Maji brënda meje(poezi)/4

1.Ikën mendimet
Mendimet tokësore ikën nga unë
Se ja,siç duket,jam në planet tjetër?!
A,ta dini,me kë jam tash unë?!
Hak do t’më jepni:patjetër!

Se jam me një sykaltër
Me sy të kalërt si qielli
Kam hak që nga toka jam “çartur?!”
Në tokë mos më kërkoni!S’më gjeni…
3 maj 2004
2.Në buzët e tua
Në buzët e tua-një luzmë me ëndrra
Tek i pashë ashtu,më fërgëlloi zëmra!
Edhe zëmërimin e ke të magjishëm
Ndaj mora guximin,të putha fuqishëm.
3 maj 2004
3.ZU të dridhej trupi
ZU të dridhej i tërë trupi
Thuaj se më mbete në dorë?!
Po unë vallë mos jam harbuti?!
Në çast dhe t’u bëra “doktor”

Buzën time vë mbi tënden
Melhem buza a ilaç
Dridhjen këmbeve me ëndjen
Gjtihçka më dhe si “haraç”
3 maj 2004
4.E marrë veshë
E marrë vesh:ke zbritur nga qielli
Po krahët s’i shoh ku i ke?
Në e humba pusullën,i mjeri,
Fajin ti,moj,ma ke.

Se je e bërë si me dorë
Stolisur dhe ujdisur si me porosi
Edhe po të isha shënjtor,
Në djall do kthehesha;s’ka se si?
3 maj 2004
5.Ndjenjat dhe mendimet
Ndjenjat dhe mendimet m’u ndezën flakë
Një vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Ah,ta hajë dreqi!Harrova që jam plak
Renda pas të bukurës si në rininë time

Dhe ç’them e shkruaj,jo,jo:nuk është ëndërr
Por realitet i prekshëm si ta zëshë me dorë
Qe një bukuri:shpatë më çau këtë zëmër
Dhe u lumturuash(qiellin zushë me dorë?!)

Por lumturia zgjati fare pak
Qe si një dremitje,një të mbyllur sytë
e ku ka lumturi,kur je si unë,plak?
Tek vjershën e mbyll,bëhem si i dytë.
3 maj 2004
6.Më duket
Më duket se djalli e ka bërë copë-copë botën?!
Dhe këto copa i ka përzier bashkë,si pa kuptim
Aq mbytur mendimesh jam,kaos e kam kokën
sa nuk dalë dot në kut;edhe ndjej zhgënjim.

Pra,jam si në mëdyshje,si në udhë pakrye
Dhe më duket vetja si në kullën e Babelit?!
Jam në një gjëndje që nuk dalë dot në krye
Në jam në këtë gjëndje,e kam prej kurbetit.
3 maj 2004
7.Sa?
Sa e bukur qe ëndrra,aq neveritës realiteti
Çorbë-çorbë m’u bë mëndja!Ëndrrën kush ma treti?
Ma treti,ma humbi,ma çbëri;realiteti ky “dreq i neveritshëm!”
Ta dini,ta dini ç’më bëri?Më ndau nga mikja:sa frikshëm!
3 maj 2004
8.Moment
Bërrylin nazik kam si nënkresë
Sytë e përzëmërt mënd më përpijnë!
Dy gjinjtë e fortë në gojë kollofesë
Më je dhënë e tëra:më dorëzon”tapinë!”

Tani jam “pronar” që kam “liçencë”
Me “tapi”në xhep,truallin zë punoj
Çsat,o çast i bukur,më mbaj mendtë e kresë!
Se jam aq i lumtur,sa gati çartoj…
3 maj 2004
9.Si…
Si një i sëmurë që vuan nga një lëngatë e gjatë
Në këtë gjëndje jam unë,këtu,në kurbet.
S’i lë gjë mangut një murgu të ngratë
Malli për vëndin pak nga pak po më tretë.

Po më tretë si qiri dhe nga koka po thinjem
Se më bloi dashuria si mola bluan trarin
O shokë më griu malli,nga malli po finjem
Në ndëjça më gjatë,gati unë kam varrin.
3 maj 2004
10.Kur të ka xhepi
Kur të ka xhepi,të gjithë të duan
Dhe budalla,po qe,të respektojnë
Por s’e kuptojnë që paranë duan
Se,po t’u mbaruan paratë,më s’të afrojnë.

