Maji brënda meje(poezi)/5

1.Për pak
Për pak,desh ika,o miqtë e mi
Vdekja më fali,për pak?!
Në se këtu vdes(kush e di?!)
Për ju vdes me merak.

Se ju kam dashur me gjithë zemër
Malli për ju më mblodhi grusht
E cilin nga ju të përmënd me emër?
Me secilin prej jush,jam lidhur ngusht.

Në iksha kështu si sëpata pa bisht,
Se vdekja tinëzare dy herë s’të falë
Në gëzimet tuaja jam pazgjidhmërisht
Bëmëni një zë… e Përparimi u ngjallë.
12 maj 2004
2.M’u tha fyti
M’u tha fyti,m’u bë gorricë!
Kam kohë një godë pa e kthyer
Dhe e ndjej veten pak si në “krizë?!”
Se një mall për miqtë më ka mbërthyer.

Jo se jam pijanik i pafre
Po ma ka qejfi që një godë ta kthej
Me miqtë e mi që i kam lënë atje
Ta kthej ndonjë godë që mallin të krrejë..
12 maj 2004
3.Tek klubi i Skënderit
Tek klubi i Skënder Veliut mu në Mbrostar-Ura
Kam kohë pa vajtur(më falni,o burra!)
Jam i dëshiruar që një kafe të pi
Po jam larg,mërguar dhe qaj me oi…
12 maj 2004
4.Mbrëmjen pres me frikë
Mbrëmjen pres me frikë?se vallë a do tëshoh?
Se malli aq më pik,sa bëj unë obobo!
Por mbrëmja ja ku erdhi dhe zëmra keqas hidhet
Ja erdhi apo s’erdhi?Dhe trupi i gjithë dridhet.

Ca çapa ndjej dhe oh?!Tash zemra do të dalë
Janë çapa që i njoh…dhe frika mori prrallë.
12 maj 2004
5.Kam djegur
Kam djegur letra…dhe libra kam djegur
Përgjonte”mesjeta” dhe shpata qe mprehur.
Do të thoni ju:-S’paske qenë trim?!
Ishte një kohë,e gjitha përçmim.

Ku është Golgota,asgjë s’je,o ferr?!
Shpata tek koka:Tmerr qe,tmerr!
S’do mend që u frika dhe gjoksin nuk rrah
Se mprehur qe thika dhe shkoje badjava.

Ndaj dogja letra dhe kam djegur dhe libra
E keqe si Mesjeta ajo kohë mbushur dimra.
1 3 maj 2004
6.Në breg të oqeanit
Kam ardhur sot në breg të oqeanit
Dhe syrin lëshoj hapësirës së pamatë
Këtej më ka sjel[ë mua rrota e fatit
Ku ditënetët shtyj si një murg i ngratë.

S’ e dua jo gjithë këtë hapësirë
Që më kanoset si të jetë lubi?!
Në shpirtin tim do të gjeni shkretëtirë
Sado që Amerika është një mrekulli.

Të sfidosh këtë mrekulli,bën përdhosje
Por ja që s’më ngopin këto mrekulli
Ndaj oqeani më ngjan si kanosje
Se më griu malli për pak Shqipëri.
13 maj 2004
7.Mbrëmje pranverore
Qielli i mbushur plot me yje
Disku i hënës lëshon nur
Nëpër natën mbushur yje
Unë pres miken ka që kur

Po rreh flatrat shpezë e natës
Shkon gjëkundi gjen folenë
Në liqen dikush lopatës
Seç i jep;drejt bregut vjen.

Dhe mbi lundrëz si një mjelmë
Mikja ime po vozit
Hidhem unë në liqen
Mbrrij tek mikja si nosit.

Edhe bashkë rrahim lopatën
Mbi liqenin që dremit
Mezalla s’pyesim për natën
Tani nata na ngjan ditë.
13 maj 2004
8.Në mëndjen time
Në mëndjen time ka aq e aq mendime
Që japin e marrin:si koshere bletësh!
Këto mendime janë krejt jeta ime
kapur jam pas tyre e nuk dal prej rrjetës.

Herë më turbullojnë e herë më japin gaz
Ca janë të përmallshme,ca të ngrejnë peshë
Kapur jam mendimesh;me to kohën vras
Dhe janë si janë mendimet,tak i hedh në vjershë.
14 maj 2004
9.Po të jem tani në fshat
Po të jem tani në fshat,kur pemët janë gati të lidhin kokrra,
Do zë të bredh fushave azat,pastaj zë çlodhem te kodra.
Tek frashëri i Sulit do të hip dhe do nxjerrë nga frashëri pak lëkurë
Pak lëkurë do nxjerrë me thikë,të bëj bori e t’i bie si dikur.

T’i bie një avazi myzeqar dhe më tej do marrë një valle dyshe
Të nxjerr pak mall,mua dreqi t’më marrë;
Pranverë,moj,si mund të bëj ndryshe?!…..
14 maj 2004
10.Në gulçoj në gjumë
Në gulçoj e shfrej në gjumë,
Ti me dorë mos më trazo
Se me dikë zë flas unë
Me dikë që zëmra ma do.

