Maji brënda meje(poezi)/3

1.Më dridhen mendimet
Më dridhen mendimet si të jenë gjallesa
Dhe s’ka si mos dridhen nga kjo gjendje e nderë
Sikur unë të jem futur në aq ngatërresa
Dhe s’kam si të dalë nga ky”ferr?!”

Bota,siç duket,ka marrë për keq
Ndaj dhe mendimet mua më dridhen
Ky është shkaku që vuaj dhe po heq
Se sado që jam mirë,me”botën”grindem.

Se gjumi s’më zë tek shtroj”shina”
Që “treni i botës” të eci mbroth
Dhe nga ky hall krejt u thinja
Sado që më thonë,kot mos u lodh…
2 maj 2003
2.Kjo kodër me jargavanë
Kjo kodër plot me jargavanë
harlisur në këtë pranverë të plotë
Më sjell një kujtim që më bluan
Pranverash të tjera,ka mot.

Këtu me një mike që njoha
U çeplendisa me të,me nge
Se mes jargavanësh u ndodha
Pranverë,po ç’pranverë më qe !

Sa shoh tani kodrën me jargavanë,
Zë mbushem me një gaz të plotë
Sikur ja:e kam miken pranë
Dhe jam si një mëz që shpien për kullotë.

Kujtimi i dikurshëm më përlot
Se dhëmb,domosdo,plagë e vjetër
Jargavanët harlisur të plotë
Më çuan,për pak,në kohë tjetër.
6 maj 2003
3.Ti eja!…
“Ti eja,lehtë-lehtë
Nën fletë…”
Popullore franceze
S’ka gjë që u plaka.Të pres!Eja!
Ashtu siç vije,lehtë-lehtë si dikur
Mua përsëri ma do mideja
Kam po atë dashuri që kisha qëkur.

Çudi është me moshën.Dashuria s’njeh moshë!
Për mua je aq e shtrenjtë sa ç’ishe dikur
Dhe mos kujto se flas si një sarhosh
Se ty s’të harroj,ta dish:askurrë
6 maj 2003
4.Peizazh
Ca re të vogla si zogj,lodrojnë në qiellin e pamatë
Bilbili melodisë ia thotë,gëzueshëm aty mbi lofatë.
Një diell i madh si çyrek,vështrimin ka hedhur mbi pyll
Peizazhi i gjithë të prekë dhe bëhesh pak “tyryfyl”

Ca rosa të ngeshme guasin,tek lozin në tufë mbi liqen
Siç duket s’e mbajnë dot gazin(tek zzhyten e mbyten:ç’dëfrejnë!
Tek e sodit peizazhin,zë e kotem me nge
Natyrshëm,s’e mbaj dot gazin::pranverë,sa e bukur më je!
6 maj 2003
5….dhe mbeti
Dhe mbeti si plumb nën lëkurë
Dashuria jonë si plagë e pambyllur!
Më thuaj:-Kur do ta heqim atë plumb,kur?
Se shkova,u shkërmoqa;fare jam ligur.
7 maj 2003
6.Të them të drejtën
Të them të drejtën?Mua më ke tunduar
Dhe as më bëhet vonë që po e pohoj!
tek shoh kraharorin,treçerek zbuluar
Zë edhe kurdisem(mëndjen s’di ku çoj?!)

Do të çuditesh kur lexon këto vargje
S’ke si mos çuditesh në këtë shfrim të vonë?!
Po ja që ndodhë:ka aq e aq”shkaqe”
Dëshira zë rritet,sado mosha shkon.
8 maj 2003
7.Njerinë me dy faqe e kam frikë
Kuçedra me 9 kokë,mua nuk më trëmb
Jo se jam trim dhe s’ndjej nga ajo rrezik
Po ama zë luftoj me të unë dhëmb më dhëmb
Ndaj them pa droje:nga ajo s’kam frikë.

Ndryshe më është puna me njerinë me dy faqe
Ky,të them të drejtën,më fut frikën
Se ndërsa me një dorë më dhuron manushaqe
Me dorën tjetër,befas më fut thikën.

Se hiqet rrufjani si i vlefshëm mik
Ndërsa lojën përverse e luan me dy porta.
Ndaj them unë që nga ai kam frikë
Dhe hiç s’më vjen turp nga bota.
9 maj 2003
8.Të fshehtë kam në shpirt diçka
Të fshehur kam në shpirt diçka
E ruaj këtë të fshehtë si thesar!
Që e ruaj,kam shkaqe të mëdha
Dhe s’ka mundur dikush veshë ta marrë.

Në ndodhtë që papritur ika
Kuriozët mos bëhen alarmantë!
Të fshehtën ju them nuk e shpika
E mora me vete si garant.
10 maj 2003
9.Unë i ri në moshë të vjetër
Unë i ri në moshë të vjetër;gjashtëdhjetë bukësh edhe ca…
Kam kondisur me një femër?Lëre-lëre,mos e nga!
Ç’është kjo punë,nuk e kuptoj;s’i jap dot jarallëk
Që një plak të dashuroj,e ka pak ;t’i thonë:jazëk!