Kjo është me prova në jetë të jetës
“Ha mish,blimish!”-tha Nastradini.
Mallkim është që nder t’i bësh kuletës
Por ja,kështu ndodhë.Do s’do,Përparimi.
4 maj 2004
11Mos më thoni
Mos më thoni si e qysh?Si e qysh,or babagjysh?
I këndon ti dashurisë mu në vërsë të pleqërisë
U përgjigjem kollaj fare:-Dashuria nuk njeh moshë!
Se,sa shoh një tringo fare,unë nga plak,bëhem djalosh!

Edhe zë rois si bletë,po rois e kërkoj zgjua
Se tani kam vënë fletë?!Hajde tani e më mbaj mua!
Zë këndoj bilbil gjyzar,zë këndoj shtruar-shtruar
Dreq-o plak e mallpashur:përjetësisht i dashuruar.
5 maj 2004
12.Kurrë
Kurrë s’i rashë pragut,që të dëgjojë dera
Në vargjet e mia,jam transparent si xham
Në se në vjersha,ti kupton pandehma
S’është faji im;e merr veshë,o xhan?!

Kam aq guxim sa të flas ashiqare
Prapa kurrizit kurrë s’kam folur
Në s’më shkruan ti,epo punë e madhe!
Zëre se me njëri-tjetrin s’jemi njohur.
6 maj 2004
13.Pa i kërkuar
Pa i kërkuar,ia grahën mendimet
Dhe janë gjithëfarësh:si t’i kërkoshë!
Dhe ditën,dhe natën jam me mendimet
Po kështu do ndodhë,sa jam kohëboshë

Pra,kohën e kam të lirë;thuajëse me pashë
Dhe mendimet kuturisen nga janë e nga s’janë
Do të jem me fat,në mëndjen këtu s’lashë
Se më mbytën mendimet:pa fund e pa anë.
6 maj 2004
14.Është një fshat
Është një fshat që s’më hiqet nga mëndja kurrë,
Është një fshat që me mua,është ditë e natë
Në Shqipëri gjendet dhe quhet Mbrostar-Urë
Është një fshat që më është i ëmbël-mjaltë!

Çuditem shpesh me veten time:
Pse ndjehem kaq i lidhur me këtë fshat?
Se aty kam kaluar gëzime e hidhërime
Ndaj kam mall për të,dhe më është-mjaltë.
7 maj 2004
15.Po të dija
Po të dija që të merrja”kthesat”,
Po të mos i bija rrugës drejt e drejt,
Padyshim,do t’i kaloja “pengesat”
Do bëja karrierë,do kisha pushtet!.

Po ja që”s’dita” a s’doja të dija
Për “kthesat” s’pyeta,po çava drejt
Larg nga pushteti,nga lukunia
I varfër mbeta,po gjumë fle i qetë.
7 maj 2004
16.Maji
I hapa kanatat e dritareve
Të hyjë lirshëm dielli i mëngjesit
Jam i trishtuar prej lajmeve
Dhe rri i mërzitur prej helmit

helmit që më hidhëron mëlçinë
Dhe zemrën ma mbush plot vrerë
Ç’e gjetë,ç’e gjetë Shqipërinë
Lajmet?Të gjitha:zeher!

Se politikanët janë cipëplasur
Cipëplasur janë,faqenxirë
Jam i trishtuar,i tromaksur
Ky maj si dimër i pështirë.
7 maj 2004
17.Politikanë
Po ju drejtohem të gjithëve:të djathtë e të majtë
Që kini”liçencë” për të bërë politikë.
Ta dini:-Nga ju Shqipëria po vuan
Ju akuzoj të gjithëve dhe hiç nuk kam frikë.

Hiquni nga skena!KUrrë nuk është vonë
Të ndreqni ç’kini prishur ka ende kohë
Ju mbeti në kohë fjala”tranzicion”
A e kutponi që jini “jashtëkohe?!”
7 maj 2004
18.Pikëllimi
Pikëllimi vjen vërdall,më zgjat dorë prej merimange
Hë,-më thotë,- o plak i shkarë,kape dorën time kape!
Pikëllimë shëmtaraq,shëmtaraq dhe aq i shpifur
Më pushton nga pak dhe paq mu në rrjetën që ka ngritur.