Se nga larg vjen e më gjen
Më zë frymën, më rëndon
Dhe më thotë:-Hë,pse s’po vjen?
Pa kuptuar,ikën,shkon.

Ndodh kështu?Mos u çudit!
Në se frymë me gulçe marrë
Vjen dikush(ta zëmë,një shpirt!)
Për SHQIPËRI më bën mua fjalë.
14 maj 2004
11.Po grryej një plagë
Po grryej plagën e një malli
Guallin po ia heq e plaga u hap
Më ka kapur një trishtim prej djalli
Jam si një mi që ka rënë në çarg.

Këtë plagë e kam që kur qeshë i ri
Kur qeshë i ri dhe merrja flakë
Kur së pari rashë në dashuri
Dhe ja e hapa tani që jam plak.

Ndoshta kjo ndodh se jam i trishtuar
Dhe kur je zeher a s’kërkon zeher?!
Po e grryej këtë plagë më shumë për ta kujtuar
Atë dashuri që iku si erë.
14 maj 2004
12.Një lule
Një lule të dlirë e kaq të gjallë
S’e gjen gjëkundi veç në korie
Të pashë dhe,sakaq,më zu një mall
Një mall i beftë si punë magjie.

Fytyra jote,e bardhë si shkumë
Dhe shtati i drejtë si purtekë dyfeku
Oh,nga mos më zërë mua me shkumë?
Nga mos më luaj tepeleku?

Më behej se një trëndafil hapi petalet
Kur hapje buzët tërë lëng,të njomë
Zënë më ikin dertet,më largohen hallet
Një lule si ti,e dua për gjithmonë.
14 maj 2004
13.Flakë e vonë
Ndodh që vonë zë ndizesh flakë
Fshehtas-fshehtas si eshkë
Ndodh,or,ndodh dhe kur je plak
Do dikë dhe nuk është tekë.

Se të zë si pa pandehur
Mall se ç’mall të zë ,të brenë
Ja,ta zëmë,për një flokëdredhur
Për atë:bëhesh ujem!
14 maj 2004
14.Mall
Me një fluturim të beftë të zëmrës
drejt atdheut rend
Dhe vërtet dhe jo prej ëndrrës
tani unë jam shpend
Jam bërë shpend e kam vënë krahë
ndaj marr fluturim
Se më mbyti malli sa
qaj me ngashërim
Qaj e qaj si një fëmijë
që kërkon të ëmën
Se jam mbushur dashuri
plot e kam unë zëmrën.
Ndaj po nisem fluturim
se kot nuk jam shpend
Frymën mbaj në vëndin tim
për atje po rend.
15 maj 2004
15.Ti
Ti je edhe trëndafil,edhe zambak
Një lule si ti,gjëkund s’ka fare
Të lutem,moj lule,a nuk ndalesh pak
Që të shoh më mirë:ashiqare?!

Afshin vajzëror e ndjej,e shijoj
Dhe gjuhën zë lëpij me nge
Trëndafil e zambak më je,moj,
Ndaj dhe unë jam mahnitur me ty,de…
15 maj 2004
16.Me ty
Me ty do të ikja dhe në fund të botës
Për turp s’do pyesja;as për moral.
Se për ty,më luan çargu i kokës
Çdo gjë bëj për ty:të gjitha të shkojnë në djall!

Dhe mos kujto se ç’them janë premtime
Premtime të rreme;veç për politesë
Ti e ke pushtuar krejt zëmrën time
Dhe veç për ty,jam gati dhe të vdes.
15 maj 2004
17.Nata dhe dita
Nata të mbushë flatra dhe të bënë me krahë
Por dita të hapë sytë,s’të lë të bësh hata?!
Vrulleve të mbrapshta të natës,dita u vë fre
Ndaj dita me dritën,e shihni që rimon,de!….
15 maj 2004
18.Për vete
S’ka kushtrim që më t’më ndezë
Tani,dihet,që jam plak!
Por atdhe në rezk po të jesh
Në krah pushkën hedh me vrap.

Dhe rinohem,bëhem djalë
Pushkën fort shtrëngoj mbi sup
Se do isha ndryshe djall
Turpin do haja me bukë

Edhe ç’them,s’janë llafe koti
Për Atdhenë bëj shpirtin fir
Pika-pika më bie loti
Mall,o mall, që më ke shkrirë.
15 maj 2004
19.Një zjarr
Ashtu si një zjarr që djeg përbrënda palcën e lisit
Ashtu një zjarr i ka hyrë përbrënda Përparim Hysit
Dalngadalë po më djegë,po ma ha zëmrën krejt
Dje do më djegë fare,po s’vajta në Shqipëri sa më shpejt…
16 maj 2004
20.Nesër…
Fjala”nesër” më jep shpresë;më jep shpresë,me
shpresë më mban
Delikat si pikël vese,ja,i tillë,nga shpirti jam.
Porse”nesër” do jetë ndryshe,nesër jam i fortë si hekur
Nuk ka si e nuk ka qyshe,nesër gjallet shpirti i mekur.

Sepse nisem drejt Atdheut,me yrysht,po thomëni”kur?”
Dhe marrë huqet e Anteut,në Atdhe unë thyej dhe gurë..
16 maj 2004