më shih me syrin-shëmër
Fryma ime kaq e nxehtë nuk e shkrinë borën në zëmër
Unë të shoh e bëhem petë,se ti më sheh me syrin-shëmër!
Hiqma borën përmbi zëmër;a s’e sheh?U bëra petë!
Mos më shih me syrin-shëmër se kështu më bën me fletë.
18 maj 2004
11.Në se e pësova si Timoni
Në se unë e pësova si Timoni nga Athina,
Se me laçkë e plaçkë të gjitha i dhurova
Fajin,s’do mend,ma pati mua kaptina
Dhe këtu,në kurbet,gjeta se ç’kërkova..

Mirë le të më bëhet se e pata nga koka
Koka e bëri dhe ajo ta pësojë.
Tani e kuptova se sa të falin bota
Mësim le të nxjerrë,kush vjershën ta lexojë.
18 maj 2004
12.Mos!
Mos kualifiko njerëz të paditur
Se kështu vëndit i vë kazmën
Provuar është,me kohë e ditur
I padturi edhe vetë thyen arrëzën.
18 maj 2004
13.Mos më shih
Mos më shih tërshërën e pjekur mbi kokë
Por zëmrën më shiko që s’e humbet blerimin
Në sot kam katandisur sikur jam “ulok”
Pleqëria s’ma ka hequr,ende,mallëngjimin.

Mallngjimin kur një të bukur si ti shoh
Rënkoj e rënkoj unë me ngashërim
Po ti,moj e bukur, tërshërën mbi kokë mos shiko
Në zëmër unë,ende,kam blerim.
18 maj 2004
14.Ky njeri
Dhe harron,ndonjëherë,njeriu
Ja harron dhe më nuk qesh?!
Se kujton,kështu,lumëziu
Se mileti do ta përqeshë.

Ky njeri qës’di të qeshë
Është i mjerë dhe është për vaj
Një njeri që s’di të qeshë
Ca më keq:nuk di të qajë.

Këtij njeriu hiqi frerin
Le ta marrë nëpër këmbë
Ka me vete veç zeherin
Për njerëzit,është kthyer-gjëmë.
18 maj 2004

15.Egoisti
Egoisti veç rreh gjoksin
Mend e bëri atë vrimë?!
Se pa të?Ç’ e gjen demosin?!!
Është ai,pa ka shpëtim!!!

Egoisti-mëndjefyl
Si kalliri që s’ka bukë
Mëndje tjetër nuk përfill
Me të kurrë s’më gjen mua.Nuk…
18 maj 2004
16.Në…
Në jam unë mirë për vete,kur vëndi po heq
Ta dini nuk jam mirë,por jam unë shumë keq.
Sikur nuk kam ngrënë,kur të tjerët s’kanë bukë
Zmera më dhëmb dhe jam si me turp.

Sikur për ç’ndodh,dhe unë të kem faj
KJo gjendje më lodh;si zog ciu-ciu qaj.
20 maj 2004
17.Ti dhe unë
Ti lastare e njomë,unë si dru i thatë
Syri më shikon:zë kullot azat!
Mendja më ka lënë,s’jam në terezi
më zë një si gjëmë;therres me oi.

Më zuri sevdaja me ty,moj lastare
Dru i thatë belaja:digjet kollaj fare.
21 maj 2004
18.Thuhet
Thuhet që Eva e mashtroi Adamin
Dhe burrat prapë asgjë nuk kanë nxënë
Prapë,tundohen;vazhdojnë avazin
Edhe kur plaken,pas grave mëndjen lënë.
24 maj 2004
19.Dhe vështrimi
Dhe vështrimi bëhet thikë;thikë që shpon a të pretë?
Ja,kështu,m’u duk njëçikë;se më qe i gjatë,i mprehtë.
Jo,s’m'u duk,po mua m’u ngul e më hyri drejt në zëmër
Ah,të lutem,mos ma shkul!Le të vdes me të në zëmër.
26 maj 2004
20.Buza ime
Buza ime le të thahet kur një buzë atë s’e puth
Copra-copra le të ndahet kur s’e puth atë dikush
E,ç’ta dua,tek e fundit,kur një buzë asj s’i ngjitet
Le të jetë ky çasti i fundit:vdekja drejt e të avitet.
26 maj 2004
21.Kur më the
Kur më the që të pres nsër;nesër,-the,- që qënke vetëm
Nuk e di pse sot kjo”nesër”,këtë herë po zgjat tërë jetën!
Do të pres der sa të ngryset;tërë kohën mezi e shtyj
Dhe gjithë natën sa të gdhihet,do pres orën sa të vijë.

Pa shiko sa shumë u zgjat?!Pse më the:Do të pres nesër?
Tutj-thu e bëj shamat:mezalla se po vjen”nesër”
Kur vjen “nesër”,e di vetë:shkallët ngjit unë me një frymë
Brenda hyj me çap të lehtë,e pastaj,moj,vetë e dimë….
26 maj 2004
22.Këshillë për “fillestarët”
Në të thotë mikja që zure,
“Do na shohin,”kur e puth
Mos hiq dorë,po puthe-puthe
Është e jotja,o babush.

Në u hoqe dhe u trëmbe
Se të”shohin”,siç të tha
Mos të shkoj më në mëndje
Shkoi e iku,badjava.
26 maj 2004
23.Në shpirtin tënd
Në shpirtin tënd unë shoh pranverë
Pranverë të vërtetë të mbushur gjelbërim
Dhe vjen gazi yt më pushton pa u ndjerë
Se shpirtin tim ti e mbush me gëzim.

S’ka si të ndodhë ndryshe;më thuaj me kë rri?
Që unë të them,se cili je?
S’di si ta mbaj këtë gaz ,si?
Dhe ja tek sulem mbi krahët e tua,de…
29 maj 2004
24.Kuturisje
Më ka zënë një kuturisje
Sa s’pyes për ligj apo moral!
Ah,si më ishe!Si më ishe!
Gojëhapur mbeta si djall.

Më iku mëndja prej kokës
Mbeta,siç e sheh,i mahnitur
Dhe hiç s’kam turp prej botës
Sa mëndja më mori të krisur.

Faji s’është imi,po yti
Se ti më ke aq hire
Dhe ndaj dhe nepsi më hipi
Se ti më je si xhinde.
30 maj 2004
25.Më bëhet
Më bëhet sikur nuhas sharmin tënd
Dhe regëtij me zëmër,thellë.
Sado kohë shkoi,shpirti im ma këndë
Dashuria e parë:më ndjellë,më ndjellë.
31 maj 2004