Zë e hahem unë me të;dua të dalë prej asaj rrjete
Porse rrjeta keq më zë;e punura është për 7 qejfe!
Tani zë luftoj vërtet,dhe zhvesh shpatën e një shprese
Ik,- ithem,- dhe lëmë të qetë;dhe përcillem debulese.
8 maj 2004
19.Dhe thonë…
Dhe thonë se oqeani është i madh;pa fund e pa anë?!
Jo.Jo.S’e besoj,ndërsa unë i dalë tej e matan.
E madhe është dashuria!S’Ka as anë dhe as fund
Më kot mundohet njerëzia:ta masë,nuk mund.
8 maj 2004
20.Ika nga kopeja
Ika nga kopeja,mora arratinë
Kërkoja shpëtimin edhe lumturinë
Harrova blegtorin edhe ç’thotë bujku
“Delja që lë tufën,do ta hajë ujku!”

Dhe kështu më ndodhi,daç dhe mos besoni
Hiç mos u çuditni kur ju ta lexoni
Ika unë nga vendi,e lashë Shqipërinë
Po më hëngri “ujku”,mua “qingjin kërthinj!”
8 maj 2004
21.Ajër të isha
Ajër-ajër dua të isha:ajëri di të hyjë ngado
Sepse ajër po të isha,do t’i puthja buzët-o!
Fërgëlloja nën fustan dhe,mandej,nën këmishë
Puthja gjirin si bostan apo ngjitesha nëpër mish.

Nëpër mishin e lëmuar;i lëmuar,mos qe shkumë?
Mbeta-mbeta mallpashur;nuk u ngopa njëherë unë.
9 maj 2004
22.Nuk di
Nuk di se ç’pëllumb t’u ul mbi qepallë
Se ti i mbylle sikur t’i vrau dielli
Unë mbeta gojëhapur si djall
Si peng i atij misteri.

I hape qepallat dhe pëllumbi fluturoi
Unë gozhduat të marrë vesh së ç’qe?
Buzëqeshja jote me rrezedielii më qëlloi
Tani perëndova unë dhe e di përse…
9 maj 2004
23.E kuptoj
E kuptoj që e kaloj “masën”
S’pyes për norma a moral
Nuk e mbaj siç duket ngasën
Kam një ngasë që quhet mall.

Mall që lind si vetëvetiu
Sado matem, ta pengoj
Po bie brënda unë,i ziu,
A e sheh?JU dashuroj!

Befasoheni?Unë e shoh
Porse mallin dot s’e mbaj
S’jam i poshtër.Jo,moj,jo!
Që ju dua,hiç s’kam faj.

se më je ti kaq e mirë
Sa e mbush këtë zemrën time
Ndaj dhe shprti m’u bë fir
Veç për ty,o mikja ime.
10 maj 2004
24.Tek rri shtrirë
Tek rri shtrirë në krevat,në mëngjes e pak si vonë
Zë më kap një mall i madh,për një iks a ypsilon
E pushtohem debulese,deprimim a s’di se si
Edhe kapem prej një shprese,o moj mike,ku je ti?!

Dua të zbraz mallin që kam,është i mbartur ka kaq kohë
Porse miken larg e kam dhe gulçoj me obobo
I ngarkuar me ngashërima,nga e keqja bëhem keq
E më zënë ca ulërima:mall,o mal,më bën telef.
10 maj 2004
25.E çfarë,pastaj?
Jo,-më the,-ti kërkon shumë
E kam buzën për një tjetër!
Po ku pyes për “tjetër”unë
A nuk jam unë “stekë e vjetër?!”

Pse,-të thashë,-mos i vu “masën”
Dhe s’e gjen tamam atë?
A e sheh,moj,që po marrë prrallën?
Pa të puthur,nuk të lë!

Je e “zënë?”,e çfarë pastaj?
Mos do bëhet,vallë,qameti?
Kur pa fjalë unë e “përrlaj”
Seç më dogjë si kandil deti.
10 maj 2004