Mirëpo puna paska yçkëla,siç dhe thotë një fjalë e vjetër
Sado zemra lëshon iskra,kush kondis një burrë të vjetër?
Kësaj i thonë të zërë belaja;vete qethesh me shelege?!
Ta pësosh nga sevdaja?!Jak në mëndje,-them me vete!
11 maj 2003
!0.Vullkani
Bekim Fehmiut
Madhështor është ky vullkan në heshtjen e vetë
Llavën e urejtjes e mban përbrënda.
Dhe kështu,i heshtur,”i frikshëm për jetë?!”
Po hoqi magmën,vërvit “gjyle të rënda!”

Dhe,pse i heshtur,aq shumë ai flet
(Ka një ndiesi që e mban përbrënda!)
-Fajin s’ta ka kush!Fajin e ke vetë!
Ja një “leksion” me vlera të “rënda”

Ka mbi 15-vjet që s’luan më në skena
Ashtu si Sfinksi ka hijen e vetë
Në se gjëkund atë “plagosi” jeta
Me heshtjen e vetë,duket sikur flet.
16 maj 2003
11.Vështrimi yt
Voluptozi shte vështrimi yt
Me këtë vështrim më përfshive me neps!
Nuk di pse shpirti m’u mbush me dritë
A,ndoshta,pse haptas më bëje “audiencë?!”

S’ka si të jetë ndryshe,them me vete
Zë humbs kujtesëm dhe hallakatem kot
Vështrimi voluptoz,i mbushur me nepse
Më kap prej zverku(më fut në tënden botë!)
16 maj 2003
12.Kokën unë e zë me grushte
Kokën unë e zë me grushte
Se ajo dhe ma ka fajin
Ah,ta dish,moj zemërprushe
Plagë ma ma bëje,mua,xhanin.

Çfarë të them?E kam kot
As e shpreh me shkrim mallin?
GJyq i bëj unë times kokë
Se ajo dhe ma ka fajin

Kokëbosh,po fare kungull
Obobo,sa mëndjeshkarë!
S’qeshë i zoti,moj e bukur
Që të thosha,që kam mall.

Ndaj e zë kokën me grushte
Le ta thyej e ta copëtoj
Ku të gjej,moj zemërprushe,
Që të them,të dashuroj?!

Sa para bën kjo që them
Asnjë grosh nuk bën për be
Ah,ta dish!Jam bërë ujem
Dhimbje kam,sa olele!
18 maj 2003
13.Jam si taksapaguesit e ndershëm
Jam si taksapaguesët e ndershëm
Asnjëherë s’u shmangem taksave!
S’hyj në poetët e potershëm
Që zhurmojnë auditorëve,sallave.

Por për ç’shkruaj,mbaj përgjejgësi
Dhe për asgjë,syri s’ma bën tërr!
Jam gati të ndeshem edhe me”gjeni?!”
Se kurrë s’kam belbëzur gërr-mërr.
21 maj 2003
14.m’u ndez mëlçia
M’u ndez mëlçia dhe zemra shkëndija
Trupi,i tërë,duket më mori flakë!
Shkaku i kësaj gjendjeje,është dashuria
Ç’shkak i “bukur?!”.Uh,dreq,o plak!…
21 maj 2003
15.U plaka
Ja,u plaka!PO pastaj?Asgjësend tek unë s’ndryshoi
Se më duket,prapë kollaj,pas një zoge fluturoj
Fluturoj sikur kam krahë!S’mbahem fare:jam veri!
Kam tahma e kam tahma!Nuk u nginja dashuri!

Ta hajë dreqi,prapë kam huqe:lëshoj prapë si dikur çika
Dhe nuk pyetkam unë për turpe,për një zogë mua më bie pika
Turrem vrap e me nxitim;dale-dale,me demek!
Si s’ndryshove,Përparim?Vete qethesh me shelegë.
22 maj 2003
16.”Mendjendrituri”
Milingona kur vu fletë
Atëherë mbeti e uritur
Edhe ti,o mendjelehtë
Mos u hiq si kaq i ditur?

Një i ditur kokën ul
Dituria flet si vetë
Kurse ti je mëndjepulë
Edhe mbahesh:ke vënë fletë?!

Por s’të shkon fare lëkura
Mëndje s’ke asnjë dërhem
Ja dhe firma,ja dhe vula
Mendjelehtë,-po të them.
23 maj 2003
17.Ndjenja e thellë dhe vërtetë
Ndjenja e thellë dhe e vërtetë
Shfaqet heshtur dhe pa bujë.
Si nuk duket pusi -thellë
Se thellësinë e mbulon ujë.

Ndjenja e thellë dhe e vërtetë
Rri e heshtur,si e turpshme
Dhe sado,sado që s’flet
Dashuri!Sa je e dukshme!…
25 maj 2003